Ballina Blog Faqe 9358

Denoncimi tek Rama, në pranga 3 punonjës tatimesh. Morën 400 mijë lekë të vjetra

0

Drejtori i Policisë, Ardian Veliu, në një konferencë për mediat, njoftoi se pas denoncimit që një administratore e një biznesi në Kavajë kishte bërë tek kryeministri Edi Rama, janë arrestuar 3 punonjës të tatimeve të Tiranës.

Ata akuzohen se kanë marrë 400 mijë lekë të vjetra.

Janë arrestuar:

Ermal Harizaj, 37 vjeç,  lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Tiranë.

Ervin Pupuleku, 29 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

Arben Disha, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

Arrestimi i këtyre personave u bë, pasi, më datë 21.07.2017, ora 17.00, të tre këta punonjës kanë shkuar për kontroll, pranë një subjekti privat  në Spille Kavajë, me administratore shtetasen  A. M., duke shpërdoruar detyrën  i kanë marrë administratores shumën prej 40 mijë lekë (të rinj).

Atentati në Tiranë/ Zbardhet skema për të ekzekutuar me 80 mijë euro aktorin e njohur (Video)

0

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me plagosjen e aktorit  Mishel Manoku (Prela).

Sipas kreut të Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, janë paguar  80 mijë euro për të vrarë aktorin e njohur.

Policia ka arrestuar  porositësin, ekzekutorin dhe bashkëpunëtorët e tyre në këtë krim.

Ekzekutori është Shkëlzen Buci nga Peshkopia dhe një bashkëpunëtori i tij.

https://www.dailymotion.com/video/x5ufxwk

Pjesë nga deklarata e Ardi Veliut:

Është dokumentuar i gjithë mekanizmi i ngjarjes, ku kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i strukturuar kriminal.

Si rezultat i operacionit u arrestuan  të gjithë antarët e  grupit,  duke filluar nga porositësi,  ekzekutori dhe  përkrahësit pas kryerjes së krimit , më konkretisht:

Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën  do t’ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpuntorve të tij.

Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë,  i cila  ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar  arma e krimit tip pistoletë model 54(TT).

Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili  është  bashkëpunëtor në tentativën e vrasjes.

Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili  ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit , të autorëve të krimit.

Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai I Miklar Tolës, pjesëtar aktiv i këtij  grupi kriminal .

Motive i kësaj ngjarje është hakmarrja.

Materialet në ngarkim të këtyre personave do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Vrasje me paramendim  mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim”  dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Detaje nga ceremonia / Meta, president pa Zonjën e Parë dhe pa rezidencë

0

Të hënën Ilir Meta do të betohet si Presindent i Republikës.

Kanë nisur tashmë përgatitjet për ceremoninë e inagurimit të Presidentit, inagurim ky që do të bëhet në selinë e Presidencës dhe në Bulevardin Dëshrmorët e Kombit.

Sipas protokolit kjo senacë do të drejtohej nga kreu i Kuvendit, por në rrethana të tilla këtë detyrë do ta bëj nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj.

Ndërsa është bërë e ditur nga Protokolli i Shtetit  se Minika Kryemadhi nuk do të jetë në ceremoni në krah të presidentit sepse nuk do të mbajë postin e Zonjës së Parë, siç raporton News 24.

Kjo lidhet me faktin se Meta ka refuyuar qëndrimin në vilën presidenciale dhe dë të qëndrojë në banesën e tij për 5 vitet e ardhshme.

Që mandati i Ilir Metës si presidet të jetë i vlefshëm duhet që ai të dorëzojë mandatin e deputetit.

Mandati i deputetit pritet t’i kalojë Ylli Manjanit për muajt e ngelur, derisa të krijohet qeveria e re.

Shqipëria në depresion, 2016-a rekord për importin e antidepresivëve

0

Mungesa e mundësive për rritjen e mirëqenies, tranzicioni i zgjatur dhe mospasja e perspektivës e kanë thelluar depresionin në shoqërinë shqiptare.

Importet e medikamenteve antidepresive Loram dhe Xanax u rritën me ritme dyshifrore në vitin 2016.

Mjekët pohojnë se, numri i të prekurve është shtuar ndjeshëm tre vitet e fundit.

Vrojtimi i Monitor në 20 farmaci tregon për përhapje të sëmundjes në mosha më të reja.

Vetëvrasjet janë shtuar.

Ja kostot që krijohen nga sëmundja në zhvillimin ekonomik dhe rrugët për daljen nga gjendja.

Arjana Rreli është një psikiatre me përvojë të gjatë pune, por vitin e kaluar u përball me një klientelë jo të zakontë.

Biznesmenët kishin qenë pacientë të rrallë më parë, po dy vitet e fundit janë shtuar. “Siç duket, punët nuk po iu shkojnë mbarë”, pohon Arjana, e cila zotëron me kompetencë profesionin e saj dhe është më e rezervuar për shkaqet që kanë çuar në ankth të pasurit.

Ky konstatim i Rrelit vjen në akordancë me një aksion masiv kundër informalitetit në ekonomi, që në muajt e fundit të 2015-s dhe pjesën e parë të 2016-s, ishte tejet agresiv.

Të gjendur përballë situatave të paparashikuara, që mund të sillnin edhe dënimin me burg, shumë biznesmenë kanë rënë pre e ankthit dhe depresionit, aq sa kanë zënë edhe dyert e spitaleve dhe klinikave të specializuara.

Kjo gjendje stresi dhe ankthi, që është shtrirë me shpejtësi edhe në shtresa të tjera të popullatës, i ka dhënë drejtim tjetër zhvillimit ekonomik të vendit.

Bizneset po hezitojnë të investojnë dhe konsumatorët shmangin blerjet e mëdha.

Radha në Qendrën e Shëndetit Mendor në Tiranë është e gjatë që në orët e para të ditës. Burra, gra të reja, nëna, pleq presin të çelet dera e psikiatrit.

Numri i pacientëve që kërkojnë shërbimet mjekësore është rritur tre vitet e fundit, por doktoresha pohon se situata në realitet është edhe më e rëndë, pasi shoqëria ende nuk ka kulturën e mjaftueshme për të marrë diagnozë te mjeku dhe më pas trajtimin e nevojshëm.

Rreli thotë se një shoqëri e stresuar minimalisht nuk është produktive dhe krijon predispozitë për të përthithur edhe pjesën tjetër të shëndoshë të popullatës. Depresioni është ndër sëmundjet më të kushtueshme, me ndikime negative zinxhir në ekonomi.

E lodhur nga tranzicioni i gjatë, krizat politike dhe ekonomike që nuk po ndahen dhe me pak mundësi në sfond, shoqëria shqiptare është duke përjetuar një gjendje të thelluar të stresit.

Konfirmimi vjen nga rritja dramatike e konsumit të medikamenteve kundër depresionit.

Sipas të dhënave konfidenciale nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, importet e Loram-it, Xanax-it dhe Citolex-it janë rritur ndjeshëm tre vitet e fundit.

Për vitin 2016, ato janë 6-17% më të larta sipas llojit të medikamentit.

Më 2016 u zhdoganuan 195,137 pako Loram (2.5 miligramë) nga 167,000 më 2015, me një rritje vjetore 18%.

Me ritme dyshifrore (11%) janë rritur edhe importet e Xanax-it dhe rritje 6% edhe ato të Ciltolex-it.

Burimet në dogana pohojnë se ritmet e rritjes së importeve të këtyre medikamenteve kanë qenë të larta në dy vitet paraardhëse.

Farmacitë: Konsumi i antidepresivëve, në rritje të shpejtë

‘Monitor’ ushtroi një vrojtim në të paktën 20 farmaci në rajonin Tiranë-Durrës, 18 prej të cilave pohuan njëzëri se është rritur konsumi i antidepresivëve, ndërsa 2 refuzuan përgjigjet.

Në Tiranë, farmacitë e pyetura ishin në zonën e spitaleve, Medresesë, Siri Kodrës, 5 Majit dhe në zonën e Bllokut.

Pothuajse të gjitha njësitë e shitjes së medikamenteve pohuan se është shtuar konsumi nga moshat 25-40 vjeç.

Loram-i, një medikament popullor kundër shenjave të para të stresit dhe depresionit që në Shqipëri konsumohej më së shumti nga të moshuarit me Parkinson dhe Alzhaimer, tani po merret nga moshat e reja, pohojnë farmacistët.

Shumica e tyre pohuan se këto medikamente po konsumohen nga kategori të shoqërisë që më parë nuk ishin klientë.

Biznesmenë, punonjës të administratës, persona në vështirësi ekonomike, personat që jetojnë vetëm dhe adoleshentët janë klientët e rinj të antidepresivëve, pohojnë farmacistët.

Ata shtojnë se ka një numër të madh personash që kërkojnë të blejnë pa recetë qetësues për gjumë, si Diazepam etj.

Gjithashtu shumica e farmacive të pyetura pohuan se është shtuar numri i të rinjve që konsumojnë antidepresivë.

Ka rritje të numrit të rasteve nga të rinjtë që konsumojnë hashash, efekti i të cilit në disa persona është gjendja e depresionit.

Kështu që përdoruesit e hashashit, në një masë të konsiderueshme, po përjetojnë përkeqësim të shëndetit mendor e për pasojë, po konsumojnë më shumë antidepresivë.

Farmacitë në rajonin e Durrësit pohuan kryesisht fenomenin e depresionit nga përdoruesit e hashashit.

Ndërsa njësitë e shitjes së ilaçeve në Tiranë pohuan se konsumatorët e antidepresivëve janë më së shumti të ardhurit në Tiranë, të cilët gjenden nën presionin e ndryshimit të kushteve të jetesës dhe përshtatjes me kultura të tjera.

 

Kostot ekonomike

Dy vitet e fundit, shqiptarët janë populli që kanë emigruar më së shumti në Europë, pas vendeve të Lindjes së Mesme që janë në luftë të tilla si Siria.

Rreth 67 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil politik në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2015, ndërsa gjatë vitit të kaluar, edhe rreth 29 mijë të tjerë.

Për dy vite, 4% e popullsisë së vendit ka tentuar të largohet vetëm në vendet e BE-së.

Mjekët shpjegojnë se emigracioni është treguesi më i qartë se vendi është duke kaluar një situatë jo të mirë psikologjike.

Doktoresha Rreli thotë se faktori ekonomik, përveç predispozitës biologjike, është ndër më kryesorët që krijon depresion.

Ajo shton se sëmundjet e shëndetit mendor kanë kosto të shumëfishta në jetën ekonomike dhe sociale të një vendi.

Një shoqëri që ka stres të shtuar dhe depresion, më e pakta që mund të ndodhë është mungesa e eficencës, d.m.th. e të bërit të gjërave mirë.

Por nga ana tjetër, trajtimi i sëmundjeve mentale është i kushtueshëm.

Këta persona kërkojnë angazhimin e shumë burimeve të tjera si njerëzore edhe materiale.

Medikamentet që trajtojnë shëndetin mendor kushtojnë shumë, ndërkohë që depresioni nuk zgjedh.

Në këtë këndvështrim, Shqipëria një vend i vogël, por me problematika të mprehta, nuk ka mjete të mjaftueshëm për të trajtuar me dinjitet këto kategori pacientësh që po shtohen çdo ditë e më shumë, – shton doktoreshë Arjana.

Studimet globale mbi depresionin kanë gjetur se, fenomeni është mjaft i përhapur në vendet në tranzicion. Sëmundja po vjen në rritje gjithnjë e më shumë.

Organizata Botërore e Shëndetit ka gjetur se njerëzit e prekur nga çrregullimet mendore, kryesisht depresioni, kanë performancë të ulët në punë, sigurojnë pak të ardhura dhe kanë cilësi të ulët martese. Gjithashtu këto sëmundje bëhen shkak për invaliditet, vdekje më të hershme, shumica e të cilave janë vetëvrasje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i rendit çrregullimet depresive si faktorin e katërt që krijon aftësinë e kufizuar, por deri më 2020, OBSH vlerëson se depresioni do të jetë shkaku i dytë.
Edhe pse të dhënat për prevalencën dhe kostot e depresionit nuk ekzistojnë për shumicën e vendeve, anketat psikiatrike janë kryer në shumë vende të zhvilluara, si dhe në një numër në rritje të vendeve në zhvillim dhe rezultatet tregojnë rritje të sëmundjes.

Kosto e sëmundjes dhe hulumtimet rreth saj kanë treguar se depresioni krijon një barrë të madhe ekonomike. Një studim i fundit tregon se depresioni i kushton SHBA-së 210 miliardë dollarë në vit. Sipas studimit, 40% e kësaj shume është kosto e drejtpërdrejtë që lidhet me depresionin, por shumica janë të lidhura me shëndetin mendor, të tilla si ankthi dhe stresi post-traumatik, si dhe për shkak të sëmundjeve të tjera apo çrregullime të gjumit dhe migrenës. Studimi ka gjetur se për çdo dollar të shpenzuar për trajtimin e depresionit, një shtesë 4.7 dollarësh ka shkuar në shërbime direkte apo indirekte, që lidhen me sëmundjen, 1.9 dollarë të tjera janë humbje që vjen si rezultat i kombinimit të faktorëve që lidhen me produktivitetin në punë dhe vetëvrasjet, që lidhen direkt me depresionin.

Të dhënat për sëmundjen kanë lidhje të drejtë me ciklin ekonomik të një vendi. Studimi për SHBA ka gjetur se në periudha të mira ekonomike, të sëmurët me depresion kanë më shumë mundësi për punësim dhe më shumë mjete në dispozicion për të shmangur faktorët e jashtëm që stimulojnë depresionin. Ndërsa është vënë re një prevalencë shumë e lartë e sëmundjes pas krizës ekonomike, ku mundësitë për punësim janë më të kufizuara. Studimi tregon se rritja e depresionit në një shoqëri ndikon në zinxhirin e të gjithë ekonomisë që nga konsumi deri tek investimet dhe prodhimi.

Kostot sociale

Fenomenet sociale që reflekton një shoqëri në depresion lidhen me cilësinë e ulët të martesave, nivelin e lartë të divorceve dhe emigracionin e lartë, shpjegojnë mjekët.

Koeficienti bruto i martesave në Shqipëri ka pasur luhatje përgjatë viteve 2001-2015, nga një vlerë minimale 6,9 në vlerë maksimale 9,0 martesa për 1.000 banorë. Viti 2015 karakterizohet nga 8,7 martesa për 1.000 banorë. Divorcet kanë shënuar një rritje drastike nga viti 2001 në vitin 2015, përkatësisht nga 9,6 në 21,0 divorce për 100 martesa. Viti 2015 shënon vlerën dhe normën më të lartë të divorceve ndër vite, përkatësisht 5.255 divorce dhe 21,0 divorce për 100 martesa.

Ndërsa burimet nga QSUT pohojnë se janë rritur ndjeshëm rastet e tentativave për t’i dhënë fund jetës, në mënyra të ndryshme, sidomos helme. Madje fenomeni është shtuar dukshëm tek adoleshentët, aq sa qendra spitalore më e madhe në vend ka shtuar kapacitetet e trajtimit me mjekë dhe shtretër.

Numri i vetëvrasjeve, tre herë më i lartë se ai i vrasjeve

Depresioni në shkallën e tij më të lartë i çon në vetëvrasje ata që vuajnë. Psikiatrikja Arjana Rreli thotë se numri i vetëvrasjeve dhe sidomos tentativave për të kryer aktin është rritur.

Opinioni publik në vendin tonë është mësuar të konsiderojë vdekje nga vrasjet rastet kur personat marrin jetën e njëri- tjetrit, por pak kujt ja merrte mendja se numri i vetëvrasjeve është trefish më i lartë se numri i vrasjeve.
Për vitin 2016 sipas të dhënave të INSTAT personat e vrarë nga të tjerët ishin 85 gjithsej, ndërsa personat që kishin vrarë vetën në të njëjtin vit ishin 235.

Vendet e tjera në Europë kur raportojnë statistikat e krimeve njoftojnë si numrin e vrasjeve dhe atë të vetëvrasjeve, por në Shqipëri nuk ekziston kjo praktike. Treguesit u zbardhen në mënyrë indirekte kur INSTAT raportoi javën e kaluar shkaqet e vdekjeve në Shqipëri.
Sipas portalit më të madh global mbi statistikat e shëndetit, “Healthdata”, stresi dhe depresioni janë shkaktari i tretë për aftësinë e kufizuar në Shqipëri, sipas të dhënave të vitit 2015. Rregullimet nga depresioni që janë bërë shkak për aftësinë e kufizuar janë rritur me 9.3% në vitin 2015 në krahasim me 2005. Por ndërkohë sëmundja është e nëntrajtuar dhe e nëndiganostikuar. Ekspertët e ISSH pohojnë se nuk ka një regjistër kombëtar mbi nivelin e sëmundjeve që kanë lidhje me shëndetin mendor. Të dhënat referohen me mesatarizime.

Në vendin tonë, niveli i vdekshmërisë nga çrregullimet mendore dhe të sjelljes në vitin 2010 ishte 5.3 për 100,000 banorë te meshkujt dhe 2.3 për 100,000 banorë te femrat. Në të dy gjinitë, niveli i vdekjeve nga këto çrregullime u rrit gradualisht nga viti 1990 në 2010, sidomos te meshkujt, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.
Niveli i standardizuar në total i vdekjeve nga çrregullimet mendore dhe të sjelljes në Shqipëri në vitin 2010 (3.6 vdekje për 100,000 banorë) ishte i krahasueshëm me atë të Malit të Zi dhe Greqisë, por më i ulët se i Serbisë, Sllovenisë, dhe sidomos Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Në fakt, në Bosnjë-Hercegovinë dhe Slloveni, niveli i vdekjeve nga çrregullimet mendore dhe të sjelljes ka mbetur praktikisht i pandryshuar në dy dekadat e fundit (në Slloveni: 5.9 dhe 5.8 respektivisht në vitin 1990 dhe 2010, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë: 8.3 dhe 8.5, respektivisht).

 

VINI RE: Ky shkrim është pronësi intelektuale e Monitor.al/ Nga Blerina Hoxha

Vdekja e adoleshentes ruse në Ksamil/ Shoqërohen disa pronarë skafesh, gjenden gjurmë flokësh…

0

Policia e Sarandës ka shoqëruar disa persona lidhur me vdekjen e turistes ruse në Ksamil.

Burime nga prokuroria ka thënë se janë dy pista ku dyshohet.

E para se ka qenë vdekje aksidentale, dhe e dyta se është goditur nga një mjet lundrues.

Disa pronarë skafesh dhe motorrësh uji janë shoqëruar pasi janë gjetur disa gjurmë (të ngjashme me flokë), të cilat do kalojnë në ekspertizë.

Basha flet pas votimit: Do dalim më të bashkuar, procesi i qetë dhe demokratik…

0

Kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha ka folur pas votimit për kreun e ri të PD-së, në selinë qendrore të PD-së.

Basha tha se procesi është i qetë, demokratik, dhe i civilizuar.

 Për herë të dytë e procesit një anëtar një votë shpreh mirënjohjen time më të thellë për turin e bisedimeve që m’u afrua mua dhe kandidatit tjetër Selami, anembanë vendit. Procesi po ecën në mënyrë të qetë, të civilizuar dhe demokratike. Jam i bindur se nga ky proces demokratët do të dalin më të fortë dhe të bashkuar dhe të kthehen në forcën e vetme që do drejtojë”, tha Basha.

Kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha ka folur pas votimit për kreun e ri të PD-së, në selinë qendrore të PD-së.

Basha tha se procesi është i qetë, demokratik, dhe i civilizuar.

 Për herë të dytë e procesit një anëtar një votë shpreh mirënjohjen time më të thellë për turin e bisedimeve që m’u afrua mua dhe kandidatit tjetër Selami, anembanë vendit. Procesi po ecën në mënyrë të qetë, të civilizuar dhe demokratike. Jam i bindur se nga ky proces demokratët do të dalin më të fortë dhe të bashkuar dhe të kthehen në forcën e vetme që do drejtojë”, tha Basha.

Fushë-Bulqizë, banorët refuzojnë të negociojnë, nuk lejojnë që pylli t’i jepet një firme private

0

Në Fushë-Bulqizë, qeveria dhe pushteti lokal kërkojnë t’ia japin pyllin në përdorim një firme private.

Ndërsa banorët po e ruajnë me fanatizëm pyllin aq sa pak kohë më parë u përplasën me firmën që kishte sjellë mjetet dhe arritën t’i dëbonin ku dogjën edhe një eksavator.

Nisma Thurje ka publikuar pamje nga vendngjarja ku mund të shihet se dje banorët nuk pranun të ulen në dëgjesë me kreun e bashkisë dhe drejtorin e pyjeve të cilët kishin si qëllim t’u shpjegonin projektin e shfrytësimit.

 Gjithçka ata duan është pylli i tyre që ua ka falur natyra dhe askush tjetër nuk ka të drejtë t’ua marrë. Ata duan pemët dhe gjelbërimin.
Mbështetje për këta banorë!- shkruan Nisma Thurje në Facebook.

https://www.facebook.com/thurje/videos/634015003474338/

Vijojnë zjarret në gjithë vendin, situata nën monitorim

0

Situata me zjarret vijon të mbetet alarmante në vendin tonë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë hapur 12 vatra të reja zjarri.

Situata po monitorohet nga Emergjencat Civile, ku për shuarjen e flakëve ka patur angazhim nga zjarrëfikësja, forcat vullnetare dhe helikopterë të shumtë.

QARKU TIRANË

Në vendin e quajtur “Mali i Derjes”, mbrapa antenave të telefonisë celulare në malin e Dajtit, ra një zjarr masiv në një pyll me pisha. Përveç angazhimit të specialistëve zjarrfikës, u dërgua dhe një helikopter i cili arriti të shuante zjarrin pas disa orësh.

Në rrugën “Sulejman Delvina”, Tiranë, ra zjarr në banesën e një shtetasi. Pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, flakët janë shuar. U dogjën disa orendi shtëpiake.

QARKU ELBASAN

Në fshatin Hajdaran, bashkia Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e një shtetasje. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj pjesërisht dhoma e gjumit por nuk pati njerëz të lënduar.

Në fshatin Kusarth, bashkia Elbasan, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me hamullorë dhe ullishte. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha hamullorë dhe u dëmtuan rreth 13 rrënjë ullinj.

Në fshatin Shumrizë, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në magazinën e një shtetasi. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

QARKU SHKODËR

Në fshatin Koplik i Sipërm, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, hamullore dhe bimë medicinale. Zjarri është shuar vetëm pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. U dogj një sipërfaqe rreth 1 ha shkurre, hamullore dhe 1 dynym bimë medicinale sherebel në pronësi të një shtetasi.

QARKU DURRËS

Në fshatin Zgërdhesh, të bashkisë Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe pas një pune të gjatë, për shkak të terrenit të vështirë, kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre.

QARKU FIER

Në fshatin Frakull e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me mjete dhe personel, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe 20 rrënjë ullinj.

QARKU BERAT

Në fshatin Moravë, bashkia Berat, ka rënë zjarr në banesën e një shtetasi. Ndërhyrja e zjarfikësve bvëri të mundur shuarjen e flakëve. Nga zjarri u dogjën disa pajisje dhe orendi të shtëpisë.

QARKU KORÇË

Në fshatin Podgorie, bashkia Maliq, ka rënë zjarr në 2 banesa të pa banuara. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e flakëve njëra nga banesat u dogj plotësisht, kurse tjetra pjesërisht.

QARKU LEZHË

Në fshatin Shullaz, bashkia Kurbin, ra zjarr në një ndërtesë të pabanuar në pronësi të një shtetasi. Specialistët zjarrfikës kanë ndërhyrë dhe kanë shuar zjarrin.

‘Post 25 qershor’, Veliaj rrit çmimin e ujit për familjarët dhe bizneset

0

Kryetari i Bashkisë nëpërmjet një projekt-vendimi ka vendosur të rrisë çmimin e ujit për familjarët dhe bizneset e kryeqytetit.

Relacioni është dërguar në Këshillin Bashkiak për votim, ku janë parashikuar çmimet e reja.

Për familjarët është parashikuar që nga nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 ndërsa për bizneset nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 .

Rritje do ketë dhe në tarifën fikse mujore ku nga 100 lekë në muaj do dyfishohet në 200 lekë të rinj në muaj.

Rritja do prek dhe furrat e bukës, ku nga 95 lekë/m3 që është tarifa aktuale në 130 lek/m3.

Çmimet e reja pritet të hyjnë në fuqi në janar të 2018-ës./Hashtag.al

Shifrat e botuara nga Panorama:

Vlorë, shkrumbohet makina, shkak dyshohet ka qenë bateria

0

Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

Specialistët kanë thënë se shkak i zjarrit ka qenë bateria e makinës.

Policia ka vijuar hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.