Monday, April 6, 2026
Ballina Aktualitet “Dua t’ju pyes në cilin burg keni qënë bashkë”, Bledi reagon ndaj...

“Dua t’ju pyes në cilin burg keni qënë bashkë”, Bledi reagon ndaj mesazhit të avokates: Urgjente, Instituti i Gjuhësisë duhet të arrestojë…

0
1570

Pak ditë më parë, ish-konkurrenti i Big Brother, Bledi Mane tha se kishte qenë në burg me konkurrentin vlonjat Qetsor Ferrunaj.

Bledi ironizoi duke thënë se ai kishte shërbyer te biblioteka e burgut, ndërsa Qetësori sipas tij, ishte te “qelia e hajdutëve të pusetave”.

Bledi i referohet këtu lajmeve të përhapura vite më parë, se Qetsori ishte arrestuar për vjedhjen e një kablli elektrik (me qëllim shitjen për skrap) në Vlorë.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i një personi që pretendon se është avokatja e Qetsorit. Përmes një mesazhi që vetë Bledi e ka publikuar, ajo thotë se nuk rezulton që Qetsori të ketë qenë në burg, ndaj i kërkon atij të qartësojë deklaratën ose do të përballet në gjyq me të për shpifje.

Zjarr Tv Ad