Ballina Blog Faqe 74

Sali Berisha thirrje qytetarëve: Më 12 Mars të bashkohemi në kryengritje

0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, njoftoi sot publikisht edhe datën për protestën e radhës kombëtare të opozitës, e gjashta në radhë, ku deklaroi se do të rrëzohet regjimi i qeverisë së Edi Ramës, “i shndërruar në një organizatë kriminale”.

“Akti i fundit me Sllobodanin e ri, Vuçiçin, është thirrje për atdhetarinë e çdo shqiptari kudo që ndodhet. E ka shndërruar Shqipërinë në një vend të rrezikshëm për kombin dhe të ardhmen, për pushtetin e tij, ndaj edhe duhet t’i përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme. Data 12 (mars) është kryengritja e radhës. Ndaj bëj thirrje që të bashkohemi kundër kreut të kësaj organizate kriminale”, tha ai sot (4 mars) gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të PD-së.

Berisha akuzoi në fjalën e tij kryeministrin Edi Rama se është bërë antishqiptar i betuar pas bashkimit me Vuçiç dhe Beogradin, duke minuar integrimin e Shqipërisë në BE.

“Nuk mund të pranojë kurrë një njeri i qytetëruar dhe i përgjegjshëm që të qeveriset nga një padrino, që e vjedh dhe pastaj i thotë se vjedhja nuk është krim. Është për qytetarin, por jo për shtetarin dhe zyrtarin. Qytetarëve i bëj thirrje, ndërgjegjes së tyre, nuk ka ndodhur kurrë, asnjë pushtues nuk ka bërë një ligj të tillë dhe tani nxori mburojën e Beogradit përpara. Tani na thotë se s’na duhet Brukseli por na duhet Beogradi. Po kthehet haptas në një antishqiptar, nuk ka komb në botë që do duronte një njeri si ky, kurrë”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kur jep dorëheqjen një zyrtar socialist? Shalsi: Vetëm nëse kapet në flagrancë

0

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, i ftuar në studion e emisionit “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, u përball me pyetjen mbi standardin politik të dorëheqjes për zyrtarët socialistë, në një debat ku ndërhyri edhe gazetari Lutfi Dervishi.

I pyetur se cili është pragu që një zyrtar i PS-së duhet të largohet nga detyra, Shalsi theksoi se dorëheqja nuk mund të jetë automatike apo e bazuar vetëm në dyshime.

“ Në qoftë se kapet në flagrancë, nëse provohet dukshëm që ka shkelje. Nuk mund të jepet dorëheqja pa diçka konkrete. Në rastin konkret kishte diçka të pazakontë, pezullimi,” u shpreh ai.

Sipas deputetit socialist, situata të tilla kërkojnë sqarim të plotë institucional, për të përcaktuar qartë kufijtë mes përgjegjësisë politike dhe kompetencave të drejtësisë.

“Janë çështje që duhen sqaruar mirë, për të treguar ku i kemi kufijtë ne dhe ku i ka drejtësia,” shtoi Shalsi në Off The Record me Andrea Dangllin.

Debati në studio u fokusua pikërisht te standardi politik i dorëheqjes, në një klimë ku raporti mes mazhorancës dhe institucioneve të drejtësisë vijon të jetë në qendër të diskutimit publik. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Klodiana Lala: Brenda 2026, Rama i pandehur nga SPAK

0

Gazetarja Klodiana Lala shprehet se Rama ka nisur një “betejë frontale” me institucionet e reja të drejtësisë. Sipas saj, Rama ka pasur dijeni për të gjitha aferat korruptive, dhe me bindje të plotë tregon se kryeministri brenda 2026 do të thirret ose do të jetë nën hetim nga SPAK.

Ky ngadalësim i procesit për heqjen e imunitetit të Ballukut, sipas Lalës, shihet si një test për të matur forcën dhe për të krijuar precedentë që mund të shërbejnë për të mbrojtur figura të tjera të larta politike në të ardhmen.

Për Lalën, qëllimi final i kryeministrit nuk është mbrojtja e Ballukut, por mbrojtja e vetes. Duke shtruar një “terren” të ri ligjor dhe procedural, ai synon të “blindojë” pozicionin e tij dhe të qeverisë, veçanërisht për periudhën pasi të mos jetë më në pushtet, kur vulnerabiliteti përballë ligjit rritet.

Kjo strategji, theksoi Lala, e vendos atë në një përplasje të drejtpërdrejtë jo vetëm me SPAK, por edhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët e konsiderojnë funksionimin e pavarur të kësaj strukture si një kusht të panegociueshëm të reformës në drejtësi.

Rezultati i kësaj beteje do të jetë përcaktues për të ardhmen e shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit në Shqipëri, duke treguar nëse askush nuk do të jetë më mbi ligjin, apo nëse politika do të arrijë sërish të vendosë kufij për drejtësinë.

“Historia me zonjën Balluku nisi qysh në tetor të vitit të kaluar dhe që u desh një rrugë e gjatë për të ardhur deri në ditën kur ne jemi sot, ku pritet të ketë një votim në kuvend sa i përket kërkesës së SPAK-ut për leje për arrestimin e saj. Duhet të kemi parasysh që dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Pezullimi nga ushtrimi i funksioneve që mbeti në fakt pas një kalvari të gjatë edhe shkuarjes së çështjes deri në Gjykatën Kushtetuese, mbeti në fuqi. Në fakt sot nuk ka më asnjë vlerë, sepse zonja Balluku nuk është në ato funksione. Nga ana tjetër, SPAK insiston për ta dërguar atë prapa hekurave, duke insistuar në dy momente thelbësore. Së pari thonë që zonja në fjalë është duke intimiduar dëshmitarë edhe ka dyshime, pra në përgjimin mes dy vartëseve të saj ka, ka dyshime të forta që ajo mund të ketë përdorur edhe ata që konsiderohen të fortët për t’i intimiduar.

Dhe së dyti, përmes vartësve të saj, duke i kërcënuar me largim nga vendi i punës, ata ose familjarët, apo edhe duke i joshur në momente të caktuara. Tani ku jam unë? Unë mendoj që jam duke u përpjekur ta kuptoj këtë gjë sepse kjo nuk është vetëm një çështje penale, një çështje thjesht penale juridike, është një çështje edhe politike. Madje është sot më shumë sesa politike. Dhe pse e them këtë që është më shumë sesa politike? Sepse keni SPAK nga njëra anë, keni Belinda Ballukun në mes dhe keni gjithë mazhorancën socialiste me në krye Edi Ramën, i cili ka bërë si asnjëherë më parë një betejë frontale me prokurorët, me gjyqtarët, me vuri në lëvizje personalisht me firmën e tij Gjykatën Kushtetuese për çështjen e pezullimit.

Po vonon në mënyrë të paprecedent çështjen e votimit të kërkesës së SPAK-ut për leje për të arrestuar zonjën Balluku sa më shumë të mundet. Dhe si e shikoj unë këtë dhe pse e shikoj politike? Sepse nuk shikoj një betejë të Belinda Ballukut. Ndoshta Belinda Balluku është tërësisht e pafajshme dhe unë nuk jam askush për ta paragjykuar sepse e prezumoi të pafajshme deri ditën që gjykata do të do ta provojë të kundërtën. Pra do të thotë që është fajtore me vendim të formës së prerë.  Dhe nuk shikoj një betejë të bazuar në prova dhe në fakte, pra një betejë reale juridike, penale, gjyqësore të zonjës dhe thotë, ky fakti që pretendon prokurori nuk qëndron. Në fakt shikoj një luftë politike mes SPAK dhe Edi Ramës. Dhe Edi Rama, me sa kam kuptuar, nuk po mbron Belinda Ballukun. Në fakt po përpiqet të mbrojë veten e vet ose të marrë një garanci. Pra po bën gjithçka për të marrë një garanci që të nesërmen të mos jetë i prekshëm nga SPAK-u.

Unë nuk e shikoj këtë si një negocim. Zoti Rama është duke shtruar, rrugën mendoj unë, ose është duke vënë disa kufij. Se çfarë do të thotë të vësh kufij? Do të thotë që të shkosh në Gjykatë Kushtetuese dhe të përpiqesh me çdo kusht duke sulmuar gjyqtarët në mënyrë të paprecedent që të marrësh një vendim që të leverdisë dhe t’i mbash gjyqtarët larg nga kabinetet qeveritar. Pra t’ju heqësh të drejtën me gjykatë, me vendim gjyqësor, sepse ju e dini vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka fuqinë e ligjit, për të mos pezulluar ministra të tjerë apo ndoshta dhe vetë atë në të ardhmen. E para. E dyta, është duke bërë ndryshime ligjore, është duke bërë çmos, të paktën deri tani, sepse unë kam një qëndrim në fakt disi ndryshe, për të mos dhënë imunitetin e zonjës Balluku. Pra, janë të gjitha këto, është duke shtruar një terren që të nesërmen t’i lërë në pamundësi prokurorët ose gjykatësit për ta prekur atë. Se unë nuk besoj në një negociatë, në një bisedë apo në një kanal komunikimi të nëndheshëm mes palëve.

Pse do thuash? Sepse Edi Rama na ka thënë në vitin e 14 në pushtet, na ka thënë mua, pra kur Edi Rama ka ardhur në pushtet, unë jam bërë nënë. Dhe 13, 14 vjet thuajse është në pushtet. Dhe normalisht është rritur vajza ime, është bërë në prag adoleshence dhe Edi Rama vazhdon t’ju thotë shqiptarëve që drejtësinë e re e solla unë në mesin tuaj, unë ja dhashë shpatën kreut të SPAK-ut, cilido qoftë emri, se ata ndryshojnë çdo tre vjet e të tjera me radhë. Dhe së pari, ai krijon një konflikt me atë që e pretendon si krijesën e vet. Edhe pse unë kam qëndrim të ndryshëm, që SPAK-un dhe reformën, për aq sa ka funksionuar, e kanë diktuar amerikanët. Gjithsesi, Edi Rama ju ka thënë shqiptarëve që e kam bërë unë. Pra, kjo tezë bie. Dhe ky është një dëm shumë i madh politik që i bëhet kryeministrit. Së dyti, ka një betejë të hapur me ndërkombëtarët. Sepse ju e dini që ndërkombëtarët, ose modestisht mendoj që ne e dimë, që ndërkombëtarët janë shumë të qartë. Disa aspekte të reformës në drejtësi nuk mund të preken. Dhe një prej tyre është SPAK-u. Pra në momentin që Edi Rama nuk jep imunitetin e Belinda Ballukut, normalisht është duke hyrë në një përplasje frontale me ndërkombëtarët.”– tha Lala në “A Show”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Të enjten Kuvend, imuniteti i Ballukut nuk futet në rend dite

0

Imuniteti i Belinda Ballukut nuk përfshihet në rendin e ditës në seancën e ditës së enjte.

Socialistët nuk kanë paraqitur në Kuvend akoma raportin e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut. Ndërsa opozita ka paraqitur raportin e saj, duke kërkuar heqjen e imunitetit për Ballukun për t’i hapur rrugën arrestimit nga SPAK.

Edi Rama synon ta zvarrisë këtë çështje për të tejkaluar afatin tremujor kur kërkesa e prokurorisë speciale quhet e rrëzuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rrëfimi/ 3 ditë i uritur dhe i etur në Iran, futbollisti i kombëtares maqedonase, Ashkovski: Më shpëtoi Asani

0

Një dëshmi tronditëse vjen nga futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Stefan Ashkovski, i cili ka rrëfyer momentet dramatike që përjetoi në Iran, mes shpërthimeve, kaosit dhe kufijve të mbyllur.

Në një intervistë për Sport1.mk, Ashkovski tregon se për tre ditë me radhë mbeti pa ushqim dhe pa ujë, ndërsa mbi kokë i fluturonin bombat. “Isha vetëm në mes të luftës. Situata ishte e frikshme, me shpërthime, rrënoja dhe panik kudo”, ka deklaruar ai.

Futbollisti thekson se në momentet më të vështira, ndihma erdhi nga ish-shoku i tij i ekipit, Jasir Asani, i cili luan gjithashtu në Iran. “Asani më shpëtoi. Pa të, nuk e di si do të përfundonte gjithçka”, shprehet Ashkovski.

Sipas rrëfimit të tij, ai arriti të largohej nga zona e konfliktit në momentet e fundit, mes vështirësive të shumta dhe pasigurive të mëdha. Ai shton gjithashtu se u ndje i braktisur nga persona brenda klubit iranian Persepolis F.C., duke pretenduar se nuk mori mbështetjen e nevojshme në një situatë kaq të rrezikshme.

Rrëfimi i tij sjell një panoramë të fortë të realitetit të përjetuar nga sportistët që gjenden papritur në zona konflikti, larg familjes dhe pa siguri për jetën e tyre.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dervishi: Problemi i PS është që ligjin e shohin si pengesë për aferat që planifikojnë

0

Partia Socialiste ndodhet në një nga momentet më të vështira në këto muaj të mandatit të katërt, që sipas gazetarit Lutfi Dervishi nuk ka arritur të përçojë mesazhe qeverisëse por mesazhe mbijetetse.

Dervishi theksoi se brenda shumicës ekziston një mendësi e rrënjosur se ligji është i vlefshëm për të tjerët, por jo për veten.

“Mesazhe mbijetese në kuptimin e raportit me organet e drejtësisë. Janë mesazhe të dyfishta edhe nga mbledhja e grupit parlamentar bashkë me ministrat. Në një anë është kritik ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, e cila buron nga mentaliteti i rrënjosur në klasën politike shqiptare që ligji është shumë i mirë, por s’ka punë me mua. E dyta vjen nga fakti që ne e kemi bërë reformën dhe argumenti i tretë është që ne e kemi popullin me vete, kemi 83 mandate. Domethënë brenda kësaj mendësie për shumicën është e papranueshme që të afrohet prokurori dhe mendësia e katërt që del është që ne jemi pushtet më vete dhe nuk ka njeri punë në oborrin tonë”, tha Dervishi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2.

Sipas tij problemi i mazhorancës është që kushtetutën, ligjin, rregulloren, kodet, i shohin si pengesa drejt objektivit që i kanë vënë vetes dhe jo si hartë që duhet ta ndjekin dhe ta dhe ta respektojnë.

“Domethënë i gjithë problem është që sa kohë ti je në rregull me ligjin, ti nuk ke asnjë problem. Dhe narrativa këtu nuk është mirë qeverisja të themi ose të nxjerrim problemet tona. Narrativa është pse po na godasin dhe nuk po thonë që s’kemi bërë gjë, po thonë po na bini pak fort. Domethënë ky është i gjithë problemi dhe ky është keqkuptimi i madh i shumicës. Pra kushtetutën, ligjin, rregulloren, kodet, të gjitha këto i shohin si pengesa drejt objektivit që i kanë vënë vetes dhe jo si hartë që duhet ta ndjekin dhe ta dhe ta respektojnë. Ky është konteksti dhe këtu nuk është fjala tashmë që janë zemëruar populli opozitar. Këtu janë zemëruar socialistët kur shohin aferat korruptive të paimagjinueshme dhe kjo është një seri tashmë që fillon prej vitesh dhe historia tjetër është marrja peng e vendit”, tha ai.

Dervishi u ndal edhe te raporti i qeverisë me institucionet e reja të drejtësisë dhe mesazhet e fundit që vijnë nga Brukseli për integrimin. Sipas tij Shqipëria kishte një moment të artë me hapjen e negociatave, por nuk u shfrytëzua.

“Pra me veprime që mund të zhbllokosh proceset. Në këtë kontekst veprime që ti mund t’i bësh shumë shpejt dhe të vazhdosh përpara, sepse ky është dhe interesi i të gjithëve të ecim përpara, zvarritet i mban si gjyle nëpër këmbë, derisa historia që t’ia lëmë kohës se mos po ndodh diçka, se mos po ndodh një lloj mrekullie çfarë është transformimi i madh në raport me Shqipërinë. Merre momentin e Shqipërisë. Shqipëria kishte një moment të artë dhe quhej avangardë për integrimin.  Pra quhej vendi, hapi negociatat, mbylli skanerin, hapi të gjithë kapitujt. Çfarë ndodhi befas që Brukseli që zakonisht është diplomatik në gjuhë, u kthye retorika dhe nuk u shfrytëzua, por u kthye mbrapsht deri në mesazhin që do të stopojmë hapat. Pra, ka diçka që duhet korrigjuar nga kjo shumicë? Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të vijnë mesazhe kaq të drejta, kaq brutale dhe kaq të drejtpërdrejta dhe kaq me presion nga Brukseli”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dhunoi Fatmir Metën në ambientet e IKMT-së, shpallet në kërkim Klesti Çela

0

Drejtori i Mjedisit në IKMT, Klesti Çela është shpallur në kërkim pasi dhunoi në zyrë me qytën e pistoletës Fatmir Metën, drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Sipas policisë, Çela akuzohet se së bashku me tre persona të tjerë të paidentifikuar kanë goditur Fatmir Metën në institucion.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin Klesti Çela, pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Meta, drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, në ambientet e këtij institucioni. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, njofton policia.

Burimet bënë me dije se përplasja brenda institucionit kishte të bënte me konflikt që lidhet me një grup inspektimi për çështjen e depozitimit të dherave. Debati fillestar ka nisur verbalisht mes Metës dhe Çelës dhe një ditë më pas, situata ka degraduar në dhunë fizike me qytën e pistoletës.

Pas incidentit të rëndë, Kreu i IKMT-së, Afrim Qëndro, ka liruar nga detyra Klesti Çelën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

17 organizata kërkojnë masë disiplinore nga Kuvendi për Zegjine Çaushin: Përdor gjuhë denigruese ndaj Bardhit

0

17 organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Kuvendi që të caktojë masë disiplinore ndaj deputetes Zegjine Çaushi, me pretendimin se ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese nga kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në letrën drejtuar Byrosë së Kuvendit, organizatat thonë se duke “pasur parasysh se kemi të bëhet me një sjellje të përsëritur jo etike parlamentare nga deputetja Zegjine Çaushi, vlerësojmë se masa “Tërheqje e vëmendjes” nuk përbën më një reagim proporcional në raport me natyrën dhe frekuencën e shkeljes. Në zbatim të parimit të proporcionalitetit dhe të përshkallëzimit të masave disiplinore siç parashikohet në Rregulloren e Kuvendit, kërkojmë marrjen e masës disiplinore “Vërejtje”.

LETRA:

Byrosë së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, që përbëhet nga:

Niko Peleshi Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë PS

Klodiana Spahiu Zëvendëskryetare e Kuvendit PS

Agron Gjekmarkaj Zëvendëskryetar i Kuvendit PD

Milva Ekonomi Sekretare për Buxhetin PS

Belind Këlliçi Sekretar për Buxhetin PD

Ulsi Manja Sekretar për Procedurat dhe Votimet PS

Flamur Hoxha Sekretar për Statusin e Deputetit PD

Fatmir Xhafaj Sekretar për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën e Botimet Parlamentare PS

Taulant Balla Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë PS

Blendi Klosi Sekretar për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit PS

Lënda: Kërkesë për konstatimin e shkeljes së Kodit të Sjelljes dhe marrjen e masës disiplinore “Vërejtje”

I nderuar z. Kryetar,

Të nderuar anëtarë të Byrosë,

Kjo shkresë lidhet me zhvillimet e seancës plenare te datës 19 shkurt, gjatë së cilës deputetja Zegjine Caushi përdori gjuhë fyese dhe denigruese ndaj Kryetarit të Grupit Parlamentar, z. Gazment Bardhi, duke përdorur shprehjeve  që cenojnë dinjitetin personal dhe bien ndesh me standardet e komunikimit parlamentar të parashikuara në aktet rregullatore të Kuvendit. Sjellja e mësipërme përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Nenit 6, pika 1, të Kodit të Sjelljes së Deputetit, i cili ndalon rreptësisht përdorimin në Kuvend të gjuhës së pahijshme, fyese ose denigruese, si dhe çdo formë cenimin personal ndaj deputetëve. Gjithashtu, kjo sjellje bie në kundërshtim me  pikës 2 të po këtij neni, që ndalon forma diskriminimi, stereotipizimi apo komunikimi që cenon dinjitetin njerëzor në ushtrimin e mandatit parlamentar.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është institucioni më i lartë përfaqësues i qytetarëve, ka detyrimin institucional të garantojë standarde të larta etike në diskursin parlamentar dhe të mbrojë dinjitetin e ushtrimit të mandatit përfaqësues. Debati politik mund të jetë i fortë dhe polemik, megjithatë, ai duhet të  të zhvillohet brenda brenda kufijve të respektit institucional dhe të përgjegjësisë  publike.

Nga ana tjetër, media ka amplifikuar gjuhën e urrejtjes në Kuvend përmes shpërndarjes së lajmeve me tituj denigrues përmes citimit të drejtpërdrejtë të fjalëve të deputetes Çaushi, duke i riprodhuar ato pa analizë kritike, çka jo vetëm që legjitimon diskursin e gjuhës së urrejtjes, por edhe kontribuon në normalizimin e tij në hapësirën publike.

Duke pasur parasysh se kemi të bëhet me një sjellje të përsëritur jo etike parlamentare nga deputetja Zegjine Çaushi, vlerësojmë se masa “Tërheqje e vëmendjes” nuk përbën më një reagim proporcional në raport me natyrën dhe frekuencën e shkeljes. Në zbatim të parimit të proporcionalitetit dhe të përshkallëzimit të masave disiplinore siç parashikohet në Rregulloren e Kuvendit, kërkojmë marrjen e masës disiplinore “Vërejtje”.

Në këtë kuadër, kërkojmë nga Byroja e Kuvendit:

Konstatimin formal të shkeljes së Nenit 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit;

Vendosjen e masës disiplinore “Vërejtje”, në përputhje me dispozitat e Rregullores së Kuvendit;

Bërjen publike të vendimmarrjes, në funksion të transparencës, institucionale  dhe forcimit të standardeve të etikës parlamentare.

Kjo kërkesë nuk synon kufizimin e debatit politik, por garantimin e kufijve etikë që e bëjnë debatin demokratik, konstruktiv dhe në përputhje me dinjitetin e institucionit të Kuvendit. Kërkojmë nga mediat të luajnë rolin e tyre edukues dhe të raportojnë me përgjegjshmëri, duke mos ui bërë jehonë e gjuhës së urrejtjes, por të kontribuojnë në ngritjen e standardeve të komunikimit publik, duke promovuar gjuhë të kujdesshme, analizë të balancuar dhe respekt për vlerat themelore të demokracisë dhe barazisë.

Duam gjithashtu të theksojmë se për ne është e rëndësishme që kërkesa jonë të merret parasysh, ndaj presim brenda 10 ditëve kalendarike pune një përgjigje për masat e marra nga ju mbi shkeljen e Kodit të Sjelljes së Deputetit nga deputetja Zegjine Çaushi, në përputhje me kuadrin rregullator në fuqi.

Me respekt,

Albanian Woman in Audiovisual

Organizatat nënshkruese:

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AËEN)

The Center for Science and Innovation for Development (SCIDEV)

Qendra për Advokim Social

Community Reporters Albania (CRA)

Gender Alliance for Development Centre (GADC)

Aleanca LGBT

Ambasada PINK

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT Shqipëri)

Ëestminster Foundation for Democracy (ËFD)

Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri

Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje”

Qendra psiko-sociale VATRA

Në Dobi të Komunitetit

Citizens.al

Albanian Center for Quality Journalism (ACQJ)

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha thirrje qytetarëve: Të gjithë para Parlamentit për të mbrojtur shtetin ligjor

0

Sali Berisha ka dalë këtë të martë në një konferencë për mediat, ku iu është drejtuar mbështetësve të tij me një thirrje për t’u bashkuar në protestë ditën që do të paraqitet në Kuvend kërkesa për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

“Ditën që do paraqitet kërkesa në parlament, që të gjithë para Parlamentit, për të mbrojtur kushtetutën, ligjin, dinjitetin kombëtar, për të mbrojtur shtetin ligjor”, tha ai.

Ai tha se Edi Rama duhet të rrëzohet, por këtë mund ta bëjnë vetëm qytetarët.

“Edi Rama asgjëson drejtësinë, askush nuk e mbështet atë në këtë rrugë, por askush nuk do të vijë ta heqë për leckash nga zyra e kryeministrit, por kjo është detyra jonë. Mos pranoni t’u mbyllen dyert e Europës nga një armik i shqiptarëve. Sot më shumë se kurrë nevojitet të bashkohemi kundër këtij rreziku të jashtëzakonshme për të ardhmen tonë”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se nuk përjashtohet asnjë skenar opozitar ditën e seancës që do diskutohet heqja e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, aktualisht e pandehur, e pezulluar dhe shkarkuar nga detyra pas hetimeve të SPAK-GJKKO.

Ai deklaroi se shumë deputetë kanë shprehur dëshirën për akte sublime, ngujim dhe grevë urie nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut, por vuri theksin tek verdikti i sovranit.

“E vërteta është se deputetët prej kohësh kanë shprehur vendosmërinë që të kalojnë dhe në akte sublime, grevë urie. Dhe asgjë nuk përjashtohet. Por, por, gjithçka do të ndërmerret, ky hap, në momentin e duhur. Mendoj se fjala e sovranit është çështja kryesore në rendin e ditës, sovrani duhet të flasë sepse kjo që po ndodh me shqiptarët është e pashembullt në histori”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

72% e bashkive, në shtesë natyrore negative, jugu në “Vdekje Klinike”

0

Shqipëria po shtegton nga tranzicioni drejt një krizë ekzistenciale demografike. Të dhënat e shtesës natyrore për vitin 2024 dëshmojnë se 44 bashki nga 61 gjithsej kishin shtesë natyrore negative sipas të dhënave të INSTAT. Rreth 72% e bashkive ishin me shtesë natyrore negative.

Jugu në “Vdekje Klinike”

Në krye të listës së bashkive me rënien më drastike të shtesës natyrore qëndrojnë Dropulli (-89.6%), Pusteci (-81.8) dhe Finiqi (-80.5). Këto zona po përjetojnë atë që sociologët e quajnë “implozion demografik (shkrumbim i popullsisë)”.

Për ekonominë lokale, kjo do të thotë fundi i konsumit. Bizneset e vogla, shërbimet dhe tregtia në këto zona po mbyllen pasi nuk ka më blerës. Mungesa e moshës riprodhuese tregon se këto bashki janë kthyer në azile gjigante në qiell të hapur, ku e vetmja e ardhur mbetet pensioni dhe remitancat, duke e bërë rritjen ekonomike të pamundur.

Akset Turistike dhe paradoksi i shtëpive bosh

Bashkitë si Himara (-64.4%), Përmeti (-62.1) dhe Saranda (-19.5) shfaqin zhvillime shqetësuese Megjithëse turizmi po lulëzon, baza e popullsisë në këto zona po shkrihet. Ky trend paralajmëron një krizë afatgjatë për sektorin e hotelerisë.

Pa një popullsi vendase të re, këto zona do të jenë plotësisht të varura nga punëtorët e huaj (nga Azia apo Afrika), duke rritur kostot e operimit dhe duke ndryshuar profilin e shërbimit.

“Ishujt” e mbijetesës Tirana, Kamza dhe Veriu

Në anën tjetër Kamza (119.4%) dhe Tirana (61.9%) mbeten motorët e vetëm demografikë, me shtesë natyrore pak të dukshme. Megjithatë, rritja e tyre nuk është organike, por për shkak zhvendosjes së popullsisë nga qarqet e tjera.

Teksa kostoja e jetesës në Tiranë po bëhet pengesë për lindshmërinë e mëtejshme. Zonat e veriut si Kukësi (73.3%), Dibra (68.35) dhe Kurbini (15.75), të cilat ruajnë një shtesë pozitive.

Por edhe këtu, ekonomia nuk përfiton. Këto zona po prodhojnë burime njerëzore për eksport, ku të rinjtë që lindin aty, sapo arrijnë moshën e punës, emigrojnë drejt BE-së ose Tiranës, duke e lënë veriun me një bilanc pozitiv lindjesh por me një varfëri kronike investimesh.

Me një shtesë natyrore që në totalin kombëtar po shkon drejt zeros ose minusit, nëse heqim metropolet, Shqipëria po humbet dividendin demografik. Me më pak lindje dhe më shumë vdekje (plakje), raporti kontribuues/përfitues do të rëndohet, duke detyruar qeverinë të rrisë taksat ose moshën e daljes në pension.

Industritë fason dhe ato përpunuese, që deri dje bazoheshin te kostoja e lirë e punës në rrethe si në Librazhd apo Krujë do të detyrohen të mbyllen ose të robotizohen me ritme të shpejta për shkak të mungesës fizike të punëtorëve. /Monitor

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx