Ballina Blog Faqe 9202

Agjenti nervor që helmoi ish-spiunin rus mund të jetë vendosur në valixhen e vajzës së tij

0

Agjenti nervor që ka helmuar ish-spiunin rus, Sergei Skripal dhe vajzën e tij Yulia është vendosur në valixhen e vajzës së tij para se ajo të largohej nga Moska, ka raportuar gazeta The Telegraph, duke cituar burime të paidentifkuara, transmeton Rueters. Skripal dhe vajza e tij janë gjetur pa ndjenja jashtë një qendre tregtare në qytetin britanik Salisbury më 4 mars. Të dy vazhdojnë të jenë nën kujdes intensiv në spital. Yulia Skriapal ka udhëtuar drejt Londrës nga Rusia më 3 mars, sipas policisë kundërterrorizëm. Hetuesit britanikë janë duke kërkuar në teorinë që supozon se toksina është vendosur në ndonjë rrobë, kozmetikë apo dhuratë e cila është hapur në shtëpinë e Skripalit në Britani, ka thënë Telegraph. Britania ka thënë se toksina që ka helmuar edhe zyrtarin policor që i është afruar i pari skenës ka qenë agjent nervor Noviçok i zhvilluar nga ushtria sovjetike. Britania fajëson Moskën për këtë sulm andaj ka dëbuar 23 diplomatë rusë nga Britania, të cilët kanë qenë spiunë që kanë punuar në petkun diplomatik dhe u është dhënë një javë kohë për t’u larguar nga vendi. Britania, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Franca përmes një deklatate të përbashkët i kanë kërkuar të enjten Rusisë që të sqarojë se si është përdorur toksina në tokën britanike. Rusia ka mohuar çdo ndërhyrje dhe ka akuzuar Londrën për krjiim të histerisë anti-ruse.

Megan nuk i mban dot duart larg të dashurit

0

Megan McKenna dhe Mike Thalassitis konfirmuan romancën e tyre në fillim të kësaj jave me një puthje në publik. Ylli i reality show “TOWIE” duket se nuk mund t’i mbajë duart asnjë sekondë larg të dashurit të saj të ri. Çifti është fotografuar këtë të enjte duke kaluar disa momente romantike nën diellin e Tenerife. Megan, e veshur me bikini të zeza, dukej më në formë se kurrë krahë Mike, gjithashtu me një trup mëse të tonifikuar.

Mes të arrestuarve në Lezhë, edhe kryetari i PS, xhaxhai i Arben Ndokës

0

Mes të arrestuarve të ditës së sotme në Lezhë për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe abuzime me tokat në bregdet është edhe Gjok Ndoka, kryetar i këshillit të qarkut të Lezhës dhe përfaqësues i Partisë Socialiste.

Zyrtari socialist që mund rezulton të jetë xhaxhai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Ndoka u arrestua sot bashkë me kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj e 21 zyrtarë të tjerë nga hipoteka dhe kadastra si dhe topografë. Ata akuzohen se kanë tjetërsuar dhe kanë bërë pronë private një sipërfaqe të konsiderueshme ranishte në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Të arrestuarit: 

  1. Fran Frrokaj Kryetar i Bashkisë, Enver Hafizi Nënkryetar i Bashkisë,
  2. Gjelina Bacaj – Pergjegjese e Kadastres ne drejtorine e bujqesise bashkia lezhe
  3. Eduard Lekaj – Jurist te Hipoteka
  4. Armando Jakaj – Jurist te Hipoteka
  5. Gjok Noka Kryetar i Qarkut Lezhe

Në kërkim:

  1. Juxhina Mema Kadastra Bashki
  2. Ardenis Haxhia Jurist ne bashki
  3. Dilaver Neli
  4. Eduart Leka ish arkivist komuna shengjin
  5. Artan Djala, ish dr i hipotekes
  6. Enkelejd Zefi
  7. Bledar Cara jurist ne hipoteke
  8. Marte Gjergji

Përfituesit e tokës:

  1. Ndue Frroku
  2. Gjin Vasil Frroku
  3. Martin Frroku
  4. Lek Frroku
  5. Vasil Gjoni
  6. Pjeter Gjoni
  7. Zef Gjini
  8. Renato Malotaj
  9. Luigj Paloka topograf

“Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë” irriton serbët e rusët

0

Deklarata e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Wess Mitchell, në Beograd, ku tha se “Kosova ka të drejtë të themelojë forcën e saj ushtarake, e cila nuk do të përbënte kurrfarë kërcënimi për serbët”, ka nxitur reagime në Serbi dhe jashtë saj. Pas takimit që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili e kundërshton themelimin e ushtrisë së Kosovës, Mitchell theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mbështesin bisedimet Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa preku edhe njëherë çështjen e shumëdiskutuar të ushtrisë. I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, që deklaroi i cituar nga “Tanjug” se, “në Kosovë mund të ketë vetëm një forcë të armatosur, që është ajo paqeruajtëse e KFOR-it, bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”. “Përderisa ky i fundit nuk e ndryshon vendimin e tij, e njëjta gjë vlen edhe për Serbinë”, u shpreh Vulin. Ushtria e Kosovës, sipas tij mund të formohet vetëm me “forcë brutale”. “Krijimi i formacioneve të tilla të paligjshme të armatosura përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin”, ka thënë ministri serb. Kundërshtimit të Beogradit për Forcat e Armatosura të Kosovës iu bashkua edhe Moska zyrtare. Mediet serbe citojnë zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Маria Zaharova të deklarojë se “krijimi i Ushtrisë së Kosovës do ta ashpërsonte edhe më shumë situatën, edhe kështu të tendosur”.

Vlahutin nga Kukësi: Azili nuk është zgjidhje, të sigurojmë punë këtu

0

Nga Kukësi, Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se azili nuk është zgjidhe. Ajo bëri thirrje që të rrugëzgjidhja është që të krijohen mundësi dhe punë këtu në Shqipëri.

Vlahutin: Diskutuam për aeroportin e Kukësit dhe jam në pritje të sutidmeve të fizibilitetit se ku qëndrojmë me atë projekt dhe cfarë mund të bëhet më tej dhe gjithashtu për të parë se çfarë mund të bëjmë më tepër për punësimin e të rinjve, sepse Kukësi është një nga ato bashki që po humbasin njerëz. Shumë prej tyre po bëjnë atë që është e pamundur, pra të kërkojnë azil në vendet anëtarë të BE, por kjo nuk është e mundur. Kërkimi i azilit nuk është rrugëzgjidhja, por ajo çfarë duhet bërë dhe çfarë po përpiqem të bëjnë është të ofrojmë mundësi këtu.

Katër të vdekur nga shembja e urës në Florida

0

Të paktën katër persona u  vranë dhe 10 të tjerë janë lënduar pasi një urë këmbësorësh u rrëzua pranë Universitetit Ndërkombëtar të Floridës në Miami, thonë zyrtarët. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën duke kërkuar për viktima që mund të jenë bllokuar nën strukturën e mbikalimit. Ura rreth 950 ton dhe 53 metra ra mbi një autostradë me tetë korsi të enjten pasdite, duke shtypur së paku tetë automjete, tha policia. Ura u rindërtua të shtunën. Ajo është ndërtuar duke përdorur një metodë të quajtur “ndërtimi i përshpejtuar i urës” për të shmangur ndërprerjen e trafikut. Filmimet nga ajri  tregojnë të parët që ndodheshin në ngjarje tek përpiqen të shkojnë te makinat e ndodhura nën urë. Universiteti lëshoi një deklaratë duke thënë se përpjekjet e shpëtimit ishin ende në zhvillim e sipër. “Ne jemi të tronditur dhe të trishtuar për ngjarjen tragjike që ndodhi “, tha  zëdhënësi i universitetit. “Në këtë kohë jemi të fokusuar në proçesin e shpëtimit dhe të mbledhjes se informacionit.” Menaxhimi i Emergjencave të Miami-Dade u bëri thirrje udhëtuesve për të shmangin zonën.

 

Shorti i Europa League, goglat përcaktojnë sfida “ferri” në çerekfinale

0

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për fazën e 1/4-ave të Europa League dhe goglat kanë rezervuar sfida mjaft interesante, ku ndeshja me interesin më të madh mund të quhet takimi mes Atletiko Madrid dhe Sporting Lisbonë. Ndeshje relativisht të lehta për skuadrat e mëdha. Kështu Arsenal do të diskutoj fazën gjysmëfinale me rusët e CSKA Moscë që nga ana e tyre eliminuan skuadrën pritëse të finales së këtij viti, Lyon-in. Dueli më interesant i kësaj faze është ai mes Atletiko Madrid dhe Sporting Lisbonë. Spanjollët kanë eksperiencën nga ana e tyre, ndërsa portugezët kanë një skuadër simpatike dhe plot talent, një fakt që e bën shumë të bukur përballjen mes tyre.  Ndërkohë, Lacio e shqiptarëve Igli Tare dhe Thomas Strakosha “peshkon” surprizën e këtij viti, Salzburg. Një duel shqiptarës pasi në përbërjen e austriakëve është dhe mesfushori kosovar, Valon Berisha.

ARRESTOHET FRAN FRROKAJ KREU I BASHKISE LEZHE

0

Arrestohet kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj. Frrokaj u arrestua në zyrën e tij këtë mesditë dhe akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me tjetërsimin e pronave. Mësohet se gjithashtu  është shoqëruar  në polici edhe nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi si dhe 24 zyrtarë të Lezhës të akuzuar për falsifikim dokumentash e dhëniet e lejeve në mënyrë të paligjshme në zonat ranore. Dosja për këtë hetim është ende e pazbardhur për mediet e publikun por mësohet se bëhet fjalë për një hetim të thelluar. Ky aksion special ka ndodhur pas një inspektimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Bashkinë e Lezhës. Frrokaj u zgjodh kryebashkiak në vitin 2015 dhe përfaqëson të djathtën.

Gjermania: Do t’i kthejmë me forcë azilantët shqiptarë

0

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schütz paralajmëroi se do të kthehen edhe me forcë nëse do jetë e nevojshme të gjithë ata që kërkojnë azil në Gjermani dhe nuk do të lejohen të hyjnë për 5 vjet. Në konferencën “Sfidat e emigracionit”, Susanne Schütz u shpreh se Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe jo një vend me persekutim politik.

Susanne Schütz: Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil dhe do të kthehen në Shqipëri edhe nëse duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet. Pavarësisht këtyre politikave të ndjekura, ambasadorja gjermane tha se për shqiptarët e kualifikuar ka mundësi të tjera, duke aplikuar për vizë pune. Pavarësisht këtyre politikave tregu është i hapur për ata punëtorë të kualifikuar, nëse ata plotësojnë kushtet kanë mundësi të aplikojnë për viza punë dhe 3 mijë shqiptarë kanë përfituar në 2017 nga kjo.  Bashkëpunimi me zyrën e punësimit ofron mundësi për të kualifikuarit në Shqipëri. Ndërsa shumë shqiptarë largohen nga vendi, jo vetëm në Gjermani por edhe në vende të tjera perëndimore, dëgjoj shpesh nga të rinjtë që ata do të preferonin të qëndronin në Shqipëri nëse do të kishin një  shans më t ëmirë për të gjetur punë dhe për të siguruar një jetë më të mirë dhe kujdes të mirë shëndetësor. Kjo është një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare dhe unë e vlerësoj që qeveria shqiptare është e vendosur për të siguruar një jetë më të mirë për shqiptarët këtu. 

Shorti i çerekfinaleve të Champions League

0

Ashtu siç pritej goglat e tërhequra nga Andriy Shevchenko kanë përcaktuar sfida shumë të forta. Kampionët në fuqi të Realit të Madridit “peshkuan” italianët e Juventusit. Një duel që sjellë në vëmendje finalen e dy viteve më parë, ku në atë kohë ishin mbretërorët që ngritën lart trofeun.

4 çiftet çerekfinaliste:

Barcelona-Roma
Sevilla- Bayern Munich
Juventus-Real Madrid
Liverpool-Manchester City