Ballina Blog Faqe 126

Sali Berisha zgjidhet zv/President i CDI, Unionit më të madh të partive të djathta në botë

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive tër qendrës së djathtë në botë.

Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo tër Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare.

Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisër, Victor Orban.

Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana.

CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ndoka: Politikanëve i ka hyrë frika, kush ka vjedhur do ndëshkohet

0

Ish-deputeti Nard Ndoka, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se politikanëve shqiptarë i ka hyrë frika nga SPAK-u, i cili, sipas tij, edhe pse opozita ka thënë që e kontrollon Rama, “koha po vërteton që nuk e kontrollon 100%”.

“E vërtetë që kemi thënë se SPAK-un e kontrollon Rama, por koha po vërteton që nuk e kontrollon 100%. SPAK-u e ka një lloj pavarësie, edhe nëse një prokuror i vetëm është i pavarur, ai në të drejtën e tij, integritetin profesional, ai mund të bëjë edhe goditje të tilla. Kështu që, në këtë aspekt nuk mund ta fusim gjithë institucionin. Ka problemet e veta, por ka edhe prokurorë që kanë shkëlqyer me zbatimin e ligjit, me integritetin. Nuk janë sprapsur përballë presioneve politike”, tha Ndoka.

“Kështu që, nuk ka 100% të mirë, por ka një institucion që në fund të fundit i ka dhënë njëlloj goditjet. Sepse nëqoftëse flasim për një drejtësi të re, ne e kemi parë se tani janë goditur, mirë apo keq, me standarte apo pa standarte, me procedura apo pa procedura… Ne kemi parë që politikanëve tanë i ka hyrë frika. Pra, kush ka futur duart në taksat e shqiptarëve meriton pa diskutim një ndëshkim, kushdo qoftë ai”, shtoi Ndoka.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rruga 260 milion euro Qukës–Qafë Plloçë shembet nga shiu i parë

0

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një ndër projektet më të gjata, më të kushtueshme dhe më të stërzgjatura të infrastrukturës shqiptare, është shembur vetëm nga një shi i parë i vjeshtës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë degradimin e shpejtë të një vepre që sapo ishte inauguruar, masa gjigande shkëmbore të rrëzuara mbi asfalt, barriera të shtrembëruara si fletë kartoni dhe një segment i tërë, i shkatërruar brenda pak sekondash.

Shkëmbinjtë kanë çarë murin mbajtës në disa pika, ndërsa asfalti është dëmtuar. Për pasojë një mur guri me peshë mbi dhjetëra tonë ka rënë mu në mes të karrexhatës, duke e bërë qarkullimin të pamundur. Është e dukshme se shembja ka ndodhur në një pikë ku është bërë gërmim i thellë në trup të malit, pa konsolidimin e duhur të shtresave.

Për shembjen, Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka larë duart me një njoftimku fajëson “Reshjet e dendura të shiut… që kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35.” Me fjalë të tjera, rënia e masivit shkëmbor është konsideruar thjesht pasojë e motit, edhe pse aksi ka kushtuar qindra milionë euro dhe është projektuar për terren malor.

ARRSH kërkoi nga qytetarët “të ulin shpejtësinë” dhe njoftoi se “po krijohet një bypass i përkohshëm”. Megjithatë disa pyetja për këtë rast janë të pashmangshme: Si mund të shembet një rrugë me koston e një autostrade alpine vetëm dy muaj pas inaugurimit?

Projekti i rrugës Qukës–Qafë Plloçë lindi si premtim elektoral në 2009, me një kosto fillestare të parashikuar deri në 90 milionë euro. Më pas, realiteti u bë shumë më i shtrenjtë. Rruga është shtrirë në 43.4 kilometra terren malor, ndaj qeveritë radhazi u përballën me vështirësi, me ngecje, me shpallje fondesh të reja dhe marrëveshje të ndryshme financiare me bankat islamike dhe fondet saudite.

Kjo odise u zgjat 16 vjet. Nga 38 dhe 63 milionë dollarë të lotit të parë dhe të dytë, kostoja gati u dyfishua: 74 milionë për lotin e parë dhe 95 milionë për të dytin. Loti i tretë, i paplanifikuar në projektin fillestar, solli nevojën për kredi tjetër.

Totali shkoi mbi 235 milionë dollarë nga financimet e huaja. Deputetë të opozitës kanë thënë se në total shifra i afrohet 260 milionë eurove. Në këtë pikë, paratë e taksave kalojnë në një nivel shpërdorimi të frikshëm.

260 milionë euro për 43.4 km rrugë do të thotë rreth 6 milionë euro për kilometër.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Agron Shehaj zbulon përplasjen: SPAK ka në shënjestër Edi Ramën!

0

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar në emisionin “Kjo Javë” se kryeministri Edi Rama është nën shënjestrën e SPAK. Deputeti i “Mundësisë” theksoi se ka një vullnet dhe këmbëngulje të ndërkombëtarëve që të korruptuarit duhet të dalin para drejtësisë.

Ditën që do të shohim përplasjen mes SPAK dhe qeverisë, do të kuptojmë që drejtësia po vepron dhe nuk pyet për asnjë.

Nisi kur Rama tha guxoni të më merrni telefonin, aty ishte fillimi i përplasjes që ka ndodhur në heshtje deri tani.
Para pak ditësh Rama tha që kanë marrë peng Veliajn, që është një akuzë shumë e rëndë ndaj SPAK-ut.

Drejtësia ka vetëm një mundësi për të luftuar korrupsionin, të shkojë tek RamaPër këtë jam i bindur.
Ka një vullnet dhe këmbëngulje ndërkombëtare që të korruptuarit duhet të dalin para drejtësisë”, tha Shehaj.

Më tej, kreu i Partisë Mundësia nënvizoi se është kundër një qeverie teknike ndërsa shtoi se ajo që është e nevojshme, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Absolutisht jo, sepse nuk jemi gati të ulemi apo të bëhemi pjesë me askënd. Me këta politikanë të korruptuar me të cilët të krijojmë qeveri. Duam që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, kush është më i zoti të marrë më shumë vota. Nëse duan qeveri tranzitore ta gëzojnë”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përfundon seanca në GJKKO, mbetet në fuqi pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra

0

Pas më shumë se 3 orësh, zv.kryeministrja Belinda Balluku la dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas seancës për abuzimin me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’.

Më herët se seanca u shtyrë për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet. Seanca rinisi rreth orës 11:00.

Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.

GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.

GJKKO vendosi që të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë, pezullim detyre si zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bllokim i pasaportës.

Pas daljes, zv.kryeministrja nuk pranoi të jepte asnjë koment. Pas saj, lamë ambientet e SPAK edhe vartësit e Ballukut, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, të cilët janë dënuar me arrest shtëpie.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aeroporti i Vlorës zhytet në ujë, investimi milionësh përmbytet pas shiut të parë

0

Aeroporti i Vlorës, projekt që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë plot 104 milionë euro është zhytur në ujë me reshjet e para të dimrit.

Sic mund të shihet dhe në pamjet e publikuara në rrjete sociale, pista është e mbuluar thuajse totalisht nga uji duke treguar se infrastruktura e drenazhimit ka qënë e papërgatitur dhe duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve dhe menaxhimin e projektit.

Kjo situatë vjen në një kohë kur afatet e premtuara për përfundimin e aeroportit janë shtyrë disa herë.

Fluturimet e para projektoheshin të bëheshin në verën e vitit 2025, por kjo jo vetëm që nuk ndodhi por tashmë zona është përmbytur duke ngritur dyshime serioze për sigurinë dhe funksionalitetin e tij në të ardhmen. Sakaq deri më tani autoritetet nuk kanë dhënë ende një sqarim zyrtar për praninë e ujit në pistë.

Prej muajsh Aeroporti i Vlorës, certifikimi i të cilit u inagurua me bujë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku, prej kohësh është përfshirë nga skandale ku dyshohet se zyrtarët më të lartë të qeverisë janë të përfshirë në afera korruptive.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Satira e Gjekmarkajt për seancën në Kuvend: Toni ka luajtur nga fiqiri, Tërmeti do të marrë hak për Zegjinenë…

0

Nga Agron Gjekmarkaj

Natë e errët qe! Shiu binte me gjyma! Qentë lehnin si të tërbuar. Tirana dridhej. Dajti sterroste dhe dukej sikur lëshonte mallkime.

Aty këtu bubullimat derdhnin zemërimin e tyre, si Bela ndaj Babos pas vendimit të Spakut. “Duro o Babo, zemërimin e Belës, siç durojmë gjëmimet e natës!”, përfytyroja Tezen të psherëtinte.
Por mendimet mu prenë në mes. Në derë u dëgjuan disa trokitje të zemëruara.
Gjumi pësoi thyerje dhe u thërmua si një gotë kristali. “ Hape mi, hape mi!” dëgjohej një zë i nxituar. U çova me vërtik dhe mëqënëse edhe unë, si Trump, nuk vesh pizhame, vonova pak derisa i gjeta një palë rroba për tu gjasme mbuluar, ndërsa bam- bumi mbi portë vazhdonte si një kopan prej Sauku. Dhe po kaq thirrja “Hape mi, hape mi!”.

Zbres me kandil në dorë, si Diogjeni që kërkonte njerinë, e shoh një burrë jo fort të bëshëm, nën nje pelerinë që kullonte ujë. “Hajër, ishallah, ç’të solli ne mesin e kesaj hataje o njeri i mirë?”, iu drejtova me një frymë.
“Jam Erjoni mi.”
“Cili Erjon?”, pyes me kureshti.
“Erjon Braçe mi, po më prij të bëjmë pak muhabet këtu në haur!”
E madhe qe habia si gjëma e mëkatit! “Dëgjo”, më tha, po të sjell haberre jo të mira”.
U zverdha.
“Tre ‘buajt’ e parlamentarizmit Niko, Tao dhe Toni po organizojnë një pusi, po të qesin në pritë!
Toni një herë ka lojtur fare mi nga fiqiri qëkur opozita i ktheu mollaqet qeverisë dhe Babos.
Ai mendon mos ke ti gisht. Sadoma e Gomorra, i duket se nja dy ministra janë turbulluar në burrëri, pa një pa dy lëshon nama , i zëntë majesëlli, i shkartisttë kroma!”

Nikua ynë qerratai u mërzit pse ti qeshe kur po fliste Shalsi intelektual i shquar, se ai e rendit atë me oratorët e mëdhenj pas Demostenit, Ciceronit, Çurçillit e Kastros.
Ndërsa Tao, i cili pret të bjerë Bela e të marrë ymër, mall e zahiretë në parti, e ka zët t’i vësh në dukje ato që i bën Nikos për ta dobësuar.
Është fyer që e ke krahasur me Luigj Gurakuqin se ai është nga Librazhdi dhe i pëlqen t’i thonë si Llaz Popa, themelues i qytetit.

“Po Babo di gjë?”, shqiptova unë. “Nuk flas mi me Babon prej kohësh ! Auuu po, Ditmari për një mos të hypur në makinë e hengri dhe ka gjashtë vjet që përtyp thonjtë me dhëmbë!”
“Po ç’do më bëjnë?”, pyeta i çmeritur.
“Po organizohet një komitet i deputeteve të rinj, si ai shpëtimit kombëtar në 1997.
Tanimë shkon Ulësia me porosi tavolinë në tavolinë, si i ngeshëm që është, dhe shpërndan helm, u thotë që ai ju tall, ai kështu e ashtu. Ndaj i duhet dhënë një mesim i mirë, ç’i duket vetja atij? Mendon se është Çelebiu i Kuvendit?
Klosi aty afër, i mërzitur se rri natën zgjuar, e mbështet. Duhet rrahur, duhet rrahur, po kush ta bëjë, unë jam humbameno e ne jemi orëvdekur e gjytyryma, nuk doli dikush t’ja ndreqë samarin?”, ofshan parreshtur.

Kryesinë e Komitetit e ka marrë Termeja, i cili do të marrë hak edhe per brëngat e Tezes, Zeniqeja, Sara dhe Kiduina, Loer Kume zëdhënës !

Lebetira kam degjuar për rrjepje, prerje, kopanisje.”
Më renditi gati nja tridhjetëpesë propozime që ishin bërë për të me sakatuar, deri edhe synetllëk, edhe pse jam katolik.

Shikimi mu mjegullua tek imagjinoja Termenë me sqepar, Zeniqenë me gërshërë, Dilon me drapër, Sarën me shkop, Kiduinen me biçak, Pirdenin me hithra, Netën me çomange,Arkendin me kosë , Buçkon me qyski!

“Po a shprehu njeri keqardhje?”, pyes në dridhje e sipër ?

“Nga gratë asnjë, tha, se je dëshmuar diskriminues, ke bërë hatëre, ke ngritur kultin e Jorushit të Tabakeve ( Urushit), a thua se është kërthizë e Botës, u kujton një e dy melankolinë poetike të Etildës, bemat e Mimi di Puccini dhe ndezullinë e Bledion Nallbasë për Mamicen, duke e përshkruar këtë të fundit me nota idilike mbi re, duke fluturuar e qemtuar sallonet ndërsa këto që zvarriten per të rënë në sy!

Pirro Dengu dhe Sypetrit Malaj bashkë me Lamellarin kerkonin pjekje në hell e s’kemi te nginjur thonin! Ervin Hoxha dihatej! Aman lereni se ai i kujton miletit qe jemi ende gjallë po na bën nder besomeni, nuk ka reklame te keqe!

Po ai Kosta virani, e more vesh me tha, tani do quhet Kostaqi i Gramozit, Linditës, Mamicës e Nikos!
Në dritare është pare Niko duke e pritur.

Një vjershëtor pa emër e pershkruan në vargje:
“Rrugës flet e qan me ligje,
Qajnë me të brigje më brigje,
Vijnë kujtimet shtigje – shtigje,
Kostaq, vëlla i situr,
Sytë e tu janë të makthitur,
Çfarë më fsheh që je pahitur,
Si u ktheve, pa e ditur?”

Nga burrat, vetëm Fatmir Xhafa kërkoi të mbizotërojë arsyeja dhe të respektohet liria e talljes e satirës, madje të mbahet parasysh edhe në Kodin e ri Penal!

Madje, si lab arsyetoi se kur një njeri nuk kursen veten dhe thite jam frikacak që rri në dhomë me gra e fëmijë, kur jashtë bëhet hataja, duhet respektuar.

“Po Ogi ?”, pyeta.
“Ajo tha se meqenese e keni ndarë mendjen, rriheni po jo shumë, lereni gjallë e për gazep se edhe mua dikur, edhe pse jam në lule të moshës, më thërriste “teta Ogi”, duke më prishur gjakun !”

“Ekonomi ç’mejtoi?”
“ Ajo më çmendi fare, u gjegj Braçe. Merreni okllaine që ma përmend kaq shumë kur bëj byreçka dhe vërtitisni shpinës haramsëzit ! Olta mbajti qëndrim më diplomatik. Le të thirret të qortohet rëndë se e rrahura na bën parti terroriste, por nuk mori konsensus!

Delina Ibrahimi qe më e drejtpërdrejt.“Druri ka dalë nga xhehneti, është derman”!
Evis Kushi propozoi vetëm dy tre shpulla simbolikisht!
Klod Spahiu respektoi Kodin e pashpallur të Nënkryetarëve dhe nuk foli.
Zhgenjim i madh ishte Bora që paskësh thënë jo vetëm të rrihet, por t’i hidhet kripë në plagë, me dorën time do ia shpërndaj! Rrite, rrite Borën në Kronikë dhe priti pasojat.

Ia kisha lakmi çdo purteke, alivani e frikë ndjeva ndër deje! Sa iku Braçja, u fsheha në një dollap që të ndihesha i sigurtë! Pas ndonjë ore, e mblodha veten. “Turk e trim, thashë, nuk ka vdekë Opozita! Sa t’i rrëfej Kryezëvendës Liderit Flamur, i cili qet armën sekrete si ateherë qe ja bëtë lajm, Salianjit që e ka dorën gjyle e llafin zift, Klevisit e ndonje tjetri si Enno qe ju sheh vënger, pa ta shohin ata myteberë kush do kopaniset! Le më tu mbajë një fjalim katër orë Ina Zhupa, do u dhimbseni gurit e drurit! E nese Oerdi ju fut në logjiken e neneve penale do kalbeni të shtatë penxherete!
Pastaj më mirë futeni kokën në Lanë, se të hyni në gojën e Gaz Bardhit, që është mitrolloz e shkuar mitrollozit!! Gjylet e Gazit nuk janë si ato të Mato Grudës që qëllojnë mullarët e Fizëve’
Ndërsa për gratë mendon Elda Hoti, si rrufe mizore! Dhe, tek e fundit, nëse bie shahit, të gjithë do mbyteni në lotët e Jorushit! Që s’ka damixhanë që i mbledh!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Humbi një ditë më parë në Devoll, shënohet viktima e parë nga moti i keq

0

75-vjeçarja Flora Hoxha është mbytur në përroin e fshatit Proger në Devoll. I biri kallëzoi në Polici se ka humbur kontaktet me të ëmën. Ajo kishte dalë nga banesa pas përmbytjeve në fshat, ndërsa dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit dhe është mbytur. Ushtria dhe emergjencat nisën që dje kërkimet, ndërsa sot pritet të nxirret edhe trupi i saj. 76-vjeçarja vuante nga demenca e plotë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. 

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shtetasen F. H., 75 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa dhe dyshohej se mund të ishte mbytur për shkak të prezencës së ujit në fshatin Progër, pas kontrolleve të kryera,  sot rreth orës 08:30, kjo shtetase është gjetur në dalje të fshatit, në anë të një përroi, pa shenja jete”, informoi Policia. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut, Kryeministria e dërgon çështjen në Kushtetuese

0

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se pezullimi nga GJKKO i zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, do të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese, vjen edhe veprimi nga Kryeministria.

Kryeministria ka çuar çështjen në Kushtetuese, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp krah Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, është prononcuar në lidhje me pezullimin e zv.Kryeministres Belinda Balluku, me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO. 

Rama e quajti të paprecedent në historinë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe në Evropë, pezullimin dhe ndërhyrjen e drejtësisë në ezkekutiv. 

Rama e quajti ndërhyrjen brutale, ndërkohë dha sinjal të qartë se nuk do ta “dorëzojë” Ballukun, duke deklaruar se vendimi i pezullimit do të çohet në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që vendi deri në vendimin e GJK do të jetë pa zv.kryeministër dhe pa ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Autokraci të pandehurish për korrupsion, apo Republikë prokurorësh?

0

NGA IRENA BEQIRAJ

Ish-kryeministri portuges António Costa dha dorëheqjen në Nëntor 2023, menjëherë pasi u përfshi në një hetim për korrupsion, pa pritur as për akuza zyrtare. Ai e trajtoi dorëheqjen si një lëvizje për të mbrojtur dinjitetin e shtetit.

-Në nëntor 2025, ministrat e Drejtësisë dhe Energjisë të Ukrainës, edhe pse në luftë, dhanë dorëheqjen mes një hetimi të madh për korrupsion brenda sektorit të energjisë, që përfshinte akuza për një skemë ryshfeti prej 100 milionë dollarësh.
-Ministrja britanike kundër korrupsionit, Tulip Siddiq, dha dorëheqjen në janar 2025, mes një hetimi për korrupsion që përfshinte familjen e saj.

-Në botën gjermanofolëse, një numër politikanësh kanë dhënë dorëheqjen për shkak të plagjaturës, përfshi këtu ministrin austriak në vitin 2021 i cili u përfol për një skandal plagjiature dhe dy ministra gjermanë në vitin 2011 dhe 2013, për shkak të sjelljes së ngjashme akademike.

-Ndërsa rrjedhja e informacioneve të Panama Papers e vitit 2016 ekspozoi të paktën 140 politikanë dhe zyrtarë publikë në nivel global, përfshirë disa udhëheqës qeveritarë, të cilët u dorëheqën dhe u përfshinë në hetime të shumta në shumë vende, edhe evropiane.

Megjithëse nuk ka një numër të saktë të ministrave që kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar në Europë në vitet e fundit, këto janë disa shembuj që tregojnë se numri i ministrave europianë që kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar për shkak të hetimeve është i konsiderueshëm dhe i vazhdueshëm. Parimi i llogaridhënies ministrore përballë hetimeve serioze është një parim i panegociueshëm, në gjithë kontinentin.

Në Shqipëri, kemi ministra, deputetë edhe kryetarë bashkish në hetim dhe të pandehur për vepra penale, të cilëve nuk u shkon në mendje të japin dorëheqjen dhe të mundësojnë hetimin. Atë aktrojnë dhe e kërkojnë drejtësinë të blinduar me pushtet.

Fjala drejtësi për socialistët është vetëm një slogan. Drejtësia e të pandehurve në pushtet nuk është drejtësi e rrënjosur tek vërteta, por drejtësi e përdorur edhe e spërdredhur sipas nevojës. Rezultati është konfuzioni; paqartësia; zhurma; mungesa e rendit.

Zhurma e Ramës edhe klerikëve të tij, nuk mbron drejtësinë.
Përkundrazi tek zhurma edhe shqetësimi se “po kthehemi në republikë prokurorësh”, dallohet pikërisht vdekja e demokracisë e cila e ka rrënjën tek boshllëku etik i drejtësisë pa ndërgjegje.
Demokracitë vdesin jo vetëm nga të gjitha gënjeshtrat e dukshme, por edhe nga zhurma që ato krijojnë, pikërisht për të errësuar gjykimin njerëzor aq sa të mos dallohet më ndryshimin midis të vërtetës dhe britmave.
Autokracia fillon kur e vërteta bëhet e negociueshme dhe drejtësia personalizohet. Madje është kalimi nga drejtësia në përshtatshmëri, çka shënon lindjen e autokracisë.

Autokracia e të pandehurve socialistë, nuk u ndërtua brenda natës, por hap pas hapi.
Së pari, ajo diskreditoi institucionet që synojnë të frenojnë pushtetin.
Së dyti, shndërroi të vërtetën në një opinion dhe ligjin në një armë.
Së treti, zëvendësoi përgjegjësinë morale me besnikëri.
Ky manual në Shqipëri është fara e tiranisë. Dhe ne po jetojmë procesin e mbirjes edhe lulëzimit të saj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx