Ballina Blog Faqe 9216

Autoriteti i Konkurrencës tallet duke gjobitur “Telecom Albania”me 1.8 milion lekë

0

Autoritei i Konkurrencës ka gjobitur me 1.8 milionë lekë kompaninë celulare “Telekom Albania” (ish-AMC) për shkak të prishjes së konkurrencës në treg, e cila ka dëmtuar sipas këtij institucioni xhepat e konsumatorëve. Vendimi erdhi pas nisjes së hetimit për prishje të konkurrencës në treg nga kompania në fjalë në muajin prill të vitit të shkuar. Në atë periudhë, Telekom Albania rriti në mënyrë të ndjeshme çmimet e paketave standarde pa njoftuar më parë abonentët, vendim i cili u konsiderua i pavend nga Autoriteti i Konkurrencës.

VLORË, 11 EFEKTIVË POLICIE TË IMPLIKUAR NË TRAFIKIM DHE KULTIVIM T KANABISIT

0

11 efektive te policise,nga te cilet tre te larguar nga policia e Vlores, jane te dyshuar apo implikuar ne trafikimin dhe kultivimin e bimeve narkotike ne Vlore.  Shifra eshte publikuar  nga drejtori i policise se qarkut Vlore ne nje takim te zhvilluar ne Vlore,ne kuader te luftes kunder trafikimit dhe kultivimit te bimeve narkotike,me perfaqesues te policise,guardia di Finanza,Delta force dhe perfaqesues te pushtetit vendor. Vlora eshte cilesuar nje nga zonat me problematike,sa i perket kultvimit  dhe trafikimit te bimeve narkotike,ndersa vec ketij fakti drejtori i policise Gentian Shehaj  ka sjelle dhe  shifra te tjera rreth kultvimit te bimeve narkotike. Gjithsesi  problem mbetet trafikimi i lendeve narkotike,ndersa vetem gjate vitit 2017 jane te rregjistruara 46 operacione ne det, ne bashkpunim me delta force dhe guardia  di Finanza,ndersa jane akoma te evidentuara zona me risk te larte sa i perket kultivimit te bimeve narkotike. Vlora mbetet pavarsisht shifrave te publikuara nje nga zonat me risk te larte ne kultivimin dhe trafikimin e lendeve narkotike.Qellimi i takimit te sotem ne Vlore ka te beje pikerisht me rritjen e bashkpunimit dhe shkembimin e infgormacionit per goditjen e rasteve problematike si ne kultivimin ashtu edhe ne trafikimin e lendeve narkotike.

 

Hazard pret Zidane

0

Situata e paqartë në klub, me trajnerin Conte që duket se është me valixhe në duar, por edhe mungesa e një oferte të qartë kanë bërë që të rriten ndjeshëm dyshimet për Eden Hazard. Në humbjen me Manchester City, Hazard është ndjerë mjaft i frustuar, teksa është dashur të bëjë i vetëm të gjithë repartin e sulmit dhe kjo është një nga pikat që ai kundërshtoj idetë e trajnerit Antonio Conte. Belgu prej kohësh është deklaruar si një prej të preferuarve të Zinedine Zidane dhe vlerësimi është i ndërsjelltë edhe nga futbollisti për trajnerin e Real Madrid. Pëlqimi i të dyve është shprehur në distancë nëpër konferenca shtypi me pyetje të shkurtra, ndërkohë që manovra të qarta nuk ende. Lëvizja e parë në fakt pritet nga Zidane, që ka fituar sërish besimin e të gjithëve pasi fitoi ndeshjen e parë me PSG. Për francezin që drejton Realin nuk ka nisur ende projekti i ri. Së bashku me Hazard, Zidane kërkon të rekrutojë në Madrid edhe gardianin e portës së Chealsea, Thibaut Courtois, por të gjitha këto lidhen me projektin që do të vijojë në fund të këtii sezoni, edhe pse Real Madrid është ende në garë për trofeun më të rëndësishëm, qe ndër të tjera mund ta shpëtojë skuadrën nga dështimi.

Deti 7-8 ballë, pezullohet lundrimi në Vlorë e Durrës

0

Moti i keq ka pezulluar përsëri lundrimin në Jon dhe në Adriatik. Urdhri u dha nga Kapiteneria e Porteve deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Në det të hapur dallgët kanë arritur deri në tetë ballë, ndërsa në gji shtatë ballë. Kjo është dhe arsyeja që solli pezullimin e nisjes së tragetit të pasagjerëve nga Vlora në Brindizi. Ai është vendosur në radë. Autoritetet raportojnë se trageti do të njoftohet nga Kapiteneria për situatën e motit orëve në vazhdim. E njëjta situatë edhe në Durrës. Anijet e peshkimit dhe ato të transportit të mallrave kanë pezulluar lundrimin. Puna është ndërprerë edhe në kalatat e përpunimit të mallrave. Kjo situatë është përsëritur disa herë dy muajt e këtij viti, duke sjellë dhe jo pak dëme financiare për bizneset, por edhe për pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë.

Lëvizja e re në PD? Basha: Analiza ka mbaruar, vendos Kuvendi Kombëtar

0

Kuvendi i Partisë Demokratike do të mblidhet në pranverë, ndërkohë që Basha tha se ka përfunduar procesi i analizës dhe po hedh hapin drejt riorganizimit të partisë.Për herë të parë tha Basha, PD do të ndërtojë transformimin më të madh politik të vendit. Duke iu përgjigjur zërave kundër të PD-së, të eksponentëve të vjetër të kësaj partie, Basha tha se të luftosh kryetarin nuk është ide politike. “E para duhet tu them që PD sapo ka përfunduar procesin e analizës dhe bëhet gati të hedhë hapin përfundimtar drejt riorganizimit të partisë. E dyta është e drejta e çdokujt të bëjë zgjedhjen e tij politike. Pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst. Nuk është kryetari po janë forumet, Kuvendi. Kryetari vetë propozon dhe ka vizionin e tij për ndërtimin, fuqizimin e punës në PD. Ndaj çdokush është i ftuar të japë propozimet për fuqizimin, ndërtimin dhe organizmin e aksionit tonë politik dhe PD. Thënë kjo, sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike, as sulmet ndaj PD në media nuk i shërbejnë demokratëve”, tha Basha. Ai tha se lufta ndaj krimit është kauzë që do të bashkojë demokratët. “Demokratët kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë kundër krimit dhe kjo është një kauzë që do të bashkojë të gjithë demokratët. As sulmet personal nga kafenetë dhe deklarata e pabazuara. I bëjë ftesë çdokujt që i bashkohet këtyre vlerave, lufta kundër krimit, dekriminalizimit si betejë që e kemi nisur, distancim nga personat me rekorde kriminale, bashkëpunëtor dhe autorë të trafikut të drogës. Unë ftoj kudo që bashkohet rreth këtyre vlerave në një proces të hapur, modern dhe europian nga e cila PD do të ndërtojë alternativën jo thjesht të pushtetit për nesër, po të një transformimi të madh politik të vendit, 28 vjet pasi është krijuar PD e ka përmbushur shumë misione të rëndësishme. Tani i takon dhe do të kryejë një tjetër mision për ta sjellë politikën shqiptare”, tha Basha.

Xhaçka mbron Meçollarin para deputetëve

0

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar paraditen e sotme një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, për çështjen e detit dhe negociatat me Greqinë. Duke u shprehur se çështja e kufitirt detar është komplekse, ministrja Xhaçka është ndalur edhe tek akuzat ndaj njërit prej anëtarëve të grupit negociator, Artur Meçollari. Xhaçka tha se: “Kapiten Meçollari është larguar padrejtësisht nga radhët e Forcave të Armatosura. Meçollari nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes dhe nuk pranoi t’ua jepte bazat detare, miqve dhe familjarëve të doktorit kryeministër. Artur Meçollarin e kam takuar për herë të parë në jetën time në fund të nëntorit 2017. Meçollarin e takova në Kabul ku ishte ushtaraku më i lartë shqiptar në misionin e NATO-s”. Më tej ministrja e Mbrojtjes duke bërë një panoramë të figurës së kapitenit, tha se ai është një nga ekspertët e paktë që vendi jonë ka në fushën e së drejtës së detit. Ndërkohë ajo shtoi se largimi i tij nga Forcat e Armatosura në 2012 ishte i padrejtë dhe një hakmarrje personale e ish-kryeministrit Berisha. “Do të bëj një panoramë të përgjithshme mbi gjithë figurën e kapitenit të rangut të parë Artur Meçollari. Kapiten Meçollari dhe ekspertë të tjerë kanë një ekperiencë të gjatë, janë marrë me studimin e çështjeve të së drejtës së detit dhe aplikimin e saj në vendin tonë. Kapiteni i marinës ka dhënë kontributin dhe ka ofruar konsulencën e tij për disa Ministra të Mbrojtës dhe të Jashtëm për analizën e situatës para pas të gjykatës Kushtetuese të vendimit të 2010, dhe në vazhdim edhe kur Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Jashtme drejtohej nga opozita e sotme. Vendi ynë ka pak ekspertë të spikatur në fushën e së drejtës së detit, një ndër ta edhe Meçollari. Artur Meçollari është larguar padrejtësisht nga detyra në 2012 sepse nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes, nuk pranoi t’ua jepte miqve të doktorit kryeministër dhe familjarëve të vet.  Sulmi i stisur ndaj Meçollarit në kohën kur shtypi i kohës fliste për megaferën me bazën ushtarake të Bisht Pallës, shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazlliç dhe gjithë sa vijoi i kushtoi shtrenjtë Artur Meçollarit dhe vazhdon ta përndjekë dhe sot. E gjitha ishte thjesht një hakmarrje personale që nuk kishte asgjë të bënte me përmbushjen e detyrave të tij apo me agjenturat në kurriz të sigurisë kombëtare”, tha Xhaçka.

360° Gradë – BASHA RAMA, GARANTORI I KOKAINËS

0

Rasti i sasisë së konsiderueshme të kokainës kapur në portin e Durrësit, për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha ka të njëjtën skemë si rasti i kokainës së Xibrakës. Në fjalën e tij në Kuvend Basha tha se kjo është një linjë droge që funksionon e pandërprerë që nga ardhja e Edi Ramës.

Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi sot nga foltorja e Kuvendit, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Xhafaj si të implikuar në sasinë prej 613 kg kokainë që u bllokua në Durrës pak ditë më parë. Basha u shpreh se u kap vetëm hamalli dhe jo bosi i kokainës, ndërsa meritë për operacionin sipas tij kanë ndërkombëtarët dhe jo pala shqiptare.

360° Gradë – KESH PËRMBYTJET NË ANËN E MALIT NGA RESHJET JO NGA SHKARKIMET

0

Korporta Elektoenergjitike Shqiptare mohon që përmbytjet e ndodhura në zonën e nënshkrodres të kenë ardhur nga shkarkimet që po kryhen nga hidrocentralet. Banorët fajesojne drejtuesit e hidrocentraleve dhe korporates elektroenegjike pasi sipas tyre sa herë nisin shkarkimet, toka u përmbytet.

 

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare mohon që përmbytjet në Anën e Malit të kenë lidhje me shkarkimin e HEC-eve. Sipas KESH, pëmbytjet e disa parcelave në fshatrat Oblike, Gorice dhe Obot kanë ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut të datës 2 Mars 2018 dhe nuk kanë lidhje me programin e shkarkimeve të kontrolluara nga Korporata. KESh thotë se këto parcela ndodhen në kuota shumë të ulta (thuajse në nivelin e shtratit të lumit Buna) dhe çdo herë që ndodhin reshje të dendura shiu kanalet kulluese bëjnë funksionin e kundërt, marrin ujë nga Buna dhe e shpërndajnë në zonat më të ulta të atyre fushave. Sa i përket situatës hidrike, KESH thotë se gjatë pesë ditëve të fundit, si rrjedhoje e reshjeve të shumta dhe rritjes së temperaturave që shkaktuan shkrije të një pjese të madhe të dëborës së rënë nën 800 metër lartësi, veprimtaria operacionale e KESH mundësoi përballimin e plotave të mëdha të prurjeve që arritën deri në 2,000 m3/sek në Fierzë, 1,200 m3/sek në Koman dhe 550 m3/sek në Vau Dejës. Banorët fajesojne drejtuesit e hidrocentraleve dhe korporates elektroenegjike pasi sipas tyre sa herë nisin shkarkimet, toka u përmbytet.

360° Gradë – KUSH ËSHTË TAULANTI I VËRTETË, BERISHA TREGON HISTORIKUN

0

Ish kryeministri Sali Berisha duke replikuar me kreun e grupit socialist Taulant Balla ka deklaruar se veç mbiemrit  Balla mund të ketë dhe disa mbiemra të tjerë.

360° Gradë – SASIA REKORD E KOKAINËS, KRYEMADHI RAMËS LARGOHU NGA KRIMI

0

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duke folur për sasinë rekord të kokainës të kapur disa ditë më parë në Durrës,  i bëri thirrje Ramës që të marrë përgjegjësinë dhe të largohet sa më shpejt nga krimi.

Në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendi kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është drejtuar me një thirrje të fortë kryeministrit Rama. Kryemadhi foli për sasinë rekord të kokainës të kapur disa ditë më parë në Durrës dhe i bëri thirrje Ramës që të marrë përgjegjësinë dhe të largohet sa më shpejt nga krimi, siç e quajti ajo.

LSI do të japë votën e saj për vetingun në polici nëse 19 amendamentet e saj do të pranohen, ashtu siç është rënë dakord politikisht me maxhorancën.