Ballina Blog Faqe 9356

Kapen 210 kg drogë në Vlorë, zbulohen vatra zjarri nga djegia e kanabisit

0

Sekuestrohen 210 kilogramë kanabis në Vlorë. Lënda narkotike u gjet nga policia në lumin Shushicë pas një operacioni të gjerë të zhvilluar ku u përdorën edhe qentë anti-drogë.

Lënda narkotike ishte futur në 21 thasë dhe ishte bërë gati për trafikim.

Policia po vijon kontrollet në zonën e Shushicës, ku përveç sasisë së lartpërmendur ka gjetur edhe disa vatra zjarri të shkaktuara nga djedia e kanabisit.

Vlorë.Vijon operacioni masiv antidrogë në territorin e Qarkut Vlorë.Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Delta Forcë.Në operacion u përdorën edhe qentë antidrogë të Policisë.Gjatë kontrollit të territorit , Policia evidenton 21 thasë të mbushur me bimë narkotike, Cannabis Sattiva, boçe, kërcell e gjethe të thata si dhe mbetje të bimëve narkotike, me peshë totale rreth 210 kilogramë.Lënda narkotike u gjet e hedhur në ujë të ndenjur në shtratin e Lumit Shushicë.Në kuadër të planeve të masave që Drejtoria e Policisë Vendore Vlorë ka marrë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, duke u nisur edhe nga komunikimi i bërë nga Drejtori i Policisë Vendore Vlorë sëbashku me Prefekten e Qarkut Vlorë me banorët e zonës gjatë një takimi sensibilizues një ditë më parë, strukturat e Policisë kanë vazhduar kontrollet në mënyrë më të imtësishme në zonën e Shushicës.Në shtratin e Lumit -Shushicë, në disa pellgje me ujë të ndenjur, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Repartin Delta dhe Policinë Kufitare kanë konstatuar të hedhura në ujë, rreth 21 thasë me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.Menjëherë është njoftuar Prokurori në lidhje me sasinë dhe rrethanat e gjeties së lëndës narkotike.Me urdhër të Prokurorit nga gjitha sasia e lëndës narkotike të gjetur u mor në cilësinë e provës matetiale për ekzaminime laboratorike rreth 30 kilogramë.Ndërsa pjesa tjetër nuk i plotësonte kushtet për marrjen në cilësinë e provës materiale, ku me porosi të Prokurorit, grupi hetimor kreu veprimet e mëtejshme në vendngjarje.Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e zonës janë gjendur disa vatra zjarri duke u djegur lëndë narkotike Cannabis Sattiva.Policia po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve të cilëve u përket sasia e lëndës narkotike e hedhur në ujë në shtratin e lumit Shushicë.Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve'', parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Sonntag, 23. Juli 2017

 

Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës

0

Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar këtë mëngjes korriku.

Pushues të shumtë nga kryeqyteti i janë drejtuar bregdetit për të kaluar ditën e sotme që pritet të ketë temperatura të larta.

Pavarësisht se ata janë nisur që në orët e para të mëngjesit sërish nuk kanë mundur t’i shpëtojnë trafikut.

Radha e makinave ka arritur disa kilometra dhe ashtu si çdo fundjavë, policia rrugore mund të bëjë devijimin e trafikut drejt rrugës së Ndroqit për ta lehtësuar disi.

Teknologjia e informacionit, Shqipëria e fundit në Evropë por rivalizon për celularët

0

Shqipëria është i vetmi vend në Europë me mesatare poshtë nivelit të mesatares botërore për sa i përket indeksit të zhvillimit të teknologjisë.

Shqipëria renditet e fundit nga 40 shtetet europiane për sa i përket zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit sipas Indeksit të Zhvillimit të TIK për 2016-n, publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (International Telecommunication Union -ITU).

Në total, indeksi ka renditur 175 ekonomi, ku Shqipëria renditet e 91-a, 10 vende më larg se Bosnja, e renditur e parafundit në rajon.

Krahasuar me 2015-n, vlera e indeksit të teknologjisë është përmirësuar nga 4.62 në 4.92 në 2016-n.

Në krahasim me një vit më parë, progresi më i madh është bërë me qasjen në internet dhe me rritjen e numrit të shtëpive që kanë një kompjuter.

Norma e penetrimit e transmetimit me anë të kabllove të të dhënave u rrit nga 6.5% në 2014 në 7.6% në 2015. Çmimi për lidhjet kabllore të internetit ranë nga 29.79 dollarë në 2008-n në 9.52 dollarë në 2015-n. Çmimet e paketave të kompanive celulare ranë nga 32.13 dollarë në 6.35 dollarë në 2015. Edhe çmimet e paketave të internetit ranë nga 2012 në 2015.

Rritja e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare nga 30.9% në 2014 në 40.6% në 2015-n, kryesisht u nxit nga prezantimi LTE dhe LTE-A.

Europa, rajoni me mesataren më të lartë në zhvillimin e TIK

Europa është rajoni që ka vlerën më të lartë të mesatares së zhvillimit të teknologjisë së informacionit, 7.35, vetëm pak pikë më poshtë mesatares së vendeve të zhvilluara, të cilat e kanë 7.40.

Rreth 29 nga 40 vendet e rajonit bëjnë pjesë në çerekun e parë të renditjes për Zhvillimin e Teknologjisë, ndërsa vetëm një vend, Shqipëria, nuk është pjesë as në gjysmën e parë.

Gjithashtu, në raport citohet se Shqipëria është i vetmi vend në rajon me mesatare poshtë nivelit të mesatares botërore për sa i përket indeksit të zhvillimit të teknologjisë.

Të dhënat tregojnë se të gjitha vendet e rajonit kanë një performancë të lartë, megjithatë ka një diferencë gjeografike në shpërndarje.

Vendet e pozicionuara në krye të renditjes kryesisht janë nga Europa Perëndimore dhe Veriore, ndërsa ato në fund janë kryesisht vendet e Europës Jugore dhe Lindore. Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, pesë vendet nordike, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia, renditen në 20 vendet e para.

16 vendet e renditura të fundit të rajonit mbahen nga vendet e Mesdheut dhe Europës Lindore. Pesë vendet e fundit janë të zëna nga shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian.

Marrë nga Monitor.al 

Dhjetë vendet më të bukura në botë për t’i vizituar

0

Bregu Amalfi është cilësuar si vendi më i mirë për ta vizituar, derisa edhe vendet tjera janë të mrekullueshme. Secili duket më i mirë se tjetri me pamje madhështore.

Bota ka shumë vende me të vërtetë të pabesueshme dhe madhështore për t’i vizituar, shkruan “thetrendspotter.net”. Nga mrekullitë natyrore e deri në strukturat arkitekturore të mendjes, ne jemi të bekuar me vende të shumta mahnitëse në tokë, përcjell albinfo.ch. Problemi i vetëm është se nuk ka kohë të mjaftueshme për t’i vizituar të gjithë këto vende. Nëse dëshironi të shkurtoni listën, atëherë ne ju ndihmojmë me përzgjedhjen e dhjetë vendeve më të mira për të udhëtuar.

Në vendin e parë sipas këtij klasifikimi është Amalfi Coast. Shkëmbinjtë e pastër, një breg i thyer me plazhe të vogla dhe fshatra simpatike të peshkimit me ngjyra të shumëllojshme e bëjnë Bregun Amalfi një shembull të shquar të një peizazhi mesdhetar. Destinacioni turistik ka një shtrirje prej 50 km gjatë bregdetit jugor të gadishullit të Sorrentos në Itali, në rajonin e Campanis dhe është një nga vendet më të bukura në botë. Në vendin e dytë është Antarktida. Ka një arsye pse njerëzit duan ta vizitojnë kaq shumë këtë vend. Edhe pse kontinenti është i ftohtë, ai është gjithashtu befasues me pamje mahnitëse. Kjo zonë e pabanuar është me plot gjëra fantastike për t’u parë. Ndërkohë vendet tjera në top-dhjetë vendet më të mira në botë për t’i vizituar janë:

Arashiyama Bamboo Forest, Japan

Bagan, Myanmar

Benagil Sea Cave, Algarve, Portugali

Blue Lagoon Island

Charmonix

Cliffs of Moher, Ireland

Grand Canyon

Great Barrier Reef

Përfundon procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike, sa votuan deri në orën 18:00

0

Ka përfunduar orari zyrtar i përcaktuar nga Komisioni i Zgjedhjeve për procecin zyrtar të votimit për kreun e ri të PD-së.

Në shumë qendra votimet janë mbyllur, ndërsa në pak qendra votimi është shtyrë edhe për disa minuta për t’u dhënë mundësinë e votimit atyre që nuk kanë pasur mundësinë ta bëjnë deri tani.

Deri në orën 18:00 kishin votuar pak më shumë se gjysma e anëtarëve, ndërsa shifrat përfundimtare do bëhen të ditura vetëm për mbylljes së procesit.

Shkodër, votuan 3878 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 3580 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1508 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 2980 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 2767 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 16142 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 3906 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 4957 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 1643 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 4572 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 1842 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 2103 votues, nga 3587 anëtarë

Në total, në të 12 qarqet e vendit, deri në orën 18.00, kanë votuar, 49.879 anëtarë, nga 103.952 anëtarë.

Zjarr masiv në Tiranë, rrezikohen banesat dhe pyjet përreth

0

Në zonën e Ibës në Tiranë kanë shpërthyer një zjarr masiv, nga i cili rrezikohen edhe banesat.

Në vendngjarja ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Demiraj, i cili po monitoron masat e marra nga Emergjencat Civile.

Vdekja e 15-vjeçares ruse në Ksamil, pajisja e ekspertimit jashtë funksionit

0

Ditën e djeshme një turiste 15-vjeçare ruse u mbyt në plazhin e Ksamilit në Sarandë.

Dyshimet e para janë se ajo është goditur për vdekje nga një mjet lundrues dhe policia ka ndaluar edhe pronarin e një skafi.

Trupi i adoleshentes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku pritet të përcaktohen edhe arsyet e vdekjes së turistes.

Por dalja e rezultateve mund të mos jetë kaq e thjeshtë duke qenë se pajisja e ekspertimit në laborator është e prishur dhe pritet të kthehet në gjendje pune pas disa javësh.

Hetimi ka mbetur pezull dhe organit të akuzës do t’i duhet të gjejë një tjetër rrugë për zbardhjen e ngjarjes.

Certifikohen 23 vrojtuesit e parë të plazheve në Shqipëri

0

Numri i të mbyturve në plazhet shqiptare që prej fillimit të sezonit ka kapur shifra alarmante.

Pushuesit shprehen se ndihen të pambrojtur duke qenë se në asnjë prej plazheve nuk ka roje bregdetare dhe më problematike është kjo sidomos në plazhet masive si ato të Durrësit, Vlorës, Sarandës, Velipojës e Shëngjinit.

Sot janë certifikuar 23 vrojtuesit e parë të plazheve në vend, raporton TV Klan.

Vrojtuesit janë stërvitur nga një shkollë profesionale dhe ajo njihet edhe nga Federata Italiane e Shpëtimit në Ujë.

Sipas rregullave në çdo 200 metra vijë bregdetare duhet të ketë një roje bregdetare.

Panariti i zbulon Braçes dokumentet: Ja sa fermerë kanë marrë subvencion vetëm në Lushnjë

0

Ministria e Bujqësisë, publikon listën e fermerëve përfitues nga skema e subvencioneve shtetërore për bujqësisë në vite për Qarkun Fier, në përgjigje të akuzave të deputetit socialist Erjon Braçe.

Një ditë më parë Erjon Braçe u shpreh se nuk ka asnjë fermer të thjeshtë përfitues në zonën e Lushnjës.

Por në raportin e ministrisë rreth  150 fermerë janë subencionuar vetëm në Lushnjë dhe Divjakë.

Ministria Bujqësisë sqaron se, përdorimi i këtyre fondeve është realizuar në mënyrë transparente mbi skemat e miratuara nga Këshilli i Ministrave.

“Përveç KLSH, procedurat janë kontrolluar dhe nga Këshilli i Ministrave, pasi pa miratimin e këtij të fundit, paratë nuk mund të lëvroheshin e aq me pak, te çoheshin në “drejtim të paditur”, sqaron ministria e Bujqësisë.

E bujshme, Vidal pranon ofertën e Interit

0

Arturo Vidal ka vendosur të largohet nga kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich.

Mesfushori kilian ka pranuar ofertën zyrtare të Interit dhe pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare.

Inter ka arritur ta bind futbollistin që të nënshkruajë ku do të fitojë një pagë të lartë prej tetë milionë eurove në stinor.

Marrëveshja mes lojtarit dhe klubit është arritur, ndërsa skuadra italiane tani po pret përgjigjen e Bayernit.

‘Neroazzurrët’ kanë ofruar hiq më pak se 60 milionë euro për lojtarin.

Bayerni ka në tavolinë ofertën e Interit por ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë ose jo.

Carlo Ancelotti e vlerëson shumë futbollistin dhe nuk dëshiron ta largojë atë.

Mbetet të shihet nëse Bayern do të pranojë ofertën e Interit apo do të kërkojë më shumë para për Vidalin.