Ballina Blog Faqe 164

Berisha: Diella Rama do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj krijimit të ministres virtuale “Diella”, një figurë e krijuar me inteligjencë artificiale nga qeveria shqiptare. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor “Diellën” për të shmangur përgjegjësinë lidhur me çështjet korruptive që, sipas tij, e rëndojnë qeverinë.

Ai e cilësoi Diellën si një fyerje, pasi qytetarët po përfaqësohen nga një figurë që “nuk ekziston”.

“Do të ndalem te Diella Rama, e cila përbën aktin më skandaloz në historinë e një shteti. Një president Republike për të dëshmuar se s’ka kushtetutë dhe as ligj, për të dëshmuar se është skllav i akteve të paligjshme të Ramës. Ka dëshmuar se është i nënshtruar totalisht. Turpëroi kushtetutën, turpëroi Shqipërinë duke dekretuar si ministre, Diellën virtuale dhe duke e dekretuar atë, akt I pashembullt.

Pas momentit të parë mediat ndërkombëtare filluan në analizojnë se kjo quhet ndryshe vjedhje e Edi Ramës. Prapa Diellës s’ka asnjë qëllim tjetër veç se largimi i çdo përgjegjësie për vjedhjet.

Rama bashkautor i dosjeve më të rënda korruptive të vendit, djegëseve…tunelit të Llogarasë. Për të mos patur përgjegjësi autorë ai krijoi Diella Ramën. Nuk ka turp më të madh se sa presidenti të dekretojë, Diella është anëtarja më e fundit dhe më e ngushë e familjes Rama”, tha Berisha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mustafa Nano: Pushteti i Ramës është i frikshëm, unë do isha çmendur po të kisha pushtetin e tij

0

Mustafa Nano duke komentuar qeverinë e re, tha që kryeministri Edi Rama është sot një lider absolut në Shqipëri, sidomos brenda mazhorancës socialiste.

Sipas Nanos, ministrja që do të operojë me inteligjencë artificiale, Diella, është një gjetje interesante, që i shkon epokës “High Tecnology”, në të cilën jetojmë, “por unë nuk kam kompetencën për ta vlerësuar si gjetje”. “Duhet të presim për të parë sa funksionale do të rezultojë”.

“Ministrja më e veçantë është Diella. Zgjedhjet e tjera s’më befasuan, janë zgjedhje brenda stilit të Ramës.

Ka zgjedhur sërish kryesisht gra, sepse sipas tij me gratë punohet më mirë, gjë që unë s’e di sa e vërtetë është.

Në terma të CV-së dhe përgatitjes akademike, apo karrierave që kanë, s’më duken keq, sidomos disa që janë edhe fytyra të reja. Por nuk është se ka ndonjë rëndësi të madhe.

Ministrat kanë rëndësi kur ata kanë autonomi për të vepruar, e për të treguar se sa vlejnë, dhe ky nuk është rasti i ministrave të Ramës.

Kush pranon të bëhet pjesë e kabinetit “Rama” e ka futur me siguri në llogari që do jenë vartës të Ramës, dhe aq.

Edi Rama është lider absolut, që delegon pushtet ose te të besuarit e vet, ose te Diella. Të tjerët do të jenë numërorë topi.

Po ju jap një provë për këtë. Kur kryeministri po njoftonte emrat e kabinetit asnjëri prej atyre s’dinte gjë. Të gjithë po bënin reagime spontane e po shihnin njëri-tjetrin.

Më shokoi ajo skenë. Sepse është absurde. Njeriu duhet ta dijë se ku do ta emërojnë, sepse ndoshta mund të ketë arsye ta refuzojë një post të caktuar.

Edhe nëse nuk e refuzon, robi ka nevojë të dijë kohë përpara, në mënyrë që të përgatitet, të vrasë mendjen, të planifikojë risitë, nismat, reformat.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë i bie që nuk ka pse ta vrasin mendjen, pasi e vret tjetërkush. E vret mendjen Rama për ta.

Ky është një pushtet i frikshëm. I frikshëm në radhë të parë për Ramën. Unë vetë do isha çmendur po të kisha një pushtet të tillë”, tha ai për MCN.

Duke folur mbi Diellën, që do të jetë në krye të prokurimeve publike, Nano shton:

“Në terma teknikë s’e marr vesh. Si gjetje rezultoi që të ishte interesante dhe spektakolare, sepse gjeti jehonë kudo, edhe në mediat e botës. Dhe nuk u pa me dyshim. Përkundrazi, u vlerësua.

Por duhet parë, do na duhet të paktën një vit kohë për të parë nëse është një gjë që funksionon. S’është çudi që të ketë një lloj suksesi dhe të rezultojë edhe një shpikje që mund të hapë rrugën e të hyjë kështu në librat e historisë. Por duhet të presim”.

Nano nuk mendon që Veliaj ka dalë nga skena politike dhe sipas tij rol do të luajë fakti nëse kryebashkiaku do të dënohet apo jo.

“Veliaj s’ka dalë nga skena, është në një proces gjyqësor, sepse këtu në Shqipëri e kanë provuar që s’dalin kollaj nga skena, jo vetëm në Shqipëri.

Politikanët kanë 7 shpirtra. Duhet parë gjyqi, nëse dënohet shanset për t’u rikthyer janë thuajse zero. Por nëse s’dënohet del me kredenciale të forta.

Lidhur me Manastirliun, më duhet të them se s’e njoh mirë, s’e kam ndjekur mirë aktivitetin e saj.

Nuk e kam parë ta akuzojnë, e kështu letrat “morale” duket se i ka në rregull.

Ndërsa kompetencën në lëmin e administrimit të pushtetit apo të një sektori të veçantë nuk ia njoh.

Opozitës në Tiranë nuk i jap asnjë shans, pavarësisht nga emri. Opozitën e shoh të mbaruar. Dhe nuk shoh asnjë shenjë se gjërat mund të ndreqen.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Partia Socialiste përcakton drejtuesit e komisioneve parlamentare

0

Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar, pak ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Fokusi i mbledhjes ishte ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë.

Burimet thanë se Damian Gjiknuri është konfirmuar sërish në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërsa Blendi Klosi do të drejtojë komisionin e përhershëm parlamentar të Bujqësisë, Ushqimit dhe Zhvillimit Rural.

Gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë, kryeministri Rama bëri të ditur se komisionet e përhershme parlamentare nuk do të jenë më 8 si në legjislaturën e fundit, por 11. Nga këto shtatë do të drejtohen nga maxhorabca dhe katër nga opozita.

1-Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat – drejton maxhoranca Milva Ekonomi

2-Komisioni për çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – drejton maxhoranca Ulsi Manja

3-Komisioni për çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- drejton maxhoranca Bledi Cuci

4-Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – drejton opozita

5-Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – drejtohet nga opozita

6-Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qendrueshëm – Drejtohet nga maxhornca Anila Denaj

7-Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Drejton Opozita

8-Komisioni për Bujqësine, Ushqimin dhe Zhvillimin Rura – drejton maxhoranca Blendi Klosi

9-Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Drejton opozita

10-Komisioni për Europën dhe Punët e Jatshme – Drejton maxhoranca Igli Hasani

11-Komisioni i ri për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – drejton maxhiranca Fatmir Xhafaj

Komisioni i Posaçem për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri

Komisioni i Posaçëm për Reformëm Administrative-Territoriale – Arbian Mazniku

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Murrizi shpërthen ndaj Berishës e Bardhit, poston videon: Qelbësirat e politikës!

0

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas vendimit të Sali Berishës për të konfirmuar Gazment Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar të PD-së.

Në një postim të publikuar në rrjete sociale, Murrizi e quan këtë vendim tregues të “pazareve të pista” dhe të një politike të degraduar që, sipas tij, nuk ka më lidhje me parimet morale apo kauzat opozitare.

“Kush harron shpejt gabon shpesh. Por kush mendon që na i shet si ‘gabime’ pazaret e pista për b*thën e tij me çdo b*thëlëpirës tjetër në kurriz të demokratëve, nuk meriton as respekt, as mbështetje, as mirënjohje,” shkruan Murrizi, krahas një videoje.

Ai akuzon Berishën dhe Bardhin për marrëveshje të fshehta, duke i cilësuar si pjesë e një “tufe qelbanikësh” që, sipas tij, vetëm shiten dhe blihen për interesa personale.

B*thëlepirjet mes njëri-tjetrit nuk janë as parime morale, as kauza për opozitarët, por tregojnë karakterin bastard që lëpini çdo gëlbazë që keni hedhur në surratin e njëri-tjetrit. Me këtë video kuptohet qartë qelbësirlliku politik i qelbësirave të politikës,” përfundon Murrizi.

Demokrati nuk nuk siguroi një mandat deputeti në zgjedhjet e 11 majit, megjithatë siç ka deklaruar, nuk e sheh veten jashtë skenës politike për shumë gjatë.

Linku i videos:

https://www.facebook.com/watch/?v=1299459224452607

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Profesor Pëllumb Pilinçi: Nuk jam kryeministër “hije”. Qeverinë e kam bërë, pres njerëzit të vete në zyrë

0

Profesor Pëllumb Pilinçi mohon të jetë qeveri hije, duke i quajtur ato fjalë njerëzish. Në një mesazh të shpërndarë, profesori i njohur shprehet se ai e ka bërë qeverinë e tij dhe pret njerëzit të vejë në zyra, por jo në këto zyrat që janë aktualisht, sepse ai premton që t’i lyejë dhe pastrojë ato me allçi.

Gjatë bisedës së tij profesor Pilinçi shprehet se ka ardhur për njerëzit dhe jo për vete, pavarësisht se ka fëmijë dhe nipër që do t’i shijojë, por po e bënë këtë sakrificë, sepse shqiptarët rrinë në kafe dhe bëjnë llogje.

“Unë për ju jam, nuk jam për veten time. Për veten time po humbas kohë. Edhe unë kam fëmijë, edhe unë dua të shijoj fëmijët e mi, nipërit e mi dua edhe unë t’i shijoj, që nuk po i shijoj dot. Përse? Kam erdh për ju. Për ju që keni vetëm llafe nëpër kafene, vetëm mashtrime. Të gjithë televizionet që kanë dalë bëjnë llogje dhe ju qeshni”, thotë kryetari i vetëshpallur i qeverisë jo ‘hije’, profesor Pëllumb Pilinçi.

Gjatë kësaj video ai ka hedhur edhe akuza të rënda për qeverinë e re, duke thënë se 8 prej ministrave janë agjentë të grekut.

Më tej ai zotohet që ta bëjë Shqipërinë në kufijtë natyror dhe thotë se e ka shpallur qeverinë, sipas tij jo hije, dhe pret vetëm të vijnë njerëzit dhe të futet në zyrë.

“Pilinçi do të bëjë Shqipërinë me kufij natyror. Unë tre orë që fle e kam mendjen në amanetet që kam. Amanetet që kam i mbarova, do bëhet qeveria. E bëmë dhe lëre se ç’thonë njerëzit, jo në hije. Pilinçi e ka bërë qeverinë. Unë pres njerëzit për të dalë ku janë zyrat, por jo në këto zyra që janë. Këto që janë do t’i bëj me allçi, do t’i pastroj që nga ’44-tërta dhe deri në momentin që flasim”, u shpreh Pilinçi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut

0

ksperienca ka treguar se nëse Edi Rama e përcjell ndonjë nga vartësit e tij për të dalë nga dera si të padobishëm, me gjasë, pas asaj dere janë duke e pritur një grup prokurorësh që sulen mbi prenë e radhës me të gjithë arsenalin e akuzave penale, që u ka dhënë ligji për drejtësinë e re.

Para arrestimit të Lefter Kokës, vëllai i tij tregoi se si kryeministri Rama i kishte kërkuar dorëzimin e mandatit të Durrësit me pretekstin se ashtu ia kërkonin amerikanët. Por Koka vazhdon të jetë ende i burgosur dhe mban mbi supe peshën më të rëndë të korrupsionint me inceneratorët.

Para se të kërkohej arrestimi i Arben Ahmetajt nga SPAK, ish-zv.kryeministri rrëfeu se si diskutohej hapur në mbledhjet e partisë për mërinë e Edi Ramës ndaj tij dhe për mërmërimat hakërruese ndër dhëmbë se “do ta çonin në të s’ëmës”.

I ngjashëm ishte edhe përjetimi i Erion Veliajt që, para se të burgosej, e kuptoi se si u ftoh marrëdhënia me Edi Ramën, ndërsa ky i retushoi foton e përbashkët, e kritikoi hapur në mbledhjet e partisë dhe nisi ta zhveshë nga detyrat që më parë i kishte besuar në parti, deri sa një ditë oficerët e policisë iu shfaqën në zyrë me një mandat arresti.

Kur kupton se si përshpejtohet hetimi i SPAK, nga momenti që të braktis partia, për Arbjan Maznikun duhet të ketë qenë e vështirë ta përtypë këto ditë shkarkimin nga posti i ministrit të Pushtetit Vendor dhe zëvëndësimin me Ervin Demon. Mospërmendja e emrit në fjalimin e Ramës, lënia pa një angazhim konkret dhe mënjanimi nga punët e qeverisë, në kohë si këto mund të interpretohet si shkelje syri ndaj prokurorëve. Një braktisje nga vëmëndja e Ramës rrezikon ta shndërrojë Maznikun menjëherë në ushqim për një mekanizëm që nuk lëviz, nëse partia ende ka nevojë për ty.

Natyrisht që dyshimet nuk ngrihen pa shkas. Rreth tre muaj më parë, në qershor të këtij viti, SPAK zbuloi gjatë një komunikimi me gazetarët se një ministër i qeverisë së Edi Ramës ishte nën hetim. Interesi për një emër konkret nuk mori përgjigje, por menjëherë u spekulua në media për emrin e Arbjan Maznikut.

Për herë të parë në SPAK ai kishte qenë në qershor të vitit 2024, në një seancë pyetjesh që zgjati rreth tre orë. Ishte koha kur disa skandale e kishin përfshirë bashkinë e Tiranës, në veçanti ai i korrupsionit të drejtorëve të Bashkisë me kompaninë “5D”.

Ishte kjo aferë korrupsioni që e lidh për herë të parë emrin e tij me punën e hetuesve. Dyshimet e para janë për shpërdorim detyre gjatë ushtrimit të funksioneve në Bashkinë e Tiranës. Oficerët e BKH e thirrën për ta pyetur në kohën kur denoncimet e opozitës ishin përqëndruar në aferat e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

Por puna hetuese nuk u ndal këtu. Tre muaj përpara zgjedhjeve të 11 Majit, ndërkohë që Mazniku drejtonte skuadrën e PS në Elbasan, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) shkuan më tej, duke u paraqitur me një mandat kontrolli në banesën e tij, me synim sekuestrimin e provave të mundshme.

Nuk dihen ende detajet konkrete të provave që janë sekuestruar, por hetimet për Maznikun u raportua se ishin në dy drejtime. Një pjesë lidhet me një procedurë tenderuese të dyshuar si fiktive për rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut, gjatë kohës kur Mazniku mbante postin e nënkryetarit të bashkisë. Mbi këtë çështje, ai është marrë tashmë në pyetje edhe në prokurorinë e Tiranës.

Por më problematike për të është një dosje tjetër për konflikt interesi, një rast që të kujton skemën e përfitimit që kishte ngritur ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj me restorantin e të shoqes “Gzona”.

Hetimi ka në qendër kontratat e Bashkisë së Tiranës dhe restorantit “The Home”, një subjekt privat në bashkëpronësi të bashkëshortes së Maznikut, znj. Marinela Lika. Sipas hetimeve paraprake, gjatë viteve 2021–2022, restoranti kishte përfituar rreth 800 mijë euro nëpërmjet tenderave të fituar nga Bashkia e Tiranës dhe kompania publike “Tirana DC”.

Gjithçka do të kishte qenë një biznes normal i Marinela Likës sikur gjatë kohës që restoranti përfitoi 800 mijë euro tendera, ai që firmoste për këto para në llogari, të mos ishte Arbjan Mazniku i cili mbante postin e Kryetarit të Këshillit Administrativ të “TiranaDC”. Konflikti i hapur i interesit ishte i ngjashëm me skemën e “Gzonës” së Ilir Beqajt.

Mazniku e ka mbajtur funksionin e kryetarit të Këshillit Administrativ të “Tirana DC” deri në gusht të vitit 2024 pra dy muaj pasi u thirr në SPAK. Në shtator, restoranti u vendos nën masë sigurimi për mospagim taksash.

Duhet thënë se përveç allishverisheve me paratë e Bashkisë, goditja e Arbjan Maznikut shihet e lidhur edhe me marrëdhënien e ngushtë, miqësore dhe profesionale me Erion Veliajn.

Që në vitet e hershme të Mjaft-it, Mazniku ka qenë ndër bashkëudhëtarët më të afërt të “Lalit” në projektin e G99, më pas në rrugëtimin politik në Partinë Socialiste dhe në bashkëpunimin në Bashkinë e Tiranës. Së fundmi, nga përgjimet që nxorri SPAK për telefonatat e Veliajt nga burgu, ai del si kontakt i besuar i kryebashkiakut, si një mik i ngushtë që thirreth shkurt “Arbi i madh” dhe si njeriu që shërbente për të kaluar mesazhet e Veliajt nga burgu, tek Edi Rama.

Prandaj shkarkimi i Maznikut nga qeveria, lënia pa një pozicion konkret dhe harresa që i bëri Rama në fjalim nuk duket rastësi. Ato janë aktet politike që thuajse përherë rezultojnë të koordinuara me kontrollet nga agjentë e BKH dhe agresiviteti i hetimeve të SPAK, e gjitha në vazhdën e eleminimit të besnikëve të Erjon Veliajt, të cilët tashmë nuk i gjen as në grupin parlamentar dhe as në Bashkinë e Tiranës./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Armir Shkurti: Rrota e Pirro Manit dhe rroçka Edi Ramës

0

Nga Armir Shkurti

S’ka aktor e regjisor shqiptar që s’e njeh këtë histori emblematike të mjeshtrit Piro Mani!

Në kohën e Enverit, para se një pjesë ti shfaqej publikut, kqyrej me lente nga një komision hibrid politiko artistik. Piro kishte vendosur në dekor një rrotë qerreje, e cila s’kishte hiç lidhje as me formën as ne përmbajtjen e dramës. Pasi komisioni pa gjithë pjesën u mblodh me diskutu për vërejtjet dhe sugjerimet e rastit.

– Mirë mo mirë ishte shfaqja, po ajo rrota e qerres sikur s’shkonte aty… – u shpreh i pari

– Po pse mo, mirë është! Tregon lidhjen me fshatin….

Vazhdoi sa të duash mbledhja! Folën e stërfolën të gjithë, por jo për pjesë: folën për rrotën. Në fund i sugjeruan regjisorit se është më e udhës që ta heqë fare. Piro pranoi pa hezitim ta zhdukë rrotën nga dekori dhe mbledhja u mbyll, duke i dhënë miratimin pa diskutim shfaqjes për publikun.

Kur dolën jashtë, njëri nga anëtarët e komisionit, në konfidencë, i thotë:

– Po mirë mo Piro, po a s’më thua pse e vure atë rrotë qerreje ?

– Që të merreshit – siç u morët – vetëm me të e të mos më çanit bythën për pjesën!

“Diella” e Edi Ramës nuk ka hiç ndryshim nga rrota e Piros! Ka që të enjten populli dhe mediat që merren me Diellën ndërkohë që pjesa me 18 “Diella” kaloi pa koment fare.

Po pse mo, nga ndryshojnë Elisa, Adea, Mirela, Blendi e kompani nga Diella? Diella është një aplikacion i programuar nga specialistë të IT dhe AI, siç 17 kolegët e saj janë programuar, drejtohen dhe kontrollohen nga një “specialist” i vetëm: Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Diella është ajo? Anila Bisha tregon të vërtetën e figurës së ministres virtuale!

0

Anila Bisha ka reaguar për imazhin e Diellës, ministres virtuale që nga ekrani ka një ngjashmëri të madhe me aktoren.

“Imazhi i e-Albania jam unë. Edhe zëri. Me dakordësi, imazhi është përdorur për t’u bërë avatar dhe mbaron në dhjetor të vitit 2025,”- shprehet aktorja për Zoom.al.

Nevoja për një konfirmim nga aktorja erdhi pas diskutimeve publike që pasuan një deklaratë të drejtuesit të agjencisë së Inteligjencës Artificiale në Shqipëri. 

Ai nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi nëse imazhi i Anila Bishës ishte përdorur për figurën e Diellës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ervin Salianji viziton prindërit e 14-vjeçarit: Martin Cani nuk duhet harruar

0

Ervin Salianji ka takuar prindërit e Martin Canit, 14-vjeçari, i cili u vra gati një vit më parë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji ka ndarë foto me prindërit e të të ndjerit, ndërsa bën thirrje se institucionet kanë për detyrim të nxjerrin përgjegjësit.

Para dyerve të shkollës u shua jeta e Martin Canit! Sot isha pranë prindërve të tij.

Shoqëria shqiptare ka plagë dhe traumat e saj, vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani pas një konflikti në shkollë ishte një dramë e rëndë që tronditi opinionin dhe trembi çdo familje. Ngjarje të tilla nuk duhet të harrohen kurrë, sepse janë kambanë alarmi për të gjithë ne.

Sot isha për vizitë tek prindërit e mrekullueshëm të Martin Canit, për të nderuar kujtimin e tij dhe për të ndarë dhimbjen e tyre. Por kjo nuk mjafton. Institucionet kanë detyrimin të nxjerrin përgjegjësit, të mos fshehin fajet pas justifikimeve dhe paralelisht të ndërmarrin masa të qarta: ristrukturim të sigurisë në shkolla, praninë e psikologëve e punonjësve socialë në çdo institucion arsimor, dhe programe edukimi që parandalojnë dhunën mes të rinjve.

Shkolla duhet të jetë vendi ku fëmijët tanë rriten, mësojnë dhe ëndërrojnë të qetë – jo një vend ku rrezikojnë jetën. Kujtimi i Martin Canit duhet të shërbejë si thirrje për veprim, që të mos përsëriten më tragjedi të tilla“, shprehet Ervin Salianji.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin

0

Nga Andi Bushati

Ndërkohë që shumica e kastës socialiste prisnin me ankth dhe zemërdridhje mësimin e emrave të të preferuarve të Ramës në qeverinë e re, kryeministri i ka surprizuar të gjithë duke krijuar një lajm më të madh: fundin e Erion Veliajt.

Duke u shtirur si zemërthyer nga vendimet e padrejta të drejësisë, duke përmendur sa për të larë gojën izolimin pa dënim të kryebashkiakut të zgjedhur tre herë, Rama ka shpallur përfundimin e mandait të tij.

Për këdo që i ka pasur sytë hapur, kjo që ngjau sot, mund të përbëjë një surprizë për kohën se kur ndodhi, por jo për fatin e paracaktuar. Prej kohësh Veliaj po trajtohej si lebroz nga shefi i tij. Ministria e drejtësisië e ka privuar atë nga të drejtat si i burgosur i zakonshëm, njerëzit e tij u shkarkuan nga bashkia, mbështetësit e tij u përjashtuan nga grupi i ri parlamentar i PS.

Pra tani, kur Rama shpalli se Këshilli Bashkiak do të fillojë procedurat për shkarkimin e kryebashkiakut të burgosur, madje kur shkoi edhe më larg, kur paratha ndryshime ligjore për të bërë të mundur këtë shkarkim, nuk ka më dyshime se në rastin më të mirë (pra edhe nëse s’duam të besojmë se e ka urdhëruar vetë) ai ka qenë i sinkronizuar me SPAK-un në goditjen ndaj Veliajt.

Në këtë kuptim, hedhja e Lalit si limon i shtrydhur, pikërisht në ditën emërtimit të ekipit Rama 4, tregon shumë për ata që po marrin detyrat e reja sot. Për një pjesë ministrash që ndryshuan dikaster, por sidomos për gjashtë rishtarët e kabinetit, nuk ka asnjë pikë reference se si duhet të sillen për të pasur fat në të ardhmen e tyre. Besfort Lamallari tek drejtësia, Evis Sala tek shëndetësia, Sofian Jaupaj tek mjedisi, Ervin Demo tek pushteti lokal, Toni Gogu tek marëdhëniet me parlamentin dhe Andis Salla tek bujqësia, nuk kanë asnjë eksperiencë ku të mbështeten. Rasti i Erion Veliajt i lë ata pa busull.

Kryebashkiaku i burgosur konsiderohet ende si shembull suksesi nga partia e tij. Ai qëndron në memorie si njeriu që i mundi kundërshtarët tre herë në zgjedhje, që transformoi e modernizoi Tiranën, që pati mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë politikan në mjediset artistiko sportive të kryeqytetit.

Nga ana tjetër ai diti të tregohej servili par excellence i shefit. Edhe duke ulur kokën për të pranuar urdhra për të bojatisur muret e shkallëve, apo për të ndjekur nga pas lopën e një fshatari, ai nuk thoshte kurrë jo. Nuk e bënte këtë as kur, kundër dëshirës së tij, merrte përsipër kostot e shembjes së teatrit të dëshëruar nga shefi apo kur, ndonëse nuk kishte lidhje, përzihej me zgjedhjet në federatën e futbollit.

Por as suksesi sipas parametrave rilindas, as aftësia prej bythëlëpirësi ndaj të madhit, nuk e shpëtoi atë nga rokullisja më dramatike që ndonjë politikan i këtyre tre dekadave ka pësuar ndonjëherë.

Atëherë duke parë këtë fat tragjik, epilogu i të cilit u shkrua pikërisht në ditën e emërimit të tyre të parë, ç’duhet të mendojnë ministrat e rinj ? Kush e përcakton fatin dhe të ardhmen e tyre politike? A ka më rëndësi puna, bindja e verbër, apo edhe këto sëbashku, mund të zerohen papritmas, thjeshtë për teka apo kalkulime perverse të kryeministrit ?

Natyrisht nuk ka dyshim se ashtu si Veliaj, ministrat rishtarë do të kenë mundësi të vënë dhjamë, të pasurohen shpejt, të krijojnë privilegje për veten dhe rrethin e tyre, por përpos kësaj ata nuk do të kenë asgjë më tepër në dorë. Për ta nuk do të ketë asnjë njësi matëse për të krahasur suksesin apo dështimin dhe mbi të gjitha kohën kur do të ikin apo do të bëhen “koka turku”. Prandaj në këtë rast, në vend të urimit është mirë tu thuhet: mirësehytë në aventurën e atij që pranon me ndërgjegjie që mos e ketë më veten në dorë. Ky është steriotipi i një antari tipik të kabinetit Rama 4.

/Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx