Ballina Blog Faqe 118

“Pesë vjet pa Drini Dobin” – Reagimi prekës i Ismet Drishtit në përvjetorin e ndarjes nga jeta të mjekut humanist

0

Sot shënohen pesë vjet nga ndarja nga jeta e neurologut të njohur Drini Dobi, një prej mjekëve më të vlerësuar për përkushtimin dhe humanizmin e tij. Me këtë rast, regjisori i njohur Ismet Drishti ka bërë një reagim të ndjerë, ku sjell kujtime personale nga takimet e para me Drinin, miqësinë e tyre dhe ndihmën e pakursyer që mjeku u jepte të gjithë atyre që kishin nevojë.

Më poshtë, reagimi i plotë i regjisorit Ismet Drishti:

“Sot 5 vjet pa Drini Dobin.
Ishte pranvera e vitit 1998 kur u njoha me doktor Drini Dobin.
Zakonisht me mjekët njihemi ndër ditët e vështira të jetës kur vetë ne ose ndonjë i afërmi ynë ka nevojë për kujdes shëndetësor.
Kisha problem të rëndë me një njeri të familjes në neurokirurgji. Kurrë nuk mund ta harroj përkushtimin, kujdesin e gatishmërinë e mjekëve të atij spitali. Profesor Mentor Petrela dhe profesore Jera Kruja përzgjidhnin me skrupulozitet çdo mjek që donte të specializohej në neurologji dhe neurokirurgji.
Mbase kjo kishte bërë që stafi aty të ishte aq njerëzor sa të të vinte në siklet.
Një ndër ta ishte i miri e gojëmbli Drini.

Mënyra si të qëndronin pranë e përpiqeshin të të hiqnin pikëllimin si me dorë të ishte pomadë për shpirtin.
Zoti e puna e atij stafi mjekësh bënë që familjari im të shpëtonte.
U njohëm. U bëmë miq.

Më pas nëna ime e ndjerë që kalonte insult pas insulti cerebral e unë që kaloja netë të tëra në ambientet e neurologjisë, për vite me radhë.
Jetën na e ka Zoti në dorë.
Kujdesin dhe fjalën që të gjente shpirtin, mjekët, Drini!
Gjithmonë i papërtuar. I gjindshëm në çdo orë të ditës e të natës.

Më pas ndër vite të afërm, të njohur, familjarë shumë e shumë që më kërkonin t’i ndihmoja dhe përherë aty Drini. Orar e pa orar, me atë buzëqeshje që ishte pjesë e tij dhe me ato fjalë që ishin melhem.
Dëgjoj njerëz që ankohen për mjekët. Nuk dyshoj te fjalët e asnjërit.
Unë flas për eksperiencat e mia.

Më pas erdhi e flamosura pandemi që na rrëmbeu secilit nga ne një pjesë të shpirtit.
Ashtu, në krye të detyrës, pranë pacientëve, ai virus do të merrte nga shpirti i familjes së tij edhe atë: Drinin!
Atje, në spital, tek njerëzit, tek pacientët, që ishin pjesë e jetës së tij.

Njerëzit si Drini janë heronjtë e heshtur.
E unë sot, në këtë 5-vjetor të largimit të tij, dua ta kujtoj ashtu: të qeshur, të papërtueshëm, duke m’u përgjigjur:
‘Hë Ismet, çfarë halli ke…’

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Me 11 vota pro, Joni Keta emërohet kreu i BKH-së

0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka votuar këtë të martë për propozimin e SPAK-ut për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me 11 vota pro dhe asnjë votë kundër, Joni Keta është emëruar drejtor i BKH-së për një mandat 5-vjeçar.

Mbledhja e KLP-së u zhvillua në prani të përfaqësuesve amerikanë, pjesë e misionit të asistencës për SPAK-un. Seanca nisi me debate mbi procedurën, pasi disa anëtarë ngritën diskutimin nëse duhej lexuar raporti i plotë i mbërritur nga SPAK-u apo një version i përmbledhur i tij.

Me 9 vota pro, u vendos që të lexohej raporti i përmbledhur i Këshillit dhe jo materiali bruto i ardhur nga SPAK-u.

Pas plotësimit të procedurave dhe shqyrtimit të materialeve, anëtarët e KLP-së miratuan unanimisht kandidaturën e Joni Ketës për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Avokati i Popullit, ja emrat që morën më shumë firma nga demokratët

0

Adriana Kalaja është kandidatja për Avokate të Popullit që ka marrë më shumë firma nga demokratët, duke plotësuar kështu edhe kushtet ligjore.

Kandidatët që kanë marrë të paktën 28 firma;

-Adriana Kalaja 44 firma

-Aranita Brahaj 35

-Besim Ndregjoni 34

-Endrit Shabani 35

-Skender Haluci 30

-Tartar Bazaj 28

Kandidatet qe kane siguruar kushtet ligjore janë:

Adriana Kalaja

Aranita Brahaj

Besim Ndregjoni

Endrit Shabani

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK

0

Ish-Presidenti Bamir Topi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Sipas burimeve dyshohet se ardhja e tij ka të bëj me hetimet për 21 Janarin, protesten që çoi në vrasjen e 4 protestuesve më 2011.

Topi është thirrur si person në dijeni, pasi në atë kohë ai ka mbajtur postin e kreut të shtetit shqiptar!

Për dosjen e 21 janarit në SPAK janë paraqitur më parë edhe kreu i PD, në atë kohë kryeministër, Sali Berisha si dhe Lulzim Basha, në cilësinë e ministrit të Brendshëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Adriatik Lapaj nis protestën i vetëm para Kryeministrisë: Do rri ditë e natë këtu

0

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se ka nisur i vetëm protestë kundër Edi Ramës, pasi ai po sulmon Gjykatën Kushtetuese.

Lapaj tha se pas 3 vitesh protesta në shesh për rritjen e çmimeve, sonte do të qëndrojë me një karrige para kryeministrisë ndërsa të martën do të dorëozjë kërkesën për protestën në polici.

Adriatik Lapaj: “Do thoni ju cfarë bën në këtë orë tek kryeministria. Kisha 3 vjet që nuk kisha zbritur në shesh për të protestuar. Sot është 8 dhjetori, dita kur nisi lëvizja studentore që rrëzoi komunizmin dhe kam pritur gjithë ditën të ketë reagime, protestë, inat në gjithçka po ndodh.

Por në fakt nuk ka ndodhur asgjë nga këto. Sot kam ardhur këty 3 vite pasi protestoja dikur për çmimet, të nis një protestë tjetër, përballë Edi Ramës i cili duhet të dorëhiqet. I cili ka marrë sulm ndaj drejtësisë dhe në datë 12 Kushtetuesja duhet të shprehet.

Unë sot duhet të nis një protestë këtu, si qytetar, është simbolikë kjo nisje i vetëm dhe do të jem këtu, ditë e natë pa ndalim, jo duke ikur në shtëpi duke ngrënë dreka e darka. Dhe uroj që këtu të ketë qindra e mijëra qytetarë në ditët në vazhdim. Fundja ky është fati im të jem një protestues i përjetshëm.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Çfarë bisedoi Rama dhe Balluku në Kryeministri për 7 orë? Klosi: Kam informacion se…

0

Blendi Klosi, ishte i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, ku foli për anulimin e zgjedhjeve në Tiranë, Ogerta Manastirliun si kandidate, shkarkimin e Erion Veliaj nga Këshilli Bashkiak, por edhe për pezullimin e Belinda Ballukut nga GJKKO, pas akuzave për shkelje të barazisë në tendera.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, tha se PS është gati për zgjedhje kurdo qofshin. Në lidhje me pyetjen nëse Manastirliu do të jetë sërish kandidatë për Bashkinë e Tiranës, ai tha se nuk dihet ende, pasi ka dhe një vit e gjysmë kohë nga zgjedhjet lokale.

Për Veliajn, ai tha se shkarkimi nga anëtarët e Këshillit Bashkiak ishte politik.

“Ogerta është drejtuese politike e qarkut të Tiranës, bashkisë së Tiranës. Ka detyrë të drejtojë PS e Tiranës. A do jetë sërish kandidate? Do jetë proces që do kërkojë kohën e vet, një vit e gjysmë kohë. Nëse gara do të ishte në 9 nëntor, Ogerta do të fitonte më thellë se në 11 maj.

 Veliaj është Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Mund të themi që ne e kemi transformuar Tiranën. Falë këtij transformimi ne marrim vota, historia me individin është tjetër gjë. A ka probleme nga largimi i Veliajt nga detyra? Patjetër që ka. Por, ne… po të kishte garë më 9 nëntor ne do të kishim fituar më thellë.

Unë nuk isha pjesë e votimit. Shkarkimi i tij ishte vendim politik”, u shpreh ai.

Sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, u pyet edhe për takimin Rama – Balluku në kryeministri, ditën që  ditën që GJKKO vendosi pezullimin e saj nga detyra.

“Zv Kryeministrja ka zyrën e saj në kryeministri. Pa dyshim që ka pasur biseda, por kam informacion që nuk është e vërtetë që kanë ndenjur 7 orë. (…) Nuk ka asnjë interes publiku se sa bisedon kryeministri.”, tha Klosi duke mos dhënë më shumë detaje rreth këtij takimi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arrestimi i Nanos me bekimin e Amerikës? Ish-ambasadori i parë i SHBA në Tiranë rrëfen të vërtetën

0

Me një karrierë të gjatë diplomatike në rajonin e Ballkanit, Hill është një dëshmitar i drejtpërdrejtë i rrugëtimit të Shqipërisë, nisur nga pika zero e demokracisë deri te realiteti i sotëm 35 vite më vonë, ende me të njëjtat thirrje të Shqipërisë për në Europë.

Në një rrëfim për “Exclusive” me gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, Hill shprehet se SHBA-ja nuk kishte asnjë lidhje me arrestimin e Fatos Nanos një vit pas zgjedhjeve të vitit ’92.

-Pas fitores së PD ne zgjedhjet e ’92, një vit me vonë, lideri i opozitës, Fatos Nano u burgos dhe ekziston një narrativë që kjo u bë me lejen e SHBA-së?

Hill: Jo, aspak. Mund të them me siguri sepse isha këtu deri në verën e vitit 1993, dhe ju tregoj personalisht se kjo është 100% gënjeshtër. E kam fjalën, unë isha këtu. Dhe kurrë nuk kam dëgjuar për një rast në Europë, sigurisht jo, por askund, që ambasadori amerikan të thotë: ‘oh, vendoseni në burg.’ Nuk kam dëgjuar kurrë diçka të tillë. Dhe e di që është njëfarë legjende këtu, por thjesht nuk e pranoj që ka ndodhur ndonjëherë.

-Pra ju nuk autorizuat arrestimin e Nanos?

Hill: Jo, jo, nuk ka asgjë të bëjë me ne. Sigurisht që jo. Edhe pse pas largimit tim nga Shqipëria nuk mund të them nëse dikush ishte i përfshirë, por dyshoj. Me të vërtetë dyshoj. Mendoj se ishte e përshtatshme për disa njerëz të thonin: ‘oh, ai është në burg për shkak të amerikanëve,’ por kjo është më shumë një deklaratë anti-amerikane sesa diçka tjetër.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Djali Azem Hajdarit tregon të pathënat e historisë së babait

0

Në ceremoninë përkujtimore e kësaj të hëne në kuadër të ditës së rinisë në 8 Dhjetor, djali i Azem Hajdarit kujtoi vendimet e rëndësishme që babai i tij mori që në moshë shumë të re.

Ai tregoi se, pas dashurisë me bashkëshorten, Azem Hajdari u detyrua ta rrëmbente atë për të përmbushur një jetë siç e donte ai, dhe jo siç ia impononte regjimi komunist i asaj kohe. Djali i tij kujtoi gjithashtu edhe kundërshtitë e familjes, e cila kërkonte për të një jetë më të sigurt, larg trazirave të Dhjetorit që më pas shënuan historinë.

“Kam kënaqësi që të jem këtu sot, në një ditë ku të gjithë shqiptarët duhet të jenë kryetar. Mendoj se falë këtij heroizmi që bënë këta njerëz, shqiptarët duhet të dinë se falë asaj sakrifice, sot shqiptarët po përjetojnë demokracinë. Kur vendi im at që të bëhej kryetar i Lëvizjes Studentore, ai sapo ishte bërë baba. Babai kur erdhi herët për studime në Tiranë, donte të rrëmbente gjithçka. Ai ra në dashuri me nënë time, ai u detyrua që ta rrëmbente atë, pavarësisht dashurisë së tyre. Këtë gjë nuk e lejoi sistemi. Ai pas kthimit të tij në Tropojë, u nis sërish drejt Tiranës. Gjyshi im, rahmet pastë, duke qenë se ishte pasojë e kohës dhe brezave të kohës, e mendonte të pamundur që djali i vet të vinte në Tiranë. I thoshte; lëri këto ëndrra, se e ke të pamundur që ta bësh këtë gjë.

Qeshte dhe u tallte në mënyrë ironike. Por jo, Azemi nuk mendonte sot për sot, por mendonte më afatgjatë, për veten dhe miqtë e mi. Nuk e kishte konceptin e frikës, por as vdekjen dhe as humbjen, por mund të humbiste lirinë. Ai në Tiranë u njoh me miqtë e tij, dhe vendosëm të dilnin para plumbave dhe tanqeve. Në ditën kur studentët u konfuzuan pak, ata s’po dinin nëse do e përkrahini. Ai u ngrit sipër shokëve të tij dhe tha; dal garant me fëmijët e mi, Kirin dhe Rudinën. Nëse unë ju tradhtoj, keni fëmijët e mi”-, tha djali Azem Hajdarit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë

0

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka bërë në rrjete sociale tre libra që po lexon që kanë të bëjnë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ivanka është gruaja e Jared Kushner, investitorit e projektit në ishullin e Sazanit, e cila e ka vizituar edhe më herët vendin tonë.

Bëhet fjalë për tre librat “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” të Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” të Miranda Vickers, si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë.

Poshtë fotos, Ivanka ka shkruar thjesht: “Kërkim!”, duke lënë të kuptohet se është duke u njohur më shumë me historinë dhe kulturën shqiptare.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha: 8 dhjetori 1990, ditëlindja e lirive të shqiptarëve

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar sot 8 Dhjetorin 1990, duke e cilësuar këtë datë si “ditëlindjen e lirive të shqiptarëve” dhe një nga momentet më të rëndësishme në historinë demokratike të vendit. Në një fjalim përballë dhjetoristëve dhe qytetarëve të pranishëm, Berisha vlerësoi rolin vendimtar të studentëve që nisën protestat e para kundër regjimit komunist.

Ai përmendi Azem Hajdarin si “tribunin e lirisë” dhe udhëheqësin e protestave që, sipas tij, “si një uragan ndanë epokat” dhe sollën pluralizmin politik në vendin më monist të Europës së asaj kohe. Berisha tha se studentët e dhjetorit ishin “misionarë të paepur” që me moton Liri dhe Demokraci-Shqipëria si Europa, u përballën me një regjim represiv që ende ekzekutonte të rinj në kufi, shkruan A2 CNN.

“Studentët ishin heronj mbi heronjtë”, u shpreh Berisha, duke theksuar se ata u ngritën të vetëm, pa mbështetje të brendshme apo ndërkombëtare, dhe me guximin e tyre përballuan tanket dhe mitralozët e regjimit. Sipas tij, revolucioni demokratik brenda 72 orësh u kthye në lëvizjen më të fuqishme paqësore në historinë e Shqipërisë, duke imponuar pranimin e pluralizmit dhe themelimin e Partisë Demokratike.

Berisha tha se kombi shqiptar e nderon 8 Dhjetorin si një ditë që shënoi nisjen e lirisë pas dekadave të diktaturës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx