Dështoi të rizgjidhej deputet, Rama emëron Florenc Spahon në krye të QSUT

0
68

Vetëm pak kohë pasi u emërua në krye të ‘Qendrës Spitalore Nënë Tereza’ Donjeta Bali është larguar nga drejtimi i këtij institucioni shëndetësor.

Sipas Top Channel, vend të saj është emëruar një tjetër mjek, Florenc Spaho.

Mjeku Spaho është ish-deputet dhe anëtar i Komisionit të Shëndetësisë. Ai ishte në listën e hapur të kandidatëve në qarkun e Elbasannit, por nuk mundi të rizgjidhej deputet në 11 maj.

Ndërsa, Donjeta Bali ende pa mbushur dy muaj në drejtimin e QSUT-së u largua nga ky pozicion.

Ajo u emërua në 29 maj dhe zëvendësoi Alma Canin.

Zjarr Tv Ad