Thursday, April 9, 2026
Ballina Aktualitet Dokumentar për Maradonën, historia e legjendës gjatë viteve 80’

Dokumentar për Maradonën, historia e legjendës gjatë viteve 80’

0
24

Së shpejti vjen dokumentari nga jeta personale e legjendës së Argjentinës, Diego Armando Maradona.

Ky projekt, i cili do të prezantohet jashtë garës në Festivalin e Cannes, është realizuar duke shfrytëzuar rreth 500 orë materiale të papublikuara nga arkivi personal i kampionit argjentinas.

Dokumentari do të tregojë historinë e Diego Armando Maradona-s gjatë kohës kur luante për Napolin në vitet 1980.

“Diego Maradona” është dokumentari i ri me regjisor Asif Kapadia.

 

Zjarr Tv Ad