Ballina Blog Faqe 9116

Thatësira në Gjermani, miliona euro ndihma nga shteti për bujqit

0

Thatësira që po vazhdon prej muajsh në Gjermani ka shkaktuar dëme të medha kryesisht ne bujqesi. Shoqata e fermerëve kërkoi ndihmë emergjente një miliardë euro nga shteti për fermerët e prekur. Por kaq shumë para nuk do të jepen.

Shuma qe do u jepet bujqerve eshte 340 milionë Euro, kjo shume vjen nga federata dhe landet  te cilet duan të ndihmojnë fermerët për shkak të të korrave të këqia si pasojë e thatësirës që po vazhdon prej muajsh në Gjermani. Në sfondin e dëmit të shkaktuar prej thatësirës këtë verë federata do të mbulojë gjysmën e shumës së dëmit, tha ministrja e Bujqësisë Julia Klöckner në Berlin.

Shoqata federale e fermerëve gjermanë pati kërkuar me këmbëngulje ndihmë nga shteti. Fillimisht presidenti i shoqatës Joachim Rukëied vlerësoi një miliardë Euro si ndihmë e “dëshiruar”. Ai tha në Berlin, se synohet jo patjetër kjo shumë, por në radhë të parë duhet shpallur “gjendja e jashtëzakonshme kombëtare”. Kjo është e nevojshme në sfondin e të korrave shumë të këqia të drithrave. Sivjet është korrur 22 përqind më pak grurë e drithëra të tjera krahasuar me një vit më parë. Këtyre u shtohen edhe humbjet prej thatësirësh në të vjelat e pataveve, panxharsheqerit dhe ushqimeve për kafshë.

Në kushtet aktuale të thatësirë fermerët ngrenë edhe një problem tjetër të mprehtë që duhet ta zgjidhë politika: kthesën e nevojshme në sektorin e bujqësisë. 71 të gjermanëve ndryshimi i klimës, sipas një anketimi aktual, u shkakton shqetësime të mëdha. Po ashtu edhe mirëqenia e kafshëve qendron në krye të agjendës së gjermanëve. Si mund të funksionojë kjo kur 500 gram mish derri ofrohet në supermarket për 2,50 Euro, ky është një fakt që duket se shumë nuk e nxjerrin në pah. Në një botë të globalizuar, një ekonomi të orientuar nga eksporti si ajo gjermane, duhet guxim, sipas ekspertëve, për t’ua imponuar rregullat koncerneve agrare. Edhe konsumatorët vlerësohen si të papërgjegjshëm. Kultivimi i bagëtisë në masë shkakton shumë probleme ekologjike. P.sh. edhe pse në Gjermani ka gjithnjë e më shumë vegjetarianë, mbetet konstant sasia e konsumimit të mishit.

Pra apeli i drejtuar shtetit për ndihmë nuk ka të bëjë vetëm me emergjencën e shkaktuar nga thatësira. Në ferma mungojnë edhe punëtorët e rinj, të cilët lalrgohen nga zonat rurale. Në disa zona të Brandenburgut p.sh. pothuajse nuk ka mbetur më asnjë hapësirë agrare. Fermat familjare detyrohen ta ndërpresin aktivitetin si jo rentabël. Si një pjesë e zgjidhjes sugjerohen ferma më të fuqishme familjare, të cilat punojnë me standarde ekologjike duke i kushtuar vëmendje edhe ndryshimit të klimës.Por kjo është vetëm një pjesë e zgjidhjes, sepse efekti që do të ketë ndihma e emergjences nga federata për thatësirën, do të diskutohet tani.

Burimi: DW

Keni telefon ‘Android’? Ja si të ruani baterinë e tij

0

Telefonat “Android” janë shumë të përhapur në të gjithë botën. Numri i përdoruesve të këtij lloj telefoni shtohet dita ditës. Për ata të cilët e kanë një të tillë, problemi kryesor që ju shfaqet është konsumimi i shpejtë i baterisë. Për këtë ekzistojnë disa mënyra mjaft efikase që bëjnë baterinë e telefonit të rezistojë më gjatë:

1. Mbani gjithmonë të hapur opsionin ‘saving mode’.

2. Mbyllni ‘wiffi’, ‘bluetooth’ dhe ”GPS’ nëse nuk i përdorni ato.

3. Sapo të mbaroni mbyllni aplikacionin që ishit duke përdorur.

4. Vendosni telefonin tuaj ‘aeroplane mode’ nëse keni vendosur të mos e përdorni për pak kohë.

5. Ulni ndriçimin e dritës së telefonit tuaj.

6. Riformatojeni herë pas here telefonin në mënyrë që të pastrohet nga aplikacionet problematikë.

7. Asnjëherë mos e përdorni ndërkohë që e keni vendosur telefonin në karikim.

Tregtonte mish me vulë false, AKU fundos kasapin në Librazhd

0

Në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore, AKU ka evidentuar një subjekt i cili tregtonte mish pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin “FlorianRoci” me aktivitet specifik “Tregtim mishi” konstatoi 71 kg mish i cili kishte prejardhje nga kafshë të paregjistruara, të paidentifikuara, si dhe pa i’u nënshtruar asnjë kontrolli të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes.

Për të tejkaluar kontrollet e mundshme të AKU-së, ky subjekt kishte falsifikuar vulën veterinare.Nga verifikimet e kryera u konfirmua pa ekuivok falsifikimi i vulës në karkasën e misht, konturet e të cilës nuk kishin asnjë element të vlefshëm dallues.

Për sa më sipër ndaj subjektit me nipt L53402215L u mor masë administrative gjobë 200.000 lekë, bllokim i menjëhershëm i aktivitetit si dhe konfiskim i 71 kg mish deri në asgjësim. Gjithashtu u denoncua në organet ligj zbatuese për veprën penale të falsifikimit si dhe tregtimit të produkteve ushqimore të rrezikshme.

Ky subjekt është konstatuar edhe më parë me shkelje të ngjashme dhe për rrjedhojë është dënuar administrativisht si dhe referuar në organin e ndjekjes penale.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Katër termete të reja në Shqipëri, tronditet Fushë Kruja

0

Kater lekundje termeti kane ndodhur ne Shqiperi gjate 24 oreve te fundit. IGJEUM raporton se lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë orëve të mesnatës.

Raportohet se tërmeti është regjistruar rreth orës 00:07 të së premtes, dhe kishte si epiqendër Fushë-Krujën.

Tërmeti është ndjerë pak, kryesisht nga banorët e zonës, pasi magnitudë e tij nuk i kalonte 1.3 ballë.

Nderkohe diten e djeshme jane regjistruar edhe tri termete te tjera te lokalizuara ne Kukes, Vlore dhe ne Tirane.

Ne te gjitha rastet lekundjet kane qene te lehta me magnitude jo me shume se 2 balle

Vizat turistike për SHBA, ja cfarë duhet të keni kujdes

0

Ambasada amerikane në ikonografinë e rubrikës ‘Pyet Annën’ sqaron se me vizën turistike nuk mund të punosh në SHBA.

Ambasada amerikane sqaron se kjo është e paligjshme dhe se vizat e punës janë vetëm për punë të vecanta.

‘Sigurohuni që po zbatoni rregullat e vizës tuaj kur udhëtoni në SHBA. Nëse keni pyetje se cfarë është e lejueshme me vizën tuaj, më pyesni mua’, shkuan ambasada në njoftimin e dhënë

Dy shqiptarë e dy grekë sulmojnë me armë patrullën e policisë

0

Dy shtetas grekë dhe dy shqiptarë janë arrestuar pasi kanë qëlluar me armë kundër një patrulle policie.

Ngjarja ka ndodhur në zonën turistike Lagana, ishulli Zakynthos të mërkurën pasdite.

Në kërkim është dhe një tjetër shtetas grek.

Media lokale shkruajnë se të pestë janë bosa te krimit në ishull. Priten njoftime zyrtare nga policia.

Sulmi ka ndodhur pranë një hoteli dhe janë qëlluar dy policët pjesë e struktures kundër krimit të organizuar. Në vendngjarje u gjet dhe një pistoletë 9 mm.

Konsumi i cigares në botë, Shqipëria në alarm

0

Shqipëria rënditet në vendin e gjashtë në botë për konsum të lartë të cigareve për frymë.

Në Ballkanin Perëndimor ku një person pi mesatarisht mbi 2000 cigare në vit vendin e parë e mban Maqedonia dhe më pas Shqipëria.

Të dhënat janë publikuar nga tobaccoatlas.org.

Konsumin më të ulët të cigars në rajon e ka Mali I Zi. Në SHBA, Australi, Brazli ka rënie të konsumit të cigareve.

Në të gjithë botën është përllogaritur se janë konsumuar 5.7 trilion cigare

Frikë nga vettingu, asnjë gjyqtar nuk aplikon për KLGJ, gjykata e lartë përsërit shpalljen

0

Gjyqtaret duket se kane frike nga vettingu. Gjykata e LArte ka rihapur edhe njehere garen per gjyqtare kandidate per KLGJ nga gjykatat e Apelit jashte Tiranes. Por edhe pse shpallja u publikua per here te pare me 31 korrik, dhe u perserit diten esotme me 22 gusht, ende nuk ka asnje kandidat te regjistruar per aplikim.

Kjo duket se ka te beje me faktin se kandidatet, do te perfshihen menejehre ne listen prioritare per te kaluar sa me shpejt ne veting me qellim qe te formohet KLGJ.

NJOFTIM
RISHPALLJE E THIRRJES PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT NGA GJYQTARËT E GJYKATAVE TË APELIT JASHTË TIRANËS PËR POZICIONIN E ANËTARIT TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR.

Në procesin e krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Gjykata e Lartë vepron në zbatim të urdhërimeve kushtetuese e ligjore, e në mënyrë të vecantë të pikës 2 të nenit 147 të Kushtetutës, të pikës 1 të nenit 7 si dhe të pikave 4 dhe 5 të nenit 11 të ligjit nr. 115/2016 “ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në të cilët parashikohet se:

Neni 147/2 i Kushtetutës

Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtarë i zgjedh Kuvendi, nga radhët e juristëve jogjyqtarë.

Neni 7/1 i Ligjit nr. 115/2016

Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të të gjitha niveleve zgjedh 6 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas raportit të mëposhtëm:

a) tre prej të zgjedhurve janë gjyqtarë të shkallës së parë. Së paku 1 prej tyre është gjyqtar në një gjykatë të shkallës së parë jashtë Tiranës;

b) dy prej të zgjedhurve janë gjyqtarë të apelit. Së paku 1 prej tyre është gjyqtar në një gjykatë të apelit jashtë Tiranës;

c) një prej të zgjedhurve është gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Neni 11/4 i Ligjit nr. 115/2016

Në qoftë se nuk ka kandidatë për një ose më shumë nga nivelet e gjyqësorit që duhet të përfaqësohen në Këshillin e Lartë Gjyqësor, sipas përcaktimeve të nenit 147, të Kushtetutës dhe të këtij ligji, Kryetari i Gjykatës së Lartë bën një thirrje të dytë jo më vonë se 3 ditë nga dita kur shpallen kandidaturat në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Në këtë rast afati për paraqitjen e shprehjeve të interesit është 15 ditë nga dita e shpalljes së thirrjes së dytë.

Neni 11/5 i Ligjit nr. 115/2016

Në qoftë se edhe pas thirrjes së dytë nuk paraqiten kandidatë nga shkallët e papërfaqësuara të gjyqësorit, zgjedhja e tyre bëhet me short nga radhët e gjyqtarëve që kanë kandiduar për vendin vakant. Çdo kandidat që përmbush kriteret për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit dhe kriteret për t’u ngritur në detyrë ose për t’u transferuar në shkallët e papërfaqësuara të gjyqësorit, ka të drejtë të kandidojë për vendin vakant përkatës.

Për këtë qëllim, Gjykata e Lartë, në referim të këtyre dispozitave ligjore. rishpall thirrjen e dytë për paraqitjen e shprehjes së interesit për gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për të paraqitur kandidaturën për tu zgjedhur në pozicionin e anëtarit të KLGJ.

Kushtet ligjore që duhet të plotësojnë gjyqtarët e interesuar janë të parashikuara në nenin 7 të ligjit nr. 115/2016 “ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Sipas përcaktimeve të mësipërme afati i shprehjes së interesit është 15 ditë nga dita e rishpalljes së thirrjes së dytë dhe përfundon me datë 6 Shtator 2018.

Gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin sipas parashikimeve të nenit 10 të ligjit nr. 115/2016 “ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në Gjykatën e Lartë.

Dorëzimi i tyre duhet të bëhet në njërën prej mënyrave të mëposhtme:

– dorazi, pranë zyrës së protokollit të institucionit të Gjykatës së Lartë (nga ora 08:00-16:00);

ose

– me postë, në adresën postare zyrtare të Gjykatës së Lartë:

[gjykata e lartë, rruga “ibrahim rrugova”, tiranë];

ose

– me postë elektronike, në adresën zyrtare elektronike të Gjykatës së Lartë: [email protected] ( kërkesa dhe dokumentacioni duhet te jenë në format WORD ose PDF).

Kryetarët e gjykatave të marrin masa që ky njoftim t’i bëhet i ditur gjyqtarëve të gjykatës që drejtojnë.

Shënim:

Bashkëlidhur këtij njoftimi, në përputhje me nenet 10/3 dhe 276/3 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, gjenden për t’u plotësuar nga gjyqtarët interesuar formularët e mëposhtëm:

a) deklarata individuale e gjyqtarit që mbështet kandidatin;

b) formulari i vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

c) formulari për informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor.

Shqiptari masakron me thikë dy persona në Francë, për arsye banale

0

Një vrasje me një autori një shqiptar raportohet se ka ndodhur në Francë orët e vona të së martës. Media franceze “France Bleu” raporton në versionin online se krimi ndodhi në lagjen “Rose Vineyard” në komunën “La Roche-sur-Yon”, rreth orës 22:30.

Një shqiptar (identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije) goditi me thikë në rrugë dy persona, shtetësia dhe identitet e të cilëve nuk bëhen me dije. Një prej tyre ndërroi jetë në vend, pavarësisht se ekipet e emergjencës shkuan shpejt në vendngjarje. Ndërsa personi tjetër i plagosur u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Shqiptari u arrestuar disa momente më vonë.

Sipas dëshmive të para, vrasësi dhe viktima ishin në konflikt për më shumë se një vit pas shitjes së një makine. Natën e kaluar, ata u takuan rastësisht në lagjen Rose Vineyard. Megjithëse sherri para vrasjes ndodhi para disa dëshmitarëve, rrethanat mbeten ende të paqarta.

Një autopsi pritet të kryhet këtë pasdite në trupin e viktimës, për të përcaktuar goditjet që shkaktuan vdekjen.

Sa për të plagosurin, ai është qëlluar në fyt dhe bark. Ndonëse lëndimet e tij kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pyetjet e para nga hetuesit për autorin pritet të zhvillohen këtë pasdite, në prani të një përkthyesi, duke qenë se autori është me origjinë shqiptare.

Kush është shqiptari i vrarë në Greqi që ju sekuestruan 1 milionë euro

0

Operacioni “Forca e Ligjit” ka çuar sot në sekuestrimin e rreth 1 milion euro llogari bankare të një shqiptari të vdekur tashmë, pasi u ekzekutua në tetor të vitit të kaluar në Greqi në kuadër të operacionit “Forca e ligjit”.

Ai është Roland Shëmbitrasi, i cili u vra në moshën 39-vjeçare më 8 tetor të vitit 2017 në lagjen “Glyfada” në Athinë.

Roland Shëmbitrasi është ekzekutuar në Greqi vitin e shkuar. Roland Shëmbitrasi me origjinë nga Korça prej vitesh ishte rezident në Greqi. Ai ishte i martuar dhe babai i dy vajzave të mitura.

I plagosur gjatë atentatit mbeti edhe një shqiptar tjetër i quajtur Gjergji Kapaj. Hetuesit grekë thanë atë kohë se ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës dhe dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Roland Shëmbitrasi njihej edhe me nofkën Roni në lagjen Glydafa. Shëmbitrasi kishte qenë më herët në burg në Greqi.

Hetuesit grekë janë të bindur se 39-vjeçari Roland Shëmbitrasi është ekzekutuar për trafikun e kokainës në lokalet e natës në Athinë. Roni, ashtu siç i flisnin miqtë, ishte bashkëpronar i lokalit të natës “Roy Bar” në lagjen “Glyfada” në kryeqytetin grek, pikërisht ku dhe u ekzekutua.

Në qarqet e drogës, apo “mafia shqiptare” në Athinë sikurse i quan shtypi grek, Roland Shëmbitrasi njihej me nofkën “Tenxherja”. Ai ishte bashkëpronar edhe i tre lokaleve të tjera, dy prej të cilave janë luksoze dhe ndodhen në lagjen “Kalithea” të Athinës. Në këto lokale nate shkonin rregullisht këngëtarë të njohur grekë.

Në vitin 2012, Shëmbitrasi ishte arrestuar nga policia pasi kishte punësuar një ekip prej 10 personash që shpërndanin kokainë me motora tek klientët VIP të 39-vjeçarit.

Ai ka marrë nofkën “tenxherja” për shkak se njihej për përpunimin që i bënte kokainës. Në fund, ai nxirrte një produkt të pastër për klientët e tij. Për këtë arsye, Roland Shëmbitrasi ishte edhe trafikanti më i shtrenjtë në Athinë, pasi 1 gram kokainë e shiste për 100 Euro. Ai kishte një klientelë të qëndrueshme. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin botës së “shoëbiz” në Athinë dhe janë emra mjaft të njohur. Përveç se janë konsumatorë, shumë prej tyre performojnë në lokalet e natës ku ishte bashkëpronar edhe Shëmbitrasi.

Policia shqiptare tha sot zyrtarisht se pasuria është sekuestruar pas procedimit nr. 443 të vitit 2017, bazuar edhe në shkëmbimin e informacioneve me partnerët dhe referoi materialet e para në Prokurori për fillimin e procedimit pasuror për shtetasin R.Sh. Në vijim u regjistrua edhe procedimi pasuror me nr. 8, i vitit 2018.

Bazuar në materialet e dërguara nga Policia e Shtetit, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi sekuestro preventive për llogari bankare të shtetasit të lartpërmendur dhe familjarëve të tij.

Pranë një tjetër banke të nivelit të dytë, u bë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve:

• K. Sh., në shumën 17.033.337 lekë;

• B. Sh., në shumën 924.922 lekë;

• R. Sh., në shumën 51.444.350 lekë.

Në total u sekuestrua shuma 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R. Sh. në fushën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në Greqi.