Friday, October 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Elbasani revoltohet për të dytën ditë, gjimnazistët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe...

Elbasani revoltohet për të dytën ditë, gjimnazistët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në protestë

0
5

Gjimnazistët dhe studentët në Elbasan kanë dalë sërish në protestë këtë të premte, për të dytën ditë radhazi. Të rinjtë janë mbledhur në qendër të qytetit, ku kanë vijuar me thirrje dhe mesazhe lidhur me kërkesat e tyre, në një kohë kur protestat studentore dhe qytetare po zhvillohen edhe në Tiranë dhe qytete të tjera.

Gjatë protestës, disa prej protestuesve u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave, duke krijuar një situatë të tensionuar në rrugët e qytetit.

Tubimi në Elbasan vjen pas protestës së një dite më parë, ndërsa lëvizja e të rinjve po shtrihet gradualisht edhe jashtë kryeqytetit. Gjatë ditës pritet që protesta të vijojë në qendër të qytetit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do t’i bashkohen edhe studentë e gjimnazistë të tjerë.

Zjarr Tv Ad