Ballina Blog Faqe 9484

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 20 Shkurt 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

ZBARDHI : Zjarr Televizion – Kembimi Valutor 20 Shkurt 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Horoskopi 20 Shkurt 2017 – ZBARDHI : Zjarr Televizion

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ky është Hasani, babai i Donald Trump-it! (Video)

0

Mirëpo kjo nuk vlen për Hasan Xhemilin nga qyteti irakian Duhok, i cili djalin e sapolindur e ka pagëzuar Donald Trump.

Ai ka thënë se e admiron Trumpin dhe se ka bë tifo për fitoren e tij në zgjedhje.

Simpatitë e tij për Trumpin janë, thotë se kanë lindur gjatë fushatës, kur edhe pse nuk e kupton anglishten, e ka përcjellë Trumpin dhe është mahnitur me “frizurën e mrekullueshme të miliarderit, qëndrimit të tij dhe stilit të fjalimeve”, njoftojnë agjencitë botërore, transmeton Gazeta Lajm.

Përveç djalit Trump, Hasan Xhemil ka edhe dy dëmijë tjerë- Reshitin dhe Melekun.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

S’do të ketë zgjedhje fasadë, qeveri teknike, qeveri për zgjedhje të lira, është zgjidhja!

0

 

Gazetarët Armand Shkullaku dhe Sonila Meço i bashkohen Lulzim Bashën në Sheshin e Lirisë në një bashkëbisedimin me të rinjtë

 

Gazetarët e njohur Armand Shkullaku dhe Sonila Meço u bënë sot pasdite pjesë e një bashkëbisedimi me të rinjtë në Sheshin e Lirisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Të rinjtë e​ pranishëm ngritën shumë pyetje dhe shqetësime për kriminalizimin e shtetit, për pasigurinë e votës, për gjendjen e rënduar të ekonomisë dhe demokracisë në vend. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i falenderoi gazetarët Shkullaku dhe Meço për kontributin e tyre në ruatjen e vlerave të rëndësishme, si liria e fjalës dhe e shprehjes.

“Ky është një moment ku duhet të jetë opozita, duhet të jetë Partia Demokratike dhe kryetari i saj z.Basha, ata që duhet të mbështesin njerëzit dhe qytetarët. Në këtë kuptim unë e shoh këtë akt që ju keni nisur si diçka pa kthim. Unë mendoj se qendresa këtu e opozitës është mbështetja më e mirë që opozita mund tu japë qytetarëve. Qytetarët këto 4 vjet janë ndjerë të nëpërkëmbur, të lënë pas dore dhe pavarësisht përpjekjeve të opozitës nuk ka pasur një përfaqësim më të fortë, për të pasur një zë, për të qënë zëdhënës të shqetësimeve të tyre. Mendoj se ky është momenti. Partia Demokratike ka hedhur një hap që çdo kthim pas nuk do dëmtonte vetëm atë por do vriste përfundimisht shpresën e njerëzve që në fund mund të ketë një ndryshim”, u shpreh Armand Shkullaku.

Gazetari i njohur tha se vlerëson zgjedhjen që ka bërë opozita, për një protestë paqesore, si të thuash gandiste, por theksoi se nëse qeveria është një fasadë, opozita s’mund të bëhet fasadë e fasadës.

“Unë mendoj se nuk duhet të ketë kthim prapa në këtë që ka nisur, sepse nëse do fillojnë negociatat, apo këto bisedimet tërhiqu këtu e shto atje, ne do të kemi një arnim ose riparim të një sistemi që vetëm mashtron. Nëse do i shkojmë deri në fund, mund të kemi ndryshime, mund të kemi përmbysje. Nuk është fjala thjeshtë për ndryshim. Nuk do kishte kuptim nëse do shkojmë në zgjedhje me këtë këtë qeveri. Nëse opozita është e bindur përditë që qeveria ka kapur të gjitha pushtetet; presion drejtësisë, mediave, qytetarëve, paratë e drogës, të krimit, dekriminalizimi që bëhet sa për sy e faqe, kemi pasur shumë prova që vota e lirë nuk ka më vlerë, atëhere për çfarë duhet shkuar në zgjedhje. Atë që z.Basha e quajti qeveri fasadë, atëhere do bëjë edhe opozita fasadën e fasadës?! Apo të vendosë të thotë stop e të mos shkojë në zgjedhje me këtë qeveri. Unë do të thoja që nuk ia vlen të shkohet në zgjedhje. Këtë e tha edhe një minsitër i qeverisë që denoncoi me raste në Durrës banda të caktuara bashkë me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, që kanë mobilizuar krimin bashkë me policinë për të vjedhur votat e njëri-tjetrit. Kur ata i vjedhin njëri-tjetrit, imagjinoni se ç’mund të bëjnë. Slogani që mund ti shkojë më mirë kësaj që keni nisur është; përmbysje, jo ndryshim”, pohoi Shkullaku.

Gazetarja Sonila Meço vlerësoi protestën e 18 shkurtit dhe qëndresën që po vazhdojnë të bëjnë qytetarët në Sheshin e Lirisë.

“Le të jetë kjo një iniciativë e cila në një farë mënyre ndryshon dhe përmbys një mentalitet të shqiptarëve që gjithmonë kanë besuar se fati i tyre do të vijë nga një prej kateve të asaj godine. Jo. Shpresoj që çdo shqiptar përpara se të vendosë të niset për tek ky vend, tek kjo çadër, të shohë vetëm brenda 4 mureve të tij. Nëse cilësia e arsimimit të fëmijëve të tij është përmirësuar, nëse shkon në spital dhe merr një shërbim të mirë, nëse hap ekranin dhe sheh media të lira që nuk bëjnë cinizëm edhe me këtë revoltë që vjen edhe nga njerëz pa përkatësi partiake, nëse sheh që në fund të muajit kursen dhe i tepron, atëhere nuk ka arsye për të dalë nga shtëpia”, tha Meco.

Gazetarja shpjegoi arsyet pse i është bashkuar kësaj proteste.

“Unë për vete i bashkohem sepse e kam ndjerë mbi kurriz se çfarë do të thotë presion i qeverisë mbi punën time. Unë jam gazetare dhe kishim një televizion, dhe vetëm sepse orekset e kësaj klase në pushtet nuk bashkoheshin me fjalën e lirë, 500 kolegë mbetën pa punë. Vetëm sepse kryeministri i vendit vendosi të bëjë edhe prokurorin, edhe gjykatësin. Brenda 4 mureve të shtëpisë time të ardhurat kanë rënë. Nuk bëjmë një jetë më të mirë se më përpara. Na janë ngushtuar shumë mundësitë. Shqetësohem shumë për kolegët gazetarë që sa vijnë e mbeten të papunë. Unë për vete i kam të gjitha arsyet për të dale, i ftoj gjithë të tjerët të shohin brenda tyre”, tha Meco, duke shtuar se ka ardhur koha të jemi të lirë në mendim, të jemi të lirë në zgjedhje dhe vendime.

I pyetur nga një i ri se cfarë plani ka PD në lidhje me kriminalizimin e shtetit dhe a do lejojë nesër në pushtet të ndodhë kjo gjë e rëndë, Lulzim Basha u shpreh i prerë:

“Ne së bashku do ta dekriminalizojmë shtetin deri në qelizën e fundit. Ne do ti heqim kriminelët nga politika, do ta zbatojmë ligjin për dekriminalizimin të cilin sot e bllokon i njëjti njeri që i solli trafikantët e grave dhe vajzave shqiptare dhe i bëri deputet, kryetarë bashkish, u dha pushtet dhe i bëri drejtorë. Kryeministri i kërkoi dhe si solli sepse i duhehsin për të marrë, vjedhur e shantazhuar shqiptarët. Nuk ranë nga qielli kriminelët në karriget e pushtetit. Ishte kompromisi, pazari i Edi Ramës për të marrë pushtetin dhe sot është pazari për të mbajtur pazarin kundër vullnetin të shumicës dërmuese të shqiptarëve”, theksoi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, duke analizuar tiparin e qeverisë, që investohet dhe bën gjithcka për fasadë, tha se edhe zgjedhjet kërkon ti bëjë të tilla. Por Basha theksoi se kjo nuk do të ndodhë.

“Që dje bota ka dëgjuar diçka të madhe nga shqiptarët, vendosmërinë për tu ngritur bashkë dhe për ti thënë kurrë më dhe fund kësaj maskarade, fund kësaj fasade. Demokraci fasadë, ekonomi fasadë, shëndetësi fasadë, arsim fasadë, pensione fasadë, kujdes social fasadë, është e gjitha një fasadë, dhe tani do të bëjë zgjedhje fasadë. Prandaj nuk e deshi votimin dhe numërimin elektronik sepse kështu nuk i fuste dot duart, nuk i manipulonte dot vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Ndaj ne morën një vendim të madh dje, dhe nuk ishte vetëm i mi apo i Partisë Demokratike. Bashkë ishim këtu kur e morëm me tubimin dhe bashkimin më të madh të shqiptarëve. Vendimi ishte në dorën tuaj dhe vendimi është i qytetarëve shqiptarë. Vendimi është që, nuk do të ketë më zgjedhje fasadë, nuk do të ketë më zgjedhje të manipuluara. Do të bëjmë zgjedhje të lira e të ndeshme ose zgjedhje në këtë vend nuk do të ketë derisa të jenë të lira dhe të ndershme. A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me këtë kryeministër të bërë njësh me bandat e drogës?! A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me këtë koalicion të krimit dhe korrupsionit?! Zgjedhje të lira dhe të ndershme vetëm përmes një qeverie teknike, një qeverie të zgjedhjeve të lira. Ky është kushti, kjo është zgjidhja”, deklaroi Lulzim Basha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Shqipëria është e mërzitur nga kjo qeveri, protesta e PD-së do të vazhdojë”

0

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi tha se protesta e djeshme tregoi se Shqipëria është mërzitur me këtë qeveri dhe dje u dha sinjali për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“E rëndësishme është që ne do vazhdojmë. Shqiptarët dolën për një palë zgjedhje që të jenë të ndershme, mos vidhen votat. Si do vazhdojë protesta? Kjo është një çështje që do diskutohet në ditët që vijnë. Kjo tregoi se Shqipëria është mërzitur. Unë gjykoj që kjo është diçka radikale. Ajo që ndodhi dje ishte radikale. Ajo që pashë dje më dha shpresë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne po kërkojmë që votat të numërohen. Protestat duhet të ishin për idetë për zgjidhjet. Të votojmë dhe mos na vjedhin votat. Kjo energji harxhohet në një kohë kur bota e ka certifikuar prej kohësh”, tha Shehi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Të paktën një person ka mbetur i vrarë dhe mbi 20 të tjerë u plagosën

0

Të paktën një person ka mbetur i vrarë dhe mbi 20  të tjerë u plagosën në një aksident hekurudhor në Bruksel.

Aksidenti ndodhi pak pasi treni u nis me shpejtësi të ulet nga stacioni i Lëven-it drejt kryeqytetit. Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Autoritetet bënë me dije se shërbimet hekurudhore mes Lëven dhe Brukselit janë pezulluar.

Kryeministri Charles Michel shprehu solidaritetin me të lënduarit e aksidentit.

“Jam shumë i shqetësuar për dhjetëra personat e plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Prania ime këtu është një mënyrë për t’u shprehur mbështetjen grupeve të shpëtimit të cilat reaguan me shpejtësi maksimale, e gjithashtu viktimave të këtij aksidenti”, u shpreh kryeministri belg.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Një auditim i kryer nga KLSH ka konstatuar një dëm prej afro 150 milionë dollarësh

0

Një auditim i kryer nga KLSH në Albpetrol ka konstatuar se kjo Shoqëri shtetërore i ka shkaktuar arkës së shtetit një dëm prej afro 150 milionë dollarësh, 30 milionë prej të cilave nga ARMO.
Raporti përfundimtar i Kontrollit të Lartë të shtetit zbardh që pavarësisht se ARMO i është rikthyer punës në vitin 2016, Albpetrol nuk ka arkëtuar prej saj një borxh prej më shumë se 3 miliardë lekësh. Sipas KLSH, borxhi nuk është arkëtuar edhe pse një vendim gjykate I vitit të shkuar detyronte Albpetrol-in t’i merrte ARMO-s borxhin bashkë me kamatvonetsat.“Megjithëse uzina e përpunimit të thellë të naftës prone e ARMO sha është vënë në punë (kjo e konfirmuar dhe nëpërmjet mediave), Albpetrol SHA nuk ka kryer asnjë veprim arkëtimin e detyrimeve të mësipërme”, thekson KLSH në raportin përfundimtar.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Trump përsërit sulmet ndaj medieve gjatë fjalimit në Florida

0

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vazhduar sulmet ndaj medieve. Ai ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të vendosë për një këshilltar të ri për Siguri Kombëtare, derisa e ka mbajtur një miting të ngjashëm me ato të fushatës në Florida.

Trump në fjalimin e tij, gjithashtu, e ka përsëritur se ai dëshiron krijimin e zonave të sigurta në Siri dhe vende të tjera për refugjatët, për të cilat do të paguajnë vendet arabe në rajonin e Gjirit Persik.

Duke folur në një hangar të aeroplanëve në Melbourne të shtetit federal amerikan, Florida, presidenti u është kthyer shumë temave që i ka përmendur gjatë fushatës parazgjedhore presidenciale.

Tema, për të cilën ai ka folur me më shumë pasion ka qenë sulmi ndaj medieve.

Trump i ka thënë turmës së përkrahësve se ai dëshiron të flasë me ta pa filtrin e “lajmeve të rreme”.

Ai ka akuzuar “mediet e pasinqerta” se publikojnë shumë lajme të rreme rreth administratës së tij.

Ai ka thënë se kur mediet i gënjejnë njerëzit, ai nuk do të lejojë që ato t’ia dalin me ato gënjeshtra.

Ndërsa, për këshilltarin për Siguri Kombëtare, Trump ka paralajmëruar se do të intervistojë kandidatët e mundshëm gjatë qëndrimit në Florida.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer para fjalimit të presidentit ka thënë se kandidatët që do të intervistohen nga Trump janë:gjenerallejtënanti i pensionuar i ushtrisë, Keith Kellog, ish-ambasadori i SHBA-së në OKB, John Bolton, gjenerallejtënant H.R. McMaster dhe gjenerallejtënant Robert Caslen, që është i angazhuar në akademinë amerikane të ushtrisë.

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, Michael Flynn, është detyruar të dorëhiqet më 13 shkurt pas zbulimit se ai e ka mashtruar nënpresidentin, Mike Pence rreth diskutimit me ambasadorin rus në SHBA për sanksionet amerikane ndaj Rusisë, derisa Trump ende nuk ishte inauguruar si president.

Rreth Sirisë, Trump ka thënë se zonat e veçanta do të mundësojnë që refugjatët të jenë të sigurt në rajon.

Ai ka thënë se kjo do i mbajë edhe terroristët potencial jashtë SHBA-së.

“Ne i duam njerëzit që do të jenë të mirë me shtetin tonë”, ka thënë Trump, dhe ka shtuar: “ne nuk i duam njerëzit me idetë e këqija”.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

KQZ: Artan Gaçi dhe Prenga nuk preken nga ligji i dekriminalizimit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron përse nuk ka kërkuar hetim të mëtejshëm për deputetet dhe kryebashkiakët, pavarëisht se në formularët e dekriminalizimit kishin shënuar shkelje ose vepra penale.
Sipas KQZ që është paditur nga prokuroria pikërisht për këtë fakt, veprat e kryera në të shkuarën nga të zgjedhurit, nuk parashikohen në ligjin e dekriminalizimit.

19 deputetet kanë shënuar në formularët e dekriminalizmit se kanë pasur probleme në të shkuarën, por nuk preken nga ligji, mes tyre Artan Gaçi dhe Armando Prenga, që janë lakuar ditët e fundit nga opozita.11 kryebashkiakë po ashtu, por asnjëri prej tyre nuk rrezikon mandatin.KQZ pohon se pavarësisht se një pjesë e deputetëve dhe kryebashkiakëve kanë fshehur të dhëna në formula, të dhënat gjyqësore flasin për krime që nuk u rrezikojnë mandatin.
KQZ hedh poshtë dhe akuzën tjetër se ka pranuar formularë përtej afateve kushtetuese.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx