Ballina Blog Faqe 9330

Shqipëria zbret sërish shkallë në Indeksin e sipërmarrjes 2018, çalon në pranim risku

0

Është i treti vit radhazi, që sipas raportit të detajuar të Institutit për Sipërmarrjen dhe Zhvillimin (GEDI) Shqipëria humb terren, sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me klimën e sipërmarrjes. Këtë vit, vendi ynë renditet i 83-ti në botë, nga 137 ekonomi të marra në studim, duke shënuar kështu një rënie prej 3 shkallësh krahasuar me raportin e vitit 2017 dhe 7 shkallë nga ai i 2016.

Sipas raportit, Shqipëria merr një pikësim prej 24 % në studimin total të komponentëve të marrë në shqyrtim, i parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Bosnjë dhe Hercegovinën , e renditur e 95-a, me 21 %. Më mirë në Ballkan ka performuar këtë vit Kroacia e 54, Mali i Zi i 60, Maqedonia e 66, Serbia e 74.

Sipas të dhënave të detajuara për vendin tonë, fusha më e fortë më të cilën krenohemi është “aftësitë e start-up”, e cila merr vlerësim prej 68 %, ndërsa ajo që na dobëson në këtë studim, “pranimi i riskut”, 6 %. Ndër të tjerë komponentë, përmendim perceptimi i mundësive, rrjeti, suporti kulturor, konkurrueshmëria dhe internacionaliteti që qendrojnë në të njëjtën nivel. Disi më mirë shihet, sipas raportit, adaptimi me teknologjinë, kapitali njerëzor, ecuria e rritjes dhe inovacioni i produkteve.

Raporti i GEDI-t nënvizon se sipërmarrja është një motor i rëndësishëm i zhvillimit të ekonomisë. Pa të nuk do të kishte inovacion, produktiviteti do të rritej me ritme të ulëta dhe vendet e punës gjithashtu do të ishin të pakta.

Sipërmarrja ekziston në kontekstin e veçantive gjeografike, lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Përzierja e sjelljeve, burimeve dhe infrastrukturës, citon raporti, përbën atë që njihet si ‘ekosistemi’.

Indeksi Botëror i Sipërmarrjes mat çdo vit shëndetin e këtij ekosistemi në 137 vende. Krahason performancat e vendeve, si dhe ofron një panoramë sesi një vend performon në kontekstin lokal dhe në atë ndërkombëtar.

GEDI mbledh të dhëna mbi qëndrimet e sipërmarrjes, aftësitë dhe aspiratat e popullsisë lokale dhe pastaj mat peshën që ato kanë në mjedisin e “infrastrukturës” sociale dhe ekonomike. Ky proces krijon 14 ‘shtyllat’ mbi të cilat matet shëndeti rajonal i ekosistemit.

Marrë nga Hashtag.al

Rritet çmimi i ujit, tarifat e reja për familjet dhe bizneset.

0

Pas miratimit të ndryshimit të çmimit të ujit nga Enti Rregullator i Ujit e ka pasqyuar këtë ndryshim të tarifave  “Fletoren Zyrtare”. Specifikisht janë botuar të gjitha ndryshimet e reja të tarifave të ujit si për bizneset edhe për familjaret në Tiranë.

Në vendimit e Entit, klientët familjarë për këtë shërbim do të paguajnë 65 lek/mkëto tarifa do të jenë volumetrikë.

Tarifat e reja për klientët publikë do të jenë 140 lekë/m, klientët privatë 155 lekë/ m, furrat e bukës 95 lekë/ m, klientët e veçantë do (prodhim pijesh alkoolike, pijesh freskuese, pishina) 170 leke/ m3, çmimi i shitjes së ujit me shumicë do të jetë 12 leke/ mdhe për  HECe Lanabregasit do të jetë 5 lekë/ m3.

Vendimi me ndryshimet e reja për shërbimin e ujit do të hyjë në fuqi në 1.1.2018.

Gjirokastër/ Arrestohet 61-vjeçari, kërkohej për 12 tonë kanabis që u gjetën në Përmet

0

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi dyshohet se ky i fundit është personi që po kërkohej për 12 tonë kanabis të gjetur në Përmet para disa muajsh.

Ismail Sadiu, u shpall në kërkim disa muaj më parë, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda zbuloi një magazinë me 12 tonë kanabis në fshatin Pagri të Përmetit.

Nis testimi i administratës publike, kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit

0

Ditën e sotme, do fillojë testimi i punonjësve të administratës publike.

Departamenti i Administratës Publike ka përcaktuar drejtoritë, inspektoratet dhe entet e para shtetërore, punonjësit e të cilëve do t’i nënshtrohen provimit për testimin e njohurive, sipas pozicionit të punës.

Punonjësit që nuk e kalojnë këtë provim, duke mos marrë minimumi 51 pikë, humbasin vendin e punës.

Ky operacion do nis në kuadër të luftës kundër analfabetizmit në administratën shtetërore, ndarjen e administratës nga politika, largimin e militantëve të cilët nuk kanë lidhje me vendin e punës dhe rekrutimin e njerëzve të mirëtrajnuar.

Sipas një kalendari kohor, testimit, do t’i nënshtrohen punonjësit në të gjithë nivelet e administratës publike, por procesi do të nisë fillimisht me organet me funksione inspektuese.

Provimi i parë do të zhvillohet në datën 9 dhjetor të 2017.

“Testimi për vlerësimin periodik për fitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë do të bazohet në njohuritë mbi ndryshimet e ndodhura në legjislacionin e fushës së inspektimit”,- thuhet në njoftimin e Departamentit të Administratës Publike.

Zjarr në Uzinën e Ballshit, dëmtohet punonjësi 53-vjeçar

0

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Uzina e Ballshit, është përfshirë nga flakët.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 07:20, në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në repartin e “Koksit”.

Si pasojë e flakëve ka mbetur i dëmtuar një punonjës 53- vjeçar, i cili është dërguar menjëherë ne spital.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rama mbledh deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve

0

Kryeministri Rama ka mbledhur deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve.

Nuk dihet ende se ccfarë do jetë në fokus të këtij takimi.

Në këtë takim marrin pjesë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i komisionit, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Bledar Çuçi, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja dhe Saimir Tahiri.

Ndërkohë këtë javë Kuvendi nuk do mblidhet, por është shtyrë për në datën 30 nëntor, ku do diskutohet buxheti 2018 nen për ne, shkarkimi i kreut të KQZ-së, Zguri si dhe zëvendësimi i Prokurorit të Përgjithshëm, të cilit i mbaron mandati.

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Aleksandër Lalo

0

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur kompozitori i njohur Aleksandër Lalo.

Mësohet se Lalo ka mbyllur sytë në moshën 68-vjeçare në një spital privat në Tiranë nga një atak kardiak.

Së fundmi, kompozitori ishte pjesë e jurisë në një nga spektalet televizive të drejtuar nga Marina Vjollca, e cila konfirmon edhe vdekjen e tij. Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan:

“Miq te dashur, me hidherim te thelle mesuam ndarjen nga jeta te Maestro Lalos pas nje ataku ne zemer.
Maestro i madh u nda nga jeta duke lene nje boshllek te madh tek une dhe i gjithe stafi i “C’est la vie”.
Ky emision dhe te tjeret ne vijim jane homazhi yne per njeriun e paperseritshem te muzikes shqiptare.
U prehte ne paqe!”

Lalo ka kompozuar filma të njohur të kinematografisë shqiptare.

Ai ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë dhe rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku.

Disa nga kompozimet e Aleksandër Lalos

Tingujt e harresës (1996) (TV)

Historiani dhe kameleoni (1989)

Treni niset më shtatë pa pesë (1988)

Dy herë mat (1986)

Fjalë pa fund (1986)

Asgjë nuk harrohet (1985)

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)

Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)

Një vonesë e vogël (1982)

Shi në plazh (1982)

Shtëpia jonë e përbashkët (1981)

Thesari (1981)

Gëzhoja e vjetër (1980)

Nusja (1980)

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Dimri i fundit (1976)

Emblema e dikurshme (1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin (1974)

Odiseja e tifozëve (1972)

Të shoh në sy(1986)

Një gjeneral kapet rob (1980)