Dylgjeri ironizon me Ramën: Kalove në përndjekje, s’të shpëton dot as Spartak Ngjela

0
8

Kryeministri Edi Rama shkroi sot letrën e gjashtë radhazi adresuar liderit të opozitës Lulzim Basha.

Edhe këtë herë, shefi i qeverisë i kërkon kryetarit të PD uljen në dialog, ndërsa këmbëngul se 30 qershori nuk lëviz si data kur do të mbahen zgjedhjet lokale.

Por ndryshe mendon gazetari Ylli Dylgjeri, i cili përmes një postimi në Facebook ironizon me letrat e kryeministrit.

Sipas Dylgjerit, letra e gjashtë radhazi e bënë Ramën të kalojë në përndjekje.

Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:

Letra e 6-të
Rama kaloi në Përndjekje (Stalking)

6 Letra! Njëra pas tjetrës …

Në dashuri quhet përndjekje. Në anglisht quhet Stalking.
Pra njëherazi zoti Rama po kryen haptazi dhe publikisht një Veper Penale te denueshme ne Baze te Kodit Penal te Republikës së Shqiperise. NENI 121/a i Kodit Penal.

Kualifikohet si Perndjekje e mashkullit ndaj mashkullit, duke u konsideruar se ka KONSUMUAR edhe Vepra te Tjera Penale. Luli nga ky veprim i përsëritur ka kaluar në gjëndje ankthi. Tashmë jo vetëm Luli por edhe publiku.

Pritet kur do shkruhet e 7 e 8 e 9 e xxxxxx…. Ankth!

Një DENONCIM në PROKURORI nga Luli, dhe Rama e ka të konsumuar dhe të PERSERITUR VEPREN PENALE. 6 Letra.
Nuk e shpëton dot as Avokati ekselent, me formim londinez, me performancë borgjez, SPARTAK NGJELA.d.v

 

Zjarr Tv Ad