Tuesday, April 21, 2026
Ballina Aktualitet “E trishtë”, Ben Andoni tregon çfarë rrezikon PD nëse në krye të...

“E trishtë”, Ben Andoni tregon çfarë rrezikon PD nëse në krye të saj qëndron Sali Berisha

0
86

Analisti Ben Andoni u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Drejt’ se PD, ndryshe nga PS nuk i administron mirë shtesat e popullsisë në zgjedhje.

Ai tha se është shqetësues fakti që në PD ka vetëm një figurë që është Berisha dhe shtoi se nëse do të ndërtohet kulti i tij, PD nuk do të shkojë në fitore.

Andoni: Kam parë mënyrën se si socialistët kanë administruar zgjedhjet e fundit ku kanë pasur statistika për çdo shtresë popullsie. PD nuk e bën këtë gjë. PD nuk di të kanalizojë drejt shqetësimet për çështjet në protestë.

Është e trishtë që pas 32 vitesh Berisha ka këtë vokacion dhe në PD është shqetësuese që nuk shihet një figurë tjetër përpos tij. Nëse vazhdon për herë të dytë kulti i Berishës, nuk i çon drejt fitores.

Zjarr Tv Ad