Ballina Blog Faqe 9176

Kim Kardashian di të bëj vetëm një gjë

0

Parfumet e saj KKW dolën në treg vetëm gjashtë ditë më parë.Por Kim Kardashian dëshiron të sigurohet se aroma e re, e cila kushton 60 dollarë për shishe, do të shitet shumë shpejt. Dhe ylli i televizoneve di ta bëjë këtë më së miri duke mos hequr dorë nga zhveshja. Kim ka pozuar nudo duke lyer të gjithë trup me krem për të mbrojtur modestinë. Ajo vuri në pah format e saj bombastike dhe si gjithmonë u dukej shumë seksi.

Photo © 2017 Splash News/The Grosby Group
PREMIUM EXCLUSIVE
Punta Mita, April 24, 2017.
Kim and Kourtney Kardashian take a walk on the beach in matching silver bikinis while enjoying their Mexico Vacation at Casa Aramara in Puna Mita.

Galeria e Parisit i hap dyert nudistëve

0

Një galeri e Parisit ka hapur dyert e saj për herë të parë për nudistët me 161 vizitorë që vlerësojnë artin. Palais de Tokio, një muze arti bashkëkohor, mbajti eventin të shtunën. Pasi lanë rrobat e tyre në gardërobë, vizitorët shikuan të zhveshur ekspozitën përpara se galeria të hapte dyert e saj për të dashuruarit pas artit të veshur. Paris Naturist Association tha se kjo ide ishte një mundësi e madhe. Vitin e kaluar, kryeqyteti francez krijoi një zonë të dedikuar për nudistë në parkun Bois de Vincennes. “Mentaliteti po ndryshon,”-tha Julien Claude-Penegry, drejtor i komunikimit për Shoqatën e Nudistëve të Parisit. “Nudistët po kapërcejnë barriera, tabu ose mentalitete që ishin penguese.” “Atmosfera ishte shumë e bukur,”-tha një mashkull nudist, duke shtuar: “Ju përjetoni veprat ndryshe. “

A ka jetë pas vdekjes? Flasin shkencëtarët…

0

Nga shkencëtarët janë zbuluar ilaçe për t’i ardhur në ndihmë njerëzimit, kanë shpikur internetin, teknologjia ka evoluar falë tyre, por ata japin edhe lajme të këqija. Një shkencëtar ka folur së fundmi për jetën e përtejme, duke thënë se duhet të vazhdojmë jetën tonë në këtë planet, pasi ajo mbyllet këtu. Sean Carroll, kozmolog dhe profesor i fizikës në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni,tha se ligjet e fizikës që rendojnë në jetën e përditshme kuptohen plotësisht, ai shpjegoi se për të qenë një jetë e përtejme, vetëdija do të duhej të ishte plotësisht e ndarë nga trupi ynë fizik. Por në vend të një shpirti të përhershëm, vetëdija duket se përbëhet nga një seri atomesh dhe elektronesh. “Pretendimet se një formë e vetëdijes vazhdon pasi që trupat tanë të vdesin dhe të kalojnë në atome përbërëse të tyre përballen me një pengesë të madhe dhe të pakapërcyeshme, dhe nuk ka asnjë mënyrë brenda atyre ligjeve për të lejuar që informacioni i ruajtur në trurin tonë të vazhdojë pasi të vdesim”, shtoi Dr Carroll.

Dhuna ndaj arbitrit në Vlorë, reagon Shoqata e Arbitrimit: Dënojmë aktin dhe kërkojmë drejtësi

0

Dhuna e ushtruar në stadiumin e Vlorës në përfundim të ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, ku arbitri i ndeshjes dhe zyrtarët janë goditur nga persona pranë Presidentit të klubit dhe nën shoqërinë e tij, për fat të keq rregjistron një tjetër akt shumë të dënueshëm, antisportiv karshi arbitrave të futbollit. Për këtë rast ka reaguar Shoqata e Arbitrimit të Shqipërisë që në një deklaratë për shtyp thekson: Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë e denoncon me forcë këtë ngjarje të shëmtuar dhe shumë të rëndë, e cila vjen pas një presioni në rritje javë pas jave karshi arbitrave në fushat e futbollit, dhe jo vetëm. Ne kërkojmë zbardhjen e plotë të ngjarjes në Vlorë nga ana e Autoriteteve përkatëse për të identifikuar dhe shpënë përpara përgjegjësisë personat që goditën arbitrin Ilir Tartari dhe zyrtarët e ndeshjes. Këto akte aspak civile dhe tepër të dënueshme kërkojnë ndëshkim, jo vetëm nga drejtësia sportive. Asnjë gjë nuk mund të përligjë kurrsesi përdorimin e dhunës karshi arbitrave e kujtdo në një ambjent sportiv. Presioni i vazhdueshëm psikologjik karshi arbitrave këtë radhë në Vlorë degradoi në dhunë fizike dhe ky rast ekstrem kërkon ndëshkim maksimal për ideatorët dhe autorët e tyre.

Në 31 maj seanca e parë për Habilajt

0

Zbulohet data kur do të nisë seanca e parë gjyqësore e gjyqit ndaj personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Rosa Dei Venti” ekzekutuar nga Policia italiane më 14 tetor të vitit 2017. Me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal, në trafik ndërkombëtar droge e armësh, autoritetet italiane vunë nën hetim personat e konsideruar si anëtarë të një bande kriminale e drejtuar nga dy vëllezërit vlonjatë Moisi e Florjan Habilaj. Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Katanias me përgjimet 5 vjeçare ndaj këtij grupi trafikantësh, përmendet disa herë dhe emri i ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Më 31 maj 2018, personat e arrestuar nga hetimet e operacionit Rosa dei Venti, me kërkesë të prokurorit të Katanias Andrea Bonomo do të dalin para trupit gjykues të drejtuar nga gjykatësi Giancarlo Cascino. Cilët janë personat e vënë hetim deri më tani nga Prokuroria e Katanias? A figuron emri i ish minstrit Tahiri në regjistrin e të hetuarve? Këto pyetje priten të marrin përgjigje me nisjen e procesit gjyqësor, si dhe gjatë zhvillimit të seancave të tij ku do të zbardhen detajet e operacionit, përgjimet e antimafias italiane si dhe versionet e fakteve të vënë nën akuzë nga të arrestuarit. Deri në mes të dhjetorit të vitit 2017 në regjistrin e të hetuarve për operacionin Rosa dei Venti figurojnë 15 persona; Moisi Habilaj, Angelo Busacca, Fatmir Minaj, Gianluca Passavanti, Antonino Riela, Maridian Sulaj, Vincenzo Spampinato, Fabio Spampinato, Carmen Sandro Berolini, Enrivo Maria Giaquinta, Ëilliam Patane, Massimiliano Maria Brundo, Rosario Giuliano, Antonio Greco, Giuseppe Greco, si dhe Nezar Seitaj i arrestuar nga Prokuroria shqiptare dhe i ekstraduar në Itali. Prokuroriia e Katanias dhe Antimafia Italiane prej disa muajsh kanë përcjellë në Tiranë dosjen hetimore ndaj këtij grupi trafikantësh duke kërkuar informacione e bashkëpunim hetimor në zbardhjen e plotë të përgjegjësve të këtij trafiku të madh droge mes Shqipërisë dhe Italisë.

Lu i pëmend emrin, Kokëdhima i dërgon letër

0

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, i dërgoi sot një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, z.Donald Lu. Sipas një deklarate për shtyp të Zyrës së shtypit të Partisë “Zgjidhja”, në këtë letër Kokëdhima e informon ambasadorin amerikan për zhvillimet dhe aktivitetin politik të partisë “Zgjidhja” dhe i parashtron disa kundërshtime dhe kërkesa rreth rolit të tij si kryediplomat i SHBA-ve në Tiranë.
Nuk jepen hollësi për përmbajtjen e letrës, por mendohet se ajo ka lidhje me deklaratën e pak ditëve më parë, kur ambasadori Lu, gjatë një takimi të shoqërisë civile, përmendi edhe emrin e kreut të “Zgjidhja”, mes ish-zyrtarëve dhe ish-deputetëve që u larguan nga detyra si rezultat i funksionimit të ligjit të dekriminalizimit dhe punës së gazetarëve kurajozë. Kjo është hera e dytë që ambasadori Lu adreson akuza ndaj ish-deputetit Kokëdhima. Në 4 nëntor 2016, pas akuzave të tilla, Kokëdhima, përmes një deklarate publike, akuzoi diplomatin përfaqësues të Uashingtonit se me deklaratën e tij duke e akuzuar si të korruptuar ka nëpërkëmbur etikën diplomatike. “Me deklaratën e tij ambasadori Donald Lu nëpërkëmbi etikën diplomatike. E bëri pa provë pa asnjë fakt. Gjithë jetën kam punuar në biznesin tim dhe mediat që kam drejtuar janë ndeshur me qeveritë e korruptuara. Kam paguar kostot e kësaj lufte. Kam qëndruar gjithmonë në anën e qytetarëve. Pasuritë i kam bërë me biznesmenë të ndershëm. Erdha në politikë i pasur për të punuar për vendin dhe për një karrierë të shëndetshme. Shumë të tjerë hynë në politikë të varfër dhe u pasuruan. Deklaratat e ambasadorit janë të pavërteta. Janë të ndikuar nga ata njerëz që goditën mandatin tim në Gjykatën Kushtetuese dhe nga ata njerëz e intriga që nxijnë sa një ambasadë në ambasadën tjetër. Intrigat dhe politikanët e ulët të Tiranës nuk mund të vendosin për mua në politikë e bëjnë vetëm qytetarët”, deklaronte Kokëdhima më 4 nëntor 2016.

Pagarusha nderohet për ditëlindje me çmimin prestigjioz nga Donald Trump

0

Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, është e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit. Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të këndoj diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe. Sot ajo ka festuar 85-vjetorin e lindjes.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka bërë asaj një nderim të veçantë. Presidenti Trump i akordoi bilbilit të muzikës një medalje Mirënjohje dhe me këtë rast, ditën e djeshme kur data shënonte 6.5.2018, pranë Akademisë së Arteve në Tiranë është mbajtur një ceremoni nderimi për legjendën e muzikës shqiptare. Në aktivitet morën pjesë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, diplomatë të ambasadës amerikane si dhe intelektualë dhe personalitete të fushave të ndryshme.

Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

0

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave, kësaj radhe nga dy shtetas norvegjezë, të cilët zgjodhën Shqipërinë për të pastruar mbi 800 mijë euro, që dyshohen se janë krijuar nga skema mashtrimi. Ove Johanson dhe Joo Borgen Nilsen, janë dy norvegjezët, të cilet tentuan që nëpërmjet hapjes së firmave fantazëm në vendin tonë dhe shitblerjes së aksioneve, të justifikonin qindra mijëra euro që i kanë siguruar nga aktiviteti kriminal. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shoqëria “Norwegian Golf Devlopment AS”, e regjistruar në Novergji, ka shitur aksionet e saj në vendin tonë për një vlerë prej 2850 euro. Blerësi kryesor i këtyre aksioneve me 90 për qind është Ove Johanson. Dy muaj pas kësaj kontrate, Johanson i shet të bashkëpandehurit të tij Joo Borgen Nilsen 40 për qind të aksioneve të firmës për një vlerë prej 600 mijë euro. Pra një cmim 500 herë më i madh se vlera e blerjes në një kohë që në shoqëri nuk ishte bërë asnjë investim. Nag ana tjetër norvegjezi Nilsen, regjistroi në vendin tonë shoqerine me emrin “Asia Capital Group” me object veprimatrie, ndërtime, projektime dhe zbatime të projekteve inxhinierike. Me anë të këtyre kamuflimeve norvegjezët sollën në vend disa llogari bankare nga Filipinet, vlera e të cilave është 600 mijë euro. Kjo shifër është sekuestruar nga prokuroria, e cila përveç transaksioneve të dyshimta të blerjes së aksioneve shumë lirë dhe shitjes me një vlerë 500 fish më të lartë, ka mbledhur informacion se dy norvegjezët janë të kërkuar dhe dënuar edhe në vende të tjera të rajonit. Ove Johanson rezulton i dënuar në Kosovë për një mashtrim me 300 mijë euro. Ndërsa Joo Borgen Nilsen rezulton pjesë e skemave piramidale në Norvegji e njohur si Unaico. Të dy të pandehurit norvegjezë janë dërguar së fundmi për gjykim në mungesë në gjykatën e Tiranës, pasi janë larguar jashtë Shqipërisë.

Vettingu në polici

0

Në ditën e fundit kur trupës policore po i skadon afati i dorëzimit të formularëve të vettingut, rezulton 11.700 efektivë e kanë përmbushur këtë detyrim ligjor. Policët kanë kohë deri në orën 24.00 të ditës së sotme, ndërkohë që shumica më e madhe prej tyre e kanë realizuar procedurën deri në mesditën e të hënës. Deri mesditën e së hënës, dita e fundit për afatin e dorëzimit të formularëve për vetingun në polici, vetëm 300 efektivë nuk e kishin kryer këtë procedurë, ndërsa afati ligjor është deri në orën 24:00. Lajmi konfirmohet nga burime të Ministrisë së Brendshme, të cilat bëjnë me dije për Ora News se deri në mesditë, formularët e vettingut i kishin plotësuar 11.700 efektivë, nga 12 mijë policë që do t’i nënshtrohen këtij procesi. Duke qenë se policët, punonjësit e Gardës dhe SHÇBA-së, kanë edhe disa orë afat për të dorëzuar 3 formularët, atë të pasurisë, karrierës dhe pastërtisë së figurës, drejtuesit e Ministrisë së Brendshme janë optimistë se ky proces do të përmbyllet ashtu siç ishte parashikuar dhe dorëheqjet do të jenë në numra të papërfillshme. Deklaratat e fundit nga kjo Ministri se nuk do të ketë penalizime për plotësim gabim të formularit, kanë shtuar edhe flukset e dorëzimeve. Kohët e fundit u fol për dorëheqjen e afro 500 efektivëve, shifër kjo e deklaruar nga Sindikata e Policisë, nisur nga vështirësitë për plotësimin e formularëve. Përpos pasurisë që policët kanë vendosur nga puna e tyre në shtet, atyre u është lënë edhe mundësia e deklarimit të pasurive informale, pa penalizim, deri në limitin e 1.5 milionë lekëve të reja.

UEFA ua beson serbëve finalen e Champions League, përcaktohen arbitrat

0

UEFA ka marrë një vendim surprizë sa i përket katërshes që do të gjykojë finale e Champions League ku do të përballen Real Madrid dhe Liverpool. Ai do të jetë serbi Milorad Maziç. Mazic, 45 vjeç, ka qenë arbitër ndërkombëtar që nga viti 2009 dhe është ndër të zgjedhurit e FIFA-s për të marrë pjesë në Kupën e Botës së Rusi, pasi ka gjykuar pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, asnjë të dy skuadrave finaliste, si dhe dy sfida në “Europa League”. Arbitri i finales së Kupës së Konfederatave të vitit të kaluar, luajtur mes Kilit dhe Gjermanisë (0-1), Mazic, do të asistohet në Kiev nga bashkatdhetarët e tij, Milovan Ristic dhe Dalibor Djurdjevic, me francezin Clement Turpin si gjyqtar i katërt. Gjithashtu, serbët Nenad Djokic dhe Danilo Grujic do të jenë arbitra shtesë, pas portave.