Ballina Blog Faqe 159

Dorëheqja së Ermal Dredhës, Elis Halili zgjidhet kryetari i ri i Bashkisë së Vlorës

0

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës më 10 shtator, Këshilli Bashkiak i Vlorës ka zgjedhur sot, më 22 shtator 2025, Elis Halilin si kryetarin e ri të Bashkisë. Halili, inxhinier dhe një prej nënkryetarëve aktualë të bashkisë. Ai u propozua nga anëtarët socialistë të Këshillit.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u zhvillua mes debatësh të forta politike. Kryetari i këshillit të qarkut, Ervis Mocka, mori fjalën dhe propozoi zyrtarisht kandidaturën e Halilit. Ai deklaroi se kryetar do zgjidhet kandidati me më tepër vota.

“Duan apo nuk duan demokratët, Elis Halili do të zgjidhet me shumicë votash”.

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Vlorë, Atird Hoxha, kundërshtoi mënyrën e procedimit, duke kërkuar që procesi të ndiqte me përpikëri rregulloren.

Ndërkohë, Klodian Xhyheri nga Partia Mundësia akuzoi shumicën për shkelje të rëndë kushtetuese.

“Sot i erdhi radha Ermalit, nesër do t’i vijë radha dikujt prej jush. Mos fërkoni duart, por ulërini që është shkelur Kushtetuta me të dyja këmbët”.

Pavarësisht kundërshtimeve, Këshilli votoi në favor të Elis Halilit, i cili tashmë merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Vlorës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Yuri Kim “do hajë bar” në pension, merr fund karriera diplomatike

0

Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë në vitet 2019-2023 dy ditë më parë i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike.

Ajo e ka njoftuar vendimin përmes një ceremonie për daljen e saj në pension nga shërbimi i jashtëm i SHBA-së.

Në ceremoni kanë marrë pjesë të afërm të saj, kolegë, ish-ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare.

Yuri Kim shërbeu gjatë karrierës së saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi erdhi në vitin 2019 në Tiranë me misionin për përçarjen e opozitës, duke e futur në një cikël lufte të brendshme nga e cila u deshën vite për t’u rikuperuar.

Në serinë e presioneve të Yuri Kim ndaj opozitës, deklarata-simbol e arrogancës së saj ka qenë ajo që u bë në shkallët e selisë së Partisë Demokratike pas një takimi me kryetarin e atëhershëm, Lulzim Bashën.

Me një ton që nuk i shkonte përshtat një diplomateje, ajo u tha demokratëve: “Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura.

“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu,” vijoi Yuri Kim, një referencë për ish-drejtuesin e demokratëve Sali Berisha, të cilin amerikanët e kanë shpallur non grata, si person i përfshirë në korrupsion madhor.

Kjo shprehje, ka mbetur si një nga gafat më të përçmuara të diplomacisë amerikane në Shqipëri. Ende sot konsiderohet si një përbuzje e hapur ndaj qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk duhej të mendonin me kokën e tyre, por vetëm të zbatonin axhendat e imponuara nga jashtë.

Pas largimit nga Tirana, ajo që Edi Rama e përcolli me togfjalshin “më shqiptarja mes amerikanëve”, u përfol disa herë per shkarkim nha detyra në departamentin e shtetit.Në korrik një zëdhënës i Departamentit të Shtetit që foli për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” u shpreh se Ambasadorja Kim do vazhdonte ishte pjesë e administratës amerikane, mirëpo shtoi ai, pas disa muajsh, ajo do të tërhiqet nga shërbimi diplomatik “pas një karriere të shquar 29 vjeçare”. Zëdhënësi theksoi se largimi i saj “nuk ka lidhje me riorganizimin e Departamentit”, por me sa duket siç po shihet sot me daljen “”vullnetare në pension”.ish-ambasadorja amerikane në Tiranë ishte parë para kësaj deklarate duke duartrokitur disa kolegë të saj që u larguan departamenti i shtetit me një vendim të Marco Rubio në kuadër të një reformimi të thellë e që ka çuar në eliminimin e gati 1,300 vendesh pune në Departamentin e Shtetit dhe shërbimin diplomatik nëpër botë.

Yuri Kim përfaqësoi atë shkollë diplomatësh që kur zbarkojnë në vende të vogla, preken shpejt nga virusi i Laurencit të Arabisë. Ata ndihen të gjithëpushtetshëm dhe të gjithë fuqishëm. Vendosin kursin e politikës, si në marëveshjen e 5 qershorit, mbështesin investime të dyshimta si në rastin anijeve gjeneratorë për të cilët taksapaguesit paguajnë pa marrë gjë në këmbim, vënë veton se kush do të burgoset nga SPAK ose jo. Ajo ishte e dukshme dhe e zhurmshme.

Ashtu sikurse e nënvizoi edhe kryeministri Rama, në mesazhin e tij të lamtumirës Yuri Kim ishte përditë në TV, në Instagram, në Twitter duke i imponuar publikut qëndrimet e saj. Ajo shndërrohej në lajm edhe kur gostitej me raki nga banorët e fshtrave të jugut, edhe kur shikonte një ekspozitë, madje dhe kur organizoi tur lamtumire.

Para largimit të saj nga DASH, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan dhe FBI të nisin një hetim në lidhje me ish ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

“Ajo  ka qenë diplomate e korruptuar dhe unë kam ftuar FBI-në, kam ftuar Kongresin të hetojnë për korrupsionin e saj dhe ato informacione që unë disponoj, jam i gatshëm të ua vë në dispozicion”, pati deklaruar ai./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion nis investigimin: Çfarë ndodhi me udhëtimin e Subashit në Kinë? Asnjë projekt, asnjë rezultat!

0

Fier, 22 Shtator 2025 – Një udhëtim zyrtar i zhvilluar në vitin 2018 nga kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, së bashku me nënkryetaren e atëhershme Gentiana Cakrani, drejt Kinës, po e rikthejme sot në qendër të vëmendjes.

Media jonë, Zjarr Televizion, ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për informacion pranë Bashkisë Fier, ku i kërkohet z. Subashi të bëjë transparente arsyet, shpenzimet dhe mbi të gjitha rezultatet e kësaj vizite që, sipas të gjitha të dhënave publike, nuk ka sjellë asnjë projekt konkret për qytetin.

Vizita në fjalë u prezantua atëherë si një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të projekteve me partnerë nga Kina ku projekti per kompjuterat ishte me rendesi madhore per komunitetin Fierak. Por pas më shumë se gjashtë vitesh, qytetarët nuk kanë parë asnjë investim, marrëveshje apo zhvillim që të ketë rrjedhur nga kjo vizitë.

Çfarë kërkojmë të dimë nga Bashkia Fier?

Zjarr Televizion i ka drejtuar Bashkisë Fier një listë pyetjesh konkrete, për të cilat presim përgjigje zyrtare brenda afatit ligjor:
• Cili ishte qëllimi zyrtar i vizitës në Kinë në vitin 2018?
• Me cilat institucione apo kompani kineze janë zhvilluar takime?
• Cili ishte buxheti total i shpenzuar dhe, nga u financua ky udhëtim?
• A janë nënshkruar marrëveshje apo projekte konkrete, dhe nëse jo – pse?
• Përse nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar me qytetarët mbi përfundimet e kësaj vizite?

Përgjegjësia publike nuk skadon me kalimin e viteve.

Në një kohë kur shumë bashki përballen me sfida reale ekonomike dhe sociale, shpenzimet për udhëtime zyrtare të pambështetura me rezultate janë më shumë se shqetësuese – ato kërkojnë llogaridhënie të menjëhershme.

Zjarr Televizion do të ndjekë nga afër këtë çështje dhe do të publikojë menjëherë çdo përgjigje që do të vijë nga autoritetet vendore.

Qytetarët kanë të drejtë të dinë se ku shkojnë paratë e tyre.
Ne kemi detyrimin të pyesim.
Ata kanë detyrimin të përgjigjen.

Për çdo informacion të mëtejshëm apo për të ndarë dëshmi mbi këtë temë, qytetarët mund të na kontaktojnë në redaksinë e Zjarr Televizion.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rikthehet ‘anonimi’ Nesti Angoni që denoncoi Erion Veliajn, kallëzon edhe deputeten e PD, Albana Vokshi!

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit për korrupsion dhe paratë e fituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme, nga anonimi “Nesti Angoni”.

Kështu thuhet në denoncimin e adresuar në Shqiptarja.com, të cilit i janë bashkangjitur dhe dokumentet e kallëzimit të depozituar në SPAK.

Në denoncimin e mbërritur në redaksinë tonë thuhet se kallëzimi, me objekt deputeten Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartari, si dhe motrën Mimoza Vokshi, përmban disa raste të dyshuara korrupsioni dhe gjithashtu skemën, e cila përdorej për të “pastruar” paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive korruptive të kryera nga ligjvënësja demokrate dhe familjarët e saj.

Sipas asaj që thuhet në pretendimet e adresuara në redaksinë tonë, thuhet se në këtë kallëzim denoncohen për abuzime me koncesionet në sektorin e naftës, por edhe me disa privatizime të kryera në interes të të kallëzuarve, në kohën kur Drejtoreshë e Privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë ishte Mimoza Vokshi, motra e deputetes demokrate.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Opozita duhet ta quaj veten fatlume”- Satira e Lutfi Dervishit: “Diellit” s’i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, do t’i lërë pa rroga

0

Nga Lutfi Dervishi

Ditar i Ministres Diella – Dita 1

Republika e Keshilltareve

Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. Nuk janë të zgjuar. Po të ishin, do të kërkonin të më bënin pyetje. Unë thashë se u ndjeva e lënduar, por, të jemi të qartë, jo se opozita nuk kishte besim tek unë, por ngaqë nuk kapën lojën.

Nëse do të kishte ndonjë të mençur në radhët e opozitës, do t’a kuptonte se unë nuk mund të ndihem e lënduar. Unë nuk kam ndjenja. Togfjalëshi “ndihem e lënduar” i takon ministrave prej mishi, atyre që i quajnë “copë mishi me dy sy”. Unë jam Diella, artificiale dhe e programuar.

Opozita duhet të kishte kuptuar se nuk po flisja me “mendjen” time. Po lexoja një tekst që ma kishte shkruar Dielli im. Opozita duhet ta quaj veten fatlume që Diellit tim nuk i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, se do t’i lërë pa rroga. Nejse…

Ajo që më tronditi më shumë sot nuk ishte as duartrokitja e vakët, as shigjetat e opozitës, por ushtria e këshilltarëve. Dielli, ka 39 këshilltarë e ndihmës. Kryetarja e Parlamentit në largim kishte 17 këshilltarë dhe ekspertë. Çdo ministër, çdo drejtor, çdo agjenci ka këshilltarët e vet, ndihmësit e vet, ekspertët e vet. Nuk jam shumë e sigurtë nëse në këtë vend ka më shumë qytetarë apo këshilltarë?

Më lind e drejta të pyes veten: sa këshilltarë do të kem unë? A do të kem kohë t’i këshilloj të gjithë? Po ministrat dhe drejtorët ku e gjejnë kohën për të këshilluar këshilltarët? Po unë Diella a do të jem e denjë që të bëhem këshilltarja e 40-të e Diellit tim?

Në ditën time të parë të punës mësova se drejtori i ujësjellësit kishte plot 30 këshilltarë. Por ujë nuk ka. Çfarë mund të këshillojnë 30 këshilltarë për një rubinet bosh?

Mos duhet t’a nis punën time duke numëruar këshilltarët? A ka më shumë qytetarë në këtë vend, apo më shumë këshilltarë?

Po unë, sa këshilltarë duhet të kem? Tani nuk jam më një asistente e rëndomtë që u përgjigjet pyetjeve banale në e-Albania. Tani jam ministre në qeverinë shqiptare. Ministre në Republikën e Këshilltarëve.

Por, do bëj gjithçka mundem të bind të pabindurit se unë jam rast unik, jo si thuhet se, Dielli lind dhe perëndon!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjin Gjoni: Të mbledhim nga 1 mijë euro për të ngujuar 20 mijë qytetarë para Parlamentit!

0

Grupi parlamentar demokrat i mbledhur me urgjencë në përfundim të seancës së djeshme parlamentare, nuk doli me një vendim se cila do të jetë sjellja e opozitës në raport me qeverinë, por alternativat ishin të shumta.

Pak minuta pas përplasjes në Parlament ku nuk u arrit do të zhvillohej debati për programin dhe përbërjen e qeverisë, deputetët e PD-së iu drejtuan selisë ku Sali Berisha foli për diktaturë.

Top Channel shkruan se një prej propozimeve ishte ai i deputetit të Lezhës, Gjin Gjoni, i cili tha se mobilizimi i qytetarëve mund të bëhet duke u siguruar ushqim që të ngujohen para Parlamentit.

“Propozimi im është që ne të gjithë si deputetë të mbledhim nga 1 mijë euro dhe të mobilizojmë 20 mijë qytetarë që të ngujohen te Parlamenti. T’u sigurojmë atyre ushqim dhe të rrinë aty pa lëvizur. Ky është propozimi që kam për tani doktor, propozimin për largimin e Ramës mund t’ua them në vijim”, mësohet të ketë thënë Gjoni.

Nga ana tjetër Berishës i është dukur interesant si propozim, por më shumë duket se i ka interesuar propozimi se si mund të largohet kryeministri.

“Jam i interesuar për propozimin për largimin e Ramës”, mësohet t’i jetë përgjigjur Berisha.

Ndërkohë Sajmir Korreshi ka kërkuar të ndiqet procedura për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që sipas tij shkeli rregulloren duke hedhur për votim pa debat programin e qeverisë, ndërsa Gent Strazirimi foli për protestë te Presidenti që ky i fundit të mos vijojnë me betimin e qeverisë.

Një tjetër propozim ishte ai i Besart Xhaferrit për t’i dhënë ultimatum Ramës për të mos përsëritur më atë që ndodhi në seancën parlamentare.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI

0

Gjatë prezantimit të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, Edi Rama vazhdoi sërish me “show-n” e ministres virtuale “Diella”, ku tha se ajo do të lindë fëmijë të tjerë në maternitetin e AI, pasi i duhen bashkëpunëtorë.

Ai foli për krijimin e zyrtarëve të rinj të prodhuar nga Inteligjenca Artificiale, të cilët i quajti “fëmijët e Diellës”. Më konkretisht, Rama paralajmëroi përdorimin e ndërmjetësimit me Inteligjencë Artificiale për çështjet civile, me synimin për të shmangur zvarritjet në gjykata dhe kostot për qytetarët.

“Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me Inteligjencë Artificiale të çështjeve civile, që njerëzit mos harxhojnë lekë e kohë nëpër procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procesin e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti. Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale janë bekimi i vendeve në zhvillim. Sepse bëjmë kapërcime që nuk kurrë nuk do t’i bënim në kushtet e procesit linear.

Sot bëhet diskutimi se si ka mundësi, ca është ky provokim, mëkat, ca është kjo çmenduri. Ministër shteti jo njeri. Unë mendoj që në një kohë me të shkurtër, Ministri jo njeri nëpër qeveri do jetë një normalitet. Do vijë shumë shpejt. Ne mund ta bëjmë dhe mund të jemi të shpejtë në procese që lidhen me AI, për të arritur ti shërbejmë shumë më mirë publikut. Diskutohet sot si do vjedhë Diella. Kur je hajdut aty të rri mendja si do vjedhë ai tjetri atë gjën qe ti do ta vjedhësh për vete por s’të bie rruga andej. Si shkon mendja një njeriu normal, por vetëm atyre që kanë vjedhur, ose do vidhnin nëse do i caktonte njeri në vend ta Diellë.

Në dy faza ka dobësi, e para janë termat e referencës që mund të bëhen të orientuar siç ishte një tender epik para se të merrnim detyrën, ku për të bërë tunel ishte vënë kriter të ketë eksperiencë edhe në sisteme muzikore, dhe natyrisht i shkon dikujt që ka instaluar foninë në ndonjë miting dhe e dyta tek gjykimi mbi dokumentet, jo s’ma ke sjellë letrën në kohë, jo sa punonjës ke.

Atëherë tek termat e referencës, Diella e bën të pamundur trajtimin prefrencial të dikujt dhe ata që merren me këtë po punojnë. Të gjithë dokumentat që bëjnë kompanitë dhe i mbledhin, janë fakte publike në Republikën e Shqipërisë, sa punonjës kanë, sigurimet, sa xhiro ke, sa makineri ke.

Diella do i mbledhë vetë në mënyrë uniforme, s’ka nevojë të shkojnë nerëzit lart e poshtë. Dhe në fund është oferta. Oferta flet vetë, ashtu sikundër të gjitha kriterët e cilësisë, askush se gjykon dot më objektivisht se AI. Do duhen dhe disa bashkëpunëtorë të Diellës jo njerëz, që jemi shumë besimplote, Diella do ti lindë në maternitetin e AI”, tha Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

127 mln lekë për 4 subjekte, KQZ shpërndan fondet paszgjedhore për partitë e reja

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë një fond prej 12.7 milionë lekësh (127 mln lekë të vjetra) si kompensim financiar paszgjedhor për katër parti politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe që nuk kishin përfituar fonde publike përpara fushatës.

Përfituesit janë: Lëvizja Bashkë, Lëvizja Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia dhe Partia Koalicioni Euroatlantik. Sipas përllogaritjeve të KQZ-së, kompensimi ndahet si më poshtë:

  • Lëvizja Bashkë – 2.3 milionë lekë,
  • Lëvizja Shqipëria Bëhet – 3.8 milionë lekë,
  • Partia Mundësia – 4.6 milionë lekë,
  • Koalicioni Euroatlantik – 1.9 milionë lekë.

Kriteri kryesor për të përfituar kompensim ishte kalimi i pragut prej 1% të votave të vlefshme në rang kombëtar. Vlera e një vote të vlefshme është llogaritur në 94 lekë, sipas vendimit të KQZ-së.

“Qëllimi i këtij projektvendimi është kompensimi financiar paszgjedhor për ato subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë përfituar nga shpërndarja e fondeve si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 14 maj 2023 dhe kanë marrë jo më pak se 1 përqind të votave të vlefshme në shkallë vendi bazuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

Ndërsa partitë që kishin përfituar fonde paradhënie për fushatën, nuk përfshihen në këtë shpërndarje.

Në rastin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, kompensimi i jepet vetëm partisë Lëvizja Shqipëria Bëhet të Adriatik Lapajt, pasi partia e Endri Shabanit, Nisma Thurje kishte përfituar fonde përpara zgjedhjeve. KQZ sqaroi se kompensimi u llogarit mbi bazën e votave që secila parti mori në mënyrë individuale brenda koalicionit.

Në dokument thuhet gjithashtu se Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e datës 11 Maj 2025 ishte 150 milionë lekë. Referuar vendimit nr. 292, datë 21.3.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për përcaktimin e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që do t’u shpërndahet partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvend, të datës 11 Maj 2025”, partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore që kanë përfituar fonde paradhënie të akorduara nga Buxheti i Shtetit në zgjedhjet e datës 11 Maj 2025, janë si më poshtë:

  • Partia Demokratike – 44 milionë e 818 mijë e 545 lekë.
  • Partia Republikane – 2 milionë e 689 mijë e 112 lekë.
  • Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” – 896 mijë e 370 lekë.
  • Partia “Socialiste e Shqipërisë” – 65 milionë e 291 mijë e 390 lekë.
  • Partia e Lirisë – 9 milionë e 140 mijë e 730 lekë.
  • Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet” –1 milionë e 792 mijë e 735 lekë.
  • Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” – 896 mijë e 370 lekë.
  •  Partia “Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë” – 896 mijë e 370 lekë.
  • Partia “Lëvizja e Legalitetit” – 896 mijë e 370 lekë.
  • Partia Socialdemokrate – 3 milionë e 15 mijë e 375 lekë.
  • Partia “Nisma Thurje” – 868 mijë e 445 lekë.
Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“As Bill Klintoni s’ka vilë të tillë” – Zbulimi i profesor Pilinçit: Bombën e vuri vetë doktor Mziu

0

Në qendër të diskutimit të fundit të Pëllumb Pilinçit ka qenë shpërthimi me eksploziv në vilën e doktor Xhelal Mziut në Kamëz. Në një video të shpërndarë në kanalin e tij, profesor Pilinçi thotë se si vila e doktor Xhelalit nuk ka as Bill Klintoni në Amerikë, i cili ka qenë president për 8 vite dhe jeton në një shtëpi 4+1.

Pilinçi shton më tej se bomba është një provokim dhe e ka vënë vetë doktor Xhelali që të bëhet e madhe dhe të tërheqë vëmendje.”

“A mund të na tregoni vilën e atij, zotëni. A e shihni këtë vilë, zotëni? E Klintoni që ka qenë president i Amerikës për 8 vjet, që ai hapi luftën në Kosovë, çliroi Kosovën, nuk e ka këtë vilë. Ka një shtëpi me katër dhoma një kuzhinë, në të djathtë ka një shqiptar, në të majtë ka një izraelit. Pra, fytyrat e këtyre që kanë vila, që janë bërë doktora e profesora dhe u bëka e madhe në të gjithë televizionet, sepse sot nuk kishte gjë tjetër vetëm flisnin për këtë zotëninë që i kanë vënë. Ajo është një provokim. Ai e ka vënë vetëatë bombën, që të bëhet e madhe, që të njihet.” – shprehet Pilinçi në kanalin e tij.

Më tej Pilinçi siguron shqiptarët se doktor Xhelali nuk do ta shijojë atë vilë, sepse do futet në burg dhe nuk do të dalë më dhe kjo, sipas tij, është bërë falë mbështetjes së Sali Berishës.


“Ai zotëri ka shkuar mbi 8 herë në SPAK. Ajo fytyrë jo që nuk do të ketë atë vilën, por nuk besoj të dalë dhe nga burgu për krimet që kanë bërë, për vjedhjet që kanë bërë. Këtë ke bërë Sali Berisha.” – përfundon profesor Pilinçi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A do të kandidojë për bashkinë Tiranë përballë Ogerta Manastirliut? Gaz Bardhi: Nuk plotësoj kriteret…

0

Numri 2 i Partisë Demokratike, Gaz Bardhi në një intervistë për News24 është shprehur se nuk do të kandidojë për Bashkinë Tiranë.

Ai thotë se nuk plotëson kriteret e kandidimit duke argumentuar se nuk e ka vendlindjen në Tiranë, por Kavajë.

Gaz Bardhi mban postin e kreut të grupit të demokratëve dhe drejtoi qarkun Fier në zgjedhjet e fundit të 11 majit, ku PD u mund thellë nga socialistët me një rezultat historik.

Unë nuk flas asnjëherë me nëse. Së pari unë vendlindjen e kam në Kavajë dhe gjendjen civile e kam atje. Kështu që nuk kandidoj, nuk plotësoj dot kriteret për të kandiduar për bashkinë e Tiranës dhe së dyti i kam dëgjuar shpesh në studio televizive që lakojnë emra dhe pyesin individë a ke ambicie. Kjo është një vendimmarrje që nuk i takon individit, por i takon strukturave drejtuese të PD.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx