Pafajësia e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, e akuzuar për vrasje, vjedhje me dhunë, rrëmbime, vjedhje bankash, vjedhje me pasojë vdekjen etj., është produkt i një vendimi, i firmosur nga 9 gjyqtarë, shtatë prej të cilëve të promovuar dhe të emëruar nga Partia Demokratike, pra nga ish-kryeministri Sali Berisha.Edhe pse Berisha akuzon sot kundërshtarët e tij politikë se janë angazhuar për pafajësinë e organizatës, kjo e fundit u çlirua nga të gjitha akuzat falë një vendimi, i firmosur nga gjyqtarë, të cilët konsiderohen si të Partisë Demokratike.Bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Nr. 47, datë 7.11.2011, e cila pranoi kërkesën e Orik Shytit për rrëzimin e të gjitha procedurave dhe vendimeve kundër grupit “Hakmarrja për Drejtësi”, për vite me radhë, duke kthyer mbrapsht për rishqyrtim dosjen penale.Është ky vendim, i cili detyroi më pas Gjykatën e Lartë për shqyrtimin e pretendimeve për shkelje të procedurave nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit. Në bazë të vendimit të Kushtetueses, Gjykata e Lartë, ktheu çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, ndërsa kjo e fundit i shpalli të akuzuarit të pafajshëm.Udhën e pafajësisë për organizatën e hapën gjyqtarët Bashkim Dedja, Vladimir Kristo, Xhezair Zaganjori, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Petrit Plloçi, Sokol Berberi, Admir Thanza dhe Sokol Sadushi. Shtatë nga nëntë anëtarët janë emëruar nga PD në harkun kohor nga 2007 deri në vitin 2013, kur Berisha u rrëzua nga pushteti.///
Kthehet për rishqyrtim cështja e organizatës ” Hakmarrja për Drejtësi “
Shqiperia promovon arkeologjine e saj nenujore per turistet! – NYTimes
Nje nga gazetat me prestigjoze amerikane i ka dhene jehone arkeologjise nenujore te promovuar nga Agjensia Kombetare e bregdetit shqiptar. Gazeta ne shkrimin e saj shpalos programin e Agjensise Kombetare te Bregdetit shqiptar per te promovuar arkeologjine nenujore shqiptare, duke sjelle keshtu foto te shkrepura nga mbi 30 fotograf qe tregojne potencialin arkeologjik nenujor shqiptar. Nga fotot tregohet se ne ujerat e detit Jon jane gjetur mbi 38 anije te fundosura ku 6 prej tyre jane mbi 2000 vjecare.
Burimi: https://www.nytimes.com/aponline/2017/02/13/world/europe/ap-eu-albania-underwater-archaeology.html?_r=1
https://www.yahoo.com/news/albania-promotes-underwater-archaeology-tourism-181313966.html
Ledri Vula e kaloi Shën Valentinin me këtë vajzë (Foto)
Personazhe të shumtë publik shqiptarë ishin dje në vëmendjen e mediave rozë për të zbuluar diçka më tepër rreth Shën Valentinit të tyre.
Por në veçanti këngëtari shumë i pëlqyer nga publiku i femrave, Ledri Vula, lajmet për të cilin mbushën faqet e mediave se “e kaloi Shën Valentinin” me Encën.
Sigurisht që Ledri pati mundësinë të takohej me Encën pasi morën pjesë në koncertin e organizuar në Elbasan, por aty Ledri takoi edhe balerinën seksi Ana Geti, menaxhere e një klubi striptizmi të njohur, transmeton Newsbomb. Balerina Ana Geti është e famshme për fotografitë e saj tepër provokuese që shpesh i shpërndan në rrjetet sociale. /gazetaexpress/
“Do flasësh ti apo…” Si e detyruan hetuesit bashkëpunëtorin të tregojë grabitësit!
Banda e gjashtë grabitësve të Rinasit është “tradhëtuar” nga brenda.
Detaji është pohuar nga burime pranë grupit hetimor që kanë sqaruar në detaje skemën perfekte që çoi në identifikimin e autorëve të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar.
Burime të rezervuara nga grupi i hetimit bëjnë me dije se fillimisht policia zotëroi prova të mjaftueshme se Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnje banues në Tiranë ishte njëri nga bashkëpunëtorët e grabitjes.
Ai u arrestua të premten e kaluar në mbrëmje vonë shumë pranë vendit të grabitjes, gjatë një operacioni blic policor që u mbajt sekret për mediat.
Nga verifikimet që ishin kryer nëpërmjet antenave të telefonisë celulare, ka rezultuar se Xhyliu ka qenë i pranishëm 30 minuta para dhe pas grabitjes, në zonën përreth Qafës së Kasharit dhe Rinasit. Dhe kjo ishte një provë e arsyeshme për ndalimin e tij.
“KURTHI”
Për shkak se Xhyliu nuk e pranoi fillimisht pjesëmarrjen e tij në grabitjen e Rinasit, kjo e detyroi policinë të kalonte në “planin B”. Burime të rezervuara nga grupi hetimor sqarojnë se të gjendur përballë rrethanave që vështirësonin zbardhjen e plotë të ngjarjes u vendos që Xhyliu të futej në një “kurth”.
Kësisoj po atë ditë u vendos arrestimi i vëllait të tij, i cili nuk ka qenë i implikuar në grabitjen e Qafë-Kasharit por që për Policinë ishte “mjeti” i duhur për të çuar drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes.
PËRGJIMET
Burimet e rezervuara nga grupi i hetimit pohojnë se të dy vëllezërit u izoluan për më shumë 12 orë në komisariat në të njëjtën dhomë pa iu lënë mundësia të kontaktonin me persona të tjerë, qoftë edhe avokatë apo familjarë të tyre.
Dhoma ka qenë e pajisur me përgjues ambientalë dhe 12 orët e qëndrimit në një qeli ishin të mjaftueshme për Policinë për të mësuar detaje me interes për hetimin nga bisedat e zhvilluara mes Fation Xhyliut dhe vëllait të tij.
Dhe kaq mjaftoi për policinë për të vënë sot në pranga 4 nga 6 grabitësit.
DETAJI
Një tjetër detaj që mësohet të ketë “fundosur” përfundimisht bandën e grabitësve mësohet të ketë qenë një automjet “Golf” që disa prej tyre përdorën pas djegies së makinave me të cilat kryen aktin kriminal.
Të njëjtat burime raportojnë se kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonën e Vorës e kanë fiksuar “Golf”-in me të cilin kanë lëvizur disa nga grabitësit duke e bërë edhe më të thjeshtë identifikimin e tyre, për shkak se informatorët në terren të policisë i kanë plotësuar më tej të dhënat lidhur me identitetet e tyre./BalkanWeb/
Rusia instalon raketë të re, dhunon traktatin me SHBA
Rusia ka pozicionuar në mënyrë sekrete një raketë të re, e cila, sipas zyrtarëve amerikanë, dhunon traktatin e kontrollit të armëve mes palëve, duke paraqitur kështu një test madhor për presidentin Donald Trump.
Lajmi raportohet nga New York Times e CNN, të cilat gjithashtu shtojnë se pozicionimi i raketës së re ruse vjen në një kohë kur administrata Trump përballet me një krizë sa i përket marrëdhënieve me Moskën.
Raketa që ka shkaktuar shqetësim në rradhët e amerikanëve është e njëjta që administrata Obama kishte deklaruar se ishte testuar në dhunim të një traktati të 1987, që ndalon vendosjen e raketave amerikane dhe ruse me rreze të mesme veprimi. Mark Toner, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit konfirmoi shkeljen e qartë të kryer nga Rusia, duke thënë se kjo sjell rrezik për sigurinë europiane dhe aziatike, në një kohë kur interesi më madhor amerikan është që Moska t’i përmbahet traktatit.
Raketa e re ruse mund të jetë e aftë të kërcënojë vendet europiane anëtare të NATO-s, teksa sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis pritet të vizitojë sot zyrat qendrore të organizatës.
Lëvizja e Kremlinit vjen vetëm një ditë pasi këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, u detyrua të japë dorëheqjen për shkak se fshehu bisedimet që ai kishte patur me ambasadorin rus në SHBA, sa i përket sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, në një kohë kur administrata Trump ende nuk kishte marrë detyrën.
Në të shkuarën, Trump ka shprehur interes në bisedimet për reduktimin e armëve me Kremlinin dhe ka sinjalizuar një fillim të ri në marrëdhëniet me Moskën.///
Trump: Mos ka qenë Obama shumë i butë ndaj Rusisë?
Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkruar në Twitter se “Krimea është marrë nga Rusia” gjatë kohës së administratës së paraardhësit të tij, Barack Obama dhe ka shtuar: “Mos ka qenë Obama shumë i butë ndaj Rusisë?”
Në disa postime në Twitter, dy ditë pasi e ka pranuar dorëheqjen e këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare, Michael Flynn pas shqetësimeve të ngritura rreth kontakteve të këtij të fundit me ambasadorin rus në Uashington, Trump ka sulmuar mediat.
“Mediat e lajmeve të rreme po çmenden me teoritë e tyre të konspiracionit dhe urrejtjes së verbër”, ka shkruar Trump në Twitter.
“Kjo lidhja e pakuptimtë me Rusinë është thjeshtë një përpjekje për të mbuluar gabimet e shumta që janë bërë gjatë fushatës humbëse të Hillary Clinton”, ka shkruar më tej ai.
Postimet në këtë rrjet social pasojnë raportimin e 14 shkurtit të gazetës “The New York Times” ku citohen zyrtarë aktual dhe të mëparshëm duke thënë se pjesëtarë të fushatës së Trumpit dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë pasur kontakte me zyrtarë të inteligjencës ruse gjatë muajve para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në vitin 2016.
Rusia e ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në marsin e vitit 2014 pasi ka dërguar trupa dhe e ka mbajtur një referendum që konsiderohet ilegal nga SHBA-ja dhe 100 shtete të tjera të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Zëdhënësi i Shtëisë së Bardhë, Sean Spicer më 14 shkurt ka thënë se Trump “e ka bërë të qartë” se ai pret që Rusia ta rikthejë Krimenë dhe reduktojë dhunën në Ukrainën lindore, zonën ku forcat qeveritare të Kievit dhe separatistët pro Kremlinit po luftojnë kundër njëri tjetrit. Konflikti në Ukrainën lindore i nisur në prillin 2014 deri më tash ka marrë jetën e mbi 9750 personave.///






