Debati për “Barazinë Gjinore”, deputetja socialiste Iris Luarasi: Jam kërcënuar me vdekje!

0
0

Deputetja socialiste Iris Luarasi foli sot në studion e News24 lidhur me debatin që është bërë rreth ligjit për “Barazinë Gjinore”, i cili u miratua një javë më parë në Kuvend me 77 votat e socialistëve.

Luarasi sqaroi se ligji për Barazinë Gjinore nuk e cënon kodin e familjes dhe se ajo vetë është pro familjes.

Socialistja vijoi duke thënë se ligji është keqintrepretuar, ndërsa tha se fyerjet dhe ofendimet ndaj saj për mbështetjen e saj për ligjin kanë qenë të shumta.

Ajo tha se për herë të parë ka marrë kërcënime me jetë.

“Këtë radhë fyerjet dhe shpifjet kane qenë si asnjëherë tjetër, sepse për herë të parë kam marrë kërcënime me vdekje, kërcënime për prerjen e kokave të fëmijëve”, tha socialistja.

Iris Luarasi: Ligji nuk është bërë fare me shpejtësi, është punuar rreth një vit për këtë ligj, nuk u kalua me fshehtësi, sepse ishte i vetmi ligj që është folur më shumë se sa ligjet e tjera.

Këtë radhë fyerjet dhe shpifjet kane qenë si asnjëherë tjetër, sepse për herë të parë kam marrë kërcënime me vdekje, kërcënime për prerjen e kokave të fëmijëve.

Kam shkuar e kam denoncuar. Kjo kultura deri te fyerjet e sharjet asgjë nuk është ok, por deri te kërcënimet bëhet shumë.
Më thuaj kush është nga ne kundër kulturës së familjes. Më thuaj për çfarë arsye do donte Iris Luarasi të mos e respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do doja kurrë që fëmijët e mi të më thërrisnin prindi një dhe prindi dy.

Më janë vënë në gojë shprehje që as i kam menduar dhe as i kam thënë. Ligji njeh dy gjini, janë transformuar ndryshe fjalër e mia. Me këtë ligj nuk cënohet kodi i familjes

Zjarr Tv Ad