Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e përpara një muaji ku një 29-vjeçar kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, ku ishte shtruar si pasojë e infektimit me Covid-19.
Detajet e reja që dalin në dritë janë tronditëse, 29-vjeçari Xhino Koça kishte rreth një vit me probleme të shëndetit mendor, madje kishte kohë që po planifikonte vetëvrasjen.
Në celularin e tij u gjet një sms që u kishte dërgaur familjarëve të tij, ku u thoshte se kishte vendosur ti jepte fund jetës pasi kishte bërë gjëra përtej limiteve të tij. Në fund të sms thuhej: “Takohemi në botën tjetër”.
Ky mesazh ishte ruajtur në telefonin e djalit disa muaj me parë, por u është dërguar familjarëve vetëm pak çaste përpara vetëvrasjes.
Libri që po lexonte në momentet e fundit ishte ‘Testamenti’ i cili mbyllet me vetëvrasjen e personazhit kryesor duke u hedhur nga një lartësi e konsiderueshme.




