Ballina Blog Faqe 9362

Aksident në Korçë, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën

0

Një tjetër aksident ka ndodhur sot, ku 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën në qytetin e Korçës.

Nga informacionet që vijnë nga vendi n ngjarjes, thuhet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

aksidenti në fjalë mësohet se ka ndodhur në afrësi të Bashkisë së Korçës, ku policia ka mbërritur dhe po heton për zbardhjen e shkaqevet ë këtij aksidenti.

Aksidentohet në Maqedoni ish-ministri Arben Ahmetaj, dërgohet me urgjencë në spital

0

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Maqedoni, ku pjesë e tij ka qenë edhe ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas raportimeve në fjalë thuhet se aksidenti në fjalë ka ndodhur në aksin rrugor Tabanoc-Kumanovë.

Nga raportimet në fjalë thuhet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 14 persona, mes të cilëve ish-ministri i Financave të Shqipërisë Arben Ahmetaj së bashku me personat me të cilët po udhëtonte me makinën e tij tip ‘Ranga Rover’.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 17:30 ku janë përfshirë tre makina, një prej të cilëve autobus dhe tjeri Range Rover me targa të Shqipërisë në të cilën e drejtonte ish-ministri Financave të Shqipërisë, që ka goditur një automjet tjetër.

Ndërkohë mësohet se në spital ka mbërritur edhe Zv/ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu i cili ka vizituar ish-ministrin Arben Ahmetaj në spital e Kumanovës pas aksidentit që pati ai sot në rrugën Tabanovcë-Kumanovë.

Vlorë, 52-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar të ketë ndodhur në Vlorë ku një 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me një armë gjahu.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe në mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40.

Ndërkohë në njoftimin e policisë thuhet se “në banesën e tij është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi F.A., 52 vjeç.Viktima është konstatuar i pajetë nga të afërmit e tij dhe sipas deklarimeve të para të tyre dyshohet se personi vuante nga shëndeti mendorë.”

Më tej thuhet se grupi hetimor po vijon me kryerjen e hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjermani, shqiptari vret gruan dhe të dashurin e vajzës

0

Gjermania është tronditur nga një krim në familje ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë gruan dhe të dashurin e vajzës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nurentingen të Gjermanisë ku një 52-vjeçar ridentiteti i të cilit nuk dihet, ka vrarë me armë zjarri gruan e tij 45-vjeçare dhe të dashurin e vajzës së tij.

Mediat gjermane raportojnë raportojnë se para vrasjes mes çiftit kishte nisur një zënkë dhe 53-vjeçari ishte larguar nga shtëpia. Kur ai është kthyer në apartament ndodhej edhe i dashuri i vajzës, e për këtë vjaza e tij është munduar ta mbajë babin jashtë, por ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Plumbat kanë zënë bashkëshorten dhe të dashurin e vajzës duke u shkaktuar atyre vdekjen.

Policia bën me dije se është arrestuar autori i krimit në vendin e ngjarjes.

Skandal ne urgjencen e Tiranes

0

Nje qytetare ka bere sot nje denoncim ndaj Urgjences se Tiranes
Ne denoncimin e tij qytetari ka treguar te dokumentuar cdo gje dhe normale qe ne fund fare ai kerkoi vetem anonimitetin , ja pra qe Shendetesia falas nuk ekziston

Jam nje person qe kam rreth 2 vjet qe denoncoj situaten ne Urgjencen e Tirane

 situate te cilen e kam bere prezent ne media

situate katastrofike
askush nuk e vendos ujin ne Zjarr
dua te kem kontakt me dike nga Ju ,por te mbetem anonim sepse kur merresh shume me keto pune te vendosin epitete dhe te anashkalojne
po ju dergoj nje dokument me firme dhe me vule ku duket qarte shendetsia Falas ,ku Shefi i Urgjences kerkon hapur dhe publikisht lemoshe ,lek per te blere nje Rrobalarese
Pikerisht ne mes te Tiranes ne kete ndertese vendoset ky lloj njoftimi ,thua te mos kete shteti leke per te blere nje Rrobalarese ,

 edhe perse u dhane nga i gjithe personeli nga 200 lek Rrobalaresja kurr nuk u ble

por me e paimagjinushmja eshte se Ky emer ky drejtues perseri vazhdon te drejtoj ta shkaterroje kete sherbim jetik per qytetaret e Tiranes.

 nuk e dijem cfare duhet te beje tjeter qe te largohet nga derejtues pasi eshte pranushem pa afte dhe mashtrues.

Ju lutem tregojuni Shqiptarve te verteten dhe ate cfare ndodhe ne mes te Tiranes dhe me Shendetsine falas.
 

Lajmi i fundit / Mbytet nje person ne plazhin e Velipojes

0

Mbytet një shqiptar i Kosovës në plazhin e Velipojës. Policia shoqëroi ambulancën me trupin për në spitalin rajonal të Shkodrës.

Mungojnë rojet e plazhit

 

Kandidati i LSI vazhdon përkujdesjen per Vlorën

0

Të dashur Miq,
Tashmë që zhurmat shurdhuese të fushatës u harruan, Secili prej nesh kërkon të gjej normalitetin e vet.
Unë po vazhdoj traditën e bukur të ndihmës ndaj njerëzve në nevojë me 1/3 e pagës së deputetit.
Sot fatin e mirë e ka z. Përparim Kajo (Papi) i cili është invalid dhe nuk kishte mundësi për ta blerë vet një mjet motorik të pështatshëm për të!
Me këtë rast po i bëj thirrje të 140 deputetëve të rinjë të parlamentit që ta vazhdojnë këtë traditë në emër të humanizmit dhe solidaritetit.
Deputeti Juaj
Flamur Çelaj
LSI Dega Vlore

Të dashur Miq,Tashmë që zhurmat shurdhuese të fushatës u harruan, Secili prej nesh kërkon të gjej normalitetin e vet.Unë po vazhdoj traditën e bukur të ndihmës ndaj njerëzve në nevojë me 1/3 e pagës së deputetit.Sot fatin e mirë e ka z. Përparim Kajo (Papi) i cili është invalid dhe nuk kishte mundësi për ta blerë vet një mjet motorik të pështatshëm për të!Me këtë rast po i bëj thirrje të 140 deputetëve të rinjë të parlamentit që ta vazhdojnë këtë traditë në emër të humanizmit dhe solidaritetit.Deputeti Juaj Flamur ÇelajLSI Dega Vlore

Gepostet von Flamur Çelaj – Faqja Zyrtare am Montag, 3. Juli 2017

Berisha: Të ndalet dhuna, Rama dhe Veliaj dajak policesk ndaj qytetarëve që protestojnë

0

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një status në facebook ku kërkon që të ndalet dhuna e policisë ndaj qytetarëve që protestojnë te ish-Parku i Autobusëve kundër ndërtimit të pallateve në parkun pranë 21 Dhjetorit.

Ditën e djeshme qytetarët kanë prishur rrethimin ndërsa sot ata janë përplasur me policinë dhe kanë bllokuar Rrugën e Kavajës.

Ben Blushi: Kandidati ynë nuk gjeti në kuti as votën e tij dhe të familjes

0

Kreu I LIBRA-s, Blushi ka publikuar një status në Facebook ku tregon sesi u vodhën votat e forcës politike të drejtuar prej tij, që tregon atë që ka ndodhur me votat e shqiptarëve në zgjedhjet e qershorit.

Ai tregon për një rast konkret të ndodhur në Memaliaj ku kandidati i LIBRA-s nuk gjeti në kuti as votën e tij dhe të familjarëve të tij.

HISTORIA E KANDIDATIT LIBRA NË MEMALIAJ. SI JU VODHËN VOTAT E FAMILJESPër të gjithë ata që pretendojnë se këto…

Gepostet von Ben Blushi am Samstag, 1. Juli 2017

Paloka dhe Spaho i përgjigjen Ristanit: Zgjedhjet po bëhen sipas statutit

0

Pas deklaratës së Arben Ristanit, ku e quante të jashtëligjëshme thirrjen për mbajtjen e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike nga dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, këta dy të fundit kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Në deklaratën e nisur për media, Paloka dhe Spaho, theksojnë rëndësinë e përplasjeve dhe mendimit ndryshe brenda PD-së, teksa e quajnë këtë vlerë themelore.

Po ashtu në këtë deklaratë ata u bëjnë thirrje të gjithë anëtarëve, që të kandidojnë për të qenë drejtues i Partisë.

Mendimi ndryshe, debati dhe përplasja e ideve janë vlera themelore të Partisë Demokratike. Por, diskutimet duhet të zhvillohet në mënyrë reflektive, të qytetëruar dhe etike duke respektuar të drejtën dhe dinjitetin e gjithkujt, përmes frymës së bashkimit dhe të gjithëpërfshirjen dhe jo përçarjes dhe përjashtimit. Ndryshimet në qëndrime dhe në mendime në Partinë Demokratike zgjidhen vetëm përmes konkurrencës së kandidatëve dhe vendimmarrjes së anëtarëve.”, thuhet në deklaratë, ndërsa ashtu si Ristani edhe dy nënkryetarët citojnë nenin 43.

Paloka dhe Spaho kujtojnë se zgjedhjet e fundit për kryetarin e partisë janë zhvilluar më 22 korrik të vitit 2013 dhe se vendimi aktual respekton këtë afat fundor.