Ballina Blog Faqe 9207

FESTOHET DITA E VERËS

0

Të gjithë shqiptarët sot festojnë Ditën e Verës, një feste e lashtë pagane. Qyteti tradicional që feston këtë ditë është Elbasan, por vitet e fundit vëmendjen ja ka marrë Tirana, ku zhvillohen aktivitete të shumta. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Gatimi tradicional i kësaj feste janë ballokumet, ndërsa në disa zona ndizen edhe zjarre. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”). Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Basha: Si lulet në pranverë çeltë shpresa dhe optimizmi për shqiptarët

0

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vizituar panairin e hapur për Ditën e Verës në Elbasan, ku uroj për shpresë dhe optimizëm për çdo shqiptar. “Ashtu siç çelin lulet në pranverë, çeltë shpresa dhe optimizmi në zemrën e çdo shqiptari dhe shqiptareje”, uroi Basha. Ai shprehu përshtypjet e tij për panairin ku tha se sektori i artizanatit, mjaltit dhe prodhimit të paneleve fotovoltaike meritojnë më shumë vëmendje nga shteti. “Uroj nga zemra të gjithë ata sipërmarrës, artizanë, tregtarë të cilët çdo vit paraqesin punën e tyre në këtë panair. Kam parë një bashkim vullnetar të zonave shtëpiake që bëjnë punime dore, përparim të mirëpritur në industrinë e prodhimit dhe mbledhjes së mjaltit. Në veçanti jam i impresionuar që në Elbasan ndodhet një nga fabrikat më të mëdha për prodhimin e paneleve fotovoltaike, për prodhimin e energjisë. Janë tre sektorë që meritojnë mbështetje të drejt për drejtë nga shteti, me ulje pse jo dhe heqje të taksave pse jo dhe subvencione për të krijuar një atmosferë sa më pozitive për prodhimin, punësimin dhe mirëqenien e shqiptarëve”, tha Basha.

Rama dhe Basha urojnë nga Elbasani

0

Kryeministri Edi Rama, Kreu i PD Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta kanë uruar Ditën e Verës. Rama dhe Basha zgjodhën Elbasanin për të marrë pjesë në aktivitete me rastin e ditës së verës.

Rama: Ka filluar të mos mbahet dot mend që kur kemi ardhur për ditën e parë të verës, ama e mbajmë mend shumë mirë si ka qenë Elbasani dhe përsëri në këtë ditë verë nuk është e vështirë të shquhen ndryshimet e rëndësishme që kanë ndodhur nga viti i kaluar. Të tjera do të ndodhin, do të bëjmë të ndodhin dhe ajo që është më e rëndësishmja është të fuqizojmë mundësitë e njerëzve për të pasur sa më shumë punësim, ekonomi, më shumë siguri për të nesërmen. Kjo është më e lhtë të thuhet sesa të bëhet, por ndërkohë hap pas hapi çdo ditë dicka po bëhet në funksion të një të nesërmeje që jam i bindur do të shkëlqejë si kjo ditë vere.

Edhe Lulzim Basha kë bërë një urim tradicional ku u ndal në vlerësimin e tre sektorëve të ekonomiswë.

BashaDua të uroj të gjithë ata artizanë që çdo vit paraqesin punën e tyre në këtë panair, jam i impresionuar nga disa nga këto biznese. Kam parë një bashkim vullnetar të zonjave shtëpiake që bëjnë punime dore. Kam parë një përparim në industrinë e prodhimit dhe mbledhjes së mjalitit. Jam i impresinuar që në Elbasan ndodhet një nga fabrikat më të mëdha të  prodhimit të paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë. Këto tre sektorë meritojnë mbështetje të drejpërdrejtë nga shteti, meirtojnë mbështetje me ulje dhe pse jo heqje në disa raste te taksave dhe me subvencione për të krijuar një atmosferë sa më pozitive për punësimin.

Urim ka përcjellë edhe kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta.

“Të dashur miq, Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që ngjyrat dhe tingujt e mrekullueshëm pranverorë të përtërijnë optimizmin, shpresën dhe gëzimin në familjet dhe zemrën e secilit prej jush”

360° Gradë – FINANCIMIT RUS PËR PD KRYEMADHI DEKLARATA QESHARAKE

0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim me gazetarët  ka folur per ceshtjet me te nxehta ne vend, si akuzat PS-PD  nelidhje me kontratat e lobimit, zgjedhjet e ardhshme lokale si dhe per marredheniet e saj me Ramen dhe Bashen.

360° Gradë – LUFTË KORRUPSIONIT NË BURGJE

0

Ministrja e  Drejtësisë Etilda Gjonaj ka inspektuar burgun e Peqinit. Sipas ministres Gjonaj “Reforma në burgje është një prioritet i ministrisë.Gjithashtu, ministrja foli me tone kërcënuese për të gjithë ata punonjës që shkelin rregullat e sigurisë në burgje.

Reforma në burgje nuk do të ndalet deri kur të jene larguar te gjithe njerezit e korruptuar. Ky është premtimi i ministres se drejtësisë, Etilda Gjoni e cila vizitoi burgun e Peqinit. Gjonaj tha se në këtë institucion janë konstatuar rreth 100 punonjës me te kaluar kriminale, ndërsa 70 prej tyre janë të papërshtatshëm për pozicionet që mbajnë.

360° Gradë – PAJISJE TË REJA PËR ZJARRFIKËSIT E TIRANËS

0

Koka Shërbimi Zjarrfikës i Tiranës ka tashmë bazë të re materiale, si uniforma, fikëse zjarri dhe mjete ndihmëse, për të lehtësuar punën për menaxhimin e situatave emergjente. Kreu i bashkisë Erion Veliaj vlerësoi kontributin e qeverise turke për shërbimin zjarrfikës.

Shërbimi Zjarrfikës i Tiranës është pajisur me bazë të re materiale, si uniforma, fikëse zjarri dhe mjete ndihmëse, të cilat do të lehtësojnë menaxhimin e situatave emergjente. Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve në Repartin e Zjarrfikësve në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi kontributin e dhënë nga qeveria turke për përmirësimin e infrastrukturës dhe modernizimin e këtij shërbimi.

360° Gradë – SIGURIA PËR DITËN E VERËS

0

Policia e shtetit ne kuader te ceremonise se dites se veres ne qytetin e Elbasanit do te angazhoje rreth 320 police te Fnsh-se. Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës.

Rreth 320 policie do të jenë në gatishmëri për mbarëvajtjen sa më mirë të festës së ditës së veres në Elbasan.  Në gatishmëri do të jenë 321 forca policie nga Elbasani dhe FNSH Tiranë.“Do të merren të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale gjatë zhvillimit të aktiviteteve”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë do të ketë kufizim të qarkullimit të mjeteve bnë disa rrugë kryesore të Elbasanit.1. Në orën 07:00 të datës 14.03.2018 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve do të bllokohet lëvizja në bulevardin “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek 1 Maji dhe nuk do të lejohen parkimet e mjeteve nga “Rrethrrotullimi i luleve  – Bashkia”2. Nga stadiumi deri tek “Pallati i Sportit”, nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e mjeteve.3. Më datë 14.03.2018 mjetet e tonazhit të rëndë të evitojnë lëvizjen në aksin rrugor Elbasan – Librazhd. Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës, që drejtojnë automjetin në gjëndje të dehur, që tejkalojnë normat e shpejtësisë, që kryejnë parakalime të gabuara, etj. Policia i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të evitojnë në maksimum lëvizjen me automjet brënda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive. Pervec Elbasanit shume rruge kryesore te mërkurën do te jene te bllokuara per shkak te aktiviteteve te shumta qe bashkia e Tiranës do te organizoj me rastin e ditës se verës. Bashkia ka planifikuar aktivitete te ndryshme përgjatë gjithë dites, qe do te nisin tek Sheshi Skenderbej, do te vazhdojnë tek Liqeni, ne ish-bllok dhe Pazari i Ri

Vitamia D zvogëlon në 50% rrezikun e kancerit të mëlçisë

0

Rritja e nivelit të vitaminës D në gjak mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit sipas një studimi të ri. Studiuesit japonezë zbuluan se vitamina D ul në 50% rrezikun e kancerit të mëlçisë. Rreziku i përgjithshëm i kancerit ishte 20 për qind më pak dhe rezultatet ishin më të dukshme tek meshkujt, zbuluan shkencëtarët. Në studim u morën 33.763 njerëz të të dyja gjinive duke filluar nga mosha 40 deri në 69 vjeç. Ata ofruan infomacione mbi historinë, ditën dhe mënyrën e jetesës. Gjithashtu pjesëmarrësit dhanë një mostër gjaku, që u përdor për të përcaktuar nivelin e vitaminës D. Ata u monitoruan për një periudhë mesatare prej 16 vitesh për kancerin. Ekipi analizoi gjakun, duke llogaritur faktorët tjerë të njohur të rrezikut të kancerit si mosha, pesha (BMI), nivelet e aktivitetit fizik, pirja e duhanit, e alkoolit dhe dieta, që ndikojnë në sasinë e Vitaminës D në gjak, raporton Daily Mail. Ata zbuluan se kishte ulje të dukshme të rrezikut të kancerit të të mëlçisë, dhe ky rezultat ishte veçanërisht i vërtetë për meshkujt.

Beyoncé dhe Jay-Z për herë të parë në një turne në Itali

0

Quhet “On the Run II” turneu i çiftit të famshëm Jay-Z dhe Beyonce’. Llogaria në  Instagram e Beyoncé e ka bërë zyrtar lajmin: këngëtarja amerikane dhe bashkëshorti i tij do i rikthehen skenës bashkë dhe në Itali do të performojnë bashkë për herë të parë,-raporton tgcom.it  Turneu i ri botëror, “On The Run II”, parashikon një sërë takimesh live, ku përfshihen dy etapa italiane: 6 korrik në Stadiumin San Siro në Milano dhe më 8 korrik në Stadiumin Olimpico në Romë.  Turneu i ri është i dyti për çiftin më të dashur në botën e muzikës.  Në  2014, dy artistët ishin protagonistë të “On The Run Tour”, me 20 koncerte në mbarë Amerikën, plus dy data në Europë, në Paris. Për Jay-Z është performanca e parë para publikut italian, ndërsa Beyoncé kthehet pas dy vjetësh, pasi ka performuar më 2016-n në San Siro.

 

Chelsea, sytë nga Donnarumma nëse ikën Courtois

0

Gianluigi Donnarumma është vënë në shënjestrën e Chelseat. Lajmi publikohet në mediet italiane dhe britanike, sipas të cilave klubi londinez po monitoron situatën e portierit 19-vjeçar për të tentuar blerjen e tij, nëse Thibaut Courtois largohet. Portieri i përfaqësueses belge nuk ka rinovuar ende kontratën me kampionët në fuqi të Anglisë dhe së fundmi emri i tij është lidhur me atë të Realit të Madridit. Gjithnjë sipas asaj që publikohet në media, agjenti i Donnarummës, Mino Raiola nuk ka prej kohësh raporte të mira me drejtuesit e Milanit, e herë pas here ka dalë me deklarata kontroverse, nëpërmjet të cilave e këshillon “klientin” e tij që të largohet nga kuqezinjtë. Por Chelsea nuk është i vetmi që ka hedhur sytë nga Gianluigi Donnarumma. Mësohet se edhe Paris Saint Germain ka shfaqur interes për blerjen e kartonit të futbollistit italian.