Ballina Blog Faqe 9185

Banorët e Verrisë protestë kundër inceneratorit

0

Banorët e Verrisë kanë dalë dhe sot për të bllokuar rrugën e automjeteve të Klodian Zotos që kërkon t’u ndërtojë inceneratorin e helmit për ajrin, ujin dhe tokën e tyre. Ata janë të vendosur të luftojnë deri në fund! Respekt për këta njerëz që duhet të na shërbejnë të gjithëve si shembull frymëzimi.

TRUMP MIRËPRET MERKEL NË SHTEPINË E BARDHË

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është pritur të premten në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Donald Trump. Ndryshe nga takimi i tyre i mëparshëm, ku qëndruan ftohtë dhe nuk shtrënguan as duart, ai i së premtes është dukur shumë miqësor. Në prononcimin për mediat përpara takimit me dyer të mbyllura, Presidenti amerikan ka vlerësuar figurën e kancelares, duke e quajtur atë një grua të jashtëzakonshme.“Ne kemi dhe kemi patur një marrëdhënie të vecantë që në fillim, por disa njerëz nuk e kanë kuptuar. Rëndësi ka që ne e kemi kuptuar. Jeni një grua e jashtëzakonshme. Faleminderit që keni ardhur në Shtëpinë e Bardhë”.Pak më vonë, në konferencën e përbashkët për shtyp, dy liderët kanë bërë me dije se kanë përafruar qëndrimet për çështjet kryesore me të cilat përballet sot rendi botëror. Sa i takon asaj koreano-veriore, Trump ka nënvizuar se në javët e ardhshme do të takohet me Kim Jong un dhe është shprehur optimist se takimi do të jetë pozitiv.“Me Korenë e Veriut kemi një marrëdhënie pune të mirë dhe po organizojmë takimin. Gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm krahasuar me disa muaj më parë”.Irani ka qenë një tjetër pikë, ku Trump është ndalur, duke akuzuar regjimin islamik se po përhap gjakderdhje në mbarë Lindjen e Mesme.“Duhet të sigurohemi që ky regjim gjakatar as të mos i afrohet armëve bërthamore dhe që t’i japë fund prodhimit të raketave dhe mbështetjes së terrorizmit”.Ndër të tjera, Trump është shprehur i gatshëm për të biseduar me kancelaren Merkel për heqjen e barrierave tregtare dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike.Në të njëjtat linja, Merkel ka bërë me dije se Gjermania po përafron qëndrimet e saj me atë të administratës amerikane për çështje si Rusia, Siria dhe Irani, që sipas saj po trokasin në dyert e Europës.“Kemi Iranin që po përpiqet të bëhet një fuqi bërthamore. Marrëveshja nuk ka qenë e mjaftueshme. Aktivitetet bërthamore janë reduktuar, por duhen parë me kujdes, bashkë me influencën e Iranit në Siri, Irak, etj”.Sikurse Trump, edhe Merkel është ndalur tek marrëdhëniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, të lëkundura nga paralajmërimet e Presidentit amerikan për rritjen e taksave.“Marrëdhëniet e ngushta tregtare ekzistojnë. Ne duam një marrëdhënie të drejtë e reciproke, sipas parimeve të OBT-së, edhe pse ndër vite kjo organizatë nuk ka qenë garante e marrëveshjeve ndërkombëtare. Do vazhdojmë të diskutojmë aspektet e tregtisë”.Vizita e Merkel në Uashington pason atë të Presidentit francez. Pavarësisht se Trump dhe Macron rikonfirmuan miqësinë e tyre personale dhe atë mes dy vendeve, ajo u konsiderua një vizitë e dështuar për faktin se Trump nuk pranon mbajtjen në fuqi të marrëveshjes së vitit 2015 me Iranin.

DEPUTETI I PD-SË KËRKON FALJE NË MES TË KUVENDIT KOMBËTAR, KUJT I DREJTOHET?

0

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar që po mbahet në Pallatin e Kongreseve u ka kërkuar falje të gjithë ish-të përndjekurve politikë. Alibeaj u shpreh se për këtë kategori njerëzish, Partia Demokratike nuk ka bërë sa duhej, dhe për këtë aryse kërkoi ndjesë para të gjithëve. “Të përndjekurit politikë ndoshta kanë qenë dhe të zhgënjyer dhe të pakënaqur dhe kritikë ndaj PD, por nuk hoqën dorë nga ne. Kërkoj ndjesë, për atë që nuk arritëm të bënim, për atë çfarë nuk bëmë për të përndjekurit politikë. Por gjithsesi zemërgjërësia dhe bujaria që burojnë nga sakrifica, është isnpirimi kryesor për PD, për të përballuar të keqen.”- shtoi më tej demokrati.

Fjalët e një familjare që i është hequr ndihma ekonomike

0

Mënyre Lila, familjare nga Kavaja, i është hequr ndihma ekonomike. Jeton pa të ardhura, me bashkëshortin, vajzën e divorcuar dhe mbesën me aftësi të kufizuara. Së bashku me deputeten Grida Duma, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Basha:Qeverisja e Edi Ramës është kriminale

0

Nga ky Kuvend i madh dua ti shtrij dorën gjithsecilit që dëshiron të kontribojë dhe të bashkohet me ne për ti kthyer këtij vendi shpresën dhe besimin tek e nesërmja. Dora ime do të mbetet e shtrirë jo për pazare as për të bërë fotografi por që së bashku të ndërtojmë rrugën tonë drejt suksesit.
Qeverisja e Edi Ramës është kriminale. Eshtë qeveri hajdute. Mashtruese. Eshtë qeveri e një grushti njerëzish. Eshtë anti-popullore. Eshtë një kastë që shërben vetëm interesat e saj. Në Shqipëri Edi Rama ka instaluar një qeveri private ku vendos vetëm ai. Kuksianët janë në burg. Dritan Zagani është në mërgim. Saimir Tahiri është në parlament. Tahiri është i lirë, edhe pse është ministri i brendshëm më i implikuar në krim në gjithë historinë e Europës. Nuk është kuvendi, nuk është qeveria, nuk janë institucionet shtetërore që bëjnë politika dhe vendosin politikat e vendit. Është Edi Rama me një grusht klientësh, dhe në ortakëri me krimin. Çdo minutë oligarkët e Ramës marrin mijëra euro nga paratë tona përmes konçesioneve, kontratave dhe favoreve direkte nga buxheti i shtetit. Pengmarrësit e kësaj qeverisje janë Gjiknuri, Veliaj, Dako i bandave të Durrësit, Qazim Sejdini me bandat e tij të heroines. Pengmarrësit e socialistëve janë Balilajt dhe Habilajt, janë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Simboli më i turpshëm i kësaj qeverisje, është ai që i lidh të gjithë këta bashkë. Në fjalën e mbajtur përpara anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pranoi se opozita nuk ia kishte dalë dot në zgjedhjet e shkuara për të larguar sipas trafikantët e drogës nga zgjedhjet. Basha tha se ekonomia është në katastrofë.Shoqëria është e shpartalluar dhe e pa shpresë. Ekonomia është në katastrofë dhe se politika i ka braktisur njerëzit. Ajo që na bashkon sot është dashuria për vendin dhe aspirata jonë historike për ta parë Shqipërinë si gjithë Evropa. Ajo që na bashkon sot është shqetësimi i thellë për kaosin ekonomik, depresionin shoqëror për udhëkryeqin ku ndodhet vendi. Qeveria ka shkatërruar ekonominë, arsimin, ka vjedhur taksat, ka rrënuar shëndetësinë, ka vjedhur taksat për të shpërblyer oligarkun. Kjo qeveria ka braktisur vendin dhe sot kemi një qeveri që vuri kriminelët në krye të shtabeve elektorale. Ne i dimë të gjitha këto, ne duhet të gjemë guximin dhe ta pranojmë; po ata kanë dështuar, por edhe ne nuk ia dolëm për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk ia dolëm që trafikantët e drogës t’i çonim prapa hekurave Le të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe të buçasim; kurrë më! Ja ku jemi së bashku për të nisur një udhëtim të madh dhe të suksesshëm për Partinë Demokratike.

POMPEO NIS “ME VRULL” DETYRËN, PRESION TURQISË

0

Një ditë pas marrjes së detyrës, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka udhëtuar drejt Brukselit, për të ndjekur punimet e samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s. Në një takim me homologun turk, Pompeo ka shprehur shqetësimin për blerjen e raketave ruse tokë-ajër nga Ankaraja, duke argumentuar se nuk përputhen me kapacitetet mbrojtëse të NATO-s.Një burim i afërt me shefin e diplomacisë amerikane ka bërë me dije se Pompeo i kërkoi ministrit Çavushoglu që të këtë përparësi sistemet ndëroperative të NATO-s. Gjithashtu, sekretari i Shtetit ka ngritur shqetësimin e Uashingtonit për burgimin e pastorit amerikan Andreë Brunson, që ndodhet në një burg të Turqisë që prej dhjetorit të vitit 2016, si dhe për shtetas të tjerë amerikanë të arrestuar.Dhjetorin e kaluar Turqia nënshkroi një marrëveshje me Rusinë për blerjen e raketave “S-400”, për të forcuar kapacitetet e saj ushtarake përballë kërcënimit të militantëve kurdë dhe atyre islamikë, si dhe për t’iu kundërpërgjigjur konflikteve në Siri e Irak. Ky veprim i Ankarasë zyrtare ka shqetësuar vendet anëtare të NATO-s, që nga ana tjetër i druhen pranisë ushtarake të Moskës në Lindjen e Mesme.

Noka:Të përmbysim këtë qeveri

0

Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “’Rrugën e Kombit”, bashkë me deputetin Flamur Noka në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Kongresi i Partisë Demokratike

0

Sekretari i Përgjithshëm i Centris Democrat Internatinal dhe për shumë vite Nënkryetar i familjes tonë politike, Partisë Popullore Europiane, zotin Mario David.

OKB PËRSHËNDET PAQEN MES DY KOREVE

0

Liderë të shumtë botërorë e kanë përshëndetur takimin historik të udhëheqësve të dy Koreve, ku u njoftua vendosmëria për çarmatimin atomik të gadishullit e për firmosjen e një traktati paqeje, i cili do t’i japë fund zyrtarisht luftës mes dy vendeve. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres përcolli shpresën se dy Koretë do të lëvizin tani me shpejtësi drejt implementimit të zotimeve të marra, duke theksuar sesi në mbarë botën, shumë njerëz u prekën nga pamjet e forta të dy liderëve, që flisnin së bashku për paqe dhe harmoni. Lufta koreane po merr fund shkroi në Tëitter presidenti amerikan Donald Trump. “Shtetet e Bashkuara dhe i gjithë populli i saj i madh duhet të jenë shumë krenarë për atë që po zhvillohet tani në Kore. Gjëra të mira po ndodhin, por vetëm koha do ta tregojë”, vazhdon mesazhi i shefit të Shtëpisë së Bardhë, që përgatitet për takimin e vet historik me udhëheqësin e vendit komunist. Angela Merkel e përshëndeti takimin e Moon Jae In me pushtet-mbajtësin koreanoverior, Kim Jong Un, duke e vlerësuar atë si “hapin e parë që të shpresojmë në një vazhdimësi plot shpresa”. Skepticizmi që rrethon ndryshimin e beftë të liderit komunist, nuk mungon, megjithatë shumë besojnë sot se ky mund të jetë vërtetë fundi i ndarjes. Kim dhe Moon u shprehën për denuklearizim dhe për t’i dhënë fund formalisht luftës. Koreja e Jugut dhe e Veriut konfirmuan synimin e tyre që t’u japin fund akteve armiqësore në vend, në tokë dhe në ajër, kundër palës tjetër. Familjet e ndara do të bashkohen sërish e duke nisur nga 1 maji do të hiqet dorë nga të gjitha veprimet armiqësore, duke përfshirë mesazhet me altoparlant në kufi dhe përhapjes së fletëvolanteve në zonen e çmilitarizuar.

Ja se si vazhdon të sillet policia bashkiake, duhet reagim qytetar

0

Bravo Erion, tregoja muskujt e tu të mëdhenj nënave shamibardha. Tregoju se çfarë force të madhe ke ti. Pastaj pi verë të shtrenjtë në vilën tënde kodrinore bashkë me ata që nuk lanë lulishte pa ndërtuar në Tiranë. Forca Erion, tregojua muskujt e tu nënave të Tiranës!!!