Ballina Blog Faqe 110

Zbardhen të tjera biseda mes Ballukut dhe Berberit: Bashkimit po i bëj nderin e jetës me Thumanë-Kashar

0

Në vijim të hetimit për aferën e tunelit të Llogarasë, nga këqyrja e të dhënave të aparatit celular “BlackBerry”, model “BBF100-6”, i sekuestruar shtetasit Evis Berberi, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetases Belinda Balluku dhe shtetasit Evis Berberi.
Sipas aktit të ekspertimit, komunikimet janë zhvilluar në datën 15.06.2021, rreth orës 12:43-12:46.

Në këto mesazhe, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit se kishte qenë një ditë më parë me “Bashkimin”, duke shtuar se i kishte thënë se “kjo është sfida ime dhe e tij”.

Në vijim, në komunikim përmendet se “vinçi për trarët e urës vjen nesër ose pasnesër”, ndërsa Evis Berberi përgjigjet se kishte shkuar drejt urës dhe po kthehej.

Belinda Balluku: Isha me Bashkimin dje.

Belinda Balluku: Dhe i thash kjo eshte sfida ime dhe e tij.

Evis Berberi: Po prandaj ndihej ndryshimi sot.

Belinda Balluku: Me tha qe vinci per traret e ures vjen neser ose pasneser. Evis

Berberi: Erdhi dje sot shkonte te ura. Se qe andej po kthehem”.

Në një tjetër mesazh, Balluku shprehet se po i bënte “nderin e jetës me Thumanë-Kashar”, duke shtuar se do të flisnin më pas dhe se personi në fjalë “mund të bëhet shumë ushtar”, duke e përshkruar si “të izoluar dhe të pashpresë”.

Belinda Balluku: “Une po i bej nderin e jetes me Thumane-Kashar, ndaj ai do behet cope. Do flasim pak, mund te behet shume ushtar. Eshte shume i izoluar dhe i pashprese, ndaj Agollin nuk e shiti kurre dhe e beri mbret”.

Evis Berberi: Te vij sot te diskutojme pak dhe per neser ne ora 9. S’ka se si ta shese kane punuar gjate.

Belinda Balluku: Se keta te tjeret jane te lidhur e te bere gonxhe me njeri tjetrin.

Sipas SPAK, komunikimi i mësipërm i referohet shtetasit Bashkim Ulaj, ortak i shoqërisë “Gener 2” sh.p.k., e shpallur fituese në procedurën koncesionare “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”. Vlera e parashikuar e projektit është 245,750,755 euro.

Po sipas të dhënave hetimore, në datën 09.05.2022 është lidhur kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, dhe shoqërive “Gener 2” sh.p.k. (koncesionari) dhe “G2 Infra” sh.p.k. (shoqëria koncesionare), me objekt “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

 SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit

0

Hetimet e SPAK kanë zbuluar asete të cilat i përkasin përsonave të dyshuar në dosjen qindra miliona eurosh të abuzimeve me tenderat e AKSHI-t. Këto asete besohet se janë përfituar nga paratë e dyshuara kriminale.

Hetuesit kanë zbuluar një jaht luksoz në pronësi të Ermal Beqirit, zbulim ky i ardhur nga kontrollet e BKH-së. Nga verifikimi rezulton se një shtetase e quajtur Xhenila Tamizi kishte emrin në dokumentet e zotërimit të mjetit lundrues “Pretador 50 sky fall”, që sipas SPAK-ut është blerë nga Ermal Beqiri.

Mjeti lundrues rezulton se ka vlerë të konsiderueshme, në rreth 950 mijë dollarë.

Hetimet e SPAK-ut po përqëndrohen edhe në prona të tjera të fituara nga kompania “Soft&Solution” dhe “EA Solution”, pasi sipas informacioneve janë përqëndruar në Tiranë, në sektorin e ndërtimit dhe në prona të paluajtshme në disa vende të Shqipërisë. Po ashtu, SPAK po kërkon informacion edhe tek bankat e nivelit të dytë për të gjurmuar paratë, si dhe hipotekat.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri

0

Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri. TCh raporton se fëmija ka ardhur nga Anglia dhe ishte i pavaksinuar ndaj fruthit.

Rasti është duke u trajtuar në shërbimin e pediatrisë infektive. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar.

Mjekë dhe ekspertë të ISHP bëjnë thirrje për vaksinimin e fëmijëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SPAK kontrolle për personat e lidhur me Ballukun, mes tyre edhe biznesmenë!

0

Prokuroria e Posaçme vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku dhye vartësit e saj.

VoxNews ka mësuar se kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO-së pas kërkesës së SPAK.

Pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe biznesmen, emrat e të cilëve mbeten të rezervuar.

Deri tani nuk konfirmohet për masa sigurie, kontrollet po mbështeten nga Policia e Shtetit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Skandal, si po futen barnat antitumorale që nuk kaluan analizat, AKPMB nën ndikimin e Klodian Allajbeut

0

Një tjetër alarm i rëndë po ngrihet mbi mënyrën se si Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Klodian Allajbeut dhe Rasim Hamzaraj po ushtron përgjegjësinë e saj ndaj shëndetit publik.

Në qendër të shqetësimit ndodhet një medikament antitumoral i prodhuar në Maltë me përfaqësues vendas, shpërndarësin farmaceutik Megapharma, i cili, sipas burimeve të besueshme, nuk ka përmbushur kriteret laboratorike gjatë analizave fillestare, por megjithatë ka avancuar në procesin e regjistrimit.

Sipas të njëjtave burimeve, mostrat e para të dorëzuara për analizë kanë rezultuar problematike, ndërsa më pas janë zëvendësuar me mostra të tjera, të cilat kanë mundësuar vijimin e procedurës. Një praktikë e tillë, përbën një shkelje të rëndë të parimeve të sigurisë farmaceutike dhe një rrezik të drejtpërdrejtë për pacientët onkologjikë.

Pyetjet që lindin kërkojnë përgjigje se pse u pranuan mostra të reja pas dështimit të analizave fillestare si dhe kush e mori këtë vendim. Ndërsa shqetësim është nëse agjencia e barnave po funksionon si garant i sigurisë, apo si një hallkë formale që mbyll sytë.

Agjensia e barnave ka detyrimin ligjor dhe moral të sqarojë publikisht nëse procedurat e ndjekura, rezultatet reale të analizave laboratorike, dhe arsyet pse një produkt i kontestuar ka kaluar filtrat zyrtarë. Shëndeti i pacientëve nuk është statistikë dhe nuk mund të trajtohet si formalitet administrativ.

Top Channel ka kërkuar nga agjencia kombëtare e barnave informacion për këtë rast duke e pyetur se sa aplikime për tu pajisur me autorizim për tregtim ka patur përgjatë vitit 2025 për medikamentin Nilotinib dhe datat përkatëse? Cilët janë operatorët? A janë analizuar këto barna gjatë procedurës së autorizimit për tregtim? Çfarë rezultatesh ka patur gjatë analizimit? Nëse medikamenti ka shfaqur probleme gjatë analizës, çfarë masash janë marrë kundrejt operatorëve që kanë aplikuar? A janë refuzuar këto praktika? Në rast se jo të gjitha praktikat janë refuzuar, cilat janë arsyet për këtë trajtim të diferencuar të aplikimeve dhe për rrjedhojë edhe të operatorëve? A është vijuar më tej për pajisjen me autorizim për tregtim të këtyre medikamenteve? Nëse po, cilët janë operatorët të cilat kanë marrë autorizimin për tregtim?

Ky skandal është një material I mjaftueshëm që SPAK të investigojë e të zbardhe çfarë po ndodh për të mbrojtur interesat e pacientëve ndërsa aktualisht duket se janë lënë në dorë të urisë për përfitime financiare të Klodian Allajbeut, Rasim Hamzaraj dhe Petrit Vasilit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

‘SmartCity’, Armir Shkurti paralajmëron: Syri magjik do na kontrollojë çdo lëvizje

0

Gazetari Armir Shkurti ka paralajmëruar se projekti SmartCity i propaganduar nga Rama për vendosjen e mijëra kamerave në 20 qytete të Shqipërisë, është në fakt patronazhim me inteligjencë artificiale.

Komentet Shkurti i bëri në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se ‘syri magjik’ do të na kontrollojë çdo lëvizje që bëjmë.

Ai e cilësoi këtë projekt si shkelje të hapur të të drejtave të njeriut dhe shtoi se gjëra të tilla ndodhin vetëm në diktaturat lindore.

“Ka dalë Edi Rama javën e kaluar dhe ka folur për SmartCityn dhe syrin magjik që do ta ketë policia, për të kontrolluar gjithçka në 20 qytete. Kjo është shitur si një gjë e mirë, por faktikisht ky është patronazhisti me AI. Thotë ‘unë fus portretin tënd dhe kudo ti je i kontrolluar’. Pra ti do të jesh i super kotrolluar nga një qeveri e super kontrolluar, nga një pushtet i super kontrolluar. Është shumë më keq sesa ne e perceptojmë këtë çështjen e lirive”, tha mes të tjerash Shkurti.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lapaj thirrje për protestë: Ramës i ka ardhur fundi, të dalim në shesh

0

Protesta e “Shqipëria Bëhet” vijon prej më shumë se 18 ditësh. Edhe këtë të enjte i vendosur përpara kryeministrisë, Adriatik Lapaj bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës më 4 janar.

Ai theksoi se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet sepse tashmë i ka ardhur fundi.

“Sot kemi nisur organizimin për protestën e datës 4 janar. Në orën 12:00 i madh e i vogël, nga cdo shtresë sociale, nga çdo cep i vendit, nga fermerët që janë përmbytur e nuk kanë marrë dëmshpërblimet, duhet të bashkohen masivisht për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e klikës në pushtet.

Vendi ka filluar të ngjallet nga vdekja klinike. Sa protesta kanë ndodhur në këto 3 javë nga grupime të ndryshme, nuk ka pasur në 3 vitet e fundit. Këta e kishin kapur dhe marrë peng debatin publik. Qytetarët që po reagojnë po imponojnë një agjendë të re.

Kishte muaj që dëshmohej se zv/kryeministrja ishte kapur në flagrancë duke vjedhur para e qytetarëve, por vetëm heshtje…Janë munduar edhe ta relativizojnë duke thënë këta të korruptuar janë, ‘por ja na ikën këta kush do vijë?”. Do na vijnë njerëz të pakorruptuar, sepse nuk i kanë rrënjët që kanë këta dhe tjetra të gjithë e kanë kuptuar se edhe nëse vjedh vjen një ditë që nuk shpëtim…”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Afera “Bankers”, Klodiana Lala: SPAK po heton rolet e Ahmetajt dhe Denajt

0

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga hetimet që po zhvillon SPAK për aferën e Bankers Petroleum, pasi Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencë.

Klodiana Lala: Prokuroria e Fierit, pasi firmosi urdhër arrestet dhe shpalli në kërkim aksionerë të tjerë, shpalli moskompetencën dhe e dërgoi në SPAK, pasi u gjet përballë dy momenteve. Prokuroria e Fierit pretendon se ka gjetur elementë që implikojnë zyrtarë të lartë shtetëror deri në nivel ministrash dhe momenti i dytë, të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë, dyshohet se kishin vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe Prokuroria e Posaçme e ka pranuar këtë çështje penale dhe ka regjistruar veprat penale, krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, fshehje e të ardhurave, pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, shpërdorim detyre, moskryerje e detyrave nga organeve tatimore, korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.  

Në mënyrë të përmbledhur, nga zyrtarët e lartë rezultojnë dy emra, ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili dyshohet të ketë favorizuar kompaninë Bankers. Zoti Ahmetaj është në arrati dhe ndoshta mund të ketë reagimin e tij për këtë çështje, por pretendohet se ka patur në mënyrë të vazhdueshme kontakte me administratorët e Bankers dhe bëhet fjalë për dhënien e disa tokave për shfrytëzim.

Nga ana e administratorëve dhe drejtorëve të Bankers, i është kërkuar të punësohet në ministrinë që drejtonte, në kohën që bëhet fjalë për veprën penale. Ahmetaj ishte ministër.

Ola Xama: Sipas Prokurorisë së Fierit është gjetur që, kur është zbërthyer telefoni i zotit Leonidha Çobo, është gjetur kërkesa për inicimin e një VKM, e cila do të jepte për shfrytëzim tokat e pafrytshme, më pas këtë tokë e ka marrë një kompani e lidhur me Leonidha Çobon, e cila më pas ia ka dhënë me qira Bankersit. E ka marrë me vlerë të lirë dhe Bankersit ia ka dhënë 700 mijë euro në vit.

Klodiana Lala: Zyrtari tjetër i lartë, është ish ministrja Anila Denaj, bëhet fjalë për mosveprime nga ana e saj pasi ka një gjobë në vlerën 120 mln euro, që fillimisht është vënë gjobë dhe detyrimet shkojnë në total, por po hetohet roli i zonjës Denaj në raport me aferën Bankers. Nuk ka ende emra të regjistruar, Ahmetaj dhe Denaj nuk janë regjistruar tek personat nën hetim, por po hetohet roli i tyre. Prokuroria e Fierit ka ngritur dyshime për këta të dy, sepse disa nga veprat penale që lidhen me shpërdorimin e detyrës, mund të gjenden edhe për zyrtarë të tjerë dhe ministra të tjerë të mëparshëm, por për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar që nga 2004, disa nga veprat penale janë të parashkruara nga ligji.

Pjesa e dytë, po hetohet një bankë e nivelit të dytë në Austri. Çfarë bënin, drejtuesit dhe administratorët e Bankers, përveçse frynin faturat në miliona euro, pra për punime të pakryera, shërbime të pakryera, ata nuk paguanin, dilnin me humbje, nuk paguanin taksa dhe tatime në shtetin shqiptar, duke shkaktuar dëm të llahtarshëm, deri në 5 miliardë mos gabohem, është i përllogaritur deri tani.

Ndërkohë, të gjithë llogaritë e Bankers, apo kompanitë e tjera, ishin të boshatirusa. Por prokurorët kanë gjetur që një bankë e nivelit të dytë në Austri, kryente pagesa preferenciale në drejtim të personave të caktuar. SPAK ka kërkuar përmes një letër porosie në këtë bankë të nivelit të dytë, të gjithë pagesat që janë kryer për të parë, janë funksionarë publikë, zyrtarë të lartë, janë kompani, etj. Përmes letër porosisë do të kuptohet më pas, edhe me qartësi emrat apo pesonat që kanë marrë pagesa .

Myslim Murrizi: Është banka Raiffeisen.

Ola Xama: Bankat kanë detyrimin të raportojnë rastet e aktivitetit të dyshimtë, qoftë për evazion dhe qoftë për pastrim parash. Bankers, kur paguan zyrtarë të lartë, dyshohet se një pjesë të pagesave e ka për të korruptuar dhe kur kalon në bankë… Minimalisht banka duhet ti kishte raportuar.  

Klodiana Lala: Nuk janë bërë nga banka të nivelit të dytë në Shqipëri. Selia e bankës nga e cila janë kryer pagesa preferenciale janë në Vjenë.

Skandali tjetër i madh, vetëm në një transaksion, është bërë 110 mln euro në offshore, në Hong Kong, Iralandë dhe vende të tjera, ku paratë kanë shkuar nga Shqipëria dhe askush nga institucionet, tatimet, doganat, institucionet financiare të hetimit, inteligjenca financiare, nuk kanë ngritur alarmin, për të thënë, që si ka mundësi që paratë e Bankers po shkojnë në offshore? Vetëm një transfertë kanë kaluar 110 mln euro. Imagjino sa mln euro janë kaluar. Është e pamundur të kthehen, sepse me kompanitë offshore nuk dihet përfituesi fundor.

Prokuroria thotë se mënyra se si kanë operuar, kanë qenë hallkat zinxhir, duke qenë veprimtari kriminale e vazhdueshme, e zgjatur në kohë, mes të njëjtëve persona dhe mes të njëjtave kompanish të përfshira, kemi dyshime thotë prokuroria e posaçme, që gjendemi përpara një grupi të strukturuar kriminal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

3 milionë euro verë, Katovica dhe ‘aristokracia e kuqe’: Armir Shkurti ngre alarmin për oligarkinë e trashëguar në Shqipëri

0

Gazetari Armir Shkurti ka publikuar një shkrim analitik dhe kritik mbi pasurinë e akumuluar nga elitat politike dhe ekonomike shqiptare pas viteve ’90, duke u ndalur te rasti i një biznesmeni, të cilit sipas mediave i janë gjetur rreth 3 milionë euro koleksion vere luksoze.

Sipas Shkurtit, ky rast nuk është thjesht një çështje pasurie individuale, por simbol i asaj që ai e quan “aristokraci e kuqe”, një elitë e trashëguar nga strukturat e ish-regjimit komunist, e cila ka ruajtur dhe forcuar pushtetin ekonomik dhe politik në tranzicion.

Postimi i plotë nga Armir Shkurti:

𝐊𝐚𝐭𝐨𝐯𝐢𝐜𝐚, 𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐲 𝐣𝐚𝐡𝐭𝐞𝐭….

Kur lexova që një biznesmeni i gjetën hetuesit 3 milion euro koleksion vere të shtrenjtë, më lëshoi zemra! Nëse do ti kishin gjetur 10 milion euro gjizë, 20 milion turshi a 100 milion raki, thjesht do të kisha qeshur me katunarët me lekë të tranzicionit.

Por këtu jo!

Vera nuk pihet me xaxiq. As me turshi. Sidomos vera e shtrenjtë. Vera është klas dhe jo të gjithë dijnë ta pinë. Ca më pak ta shijojnë. Dhe shumë pak, ta çmojnë. Pra kjo pije 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘱𝘳𝘪𝘷𝘪𝘭𝘦𝘨𝘫 𝘪 𝘢𝘳𝘪𝘴𝘵𝘰𝘬𝘳𝘢𝘤𝘪𝘴𝘦̈.

A është pronari i këtij kapitali vere një aristokrat?

Me ç’ thotë media, ky zotëri është biznesmen i suksesshëm, i pasur, biri i një deputeti të hershëm socialist…..Pra PO!

Që të më ndiqni në argument, le të sqarojmë “Katovicën”.

Në fillim të viteve ’90 qarkulloi një fjalë sikur në vitin ’89, në qytetin Katovicë të Polonisë, elitat komuniste të Lindjes kishin projektuar të ardhmen e pushtetit të tyre pas rënies së murit të Berlinit. Përmbledhtas dokumenti thotë këto gjëra:

“● 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘁𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘀𝘁𝗲 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗮𝗻𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗽𝗹𝘂𝗿𝗮𝗹𝗶𝘇𝗺𝗶𝗻 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸 𝗱𝗵𝗲 𝗲𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝗻𝗲̈ 𝗲 𝘁𝗿𝗲𝗴𝘂𝘁, 𝗽𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗿𝘂𝗮𝗷𝗻𝗲̈ 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗼𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗿𝗲𝗮𝗹 𝗺𝗯𝗶 𝗽𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝗻 𝗲𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝗸, 𝗺𝗲𝗱𝗶𝗮𝘁, 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈𝘀𝗶𝗻𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗮𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗲̈𝗻 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝗿𝗼𝗿𝗲.

● 𝗗𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗿𝗶𝗷𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲𝗷𝗮, 𝘁𝗲̈ 𝗮𝘀𝗵𝘁𝘂𝗾𝘂𝗮𝗷𝘁𝘂𝗿𝗮 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗼𝘀𝗲 𝘀𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗲, 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲̈𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝘀𝗵𝘁𝘆𝗽𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺𝗶𝘁.

● 𝗞𝗹𝗮𝘀𝗮𝘁 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶𝗰𝗶𝗸𝗹𝗼𝗵𝗲𝗻, 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗶𝘃𝗮𝘁𝗶𝘇𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗽𝗮𝘀𝘂𝗿𝗶𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝗿𝗼𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗳𝗮𝘃𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝘁𝘆𝗿𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗿𝘂𝗮𝗷𝗻𝗲̈ 𝗻𝗱𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗲𝘀 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲𝘃𝗲 𝗳𝗼𝗿𝗺𝗮𝗹𝗲 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲.

● 𝗜𝗱𝗲𝗼𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝗮 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘇𝗲̈𝘃𝗲𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗿𝗮𝗴𝗺𝗮𝘁𝗶𝘇𝗺𝗶 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸, 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝘀𝗮 𝗲 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗮𝗿𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲𝗹𝗮𝘁𝗶𝘃𝗶𝘇𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗼𝘀𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗵𝗮𝗿𝗿𝗼𝗵𝗲𝘁.”

Në atë kohë takimi i Katovicës u mohua e po ashtu u hodh poshtë ekzistenca e dokumentit të mësipërm. Por më thoni nëse pas 35 vjetësh prej daljes së tij nuk përkon me realitetin?….

Kthehemi tek 3 milion € verë. Pra, a kemi të bëjmë me një aristokraci të kuqe, e cila edhe për shkak të moshës, pushtetin ekonomik si qëllim dhe atë politik si premisë, ua kaluan fëmijëve?

Më del se kryetari i partisë që trashëgoi Partinë Komuniste është trashëgimtar i njërit prej anëtarëve të Presidiumit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesi më i lartë kushtetues i sovranitetit të popullit në diktaturën e Enver Hoxhës. Kuptohet, ashtu si edhe sot, partia qëndronte mbi të gjithë e mbi gjithçka. Gjithësesi, ai Presidium njihej si kulmi i shtetit.

Në qeverinë e tij të parë ( ’13 – ’17 ) Edi Rama përfshiu 3 trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Byrosë Politike, duke i emëruar ministra. Një prej tyre sot na del të ketë 300 apartamente dhe 2 jahte.

Nuk më trondisin 300 apartamentet. Kjo është babëzi. Më dëshpërojnë jahtet. Ata janë luks. Ata janë standart aristokratik dhe pasuror.

⚠️ KUJDES ⚠️

Mos harro krimin!

Perëndimi e njeh krimin, bashkëjeton me të dhe e ka nën kontroll. Drogë, prostitucion, kumar ka kudo. Këtë treg nuk mund ta ligjërojë shteti, përndryshe humb kuptimin. Ama ka një përqindje të konsiderueshme popullate që s’rron dot pa vesin. Kështuqë, këtë treg, perëndimi heshtur ia ka lënë krimit, duke e kontrolluar të mos fuqizohet dhe kalon “gardhin”. Me “gardh” kam parasysh një mur të padukshëm por të pakalueshëm mes shtetit dhe krimit. Kush guxon ta kapërcejë – digjet.

Mirëpo shumë herët ky mur u gris në Shqipëri. Krimi hyri në politikë dhe politika në krim. Më pas ky mur u tret dhe ujërat u trazuan, duke bërë që Shqipëria të ketë dy sisteme ekonomike: njërin, formal, të rregullt dhe të kontrolluar ( ku bëjmë pjesë ne hajvanët që jetojmë me punë të ndershme ) dhe një ekonomi tjetër, të krimit, ku në kuptimin e parë të fjalës është leku letër. Kjo ekonomi betonizoi vendin dhe çoi çmimin e një apartamenti deri në 1 milion euro.

Llumi i krijuar nga përzjerja e ujërave sot është 𝘦𝘭𝘪𝘵𝘢 𝘦𝘬𝘰𝘯𝘰𝘮𝘪𝘬𝘦, 𝘬𝘰𝘭𝘰𝘯𝘢 𝘣𝘢𝘻𝘦̈ 𝘦 𝘖𝘓𝘐𝘎𝘈𝘙𝘒𝘐𝘚𝘌̈ 𝘚𝘌̈ 𝘛𝘙𝘈𝘚𝘏𝘌̈𝘎𝘐𝘔𝘛𝘈𝘙𝘌̈𝘝𝘌 𝘛𝘌̈ 𝘒𝘜𝘘.ᐟ

𝘋𝘖𝘔𝘌𝘛𝘏𝘌̈𝘕𝘌̈: 𝘈𝘛𝘈 𝘒𝘈𝘕𝘌̈ 𝘗𝘜𝘚𝘏𝘛𝘌𝘛𝘐𝘕 𝘌𝘒𝘖𝘕𝘖𝘔𝘐𝘒.ᐟ 𝘈𝘛𝘈 𝘒𝘈𝘕𝘌̈ 𝘒𝘙𝘐𝘑𝘜𝘈𝘙 𝘌𝘓𝘐𝘛𝘌̈𝘕 𝘈𝘙𝘐𝘚𝘛𝘖𝘒𝘙𝘈𝘛𝘐𝘒𝘌 𝘛𝘌̈ 𝘛𝘙𝘈𝘚𝘏𝘐𝘎𝘐𝘔𝘛𝘈𝘙𝘌̈𝘝𝘌 𝘛𝘌̈ 𝘉𝘓𝘓𝘖𝘒𝘜𝘛 𝘌 𝘗𝘌̈𝘙 𝘙𝘙𝘑𝘌𝘋𝘏𝘐𝘔 𝘌𝘋𝘏𝘌 𝘒𝘓𝘈𝘚𝘌̈𝘕 𝘗𝘖𝘓𝘐𝘛𝘐𝘒𝘌 𝘘𝘌̈ 𝘜 𝘚𝘏𝘌̈𝘙𝘉𝘌𝘕…

𝘒 𝘑 𝘖 𝘌̈ 𝘚 𝘏 𝘛 𝘌̈ 𝘖 𝘓 𝘐 𝘎 𝘈 𝘙 𝘒 𝘐

Grupi i llumit, njëkohësisht me pasurimin e vetvetes lufton përgjakshëm të shkatërtojë konkurencën me ekonominë e ndershme. Përndryshe rrezikon shumë. Ndaj dhe sot kemi hendek të rritur të pasur – të varfër dhe zhdukje të shtresës së mesme.

Nëse më ke ndjeku dhe kuptuar deri këtu, të lutem pyet veten:

– Si i bëhet në këto kushte?

– Pra: nëse heqim “hajdutin” apo “hajdutët”, a ndryshon sistemi?

– A ka fuqi ekonomike dhe politike një aristokraci miliardere, me solidaritet komunist të trashëguar dhe ngjizur që në mitër, të prodhojë aktorë të tjerë, në vend të cilitdo që ikën nga pushteti?

– A na duhet, pra, ta rrëzojmë këtë sistem pushtues dhe kriminal nga rrënjët apo mjaftojnë reforma dhe rotacion?

– Cila parti ka demokraci të brendshme dhe cila prej tyre ofron një alternativë tjetër veç heqjes së Edi Ramës?

Nuk është se i dua unë përgjigjet! Thjesht, po ia bëre vetes këto pyetje, ke shans të zgjosh ndopak mendimin kritik dhe ti shohësh gjërat si janë, jo se si ti thonë se janë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Faturime fiktive e fshirje detyrimesh të bizneseve, dërgohen për gjykim dy drejtoreshat e Taksave të Bashkisë Fier

0

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy drejtoreshat e Bashkisë Fier dhe drejtorin e Drejtorisë Vendore të Kontrollit Tatimor (DVKT) Rajoni Jugor, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale A.H., Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës, A.C., Drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, si dhe V.Ç., Drejtor i DVKT-së Rajoni Jugor.

Sipas hetimeve nga Prokuroria, drejtoresh e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës, nuk ka marrë masat për vendosjen e kasës fiskale në sistemin e parkimit të Bashkisë, duke lejuar shmangien nga pagimi i detyrimeve tatimore në vlera të larta.

Po ashtu, ajo ka ushtruar gjithashtu ndikim të paligjshëm mbi drejtoritë në varësi, duke realizuar faturime fiktive dhe duke favorizuar subjekte të caktuara në taksimin e tyre.

Ndërsa shtetasja me iniciale A.C., në cilësinë e Drejtoreshës së Taksave dhe Tarifave Vendore, ka lëshuar fatura të taksave mbi vlerën reale për disa subjekte dhe më pas ka ndryshuar vlerat pas ankesave të tyre, duke i ulur ndjeshëm dhe tej parashikimeve të vendosura nga Këshilli Bashkiak. Gjithashtu, e pandehura nuk ka marrë asnjë masë për fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve në administrimin e Bashkisë.

Ndërkohë, i pandehuri V.Ç., me detyrë Drejtor i DVKT Rajoni Jugor, me urdhrin e nxjerrë prej tij ka detyruar inspektorët të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar, pa pasur më parë një urdhër pune nga DPT.

Pas kryerjes së kontrollit, i pandehuri nuk ka kryer procedurën ligjore për të kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe nuk ka mbikëqyrur fushatën sensibilizuese, pasi nuk është kontrolluar asnjë subjekt tjetër.

Abuzuan me detyrën, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy drejtoreshat e Bashkisë si dhe drejtorin e DVKT-së Rajoni Jugor

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen A.H., Drejtoreshë e Përgjithshmë të Taksave dhe Urbanistikës, shtetasen A.C., Drejtoreshës së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier si dhe shtetasin V.Ç. për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga nenet 248 dhe 245/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.68 të vitit 2025, të regjistruar kryesisht për këto dy vepra penale, rezultoi e provuar se, e pandehura A.H., në cilësinë e Drejtoreshës së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier, nuk ka marrë masat për vendosjen e kasës fiskale në sistemin e parkimit të Bashkisë, duke lejuar shmangien nga pagimi i detyrimeve tatimore në vlera të larta. Gjithashtu, mbi ushtrimin e ndikimit të paligjshëm prej të pandehurës mbi drejtoritë në varësi, janë realizuar faturime fiktive të subjekteve, duke i taksuar në vlera më të ulta. E pandehura A.H., ka ushtruar ndikim të paligjshëm edhe tek Drejtoresha e Takasve në Bashkinë Fier për të kryer përllogaritje të parregullt të taksave subjektit “R…” shpk, si dhe për të lëshuar një vërtetim se ky subjekt nuk kishte detyrime, ndërkohë që ai ka pasur taksa pa paguar në një vlerë të konsiderueshme.

E pandehura A.C., në cilësinë e Drejtoreshës së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, ka lëshuar (konceptuar) fatura të taksave dhe tarifave mbi vlerën reale për subjekte të caktuara dhe, pasi u janë njoftuar subjekteve të cilët kanë bërë ankesa, vlera ka ndryshuar, duke u ulur në disa raste edhe tej parashikimeve të vendosura nga Këshilli Bashkiak. E pandehura ka realizuar faturime fiktive të subjekteve, duke i taksuar ata me taksa në vlerë më të ulët se ajo për të cilën ata duhej të taksoheshin. Gjithashtu, e pandehura nuk ka marrë asnjë masë për fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve në administrimin e Bashkisë.

Ndërkohë, i pandehuri V.Ç., me detyrë Drejtor i DVKT Rajoni Jugor, me urdhrin e nxjerrë prej tij ka detyruar inspektorët të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar, pa pasur më parë një urdhër pune nga DPT. Pas kryerjes së kontrollit, i pandehuri nuk ka kryer procedurën ligjore për të kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe nuk ka mbikëqyrur fushatën sensibilizuese, pasi nuk është kontrolluar asnjë subjekt tjetër.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dërgoi çështjen në gjyq në ngarkim të të pandehurve:

A. H., e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 245/1 prg.3 të Kodit Penal;
A. C., i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
V. Ç., i akuzuar për veprën kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë punonjësve shtetërorë ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx