Kryeministri Rama, e ka nisur ditën me një urim special, për të gjitha vajzat dhe gratë.
Nëpërmjet një fotoje të postuar në profilin e tij në Facebook, Ram uron të gjithë gratë dhe vajzat.
Kryeministri ka zgjedhur që këtë 8 mars, të urojë nënat me një thënie të poetit të njohur Rudyard Kipling,“Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj ai bëri nënat”.
Dita Ndërkombëtare e Gruas, festohet më 8 Mars çdo vit. Kjo ditë përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.
Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas, u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas, në vitin 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas.




