Ballina Blog Faqe 9321

Ikardi ceshtja e dites ne shtepine e Interit.

0

Mauro Ikardi eshte kthyer ne nje lider te vertet tek skuadra e Interit me lojen dhe gola e tij.17 gola ne 17 ndeshje jene nje statistike qe nuk mund ta lere sulmuesin jashte vemendjes se klubeve me te rendesishme europiane. Interesi i klubeve te tjera ka bere qe ne shtepine zikalter te levizin per ti rinovuar kontraten kapitenit. Klubi mendon qe ta blindoje futbollistin Argjentinas me nje kontrate deri ne vitin 2023 me nje page rreth 7 milion euro dhe nje klauzole largimi 200 milion euro. Dhe duket se palet jane afer marrveshjes pasi Ikardi deshiron qendrimin ne skuader por pengese per rinovimin duket se eshte bere gruaja dhe njekohesisht menaxherja e futbollistit Wanda Nara e cila kerkon qe klauzola e largimit te jet 130 milion euro.

Opozita maqedonase në protestë, bllokohet pika e kalimit të Qafë-Thanës

0

Pika e kalimit në Qafë-Thanë do të bllokohet për mbi një orë pasdien e sotme.

Shkak për këtë bllokim do të bëhet një protestë nga opozita maqedonase.

Më datë 21.12.2017, jemi njoftuar nga pala maqedonase, se në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, do të ndërpritet puna në hyrje dhe në dalje, nga ora 17.00 deri në orën 18.00, për shkak të një proteste të opozitës maqedonase”, njofton policia.

DHONOHET DHE GRABITET NJË I MOSHUAR INVALID NË DELVINË

0

Një 72-vjeçar në Delvinë eshtë dhunuar dhe më pas është grabitur nga persona të maskuar.  Kosta Shapo është dhunuar dhe grabitur në banesën e tij. Siç bën me dije balkanëeb një person i maskuar është futur në orën 3 të mëngjesit në banesën e të moshurit.

Shapo ishte invalid kishte vetëm njërën këmbë si dhe jetonte vetëm në shtëpi.

Mësohet se autori i ka bërë presion fillimisht 72-vjeçarit dhe më pas e ka goditur në fyryrë dhe stomak. Sakaq, autori ka arritur ti marrë 15 mjë lekë të reja dhe më pas është larguar.

Ndërkohë, policia dhe ambulanca mbërritën në vendgjarje dhe kanë nisur hetimin për identifikim dhe kapjen e autorit.

U akuzua se kishte lidhje me krimin, Vangjush Dako padit Lulzim Bashën: Ky i paaftë e gënjeshtar, do përballet në gjyq

0

Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ka vendosur se pas akuzave të PD-së dhe kreut të partisë, Lulzim Basha, Dako ka vendosur që ta ndjekë çështjen në Gjykatë.

Lajmin e bën të ditur vetë Dako në një reagim të ashpër në Facebook, ku mes fyerjesh e akuzash shkruan:

Kam vendosur ta çoj në gjyq Lulëzim Bashën, si një shpifës profesionist që e ka kaluar cakun e tolerancës time.

Ky njeri që gënjen sy për sy kë t’i dalë përpara, një i paaftë që si kryetar bashkie la kokrrën e namit me paaftësinë e me gënjeshtrat e tij dhe si kryetar i opozitës e ka bërë qesharake Partinë Demokratike, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për shumë gjëra.

Por nëse për ato të rëndat fare me dëme ekonomike kolosale, do t’i japë patjetër përgjigjet e veta përballë institucioneve të reja të reformës në drejtësi që ai po bën çmos ta bllokoje, me mua do të përballet e do të përgjigjet përpara gjykatës për shpifjet e tij prej mashtruesi profesionist.

Kam marrë vesh që ky karafil nuk shkon në gjyqet ku e çojnë njerëzit që i akuzon me shpifjet e tij ordinere!

Por vjen s’vjen në gjyq të perballet me modelin e shpifur politik që ai mishëron, unë e kam ndarë mendjen që të mos i ndahem derisa të gjithë baltën e tij ta gëlltisë mbrapsht në sytë e gjithë popullit”.

Ngritja e KLP-së, shkojnë në Kuvend emrat e 4 kandidatëve të Shoqërisë Civile

0

Pas dëgjimit të 4 kandidatëve të Shoqërisë Civile, Avokati i Popullit ia ka përcjellë Kuvendit emrat e tyre, njëri prej të cilëve pritet të jetë anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Andi Murataj, Mimoza Cinami, Alfred Balla dhe Entela Baci janë emrat e kandidatëve që konkurrojnë për një vend në KLP, organ nga i cili duhet të zgjidhej Kryeprokurori i përgjithshëm.

KLP-ja duhet të ishte ngritur që në muajin prill, por situata u bllokua prej Shoqërisë Civile, që nuk paraqiti asnjë kandidat.