Ballina Blog Faqe 9491

Mbrëmë në emisionin kolona e peste në kanalin rete 4,flitej për Soros

0
  • Mbrëmë në emisionin kolona e peste në kanalin rete 4,flitej për Soros.Gazetaret që marin pjese në këtë emision janë gazetarë të njohur dhe shumë të përgatitur. U nënvizuan keto fakte në kundërshtim me propagandën që kërkon të shfajesoje gabimet apo vjedhjet në bashkëpunim me spekulantin ndërkombëtar Soros.
    Soros nuk vëren krahet politike kur bëhet fjalë për spekullim .Soros trajton direkt me ministra e kryeminister për të arritur qëllimet e tia.
    Eshtë shum i aftë .Me Berluskonin e provoi një gjë të tillë por Berluskoni i kërkoi një garanci prej 4 milion e gjysëm Euro vetëm për të hapur një licensë biznesi.Soros nuk sjell kapitale,para por vetem fjale( projekte …. ) .Kështu këshillon Berluskoni.Në kohën e Berluskonit në Itali ai desh të sulmonte sistemin e pensionëve ,por iku.
    Kjo është e vërteta 100 për qind për Soros.
    Ai josh për bashkevjedhje.
Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tirane, shperthim eksplozivi ne palester, policia flet per ngjarjen

0

Nje shperthim eksplozivi ka ndodhur sot ne mengjes ne Tirane.
Burimet zyrtare thane se më datë 07.02.2017, rreth orës 05:32, në afërsi të Kopështit Botanik, tek një palestër, ka ndodhur një shpërthim, i cili dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e vendosjes së një sasie të vogël lëndë të dyshuar eksplozive në murin e jashtëm të palestrës.

Si pasojë e këtij shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale (thyer xhamat).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin si dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Trump sulmon gjyqësorin: Nëse ndodhin sulme, faji i tyre

0

Vetëm pak ditë pasi Gjykata Federale e Seattle-it kundërshtoi urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për bllokadën e emigrantëve me argumentin se ai ishte anti-kushtetues, lideri i Uashingtonit ka lëshuar një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit gjyqsor në vend, duke u shprehur se në rast se diçka e keqe do të ndodhë në vend, qytetarët duhet të fajësojnë gjykatat e Shteteve të Bashkuara.

Në një kohë kur masat ekstreme të kontrrollit nuk po aplikohen, Trump u ka bërë thirrje oficerëve të policisë që të kontrollojnë me kujdes çdo person që hyn në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, numri një i Uashingtonit ka shprehur bindjen se Presidenca do t’a fitojë çështjen gjatë apelimit të saj.

Ditën e sotme, pritet të vendoset edhe se cila nga palët do të fitojë përfundimisht mbi këtë çështje.

Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara do të japë vendimin e saj, nga i cili do të përcaktohet nëse vendi do të vijojë të mbetet nën masa të rrepta sikurse parashikon urdhri ekzeutiv i firmosur nga Donald Trump, apo nëse ky udhëzim do të shfuqizohet mbi bazën e anti-kushtetutshmërisë.

Lideri i Uashingtonit dha urdhër që të bllokohej në mënyrë kategorike për 90 ditë hyrja në Shtetet e Bashkuara për qytetarë nga shtatë vende me shumicë popullsie myslimane.

Gjithashtu, politikat e emigracionit në ShBA supozohej të pezulloheshin për plot 120 ditë.

Trump kishte arsyetuar se përgjatë kësaj periudhe kohore, autoritetet do të hartonin një sistem për të kontrrolluar në mënyrë të imtësishme cdo person që tenton të hyjë në territorin amerikan, në kuadër të përpjekjeve për të rikthyer në vend, sigurinë, që sipas Presidentit ka humbur prej kohësh.

Këto masa janë kundërshtuar nga një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve amerikanë të cilët kanë protestuar në shtete të ndryshme amerikane. Gjithashtu, protesta ka patur edhe në vende të tjera të botës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Reshjet e dendura të dëborës dhe orteqet

0

Reshjet e dendura të dëborës dhe orteqet kanë vrarë të paktën 107 persona në Afganistan dhe Pakistan, ndërkohë që autoritetet bëjnë të ditur se bilanci i viktimave mund të përkeqësohet.

Autoritetet kanë nisur menjëherë operacione kërkim-shpëtimi por theksojnë se situata e vështirë e ndërlikon edhe më shumë ndërhyrjen e tyre.

Ngjarja më e rëndë u shënua në një fshat të provincës së Nuristanit që ndodhet në pjesën veri-lindore të Afganistanit.

Në këtë incident tragjik, një fshat i tërë u mbulua nga dëborë, teksa 53 persona humbën jetën, dhjetëra të tjerë u plagosën, e ndërkohë që e gjithë zona u shkatërrua.

Situata vijon të mbetet disi e paqartë, pasi ka ende shumë fshatra që nuk janë inspektuar sic duhet. Për mediat është prononcuar edhe ministri afgan për Shtetin dhe Fatkeqësitë natyrore.

Ai është shprehur se në misione shpëtimi po angazhohen edhe trupat ushtarake. Megjithatë, ai nënvizon se ka patur mjaft probleme gjatë ndërhyrjeve. Zyrtari i qeverisë ka paralajmëruar se bilanci i viktimave është edhe me i lartë.

Kjo nuk është hera e parë që zonat e thella të Afganistanit dhe Pakistanit goditen nga orteqet. Për shkak të relievit dhe klimës, tragjeditë e tilla kanë qënë mjaft të shpeshta në këtë rajon.

Zyrtarët e dy vendeve bëjnë të ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit do të vijojnë pa pushim, deri në normalizimin e situatës.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Meta në Konventën Zgjedhore të njësisë 6:Bashkëpunimi sjell progres

0

Kryeparlamentari Ilir Meta ka marrë pjesë në Konventën Zgjedhore të Njësisë 6 në Tiranë.
Meta në fjalën e tij ka theksuar se bashkëpunimi është çelësi i suksesit.
“Kur bashkëpunohet, kur punohet me prioritetet të qartë e të qëndrueshëm progresi është i sigurt. Kjo filozofi do të vazhdojë të na japë sukses edhe në të ardhmen”, është shprehur kryetari i Parlamentit.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Energjia,Rama:Fatura elektronike Basha: Ke Tiranën në errësirë

0

Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha janë përplasur në distancë për reformën në sistemin energjetik.Gjatë një aktiviteti për këto reforma, Rama u shpreh se do të vijojnë lehtësirat për familjet debitore dhe në nevojë, ndërkohë që lançoi edhe projektin më të ri për leximin elektronik të energjisë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të opozitës Lulzm Basha. “Ndërsa Edi Rama me shpurën e tij ka dy orë që flet direkt në çdo televizion të vendit për arritjet e tij në fushën e energjisë, e gjithë zona e Tiranës në rrugën e Elbasanit është pa drita.

Mijëra familje anembanë Shqipërisë gjithashtu. Nuk ka skenë më domethënëse: fasada me drita që krijon Edi Rama në televizion dhe realiteti i errët i shqiptarëve. Edi Rama u premtoi qytetarëve se do ua ulte çmimin e energjisë, por ua rriti. I futi shqiptarët e pamundur në ankth e terror për mospagimin e dritave. Ata që nuk paguan dot i çoi në burg. Të tjerë kaluan në dëshpërim dhe vranë veten nga pamundësia”,  u shpreh Basha.

Më tej lideri i PD-së i bën thirrje qytetarëve për tu bashkuar në protestën 18 shkurtit për t’i thënë ndal kësaj politike që ka braktisur qytetarët dhe mendon vetëm për pushtetarët.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Muri në Mitrovicë dhe reflektimi i tij në Luginë

0

Muri në Mitrovicë,  veçmas këto 2 javët  e fundit,  gjithënjë e  më shumë  është  duke  patur implikime dhe ndërlidhshmëri me realitetin në Luginë të Preshevës. U dëgjuan  edhe opsione  politike, por të cilat  nuk kishin  qëndrueshmëri në asnjë  aspekt tjetër, si ajo për  shkëmbim territoresh( pra një formë të  ndarjes së Kosovës).

Derisa këto dy  ditët  e fundit, u njohëm në  medie, që është  arritur një  marrëveshje  për heqjen  e  Murit në  Mitrovicë- kjo  është njëra anë  e  marrëveshjes, që  pala  Shqiptare i referohet, porse pala serbe i referohet  anës tjetër  të marrëveshjes- koncesionit të  bërë,  që paralajmrojnë  një “mur tjetër  edhe më të  lartë”! Praktikisht dhe realisht asnjë  marrëveshje  në  botë  nuk  bëhet  vetëm  me  lëshim të  një pale, por  në çdo rast dy palët   bëjnë  lëshime!

Për një gjë  jemi të  sigurtë, që  edhe pse  pala  Shqiptare nuk është duke  e thënë  ende, në këtë  marrëveshje  është edhe  lëshimi  ynë! Me këtë  Serbia, përmes  instrumentalizimit të  minoritetit  serb të  veriut të  Kosovës, në një të ardhme  jo më larg sesa 1 vit, do  shkaktoj një  “veprim të ri”, sipas gjitha  mundësive do jenë  me  efekte  politike të  ngjajshme  apo edhe më të mëdha!

Derisa problemet  e brendshme të  Kosovës, dialogohen  në Bruksel me një shtet tjetër( Serbinë), nga  ana tjetër  Lugina  e  Preshevës, mbetet plotësisht  e  harruar, edhe pse ishte  premtu ndërkombtarisht zgjedhja e Statusit Politik me dialog! Derisa problemi i Luginës së Preshevës, që në  2001, ishte  i njohur  ndërkombtarisht,  por që  pastaj në  vazhdimsi  minimizohej, ndërsa i Kosovës  Veriore, është  ngritur më pas!

Ne Lirinë  kërkojmë  vetëm kur armiku na detyron!( fatkeqësisht)

Lugina  e Preshevës, veçmas spektri i saj  politik, uroj  e dua t’i paralajmëroj që  mos të  kapemi sërish  në befasi, me këtë  “murin e ri të paralajmëruar”! “Veprimi i ri” që do ndërmarrin  Serbia përmes serbëve  të veriut, është  e rëndësishme  jo vetëm për  çështjen  interne të  Republikës së Kosovës. Rusia njejtë  vepron  në shumë vende të  botës( kujto: Ukrainën, Sirinë, por edhe  shumë  vende të tjera), njejtë edhe  Serbia është   në  Ballkan!

Derisa bota ka sytë  në  Ballkan,  të  njohur si dialogu  Kosovë-Serbi, derisa historia na tregon  rastin e Dejtonit( kur Kosova përjashtohej  nga   trajtimi- e mos të përmend  raste të tjera), e që  pastaj  pasoi Lufta  e përgjakshme! Një  gjë të  tillë mos  t’ia  lejojmë  Qytetarve  tonë  në Luginë, që  shkaku i mosbërjes pjesë të  dialogut edhe Statusi politik i saj të mbetet peng  i një lufte  të  ardhshme( të gjithë  që do ju thonë, s’do ketë  luftra, vetëm ju  mashtrojnë)! Heshtja  juaj( e politikanve të Luginës), mba   në vete edhe përgjegjësinë dhe fajësinë, për çdo kalvar  i ardhshëm i Luginës!

T’i paraprijmë Lirisë së Luginës, mos të presim të na detyroj  armiku!

Mos të harrojmë, derisa  e lejojmë që Serbia të  veproj lirshëm kundër  Atdheut tonë( në Kosovë), e ne  Lugina e  Preshevës  shikojmë, nesër  po kjo do veproj lirshëm kundër  Luginës, derisa Kosova do shikoj!

Qeveria e Kosovës,  duhet  të  kordinohet   dhe që t’i udhëzoj edhe qeverinë  lokale të Luginës, që nga  dialogu Kosovë-Serbi, të nxjerrin  më shumë  lëshime nga Serbia!( derisa hyhet në  dialog, synimi  kryesor  është  përfitimi i sa më shumë  lëshimeve-koncesioneve të palës  tjetër)!

“Muri tjetër” mos t’a zë Luginën  në befasi, e pastaj të  dalin edhe më shumë zëra, duke tentu ta arsyetojnë një opsion  politikë, duke  coptu një pjesë tjetër të Atdheut.

 

ZGJOHU LUGINË, LIRIA NUK FALET!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Goditet banda e prostitucionit në Tiranë, 11 persona në pranga.

0

Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj njofton se është shkatërruar banda e prostitucionit në kryeqytet, ndërsa 11 persona janë arrestuar. Ai pohoi se mes të arrestuarve ka dhe femra. Ai bëri të ditur dhe formën se si rekrutoheshin vajzat.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kapen 223 kg drogë në kufirin me Greqinë, në pranga 4 shqiptarë

0

Katër shqiptarë janë vënë në pranga pasi janë kapur me 121 kg drogë në kufi me Greqinë.

Shqiptarët mësohet se u pikasën nga policia greke në pyllin Vatohorit, pasi e kishin kaluar kufirin në këmbë të ngarkuar me 7 çanta.

Emrat e të arrestuarve nuk bëhen me dije, por ata janë të moshave 21, 26, 31 dhe 46 vjeç. Gjithashtu është sekuestruar një sasi prej102 kg kanabis që ishin fshehur në kamion në portin e Igumenicës.

Mesohet se droga kishte destinacion Italinë, teksa bëhet me dije se është arrestuar një 51-vjecar, shofer i kamionit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përplasja Lalla- Lu, Rama: Vettingu nuk është as për mua, as për ambasadorin dhe as për Prokurorin

0

Pas debatit të ashpër mes Llallës dhe Lu-së, ka reaguar kryeministri Rama. Ai ka folur për reformën në drejtësi dhe indirekt ka komentuar edhe përplasjen mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Nga aktiviteti ku ndodhej në një takim me përfituesit e skemës lehtësuese nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, Rama tha se vettingu nuk është për të apo për ambasadorin e SHBA-ve, madje as për kryeprokurorin por për të çliruar vendin nga të korruptuarit.
“Edhe reforma në drejtësi nuk është për ne, është për ju. Drejtësia e re nuk na duhet thjesht për disa pushtetarë të korruptuar që duhet të marrin ndëshkim, por na duhet për çdo qytetar që tek dera e gjykatës duhet të marë drejtësinë që i takon dhe jo të hajë çekiçin kokës se nuk kishte para të paguante drejtësinë dhe dikush tjetër ia bleu.
Është një reformë thelbësore që kalon përmes Vettingut. Vetingu nuk është as për mua as për ambasadorin amerikan, as për prokurorin e përgjithshëm, as për dikë tjetër, është për njerëzit e zakonshëm që më në fund të çlirohen nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që i morën frymën këtij populli për 25 vjet”, ju ka thënë Rama qytetarëve të pranishëm duke shtuar e reformat kanë kosto por janë të domosdoshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx