Kryeministri Rama, ka komentuar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku mbeti humbi jetën Pjerin Xhuvani, ndërsa mbetën edhe 4 të plagosur, mes tyre një efektive policie.
Konflikti dyshohet se nisi për shkak se dy grupe të partisë së PD dhe PS, janë përplasur për shit-blerjen e votës. Rama tha se Partia Socialiste akuzohet për patronazhistët e saj, që trokasin derë më derë si bëjnë në çdo parti të madhe perëndimore, por patronazhistët e PD-së, janë paramilitarë të që lëvizin në qytetet shqiptare me furgona.
“Komenti im është që të gjithë qytetarët le ta mendojnë për një moment, që sikur kjo ngjarje të ishte zhvilluar në kah të kundërt. Sikur furgonë të ngjashëm me të policisë të kishin mbërritur në çdo qytet, të mbushur me njerëz paramilitarë, ish oficerë policie, të kishin logon e PS dhe t’i kërkonin njerëzve hesap, imagjinoni sikur në furgonët me paramilitarë që dikush, të plagosej një efektiv policie, dhe mu aty pranë kufomës, Taulant Balla të mbante një fjalim ku të akuzonte palën tjetër, të merrte eleminuesin dhe të largohej. Ne jemi vënë nën shënjestër për organizimin me patronazhistë, ndërkohë që patronazhistët e PD shkojnë deri aty sa eleminojnë njerëz”, deklaroi Rama në një intervistë televizive.




