Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e procesit gjyqësor.
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kishte kërkuar shtyrjen e seancës dhe pezullimin e gjykimit, duke argumentuar se ndodhet në leje pas lindjes me operacion cezarian dhe nuk është në gjendje të ushtrojë në mënyrë efektive të drejtën e mbrojtjes.
Por GJKKO argumentoi se “raporti i lindjes nuk është paaftësi për pune”.
Ndërkohë seanca e radhës është shtyrë për në datën 21 korrik në orën 10:00.
Mbrojtja kërkoi që procesi të pezullohej deri në përfundimin e periudhës së lejes pas lindjes, ndërsa SPAK kishte lënë në vlerësimin e gjykatës mundësinë e ndarjes së çështjes ndaj Xoxës nga ajo e të pandehurve të tjerë.
Ndërsa për kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u vendos për pezullimin e afateve të paraburgimit.




