E rëndë në Pogradec, makina hidhet në erë me një eksploziv

0
511

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm ne Pogradec, ku mësohet se një makinë është hedhur në erë me eksploziv. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 në Pogradec rreth orës 03: 45 minuta të 1 prillit 2017.
Shpërthimi i automjetit veturë tip “Citroen” me targa PG 6433 B është në pronësi të shtetasit P.N, rreth 32 vjeç, banues në këtë lagje dhe ka ndodhur
Policia e Korçës informon: “Nga të dhënat e para rezulton se mjeti ka qenë i parkuar dhe dyshohet se është djegur si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse (eksploziv). Si pasojë e shpërthimit janë thyer/dëmtuar edhe xhamat e disa pallateve në afërsi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Zjarr Tv Ad