Ballina Blog Faqe 9218

Partizani shkarkon nga detyra Sulejman Staroven

0

Partizani ka shkarkuar nga detyra trajnerin e skuadrës Sulejman Staroven për shkak të rezultateve të dobëta dhe drejtimi i ekipit i ka kaluar Klevis Dalipit. Vendimi është marrë mbrëmjen e së dielës nga bordi drejtues i klubit të Partizanit pas barazimit 1-1 ndaj Teutës në Durrës. Klubi ka zhvilluar një mbledhje urgjente për të analizuar situatën aktuale të ekipit dhe drejtuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës. Ky vendim është pranuar nga trajneri, ndërsa drejtimi i ekipit i ka kaluar Klevis Dalipit.

Njoftimi në Facebook i Klubit të Partizanit:Pas barazimit 1 – 1 të arritur në Durrës ndaj Teutës bordi drejtues i klubit zhvilloj mbrëmjen e së dielës një mbledhje urgjente.  Duke analizuar situatën aktuale dhe objektivat që ekipi synon për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit e klubit kanë kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës nga drejtimi i ekipit, vendim i cili është pranuar edhe nga traineri Starova. Në vijim të sezonit futbollistik drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi.  Një ndryshim i tillë është konsideruar i domosdoshëm nga drejtuesit në kuadër të strategjisë së rinovimit dhe për ti dhënë një impuls pozitiv lojës dhe rezultateve të skuadrës. Klubi falenderon trainerin Sulejman Starova për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në klub dhe në drejtimin e skuadrës.

Kina, 175 miliardë dollarë për ushtrinë

0

Kina ka përcaktuar një prej buxheteve më të mëdha për ushtrinë për vitin e ardhshëm, që arrin 175 miliardë dollarë. Shifra, një rritje prej 8% në krahasim me vitin e kaluar, u njoftua nga kryeministri Li Keqiang ndërsa nisi takimi vjetor i Parlamentit në Pekin. Li gjithashtu caktoi një objektiv të rritjes prej 6.5% për ekonominë. Kongresi Kombëtar i Popullit pritet gjithashtu të heqë kufirin dy-vjeçar presidencial, duke i mundësuar Xi Jinping të mbetet në detyrë për një kohë të pacaktuar. Masa, e cila pritej prej kohësh, por që ka qenë e diskutueshme edhe në Kinë, ka ndihmuar në blindimin e statusit të Xi Jinping si udhëheqësi më i fuqishëm që nga periudha e Mao Ce Dun. Mijëra ligjvënës kinezë në takimin e së hënës shpërthyen në duartrokitje kur plani për të hequr kufirin dy-vjeçar u lexua në dhomë. Votimi mbi propozimin do të mbahet më 11 mars dhe pritet të miratohet unanimisht.

ARSENALI SHKARKON WENGER, KËRKOHET NGA EVERTON

0

22 vite më parë merrte drejtimin e topçinjve londinezë, duke i udhëhequr për vite të tëra drejt sukseseve jo të pakta, por si çdo epokë edhe ajo e Arsene Wenger tek Arsenal e ka një fund. Vendi i 6-të në Premier League, 8 pikë larg zonës Europë, është i patolerueshëm për pronarët e Arsenal që mesa duket e kanë vendosur që për sezonin e e ri të kenë një teknik të ri në stolin e topçinjve. Mikel Arteta, ish-lojtar i Arsenal dhe zëvendës trajner tek Manchester City, është ndër emrat e parë që kanë filluar të përmendet si zëvendësues i Wenger. Por karriera e Wenger nuk do të mbyllet me Arsenal, pasi mediat britanike e çojnë tek Everton në fund të sezonit, për të zëvendësuar Sam Allardyce. Everton e shikon si një zgjidhje perfekte. Humbja e fundit me Brighton është sinjali më i keq që ka dhënë Arsenal nën drejtimin e Wenger. Për herë të parë pas 16 vjetësh skuadra regjistron 4 humbje radhazi. Trajneri francez pas ndeshjes u shpreh qartë: ‘nuk jam i shqetësuar për të ardhmen time. Jam i shqetësuar për rezultatet e skuadrës. Dua të bëj më të mirën për sa kohë do të jem këtu’, u shpreh Wenger. Ndërkohë në krahun tjetër të Anglisë ka filluar të flitet pozitivisht, më saktë Liverpool, por te skuadra e dytë, Everton. Pronari i Eveton Moshiri e admiron francezin dhe e sheh si zëvendësuesin më të mirë për Allardyce, që nuk po gjen ekuilibra. Everton regjistroi humbjen e gjashtë jashtë fushe dhe objektivat janë shkuar për skuadrën. Moshiri mendoj ti ofrojë rolin e trajnerit me kohë të plotë, duke e shkarkuar nga përgjegjësitë e menaxherit, edhe pse duket pak e vështirë pas 22 vjetësh në këtë pozicion te Arsenal.

Italianët besojnë sërish te Berlusconi

0

Lëvizja 5 Yjet udhëheq  bazuar në rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve të përgjithshme në Itali, duke u konfirmuar forcë e parë në vend. Të dhënat paraprake tregojnë se koalicioni i qendrës së djathtë udhëhequr nga Silvio Berlusconi do të shpallet fitues i këtyre zgjedhjeve, por pa siguruar shumicën e nevojshme për krijimin e qeverisë, gjë që me gjasa do të rezultojë në një ngërç politik në Itali.  Lëvizja euroskeptike 5 Yjet e udhëhequr nga Luigi di Maio, rezulton forcë e parë në vend me deri në 32.5% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me 23% të votave, Lega me 16% dhe Forza Italia me 15.5%. Ndërkohë, në rang koalicioni, aleanca e qendrës së djathtë mes Forza Italia-s së Silvio Berlusconi-t, Lega-s dhe Fratelli d’Italia renditet e para, me Lega-n e Matteo Salvini-t e konfirmuar si parti e parë brenda koalicionit. Të dhënat e publikuara nga Ministra e Brendshme e Italisë tregojnë për pjesëmarrje në nivele të larta: 72.9% e italianëve kanë votuar për Dhomën e Deputetëve, ndërkohë që 73.05% kanë votuar për Dhomën e Senatit. Rezultatet e pjesshme tregojnë se asnjë forcë politike në vend nuk ka marrrë votat e mjaftueshme për të krijuar qeverinë.

Kontrollet e policisë, 1618 gjoba, arrestohen 8 shoferë

0

Vetëm në 72 orët e fundit të kontrolleve të shumta të policisë rrugore në autostradën Tiranë-Durrës si dhe në të gjitha rrugët e Tiranës, janë arrestuar tetë drejtues mjetesh, pesë prej të cilëve në gjendje të dehur. Gjithashtu janë tërhequr 73 patenta për të dalë në OASH, nga të cilat 11 për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, 27 për shpejtësi tej normave të lejura në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë, 25 patenta për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 10 për shkelje të tjera. Janë kryer 1029 alkool teste, ku ka rezultuar se 25 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 143 kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara, ndërsa 861 drejtues mjetesh kanë rezultuar me 0.00 mg/l. Po gjatë kontrollit me Radar, janë konstatuar mjete që qarkullojnë me shpejtësi dy apo tre herë më shumë se limiti i lejuar, shpejtësi që kanë variuar deri në 213 km/orë dhe në qytet me shpejtësi 122 km/orë. Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk përdorin rripin e sigurimit, që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, që nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit, që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, apo pa kontroll teknik të mjetit si dhe siguracion. Në këtë kuadër, janë vendosur gjithsej 1618 gjoba, nga të cilat 135 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 167 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 34 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 13 për shkelje të semaforit, 17 për mungesë të kontrollit teknik të mjetit, 11 për xhama të errët, 104 për parakalime të gabuara, si dhe 1137 masa administrative të tjera të ndryshme. Janë bllokuar 21 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

U vra gjatë grabitjes, Meta i jep “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Agur Vrenozit

0

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar pas vdekjes Agur Vrenozit “Dekoratën e Artë të Shqipërinjës”. Motivi, sipas dekretit të kreut të shtetit, është për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare. Vrenzoi humbi jetën në përpjekje për të ndihmuar bashkëqytetarin e tij, i cili kishte rënë pre e grabitjes në vendin e tij të punës, në një pikë të këmbimit valutor

Lihen në burg tre grabitësit e Fierit

0

Gjykata e Fierit ka vendosur arrest me burg për tre autorët e grabitjes së këmbimit valutor, ku hubmi jetën 53-vjeçari Agur Vrenozi. Tre të arrestruarit, Zini Fyraj, 37 vjeç, Lulzim Demiraj, 43 vjeç dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç janë paraqitur në bankën e të akuzuarve në masa të rrepta sigurie. Gjyqtarja Matilda Shalla dha masën arrest me burg për akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen, si dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e të premtes, ku te tre kanë vjedhur këmbimin valutor, duke lënë të plagosur rëndë pronarin dhe një 53-vjeçar. Ky i fundit kishte shkuar në ndihmë të pronarit të exhchange. Ai u plagos rëndë nga një prej autorëve dhe humbi jetën një ditë më pas në spital në Tiranë.

218 anijet shqiptare jashtë kontrollit të radarëve-Prokurori italian konfirmon dyshimet

0

Deklaratat e një prokurori Italian konfirmon dyshimet e hedhura pas hulumtimesh të bëra në Shqipëri se lënia jashtë kontrolli me radarë të anijeve të peshkimit ka sjellë trafik ndërkombëtar droge nëpërmjet tyre.

Giovanni Bombardieri, prokuror në prokurorinë e Catanzaros, teksa u ka shpjeguar gazetarëve se si është mundësuar transporti i drogës, rreth 5 ton kanabis, kapur në operacionin  “Stammer 2-Melina”, jo vetëm që ka folur për rolin e Adrian Licajt, ish-shef i Antidrogës në Vlorë, por edhe ka thënë se droga transportohej edhe me peshkarexha.

Për të eksportuar kanabisin drejt Italisë përdoreshin disa lloje mjetesh detare: nga motorët e ujit, te skafet, gomonet dhe deri te peshkarexhat normale.

Zbarkimi ndodhte në në plazhet e San Foca-s, San Cataldo-s afër Leçes, dhe peshkarexhat normale që e linin drogën në portet e Brindizit dhe në Mola di Bari.

Në një shkrim të publikuar në Hashtag.al, disa javë më parë, një zyrtar qeveritar pranonte se 218 anije peshkimi shqiptare ishin jashtë kontrollit të radarëve QNOD, që prej prillit të vitit 2017.

“Në total janë 218 anije peshkimi që duhet të jenë të pajisura me një sistem gjurmimi-GPS të quajtur BlueBox. Vetëm  187 anije e kanë të lidhur sistemin ‘BlueBox’ por që prej muajit Prill 2017 nuk funksionon sinjali, sepse kompania private që ofronte shërbimin ka ndërprerë kontratën. Praktikisht anijet e peshkimit në Shqipëri janë prej 10 muajsh jashtë kontrollit QNOD, në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje flagrante të kushteve për ruajtjen e sigurisë kombëtare.” – deklaronte zyrtari

Kjo gjë shtonte dyshimet se një pjesë e këtyre anijeve të peshkimit, të papajisura me sistemin e gjurmimit BlueBox, mund të jenë përdorur nga grupet e trafikantëve të drogës, për të transportuar lëndën narkotike drejt Italisë.

Cilët janë 4 shqiptarët që kandidojnë për deputetë në Itali

0

Italianët sot votojnë për parlamentin e ri. 46 milionë qytetarë janë thirrur për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa procesi është hapur që prej orës 07:00 dhe do të mbyllet në 23:00 të ditës së sotme.

Në këto zgjedhje sipas mediave italiane do të zgjidhen  619 deputetë. Mes këtyre kandidatëve janë edhe 4 shqiptarë. Bruna Kola Mece, Emiliano Biraku, Anita Likmeta, Elona Gaxha janë katër kandidatët shqiptarë të cilër synmojnë të bëhen pjesë e parlamentiti italian.

Emiliano Biraku, ka një eksperiencë të konsiderueshme në fushën e politikës në Itali, ai kandidon me partinë e kryeministrit Gentiloni dhe Matteo Renzi, pra ‘PD italiane’ në Romë.

Bruna Kola Meçe (25 vjeçe), kandidon për deputetë në Bergamo për ‘Liberi Uguali’, një parti e re e sapo formuar nga fraksionistët e Partisë Demokratike Italiane.

Anita Likmeta është me origjinë nga Rrubjeka e Durrësit. Gazetarja është kandidate e partisë ’10 Volte Meglio’, një lëvizje e re politike.

Elona Gaxha kandidon për ‘Plus Europa’, partia e Emma Boninos, e njohur për çështjen e Kosovës në vitin 1999.

Gara për fituesin është e fortë mes koalicionit të majtë të drejtuar  nga Partia Demokratike, koalicioni i djathtë në drejtimin e Forza Italia të Berlusconit dhe ‘Lëvizja 5 Yje’./ Hashtag.al

 

Bruna Kola Mece

Anita Likmeta

SPD i thotë PO koalicionit, Merkel gati të formojë qeverinë e saj të katërt

0
Kancelarja gjermane, Angela Merkel po përgatitet që të formojë qeverinë e saj të katërt, pasi socialdemokratët opozitarë votuan në favor të një koalicioni tjetër të madh.

Socialdemokratët i thanë po koalicionit me CDU/CSU, por kjo ishte një fitore mjaft e vështirë. Tani Merkel mund të zgjidhet kancelare në mandatin e katërt.

Sipas ” The New York Times” ky njoftim ka ardhur sot nga lidershipi i partisë. Votimi nga 463,723 anëtarësh të pranueshëm të SPD i jep fund ngërçit politik prej 5 muajsh.

“Ne tani kemi njëfarë qartësie”, tha udhëheqësi kryesor i socialdemokratëve, Olaf Scholz, një kandidat për rolin e ministrit të Financave. “SPD do të hyjë në qeveri”, deklaori ai më tej.

Votimi

Votimi që zgjati dy javë vendosi për të ardhmen e qeverisë gjermane. Atij i parapriu një fushatë intensive e krerëve socialdemokratë për të bindur bazën e partisë për rezultatet e arritura në marrëveshjen e koalicionit, që justifikonin ripërsëritjen e koalicionit me Angela Merkel. Kudo u zhvilluan konferenca rajonale, ku krerët e partisë dolën përballë anëtarëve për të shpjeguar strategjinë e re, të hyrjes në qeveri. Edhe në marrëveshjen e arritur të koaliconit, socialdemokratët arritën të fusnin shumë nga temat sociale socialdemokrate. Vetë konservatorët u detyruan të bënin lëshime, si për shembull dorëzimin e Ministrisë së Financave tek SPD-ja, gjë që nuk e prit mirë nga CDU.