Ballina Blog Faqe 9442

Zbulohet laboratori i drogës në Tiranë

0

Forcat e policisë së komisariatit nr.1 të Tiranë kanë gjetur një laborator të kultivimit të kanabisit në Shkozë të Tiranës.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se laboratori ishte ngritur në një tunel dhe i përshtatur me llampa të posaçme që siguronin ngrohjen e nevojshme për rrënjët e kanabisit, shkruan Albeu.com.

Deri më tani, policia ka shoqëruar katër persona, si të dyshuar se kanë dijeni për laboratorin në fjalë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dhjetera te vrare nga superbomba amerikane

0

Sulmi i Ushtrisë Amerikane me të ashtuquajturën “Nënën e të gjitha bombave” (MOAB) vrau 31 militantë të ISIS dhe shkatërroi bazën e tyre. Deklarata vjen nga Ministri i Mbrojtjes afgan.

Bomba prej 9800 kilogramësh u lëshua në një kompleks tunelesh i përdorur nga Shteti Islamik në provincën e Nangarhar, në Afganistan.

Sipas Ministrit, nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në civilë. Ish – Presidenti afgan, Hamid Karzai e dënoi këtë sulm, duke e cilësuar si çnjerëzor dhe një ndër aktet më brutale ndaj shtetit të Afganistanit.

Sa e fuqishme është “Nëna e të gjitha bombave”?

Shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah konfirmoi se sulmi ishte ndërmarrë në koordinim me qeverinë dhe me kujdesin më të madh për të evituar dëme në civilë të pafajshëm.

Ministria e Mbrojtjes afgane tha se bomba goditi një zonë fshati në luginën Momand, ku luftëtarët e ISIS po përdornin një rrjet shpellash.

Kjo Ministri tha gjithashtu se bomba ka shkatërruar një sasi të madhe rezerva armësh. GBU-43/B është bomba më e madhe jo – bërthamore e përdorur ndonjëherë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një konflikt.

Pentagoni zyrtar sqaroi se ajo u lëshua me avion në zonën Achin të enjten në mbrëmje, me orën lokale. Kjo bombë është më shumë se 9 metra e gjatë.

MOAB u testua për herë të parë në vitin 2003, por nuk ishte dislokuar ndonjëherë më parë në fushëbetejë.

https://www.youtube.com/watch?v=ouMR-Vba4s8

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kjo është super-bomba që SHBA ka hedhur në Afganistan

0

Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se forcat e saj në Afganistan e kanë përdorë bombën më të madhe amerikane joatomike kundër një caku të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në provincën lindore Nangarhar.

Në kumntesën e sotme, ushtria amerikane tha se bomba e tipit, GBU-43, është hedhur në orën 19:32 minuta, sipas kohës lokale, kundër një kompleksi të tuneleve të IS-it në rrethin Açin, afër kufirit me Pakistanin.

Zëdhënësi i Pentagonit, Adam Stump, tha se ky ishte përdorimi i parë luftarak i të gjitha kohërave i bombës, GBU-43, e cila i përmbanë 11 tonelata eksploziv.

Kësaj bombe i ishte dhënë nofka Nëna e të Gjitha Bombave.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SHBA lëshon “superbombën” jobërthamore mbi Afganistan

0

Ushtria amerikane ka hedhur mbi Afghanistan bombëm më të madhe në historinë e saj. Lajmi njoftohet nga 4 zyrtarë ushtarakë me njohuri mbi këtë mision, ndërsa mësohet se bomba jobërthamore ka rënë në provincën Nangarhar të Afganistanit.

Bomba e llojit “GBU-43/B”, e mbiquajtur edhe si “nëna e të gjitha bombave” është hedhur rreth orës 19 të pasdites së të enjtes, sipas burimeve të CNN-it, ndërsa rrezja e prekur prej saj është prej 300 metrash.

Kjo është edhe hera e parë që përdoret një bombë e tillë në një fushëbetejë, sipas zyrtarëve amerikanë.

Burime ushtarake thonë se në shënjestër të saj kanë qenë tunelet e ISIS-it dhe personeli në rajonin Achin të provincës Nangarhar. Aktualisht, ushtria po vlerëson dëmet e shkaktuara prej saj.

Një armë e tillë është zhvilluar gjatë luftës së Irakut, por deri më tani nuk ishte përdorur kurrë në ndonjë fushëbetejë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Droge brenda hotelit, arrestohet “i forti” nga Saranda

0

Policia e Sarandës ka arrestuar sot pronarin e një hoteli në Sarandë, pasi iu gjetën 22.5 kilogramë kanabis.

Nga kontrolli i ushtruar në hotelin në pronësi të Erjon Beqirit, 32-vjeç, në lagjen nr.1 Sarandë, policia ka konstatuar në një nga dhomat e këtij hoteli drogën të fshehur në 3 thasë me thurje në dollap.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë në cilësinë e provës materiale.

Mbi pronarin e hotelit rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Grade -VLORE RRITET PERFORMANCA E HIPOTEKES , TRAJTOHEN 3000 LEJE LEGALIZIMI

0

 

Performanca e zyres vendore te pasurive te paluajtshme ka njohur permiresime , arritje ne shifra e reflektuar ne rritjen e cilesise se sherbimit ndaj qytetareve. Deri me tani rreth 1500 fermere jane pajisur me celtifikate pronesie, nepermjet rivleresimit jane tratuar rreth 2000 kerkesa , ndersa jane rregjistruar 3000 leje legalizimi dhe mbi 5000 gjendje juridike dhe 120 blloqe kadastrale . Ishin keto shifrat e deklaruara nga kryeregjistruesi Vlores , Rezart Elmazi . 

Tashme zyra vendore e pasurive te paluajtshme ka nisur edhe nje sere investimesh ne godinen e institucionit duke krijuar nje ambient te posacem per sistemimin e arkives .  ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Grade -NJE AUTOMJET KA TERRORIZUAR BANORET E QYTETIT TE BERATIT

0

Një automjet ka terrorizuar pasditen e sotme banorët e qytetit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur në fillim të pedonales së re,ku një automjet tip Toyota,me targa AA 148 Nk,që vinte nga rruga dytësore në anë të lumit Osum me shpejtësi skëterrë,ka goditur ç’ka gjetur para dhe në fund është përplasur edhe vetë. Fatmirësisht në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë këmbësor në rrugë,ndërkohë që automjeti ka goditur 5 mjete të tjera të parkuara në fillim të pedonales dhe në fund ka përfunduar xhiron e tij në një automjet,tip “Mercedes benz”. Pas përplasjesjes së mjeteve dhe krijimit të një kaosi dhe paniku në këtë zonë,drejtuesi i mjetit nuk ka zbritur fare nga makina është larguar me shpejtësi nga vendngjarja,me automjetin e dëmtuar.  Kanë qënë banorët që kanë njoftuar policinë dhe autori,35-vjeçari Ilirjan Çereni,është kapur në dalje të qytetit,në përpjekje për tu larguar nga vendngjarja. Menjëherë është rrethuar vendi i ngjarjes,nga ku rezullon se 5 automjete kanë pësuar dëme material të mëdha,si pasojë e përplasjes. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat,bëjnë me dije se,drejtuesi i mjetit Toyota,që shkaktoi edhe këtë panictek qytetarët,ka qënë në gjendje të dehur.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Skenar per eliminimin e Bashes, ja cfare thote drejtori i policise

0

Pas lajmit tronditës publikuar se një skenar atentati ndaj Lulzim Bashës, gazetarët kanë pyetur Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato.

“Mund të kemi një deklaratë më vonë për këtë”, tha Qato teksa ishte në një konferencë për mediat lidhur me operacionin e drogës në Skrapar.

Përgjigja e Qatos la të hapur mundësinë se policia ka informacion ndaj këtyre kërcënimeve dhe fakteve se po organizohej një atentat për eleminim e tij fizik të liderit të opozitës. Pra, ai nuk e mohoi këtë lajm.

Do të presim të dëgjojmë policinë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur opinionin publik.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SKENARI Bashën e donin te vrare, ja kush ishte paguar per eleminimin e tij

0

Prej disa ditësh kreu i opozitës kishte shtuar numrin e badigardëve të tij duke hedhur dyshimet se atij i kërcënohej jeta.

Në lidhje me këtë ka shkruar sot edhe Blendi Fevzoi, i cili zbardh tërësisht edhe kërcënimin fizik të Bashës si edhe skemën për vrasjen e tij.

“Personi më i përfolur dhe më rrezikshëm është një individ me rekorde kriminale, vrasës me pagesë, që jeton jashtë Shqipërie dhe që ka vënë edhe një herë tjetër në gadishmëri policinë shqiptare në vitit 2011 pas një informacioni se donte të godiste një tjetër politikan të rëndësishëm të saj kohe në Tiranë”., – shkruan Fevziu.

Shkrimi i plotë i Fevziut

Kush e kërcënon Lulzim Bashën? Kjo ishte pyetja që bënte dje një media e rëndësishme në vend, duke ju referuar faktit që eskorta e Bashës ishte përforcuar edhe me efektive të një policie private. Basha nuk e komentoi lajmin, por sot në mëngjes, befas, masat ndaj tij ishin përforcuar ndjeshëm nga vetë Grada e Republikës, që është përgjegjëse për sigurinë e tij fizike. Masat janë shtuar në kohën që ai është në lëvizje por edhe në banesë.  ka tentuar prej disa ditësh të zbulojë misterin e këtyre lajmeve, sipas një kronologjie që ka qenë befasuese edhe për ne vetë.

Mbrëmjen e së hënës, një burim i besueshëm i yni, nga një prej vendeve fqinjë, thone se në ditët e fundit, pa e përcaktuar ekzaktësisht kur, shërbime të specializuara të sigurisë ishin informuar se ndaj kreut të opozitës shqiptare po organizohej një atentat për eleminim e tij fizik. Po sipas të njëjtit burim, atentati synonte destabilizimin e situatës politike në vend dhe me gjasë, ishte organizuar diku jashtë Shqipërie.

Për 48 orë ne u interesuam në gjithë burimet tona dhe mësuam në linjë konfidenciale se informacioni kishte mbërritur realisht në Shqipëri, në një rrugë pak të çuditshme dhe të largët. Por ndryshe nga raste të tjera të ngjashme, ai kishte emrat konkretë të personave të kontaktuar për atëntatin, madje sqaronte se për të qenë kontaktuar dy grupe të ndryshme, pa pasur dijeni për njëri – tjetrin.

Emrat konkretë të personave janë në informacionin zyrtar, një burim i rezervuar. Personi më i përfolur dhe më rrezikshëm është një individ me rekorde kriminale, vrasës me pagesë, që jeton jashtë Shqipërie dhe që ka vënë edhe një herë tjetër në gadishmëri policinë shqiptare në vitit 2011 pas një informacioni se donte të godiste një tjetër politikan të rëndësishëm të saj kohe në Tiranë.

Informacioni duhet t’i jetë përcjellë strukturave të sigurisë në Shqipëri dhe sipas informacioneve tona, është zyrtarizuar edhe me letërkëmbim midis tyre.

Për të pasur një informacion më të sigurtë ne ju drejtuam disa burimeve zyrtare, madje njëri prej tyre, ai i Presidentit të Republikës, sqaroi se një informacion i tillë është në duart e strukturave të sigurisë në vend. Asnjë prej burimeve nuk sqaron më shumë, por pardje, Shefi i SHISH ka pasur një takim urgjent me Presidentin e Republikës dhe më pas, siç mësohet l ai ka takuar po kaq urgjent Ministrin e Brendshëm Xhafa dhe Kryeministrin Rama.

Pak orë pas takimit Basha është vënë në masa të shtuara sigurie dhe po ashtu nga organet e specializuara po hetohet për të vërtetuar informacionet.

I njëjti burim që informoi të hënën shtoi se kjo çështje ju është referuar në një vend jashtë Shqipërisë edhe shërbimeve partnere që po merren mjaft seriozisht me informacionin.

Nuk ka dyshim që çështja është tejet serioz dhe duhet vlerësuar me maksimumin e seriozitetit. Por njëkohësisht , përdorimi politik i saj, pra qoftë edhe i informacionit do ishte tejet i papranueshëm në një [ështje të tillë kaq delikate.

Nuk dihet se kush qëndron pas një plani të tillë dhe nëse ai ishte në fazë ekzekutimi apo thjeshtë ideje, por dihet që interes për këtë mund të ketë çdo vend apo shërbim që i intereson destabilizimi i vendit në një moment delikat.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shitet Milani, kalon në duart e Li Yonghong

0

Kinezi Li Yonghong është bërë zyrtarisht pronari i ri i Milanit, që ndryshon president pas 31 vitesh nën drejtimin e Silvio Berlusconit.

Mbyllja e tratativës ka ardhur më në fund, Fininvesti ka marrë edhe 370 milionë eurot që mungonin dhe ka lëshuar 99,93% të aksioneve të shoqërisë kuqezi.

Ja edhe komunikata zyrtare: “Fininvesti ka finalizuar sot shitjen e 99,93% të aksioneve të AC Milan te Rossoneri Sport Investment Lux”.

Kështu, mbyllet aventura e Silvio Berlusconit te Milani, pas 31 vitesh e 29 trofesh.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx