Ballina Blog Faqe 72

Akuzat nga SPAK, flet për herë të parë Belinda Balluku: S’kam lidhje me korrupsionin

0

Ish-zv/kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku reagoi për herë të parë në lidhje me akuzat nga SPAK. Ajo tha se ka vendosur të heshtë pasi beson se çështjet juridike duhet të kenë rrjedhën që i parashikon ligji.

Balluku tha se nuk ka pasur kurrë lidhje me korrupsionin dhe deklaroi se nuk e ka penguar kurrë drejtësinë. Përkundrazi ajo theksoi se nxit prokurorinë që të hetojë për të nxjerrë në sipërfaqe të vërtetën.

“Do desha të thosha shkurt për herë të parë disa fjalë për atë që ka ndodhur dhe atë që është thënë në muajt e fundit. Kam marrë vendim personal me vullnet të lirë që të hesht për një çështje juridike pasi besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në mediat sociale, as në banaqet mediatike, por duhet të ketë rrjedhën e saj siç e parashikon ligji. Kam vendosur ndryshe nga shumë të tjerë të mos analizoj, të mos shaj, anatemoj dhe të jem konsistente, në qëndrimin tim sa i përket drejtësisë. Nëse do i ktheheni deklaratave të mia publike nuk do gjeni asnjë deklaratë të kundërshtojë tjetrën. Besoj që drejtësia duhet të jetë e lirë dhe e pavarur. Drejtësia e re si produkt i reformës në drejtësi, si produkt i vizionit të Edi Ramës dhe PS, si produkt i një Shqipërie europiane duhet të vazhdojë të jetë frymëzimi i këtij vendi pasi u krye për t’i kthyer besimin qytetarëve te një drejtësi e drejtë dhe e pavarur.

Nuk do më dëgjoni kurrë as ta lëvdoj kur godet kundërshtarët e mi politikë, as ta anatemoj kur kjo drejtësi mund të prekë interesat e mi personalë. Nuk do më dëgjoni të përmend prokurorë e gjyqtarë dhe secili duhet të jetë i lirë për të vendosur dhe gjykuar pa qenë i ndikuar nga gjyqet publike, nga gjysmë të vërtetat, nga të pavërtetat apo gënjeshtrat. Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin dhe nxis që hetimi që ka nisur prej muajsh dhe që nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si ministre apo zv/kryeministre të vijojë për të nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe. Nuk kam as 300, as 20 dhe as 3 apartamente. Nuk kam as jahte, as limuzina, as helikopterë as avionë.

Të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik, që bëhet me lehtësinë më të madhe në këtë vend, por për të thënë të drejtën unë jam rritur me gjyqet publike dhe ndoshta kurrizi ma mban më mirë se kujtdo tjetër gjyqin publik pasi jam trajnuar dhe kalitur që e vogël. Unë di të bëj punën time. Secili ka mënyrën e tij, jam munduar të bëj më të mirën. Por as nuk e kam penguar drejtësinë dhe as nuk do ta pengoj kurrë drejtësinë tek e cila besoj dhe e kam mbështetur si një pjesë integrale e një Shqipërie europiane”, tha Balluku.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ministrja e re e kabinetit të Ramës shkon me taksi për t’u betuar përpara presidentit

0

Ministrja e re e kabinetit të Ramës, Eriona Ismaili ka shkuar me taksi në Pallatin e Brigadave, aty ku është zhvilluar ceremonia për betimin e ministrave të rinj në qeveri.

Ndryshe nga sa jemi mësuar që ministrat të lëvizin me makinat e shtetit, Ismaili ka zgjedhur si mjet transporti një taksi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SPAK mbyll hetimet për Inceneratorin e Elbasanit/ Ahmetaj merret i pandehur për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie

0

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për ish-zëvëndës kryeministrin Ahmetaj në lidhje me fraksionin e inceneratorit të Elbasanit.

Përmes avokatit të tij, SPAK i ka komunikuar Ahmetajt tre akuza “ korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje dhe mos deklarim pasurie”.

Mbyllja e hetimeve iu komunikua edhe bashkëjetueses së Ahmetaj Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshortes së tij Albina Mançka, si dhe shtetasve Andi Boni, Geirjan Kuka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Sonila Meqemeja, Elidon Begaj dhe Elda Dinaj.

Kjo dosje doli si fraksion më vete për procedimin mëmë të inceratorit të Elbasanit, ndërsa personat e lartëpërmendur akuzohen për një sërë veprash penale.

Çështja u hetua nga tre prokurorët e posaçëm Altin Dumani, Enkeleda Millonai dhe Bledar Maksuti.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme prej muajit korrik të vitit 2023, ndërkohë që organi akuzës ka vendosur në sekuestro disa prona në emër të tij dhe familjarëve të tij.

Ahmetaj ndërkohë po gjykohet në GJKKO në lidhje me veprën penale “shpërdorim detyre” për dosjen “Buka sha”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“0900-ën kam për ty”, Vokshi reagon pas ofendimit të Ballës: Turp për kryetarin dhe gratë socialiste

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas situatës së krijuar një ditë më parë në Parlament, ku kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla përdori gjuhë ofenduese ndaj saj, duke i thënë “për ty Albana kam numrin 0900”.

Sipas Vokshit, gjuha që u përdor ndaj saj ishte seksiste, ndërsa u shpreh se u ndje e lënduar.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ajo deklaroi se ishte një shenjestrim i qëllimshëm politike për të tentuar sulmon ndaj opozitës dhe ndaj grave deputete të opozitës.

“Dhuna verbale, psikologjike nuk ka vend në parlament. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje nga kryetari i grupit tuaj parlamentar,  sepse njerëz me veprime si të tij e turpërojnë parlamentin por jam ndjerë e lënduar për mënyrën si kryetari i Kuvendit e menaxhoi situatën.

Për mendimin tim e menaxhoi në mënyrë të turpshme dhe me mos distancimin nga ana e grave deputete socialiste për atë që u tha në foltore, për gjuhën seksiste që u përdor nga kryetari i grupit parlamentar të PS.

Unë kam bindjen se shenjëstrimi ishte politik, nuk ishte i rastësishëm. Shenjestrimi ishte i qëllimshëm, po tentojnë të godasin opozitën dhe gratë deputete të opozitës”, tha Albana Vokshi në Komisioni i Jashtëm.

Teksa u shpreh se ndjesa e Taulant Ballës ishte “fake”, madje duke përdorur edhe Bashkimin Evropian, Vokshi iu drejtua socialsitëve, duke i thënë se “modeli që ju i jepni grave shqiptarë është ai i Belinda Ballukut”.

“Përdori edhe BE për një ndjesë fake, mashtrim. Më kanë kërcënuar dhe shandazhuar mua dhe koleget e mia. Më kanë dërguar në SPAK mua dhe familjen time. Më kanë përjashtuar tre muaj së fundmi duke më hequr të drejtën e përfaqësimit, pse? Sepse kërkova heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, sepse ajo është modeli i grave që i jepni ju qytetarëve”, deklaroi Vokshi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Thumbi i Elisës për Skënderbeun

0

Elisa Spiropali ka shfrytëzuar një përplasje me opozitën dhe sidomos me Berishën për ti dërguar një mesazh Edi Ramës se është e pakënaqur me shkarkimin e saj si ministre e Jashtme. Në ditën kur në Kuvend po votoheshin anëtarët e rinj të kabinetit, ajo nuk e ka përmbajtur dot veten karshi heroit të saj kombëtar. Duke shfrytëzuar një replikë me Belind Këlliçin, ajo nënvizoi se e vetmja gjë për të cilën ndjente keqardhje ishte fakti se shkarkimin e saj e paratha Berisha.

Çdo detyrë këtu në Kuvendin e Shqipërisë është nder i madh. Jam e qartë, jam e qetë, e vetmja keq për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjala, për asgjë tjetër”, tha Spiropali. 

Për të dekriptuar fjalët e saj duhet ditur pak konteksti. 2-3 javë para se Elisa të linte postin në koridoret e politikës përflitej betimi i Belinda Ballukut se nuk iki nga posti pa tërhequr zvarrë dhe Spiropalin. Aq e përhapur qe kjo, sa me sa duket mbërriti deri në veshët e Berishës, i cili si zakonisht e plasi publikisht.

Dhe duke e rikthyer në vëmendje këtë fabul ish-ministrja e Jashtme do t’i kujtojë Skënderbeut të saj, jo vetëm faktin se e sakrifikoi për Belën por edhe prerjen në besë, se ajo nuk dinte gjë për një vendim që kishte mbërritur deri në veshët e Saliut.

Sikur donte të lëvizte edhe më gishtin në plagë, Berisha e përforcoi gjatë debatit në kuvend pistën Balluku:

“Je viktima më e parëndësishme  e Lubisë dhe më e merituara në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korbë e zezë, ti na vije si nuse e veshur me të bardha. Po pse ca kujton ti se hante bar Lubia? E ke nga vetja jote. Jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoje se tani do bëheshe ti zv.kryeministre. Nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra kloni i lubisë. Ke problem të madh në shkenca. Për Berishën, Rama të lartësonte njësoj si këtë klonin e Lubisë. More përpjetë, iku Lubia, unë do jem Lubia juaj u thoshte. Të dhanë atë që meritove”, tha Berisha./Lapsi.al 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Betohen në Presidencë ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4”

0

Ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4” u betuan sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht postet. Ndryshimet në qeveri u miratuan një ditë më parë në Kuvend me votat e vetë socialistëve.

Cilat janë ndryshimet në qeveri?

Albana Koçiu emërohet zv/kryeministre (Zëvendëson Belinda Ballukun)

Ferit Hoxha emërohet ministër për Europën dhe Punët e Jashtme (Zëvendëson Elisa Spiropalin)

Toni Gogu emërohet ministër i Drejtësisë (zëvendëson Besfort Lamallarin)

Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm (zëvendëson Albana Koçiun)

Ermal Nufi emërohet ministër i Mbrojtjes (zëvendëson Pirro Vengun)

Enea Karakaçi emërohet ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë (zëvendëson Belinda Ballukun)

Erjona Ismaili emërohet ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin (zëvendëson Toni Gogun)

Kujtojmë se një ditë më parë, Kuvendi miratoi shkarkimet e ish-ministrave. Belinda Balluku u shkarkua me 85 vota pro nga posti i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Elisa Spiropali nga posti i Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme me 83 vota pro. Dekreti për shkarkimin e Pirro Vengut si Ministër i Mbrojtjes u miratua me 81 vota.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Nuk e njoh Avokatin e Popullit”, Lapaj akuza Shabanit: Rezultat i një pazari të shëmtuar

0

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, ka deklaruar se, partia që ai drejton nuk e njeh drejtuesin e institucionit të Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

Nga protesta përballë Kryeministrisë, ai u shpreh se Shabani nuk ka legjitimitet moral dhe është sipas tij rezultat i një pazari të shëmtuar.

Ne nuk e njohim si institucion, drejtimin e institucionit, jo institucionin në vetvete, nuk e njohim drejtuesin e atij institucioni si të ligjshëm, sepse nuk plotëson kriteret e ligjit për Avokatin e Popullit, që nga vjetërsia në profesion, ushtrimi i profesionit, e me radhë, e me radhë, janë shumë pika. Nga ana tjetër nuk la legjitimitet moral, sepse është rezultat i një pazari të shëmtuar, që ka synuar dhe po synon tërë kohës, përmes regjisorit Edi Rama, të vrasë besimin e popullit, besimin e rinisë që këtu mund të ketë ndryshim”, tha Lapaj në një intervistë për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN.

Lapaj e konsideroi Endri Shabanin si modelin më të pistë dhe më të keq që mund t’i ofrohet rinisë. Sipas Lapajt një shoqëri s’e vret vetëm krimi i organizuar, por mungesa e moralit.

“Duke dhënë modelin që të gjithë shiten, të gjithë e bëjnë për një vend pune, të gjithë e bëjnë për një post, ai është modeli më i keq, më i pistë që mund t’i ofrohet rinisë. Një shoqëri s’e vret vetëm krimi i organizuar, por një shoqëri fillimisht e vret mungesa e moralit. Morali në politikë, morali në shoqëri, morali në administratë, morali në jetë, imponon pastaj një sjellje tjetër të shoqërisë. Vrasja e moralit në politik, vrasja e moralit në jetën publike, është po aq e rrezikshme sa krimi i organizuar”, tha Lapaj.

Kujtojmë që prej afro 3 muajsh Adriatik Lapaj dhe aktivistë të tjerë të “Shqipëria Bëhet” po protestojnë para Kryeministrisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Rama ha darka, ata godasin institucionet”/ Sejamini: Protestat e PD, zero rezultat

0

Gazetari Neritan Sejamini shprehu bindjen e tij se protestat e opozitës japin “zero rezultat”.

“Opozita nuk mund të thotë që nuk bën dot asgjë derisa të ketë zgjedhje të ndershme. Nuk ka pikë dyshimi që të gjitha zgjedhjet në të cilat do marri pjesë opozita derisa të vijë në pushtet do jenë pak a shumë të pandershme, do jenë pak a shumë të manipuluara nga pushteti dhe detyra e opozitës është si do ta përballojë këtë vështirësi? Si opozita do ta kapërcejë këtë gjë? Dhe këtu ka dy mënyra. Ose do marrësh aq shumë vota sa nuk ka rëndësi se do të marrë e do të vjedhë kundërshtari, ose do zgjosh pakënaqësi sot, pakënaqësi popullore që njerëzit të çohen. Por, unë një gjë e them me siguri të plotë: Protestat që bën opozita e kanë rezultatin zero”, tha Sejamini.

Sipas tij, “opozita ngatërron godinën me pushtetin”.

“Pushteti nuk është godina. Ti hy në Kyeministri po deshe, edhe deri te zyra e kryeministrit. S’domethënë që ke marrë pushtetin. Ti qëlloje me fishekzjarre, qëlloje me çfarë të duash ti. Ai nuk është pushteti. Pushteti nuk është godina. Pushteti janë institucionet dhe ata që e ushtrojnë këtë lloj pushteti. Pra, ti mund të hysh, mund ta godasësh godinën e Kryeministrisë, mund të bësh protestë aty përditë, ndërkohë që zoti Rama është duke ngrënë darkë diku tjetër dhe duke u argëtuar me paratë tona apo duke bërë pazare se kujt do i japi tenderin tjetër të fotovoltaikëve apo portit tjetër të Durrësit. Prandaj, opozita duhet që energjitë e veta t’i kontrollojë, të ketë një plan afatgjatë dhe të kuptojë vështirësitë e detyrës së vet dhe të ngrihet në lartësinë e detyrës së vet”, theksoi Sejamini në “Off the Record” në A2CNN.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mosarritja e konsensusit për zgjedhjen e një presidenti/ Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

0

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në një konferencë për mediat këtë të premte, ku ka njoftuar se ka vendosur të shpërndajë Kuvendin.

“Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe për këtë shtet që ata nuk zgjodhën interesin e Republikës së Kosovës. Andaj sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam nxjerrë dekretin për shpërndarje të Kuvendit dhe nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë”, u shpreh Osmani në konferencën për media.

Presidentja shprehet se bëhet fjalë për një çështje të qartë kushtetuese dhe jo për debat politik, pasi afati i paraparë me Kushtetutë për zgjedhjen e presidentit ka skaduar. Osmani tha se u detyrua ta marrë këtë vendim si pasojë e dështimit të Kuvendit për ta kryer detyrën e vet.

“Neni 86 i Kushtetutës përcakton se presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të afatit të presidentit aktual. Mandati im përfundon më 4 prill 2026. Kjo do të thotë se 5 marsi ishte afati i fundit kushtetues që Kuvendi të zgjedhë presidentin e ri dhe ky afat ka përfunduar mbrëmë në mesnatë. Nuk kemi pra të bëjmë me një debat politik, por me një fakt të qartë kushtetues. Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar të përmbushë një nga obligimet themelore kushtetuese”, tha Osmani.

Ky vendim, siç e theksoi dhe vetë Osmani e çon Kosovën edhe një herë tjetër drejt zgjedhjeve të reja për të cilat presidentja shprehet se do të zhvillohen “Pas konsultimeve të cilat ne do t’i mbajmë me partitë politike. Natyrisht që qytetarët nuk e kanë dashur këtë. Këtë situatë e ka krijuar dështimi i Kuvendit. Askush nuk do të dëshironte një cikël tjetër politik. Por këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm me qëllime të rrezikshme”. Sipas Osmanit, “zvarritjet do të krijonin situata akoma më të rrezikshme”.

Çështja sipas presidentes nuk është nëse do të ketë zgjedhje, por sa do të kenë sukses disa që t’i zvarrisin ato: “Kjo do të thotë se edhe nëse procesi do të vazhdonte tutje, rezultati kushtetues nuk do të ndryshonte. Ne kemi hyrë në një territor shumë të qartë juridik. Prandaj pyetja që do duhej bërë nuk është nëse do të ketë zgjedhje, por sa do të kenë sukses disa që t’i zvarrisin ato. Pra, pyetja është e vetme është se kur është data e zgjedhjeve. Qytetarët nuk kanë nevojë për vonesa të reja, kanë nevojë që të dëgjohet qartë zëri i tyre. Kanë nevojë për qartësi, për institucione që funksionojnë, për një politikë që nuk frikësohet nga përgjegjësia”.

Osmani përsëriti disa herë se është detyruar ta shpërndajë Parlamentin sepse këtë ia dikton Kushtetuta.

“Unë do të përballem qartë në mbrojtje të këtij akti, këtij dekreti i cili është detyrim. Mosnxjerrja do më vendoste në kundërshtim të qartë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe unë asesi nuk kam ndërmend ta bëj.”, tha presidentja. Ajo shprehet se është e gatshme ta mbrojë vendimin në asnkimohet në Kushtetuese: “Jam plotësisht e vetëdijshme dhe e gatshme që ky dekret mund të kontestohet në gjykatën Kushtetuese, por mund të them hapur se nuk kam qenë kurrë më krenare sesa me këtë vendim. Jam shumë me qetë të përballem me një kontestim për veprim në mbrojtje të Kushtetutës, sesa me mosveprim kur rrezikohen themelet e saj.”

Më tej Osmani tha se menjëherë do të thërrasë partitë politike për të nisur diskutimet mbi caktimin e datës së re për zgjedhjet.

Një tjetër pikë që Osmani sqaroi ishte edhe ndikimi i amandamenteve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli. Sipas saj, amendamentet nuk do të kishin asnjë efekt.

“Këto amandamente nuk do të kishin asnjë efekt për zgjedhjen e presidentit që duhej të zgjidhej deri mbrëmë, pra për pasardhësin e menjëhershëm për mandatin tim. Arsyeja është shumë e thjeshtë, vetë amandamentet parashohin që procedura për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli duhet të fillojë 6 muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Kjo do të thotë se, edhe sikur këto amandamente të miratoheshin mbrëmë, ato nuk do të ndryshonin asgjë sa i përket zgjedhjes së pasardhësit tim. Pra, deri dje në mesnatë, ka qenë afati për zgjedhjen e pasardhësit tim,  ai do të zgjidhej nga Kuvendi, dhe vetëm pas 5 vjetësh do të krijohej mundësia për zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli. Kjo nuk ka të bëjë me mandatin tim aktual”, tha Osmani.

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas dështimit të seancës parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Të pranishëm në këtë seancë ishin 65 deputetë dhe mungonin 55 të tjerë. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje deputetëve të vinin në seancë. Ajo tha se deputetët e kanë detyrim të jenë të pranishëm sipas Kushtetutës së vendit dhe se ata nuk kanë marrë leje për të munguar.

Në mungesë të tyre, zgjedhja e presidentit u bë e pamundur, pasi nevojiten së paku 80 deputetë të pranishëm në sallë. dje ishte afati i fundit kur Kosova duhet t’i nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Morën votëbesimin në Parlament, ja kur ministrat e rinj do të betohen te Presidenti

0

Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe të miratuar nga Kuvendi, do të kryejnë ceremoninë zyrtare të betimit përpara Presidentit të Republikës.

Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia do të zhvillohet ditën e premte, më 6 mars 2026, në orën 10:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Mes tensioneve dhe debateve, Kuvendi miratoi  në seancë plenare dekretet e Presidentit për emërimin e disa anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar.

Me 83 vota pro dhe 3 kundër, Parlamenti miratoi emërimin e Albana Koçiut në postin e zëvendëskryeministres.

Po me 83 vota pro dhe 4 kundër u miratua emërimi i Ferit Hoxhës si ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa me të njëjtin rezultat votimi, 83 pro dhe 4 kundër, u miratua edhe emërimi i Besfort Lamallarit në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme.

Ndërkohë, Ermal Nufi u votua ministër i Mbrojtjes me 83 vota pro dhe 6 kundër.
Në krye të Ministrisë së Drejtësisë u miratua emërimi i Toni Gogut, i cili mori 83 vota pro dhe 5 kundër.

Gjithashtu, Enea Karakaçi u emërua ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë me 83 vota pro dhe 6 kundër.

Ndërsa Erjona Ismaili u votua ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke marrë 82 vota pro dhe 4 kundër.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx