Ballina Blog Faqe 9405

Lu takim me Ramën në kryeministri

0

Ambasadori amerikan Lu ka shkuar paraditen e sotme sërish për të takuar kreun e qeverisë, Ramën.

Takimi po zhvillohet në Kryeministri dh ai vjen një ditë pas negociatave që ka zhvilluar me krerët e mazhorancës dhe opozitës, zyrtari i  lartë amerikan Hoyt Brian Yee.

Takimi dhe negociatat zhvillohen për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik në Shqipëri dhe në tryezë është rikthyer përsëri paketa McAllister.

Basha-Ramës: Të duket lojë shahu? Thirri mor mendjes…

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka folur sot nga çadra e protestës lidhur me krizën politike dhe mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.

Basha ka thënë se parlament monist nuk do ketë asnjë ditë të vetme në Shqipëri.

Basha i bëri thirrje kryeministrit Rama të shikojë seriozitetin e situatës, dhe të mos e trajtojë më krizën politike si gur shahu. Basha tha se për Ramën gjithçka është lojë dhe aleatët ndërkombëtarë janë thjesht gur shahu.

Pjesë nga fjala e Bashës: 

Nuk mund të pranojmë një parlament monist, sepse kjo do të thotë më shumë dhunë ndaj popullit. Parlament pa opozitë nuk ka për të ndodhur dhe nuk ke për të patur asnjë orë të vetme.

Prandaj thirri mendjes kur artikulon ëndërrat diktatoriale sepse përndryshe të vjen fundi i diktatorit. Ai e konsideron një lojë shahu, pokeri, këto halle dhe probleme që iu kanë mbledhur këtu prej 87 ditësh dhe dy herë në tubim, a janë lojëra hallet tuaja?

Thirri mendjen sepse përndryshe të vjen fundi i dikatorit.

Vëllezër e motra! Ai e konsideron bashkë me shpurën e tij kriminale një lojë shahu, një lojë pokeri.

Ai këto halle e këto probleme nuk i sheh sepse për ta pushteti ka vetëm një qëllim, një axhendë, pasurimin dhe kontrollit e shtetit.

Ndaj, nuk e sheh, nuk e sheh të vërtetën dhe për të gjithçka është lojë shahu. E tha vetë, apo jo?! Unë i kam thënë se është teatër kukullash!

Lojë shahu apo teatër kukullash, pak rëndësi ka. Ai i sheh politikanët, miqtë tanë ndërkombëtarë, gurë shahu!

A janë problemet tuaja, shqetësimet tuaja, pjesë e lojës? Sigurisht që jo! Sepse ky bashkim shqiptarët nuk janë lojë por republika e re që po vjen dhe që nuk është lojë!

Pse e shikon si lojë shahu?

Pas Ramës, zyrtari amerikan takim me Metën në Kuven

0

Zyrtari i lartë amerikan, Hoyt Brian Yee, ka përfunduar takimin me kryeministrin Rama dhe ka nisur menjëherë takimin me Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit në Kryesi.

Yee dhe Meta pritet të diskutojnë për zgjidhjen e krizës politike dhe do të takohet edhe me kreun e opozitës, Lulzim Bashës në mesditë.

Shkodër, përplasje mes policisë për Kryeministrin Rama

0

Partia Socialiste në Shkodër ka kërkuar ngritjen e një tende për takimin e Kryeministrit Edi Rama me të rinjtë socialistë në derën e Bashkisë Shkodër.

Policia bashkiake është përplasur me policinë e rendit për këtë arsye.

Kryeministri Edi Rama ka patur gjithmonë replika me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.

Kriza politike, ambasadori Borchard në zyrën e Ramës

0

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me Kryeministrin Edi Rama, në selinë e Partisë Socialiste.

Takimi vjen në një kohë kur kriza politike ende nuk është zgjidhur .

Sot pritet të mbërrijë në Tiranës, zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee.

Identifikohet viktima e vrasjes në Mat

0

Policia e Matit ka identifikuar personin që humbi jetën nga një breshëri plumbash para derës së shtëpisë së tij.

60-vjeçari që humbi jetën është shtetasi Hajredin Lleshi nga fshti Rukaj i Matit.

Dyshimet e para bien mbi një hakmarrje, ndërkohë para disa vitesh viktimës i kanë vrarë edhe vëllain.

Policia bën me dije se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve të krimit.

Policia ka bërë me dije se ka qenë djali i Hajredin Lleshit ai që i ka telefonuar për vrasjen e të atit, duke u thënë:

Persona të pa njohur me një automjet, më kanë vrarë babain.”

360° Gradë -ZËVENDËSNDIHMËS SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT YEE KUNDER BOJKTOTIT

0

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili viziton të hënën Tiranën, ka përcjelle mesazhin kundër bojkotit si një përpjekje e fundit që mazhoranca dhe opozita të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës. Gjatë fjalës së tij në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budva të Malit të Zi, zyrtari i lartë amerikan tha se Qeveritë në rajonin e Ballkanit duhet të luftojnë kundër korrupsionit dhe udhëheqësit e rajonit duhet të gjejnë kurajën politike, për të bërë reformat e nevojshme në interes të qytetarëve. Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin, shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Roosevelt, se është më mirë të jesh një lider i guximshëm në arenë sesa një kritik apo vëzhgues nga jashtë”. 

Zyrtari I larte amerikan Yee do të takojë të hënën krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës dhe kjo shikohet si lëvizja e fundit e ndërkombëtarëve që mund t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës. Ndoshta ky do te jete rasti I duhur qe faktori nderkombetar te arrije te sheshoje mosmarrveshjet mazhorance-opozite dhe te shkohet ne zgjedhjet e 18 qershorit me pjesemarrjen edhe te opozites. Ne rast se dhe kete here nuk arrihet marreveshje dhe nje here politika shqiptare do te tregoje papergjegjshemerine dhe papjekurine qe e karakterizon gjate ketyre 26 viteve trazicion.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -PUBLIKOHET LIBRI ME MBISHKRIME OSMANE NE MONUMENTE E KULTURES

0

Është prezantuar libri mbi mbishkrimet otomane në monumentet e kulturës shqiptare i studiuesit turk Mehmet Tutuncu. Libri përmbledh 114 mbishkrime, për të cilat autori ka kryer një punë kërkimore thuajse 8 vjecare ne territorin shqiptar. Autori ka zbuluar 114 mbishkrime, ndërsa librin “Korpusi i mbishkrimeve otmane nga Shqipëria dhe Mali i zi” e sheh përpjekje për inventarizimin e këtyre fakteve e dëshmive të historisë. Libri i studiuesit Mehmet Tütüncü, publikuar së fundi në anglisht së shpejti pritet të publikohet edhe në gjuhën shqipe nga Instituti AIITC. Drejtori i AIITC, Ramiz Zekaj theksoi se mbishkrimet që gjenden në monumentet e kulturës islame në trojet shqiptare janë një aspekt i veçantë dhe hedhin dritë në disa momente të rëndësishme të historiografisë shqiptare.

Ndërsa studiuesi Aleksandër Meksi e sheh librin si një domosdoshmëri dhe instrument për të intensifikuar më tej studimet në këtë fushë. Sipas Meksit ky liber eshte nje kontribut I madh per njohjen e jetes dhe te shoqerise shqiptare.

Autori I librit gjate fjales se tij kerkoi anazhimin e autoriteteve shkencore shqiptare per gjetjen e disa mbishkrimeve te humbura. Sipas tij ka ardhur koha ku Perandoria Osmane te mos identifikohet vetem me kombin turk, por te shihet roli I te gjitha kombeve qe kane qene pjese e saj sidomos shqiptaret.

https://youtu.be/83xnK57sZ2U

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -ARTIZANËT E VENDIT BASHKOHEN NË NJË PANAIR DY DITORË NË BERAT

0

Artizanët më të njohur të vendit, të cilët mbajnë gjallë traditat nëpërmjet krijimeve janë bashkuar në një panair në qytetin e UNESCO-s, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të dytë dhe synon të kthehet në një traditë. Krijimet e trashëguara në breza dhe që vijnë deri në ditët e sotme fal pasionit të njerëzve që punojnë me to u prezantuan mbrëmjen e djeshme në qendër të Beratit. Punimet në dru, gurr, argjendari, qendistari,etj, janë bashkuar me produktet e zonës së Beratit si glikotë, erëzat dhe mjalti, në panairin e hapur nga Qendra e Artizanit ” Margarita” në këtë qytet në mbështetje të bashkisë. Tendat e panairit vendosura në qendër të qytetit kanë tërhequr vëmendjen e banorëve, veçanërisht të vizitorëve që në këtë periudhë janë të shumtë në këtë qytet.

Zheljana Ndocaj ka ardhur nga qyteti i Shkodrës për të prezantuar krijimet e saj me tezja, të cilat i ka trashëguar në breza dhe që sot ja ka përciell vajzave dhe nuseve. Ajo shprehet se është kënaqësi pjesëmarrja në këtë panair. Sinkron….

Ndërsa, Dritan Onjea një mjeshtër krijues nga Saranda ka sjell në Berat guackat dhe perlat e detit duke krjiuar me to bizhu të çastit. Për të pjesëmarrja në këtë panair është mjaft e veçantë, pasi qyetarët e Beratit për të janë shumë artëdashës. Sinkron….

Ndërsa artisti Gëzim Hidri nga Librazhdi ka sjell në këtë panair krijimet e tij mjaft të veçanta me gurin mjaft të njohur të zonës. Ai thotë se qyteti i Beratit për vlerat që ka i shtohet dhe ky panair i mjeshtrave

Për ideatoren dhe realizuesen e këtij panairi Adelina Theollori, drejtuese e Qendrës së Artizanit “Margarita” panairi i këtij viti ka shtrirje më të gjerë përsa i përketë pjesëmarjes së artizanëve, krijimeve të tyre. Ajo shprehet se prezantimi i vlerave më të mira të trashëguara në breza tërheq vëmendjen e vizitorëve. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -GJIKNURI NË HIMARË, THIRRJE EMIGRANTËVE TË KTHEHEN PËR TË VOTUAR

0

Partia Socialiste kërkon një pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e 18 qershorit, për ti dhënë një qëndrueshmëri qeverisjes në katër vitet e ardhshme. Gjatë takimeve të zhvilluara në Himarë dhe Lukovë, Damian Gjiknuri ka ftuar dhe emigrantët të bëhen pjesë e procesit

Drejtuesi i fushatës së PS-së në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, ka kërkuar nga emigrantët të kthehen në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet e 18 qershorit. Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Himarë, ai ka nënvizuar se një pjesëmarrje e lartë në zgjedhje do ti japë qëndrueshmëri qeverisë.

Gjiknuri u ndal më tej tek vlerat e kandidaturës së Gurmës në raport me shërbimin dhe përkushtimin ndaj qytetarëve.

Në cilësinë e drejtuesit politik të Qarkut, Gjiknuri do të mbulojë edhe Bashkinë e Himarës ndërsa Lukova është në përgjegjësinë e kandidatit Adrian Gurma. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion