Ballina Blog Faqe 9118

Demaskohen 3 pedofilët. Prokuroria greke urdhëron publikimin e fotove të dy shqiptarëve

0

Policia greke ka vendosur të publikojë fotografitë dhe identitetin e një shtetasi grek dhe dy shtetasve shqiptarë, që akuzohen se në vitet 2016-2017 abuzonin seksualisht me fëmijë të mitur.

Bëhet fjalë për 83-vjeçarin grek, Dimitris Panitzidis, si dhe dy shqiptarët Altin Gega 24 vjeç dhe Jorgos Bulitsko 22 vjeç, të cilët zhvillonin veprimtarinë e tyre kriminale në Makrohori të Verias, në Greqinë e Veriut.

Nga 3 të arrestuarit, njëri prej shqiptarëve ishte i dashuri i nënës së fëmijëve të mitur, ndaj të cilëve abuzohej; i dyti shoku i tij, kurse i moshuari grek abuzonte ndaj fëmijëve përkundrejt pagesës.

Sa i përket nënës së fëmijëve, e cila ishte në dijeni dhe përfitonte edhe ajo nga shuma e parave, nuk bëhet ende i ditur identiteti i saj.

Publikimi i identitetit të tyre dhe fotografive është bërë me urdhër të Prokurorisë dhe do të qëndrojë në rrjet deri në fund të këtij viti, në mënyrë që policia të mund të marrë edhe dëshmi të tjera për të plotësuar dosjen penale të të arrestuarve, që kanë marrë edhe masën e paraburgimit.

Dyqani i shiti biçikletën e prishur, korçarja dërgon çështjen në gjykatë

0

Një 44 vjeçare nga Korça e ka denoncuar në Polici dyqanin ku kishte blerë para disa ditësh një biçikletë.

Kjo pasi ka konstatuar me imtësi problemet e biçikletës e cila doli të jetë e amortizuar.

‘Më datë 17.08.2018, u referuan materialet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për një subjekt, pasi me anë të mashtrimit, i ka shitur një biçikletë jashtë parametrave të reklamuar shtetases E.M., vjeçe 44, banuese në Korçë. Neni 143 i Kodit Penal”, njofton policia.

Tatimet ‘në aksion’ kërkojnë taksën e qirave, deklarim on-line çdo muaj, përndryshe gjobë

0

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka bërë thirrje individëve që kanë dhënë shtëpi me qira që të deklarojnë taksat, pasi në të kundërt do të përballen me masa ndëshkuese.

Përmes një njoftimi zyrtar, administrata tatimore ka paralajmëruar se në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore do të shfrytëzojë çdo burim informacioni për të gjurmuar transaksionet e qirave dhe ata që nuk deklarojnë taksat.

Sipas ligjit, individët që kanë dhënë apartamente apo prona me qira janë të detyruar që të paguajnë 15% të shumës si tatim mbi të ardhurat. Deklarimi i të ardhurës së përfituar nga qiraja bëhet çdo datë 20 të muajit pasardhës pasi është arkëtuar pagesa.

Sipas procedurave, deklarimet e të ardhurave nga qiraja bëhen në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të tatimeve. Pasi dorëzohet deklarata, serveri i tatimeve gjeneron automatikisht urdhër-pagesën, e cila duhet të printohet dhe të paguhet nga individi në sportelet e bankave të nivelit të dytë.

Gjatë muajve të verës, administrata tatimore ka pasur në fokus të kontrolleve subjektet që japin apartamente apo dhoma me qira në zonat turistike të vendit. Por, sipas administratës, kontrollet do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në qytetet e mëdha ku tregu i qirave është i konsiderueshëm.

Sipas ligjit, për procedurat tatimore fshehja e të ardhurave konsiderohet evazion tatimor dhe përveçse dënohet me gjobë në masën 100% mbi detyrimin e fshehur përbën vepër penale.

Del raporti i CIA-s për rajonin: Mali i Zi i kërcënuar nga terrorizmi, Shqipëria qendër droge

0

Organet e inteligjences amerikane japin alarmin për shtimin e rrezikut të terrorizmit në Mal të Zi. Në raportin më të fundit të publikuar në fazen zyrtare të CIA-s për vendet e rajonit, thuhet se sekti japonez “Aum Shinrikyo” po përmirëson rrjetin e tij në Malin e Zi, megjithëse shumica e anëtarëve u dëbuan dy vjet më parë.

Drogat janë problemi më i madh në rajon

Mali i Zi është i vetmi vend në rajon ku CIA paralajmëron për rrezikun e terrorizmit. CIA thotë se Serbia nuk i zgjidhi problemet kufitare me Kosovën, Kroacinë dhe Bosnje dhe Herzegovinën.

Pretendohet se rruga për transportimin e heroinës nga Azia në Evropë kalon nëpër Serbi dhe se ekonomia e saj është e ndjeshme kur është fjala për pastrimin e parave.

CIA thotë se Shqipëria ka probleme me pastrimin e parave, si dhe kanale për kontrabandën e narkotikëve, armëve dhe emigrantëve në atë vend.

Në Bosnje dhe Herzegovinë, thuhet se po trajtohet problemi i pastrimit të parave dhe korrupsionit, ndërsa gjyqësori është i dobët.

Po ashtu thuhet se Kroacia është një vend tranzit për kontrabandën e kokainës nga Amerika e Jugut në Europën Perëndimore.

Organizata japoneze është riaktivizuar sërish në Mal të Zi pas goditjes në 2016

Sipas raportit, në këtë vend janë strehuar anëtarët e rrjetit të rrezikshëm që është përgjegjës për sulminme gaz sarin në Tokio. Organizata ka nisur riorganizimin e saj përmes rekrutimeve.

Njësitë speciale të policisë malazeze, në mars 2016 arrestuan në Podgoricë 58 anëtarë të kultit famëkeq. Në këtë aksion u arrestuan 43 shtetas rusë, shtatë nga Bjellorusia, katër nga Japonia, tre nga Ukraina dhe një nga Uzbekistani.

Operacioni i arrestimit u krye në bashkëpunim me Shërbimet Inteligjente të vendeve partnere, që paralajëmruan se anëtarët e një “grupi të huaj fetar të tipit të mbyllur” po qëndrojnë në Mal të Zi. Më pas policia shpjegoi se anëtarët e sektit u dëbuan nga Mali i Zi pas arrestimit dhe marrjes në pyetje.

Sekti japonez është përgjegjës për sulmin terrorist në Japoni në vitin 1995, në të cilin 13 vetë u vranë dhe më shumë se një mijë të tjerë u plagosën.

Gjatë kohëve të fundit, Japonia vrau gjashtë anëtarët e fundit të kultit Aum Shinrikyo, të dënuar me vdekje për sulmijn në metronë e Tokios. Shtatë anëtarë të kultit, përfshirë udhëheqësin e Shoko Asahara, u ekzekutuan në korrik.

Kulti u akuzua gjithashtu për shtatë vrasje të tjera, si dhe një sulm të mëparshëm me gaz sarin në vitin 1994, kur u vranë tetë vetë dhe 600 të tjerë u plagosën.

Dëshmitarët e sulmit pretendonin se kishin vënë re paketa nga të cilat rridhte diçka dhe se menjëherë ndjenin avujt nga të cilët u dogjën sytë. Agjenti nervor veproi brenda kap sekondave mbi viktimat, duke u shkaktuar të vjella, verbim, paralizë, deri edhe në vdekje.

Themeluar në vitin 1984, grupi tërhoqi mjaft të rinj, shumica e të cilëve ishin diplomuar në universitetet më të mira. Kulti kishte deklaruar rreth 10 000 anëtarë në Japoni dhe 30 000 në Rusi.

Organizata e tyre u shndërrua në një kult të ditës së gjykimit, që besonte se bota do të shkatërrohej nga lufta dhe vetëm ata do të mbijetonin.

Themeluesi i grupit, Shoko Asahara, i njohur gjithashtu si Chizou Matsumoto, e shpalli veten Krisht dhe i pari “i shkolluar” që nga Buda. “Aum Shinrikyo” fitoi statusin zyrtar si një organizatë fetare në vitin 1989. Pas sulmit në vitin 1995, kulti u tërhoq dhe u quajt “Alef” ose “Hikari no Va”.
“Aum Shinrikyo” konsiderohet si organizatë terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera, por “Alef” ose “Hikari no Va” janë të ligjshëm në Japoni, edhe pse janë shpallur “fe të rrezikshme” nën mbikëqyrje.

Arrsestohet në Krujë i kërkuari për vrasje (Emri)

0

Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë ndalojnë një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një pune të mirëorganizuar me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar të veprave penale kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht:

• Besim Hysa 41 vjeç, banues në Krujë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur masën e sigurisë
” Arrest me burg” në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 76 – 22, 278 / 2 të Kodit Penal.

Shtetasi B.Hysa më datë 26.02.2018 në Cudhi, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin G.H. 22 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Ky është xhipi më i shtrenjtë në botë

0

SUV-i më i shtrenjtë në botë ka dalë në shitje, duke bërë që pasanikët të nisin garën për të futur në garazhin e tyre këtë “ëmbëlsirë” që kushton pothuajse 2 milionë euro.

Vetëm 10 modele Karlmann Kings do të ndërtohen sipas prodhuesit kinez të kësaj makine të zezë, që i ngjan shumë mjetit që shohim nëpër filmat e Batmanit.

Brendësia e kësaj makine të tërheq vëmendjen me sediljet luksoze, një konsolë për të luajtur video-lojra dhe një frigorifer për shampanjën.

Shumë nga gjërat brenda kësaj makine, si aspiratori, sediljet, televizori dhe dritat, kontrollohen me anë të një aplikacioni.

Erdogan: SHBA po godet ekonominë turke, njësoj si të na sulmonte flamurin

0

Një sulm ndaj ekonomisë turke nuk dallon nga një sulm kundër flamurit, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një video-mesazh përpara festës së Kurban Bajramit.

“Sulmi ndaj ekonomisë sonë nuk ka absolutisht asnjë ndryshim nga sulmet ndaj thirrjes sonë për lutje dhe flamurit tonë”, tha ai duke iu referuar krizës së fundit të monedhës turke, të shkaktuar nga presioni ekonomik i SHBA.

“Qëllimi është i njëjtë. Qëllimi është të sjellin Turqinë dhe popullin turk në gjunjë, për ta bërë atë të burgosur”, tha ai.

Ai vuri në dukje se armiqtë e vendit kanë “dështuar ta shkatërrojnë Turqinë me ndihmën e terrorizmit dhe tradhtarëve, dhe kjo nuk do të jetë e mundur të bëhet duke përdorur kursin e këmbimit”.

Më parë, monedha kombëtare e Turqisë humbi pothuajse 20 për qind të vlerës së saj, pasi Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj dy ministrave të qeverisë turke dhe dyfishuan tarifat mbi importet e çelikut dhe aluminit turk mbi arrestimin e vazhdueshëm të pastorit amerikan Andrew Brunson mbi akuzat për spiunazh dhe terrorizëm.

“Droga më shkatërroi jetën”. Apeli i 24-vjeçarit nga Shkodra që përdor heroinë prej 6 vitesh: Më ndihmoni!

0

99% unë jam i shkatërruar 1% jam në këmbë.’ Riad Celufaj dhe fjalët që thotë janë historia e jetës së tij, janë drama e tij. 24 vjeçari nga Shkodra rrëfen betejën me drogërat e forta, që zgjat prej 6 vitesh.

‘Ka arrit puna që jam në gardhin e fundit që mund të shkojë një njeri. Që mund të shkojë një përdorues droge, i kësaj droge, për momentin, ka 6 muaj që jam në trajtim, me metadon. Jam drejt lënies së tij, por edhe atë e shoh shumë të vështirë për ta lënë, shpesh më ngacmon edhe mendja për të pirë drogë prap. Rrezik ka për t’u rikthyer. Ka pas raste që kam ndejtur dy tre ditë në dhimbje në shtrat, sic janë këto dhimbjet kur nuk e merr, kur nuk e përdor, kur të rri mendja aty.’

I riu kujton sesi ishte vetëm 18 vjec kur para se ti mësonte emrin heroinës kuptoi shijen e saj pa e ditur se në c’kurth kishte rënë.

‘Nisi 18 vjec, te një sallë lojërash interneti. Kam taku një person aty, as nuk e njihja se c’të bën kjo lloj droge. Avash avash duke e pirë derisa e kam parë veten që ka dhimbje, ka fiksime, ta jep në tru që o ta marrësh o s’ka. Kam qenë djalë normal, sportist, kampion në boks për dy vite e gjysmë. Kur hyra të punoj për të patur një rrogë, 18 vjec sepse e lash shkollën e mesme. Thash po punoj, po e marr shkollën më vonë… Aty u futa në një sallë internet, njoha një njeri dhe aty merr jetë gjithcka pastaj…’

Sot kur kthen kokën pas nuk sheh tjetër vecse atë pak cka i ka mbetur nga jeta e dikurshme. Babai ka ndëruar jetë, ndërsa familja e ka braktisur e gjitha duke e lënë në vetminë e tijë të mbytur ngado në borxhe që nuk ka me se ti shlyej pasi nuk ka mbetur më pronë pa shitur.

‘Jam koshient për cfarë kam bërë. Është arsyeja që babai më ka vdekur, nëna familja, kanë ik, janë në Francë. Nëna dhe dy vëllezërit e motra, unë jam vetëm këtu. Vetëm me një vëlla, të voglin, kam kontakt, ai nuk është i bashkuar me të tjerët, kam kontakt në facebook. Përgjigjia e tyre është gjej një punë, bëhu mirë, ndoshta pas 4-5 vite a 10 viteve ndoshta atëherë ke për të patur një shpresë me ne. Kam kalu në shitje orendive, pasurive .. i kam vjedh lekë shtëpisë, kur ikën i kam shit të gjitha gjërat. Nuk shihja rrugë tjetër, sepse lodhesh. Por pastaj vjen një kohë që nuk ke ku vjedh më, nuk ke ku merr më’.
E pyesim sesi e gjen drogën dhe si i siguron paratë kur nuk ka një punë dhe të ardhura të tjera. Por pyetja jonë i duke e pakuptimtë pasi thotë se asgjë nuk e ndal një të droguar që t’i gjej paratë.

‘Arrin gjithmonë, maksimumi 2-3 ditë, ditën e katërt ka për detyrë ta gjej një mënyrë. Nëse i ke paratë e gjen lehtësisht. Me dy doza mund të jesh i kënaqur. Unë kam arrit me përdor deri 5 doza brenda një ditë. Në Shkodër njoh 30 – 40 vetë përdorues të heroinës. Hashashi është tmerrsisht i hapur. Kam parë edhe 15 vjecarë.’

2 herë ka provuar por nuk ia ka dalë ti largohet heroinës, por këtë rradhë thotë se është i vendosur tii shkojë deri në fund terapisë me metadon.

‘Ka pas raste që nuk kam qenë i vetëdijshëm. Kur i shoh të rinjtë që mund ta kenë marr atë rrugë, i them largohu ‘mor shok’ se shi ku kam arrit unë. Për mua gjëja më e shtrenjtë është familja sot.’

I mbetur fillikat njeri pa njeri’ 24 vjecari ruan vetëm një lutje për shtetin dhe shoqërinë, t’i japin një punë që të mos i rikthehet pluhurit vrasës.

‘Një punë të rregullt që mund ta marrë veten, kërkoj ndihmën e një shoqate apo njerëzve. Më janë mbledhur shumë gjëra, jam krejt i vetëm pa asnjë njeri. Kam humb besimin te gjithkush. Te njerëzit e mi më të afër… të gjithëve iu kërkoj falje, po kështu paska qene e shkruajtur!’

Nokia 7 Plus shpallet telefoni më i mirë në 2018

0

EISA ka shpallur Nokia 7 plus si telefonin më të mirë në 2018, në kategorinë “konsumatore”, njoftoi HMD Global, shtëpia e telefonit Nokia.

Çmimet e EISA jepen nga komisioni më i madh i pavarur në botë, i përbërë nga përfaqësuesit e 55 revistave dhe portaleve më të respektuara të specializuara, transmeton KosovaPress.

Ata vlerësuan kolektivisht modelin Nokia 7 Plus për dizajn mbresëlënës, performancë të shkëlqyer dhe aftësi mbresëlënëse të kamerave.

Produktet fituese do të prezantohen në IFA, panairin më të madh elektronik të konsumit në botë, që do të mbahet në Berlin nga 31 gushti deri më 5 shtator të këtij viti.

Pas lëvizjes në një numër sferash krahasuar me konkurrentët, Nokia 7 Plus është quajtur telefoni i mençur kryesor në kategorinë e pajisjeve mobile për përdoruesit, i cili do t’i japë atij Çmimin EISA për vitin 2018/19.

Turistja rrëzohet nga trageti në Adriatik, gjendet e gjallë pas 10 orësh

0

Dhjetë orë makth, dhjetë orë duke luftuar për jetën e saj në detin e Adriatikut gjatë natës, atmosferë e një filmi horror.

Mediat italiane raportojnë se një grua britanike ra në det të hapur nga bordi i një anije.

Turistja u shpëtua nga rojet bregdetare kroate dhe më pas u dërgua në spital dhe sipas autoriteteve ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Pasagjerja ra jashtë bordit nga një anije norvegjeze Star, rreth 60 milje nga bregu i Kroacisë, pak pas mesnatës të së shtunës. Ekipet e shpëtimit arritën ta gjejnë atë të gjallë, jo shumë larg nga ku mendohej se ajo kishte rënë.

Për rastin u informua edhe ambasada britanike në Kroaci, ndërsa kanë nisur edhe hetimet në lidhje me këtë incident.