Wednesday, July 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Debat mes Vokshit dhe Gjiknurit në Komision: Mos më thuaj mua e...

Debat mes Vokshit dhe Gjiknurit në Komision: Mos më thuaj mua e dashur

0
8
Zjarr Televizion Adccccc

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.

Në qendër të debatit ishte kërkesa e opozitës për praninë në sallë të kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Diskutimet u përshkallëzuan gjatë ndërhyrjes së bashkëkryetarit të komisionit, Damian Gjiknuri, i cili në një moment debati me deputeten demokrate Albana Vokshi përdori termin “e dashur”, çka solli reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të kësaj të fundit.

Debati mes tyre vijoi me tone të larta, ndërsa të dy palët shkëmbyen replika të drejtpërdrejta:

DEBATI

Gjiknuri: Duro, jeta nuk është bardh e zi e dashur!

Vokshi: Mos më thuaj mua e dashur ti. Mos më thuaj mua ashtu, e dashur. Jam anëtare e komisionit

Gjiknuri: Po çfarë të them? E nderuar, zonjë, për ta bërë jetën me ngjyra

Vokshi: Mos u merr me jetën time personale.

Gjiknuri: S’po merrem me jetën personale.

Vokshi: Këto janë batutat të kota.

Gjiknuri: Batuta, që të shtensionojë. Mos të ngatërrojmë rolet. Ç’punë kam me drejtorët e rretheve unë? Policia është organ i centralizuar. E mira do të ishte që të ishte drejtori i policisë këtu. Mirë dakord, të mbaroj unë. Pse mërziteni?! Doni të vijë ai? Mirë pra, të bëjmë kërkesë.

Përplasja mes anëtarëve të komisionit nxori në pah edhe njëherë klimën e tensionuar politike që shoqëron diskutimet për reformën zgjedhore, ndërsa kërkesa për praninë e drejtuesve të Policisë së Shtetit mbetet një nga pikat kryesore të debatit mes palëve.

Zjarr Tv Ad