Ballina Blog Faqe 9493

Trump: Urdhri i gjykatës së Siatle qesharak, do të hidhet poshtë

0

Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar një mesazh të ashpër në Twitter pasi një gjykatës në Seattle e ka bllokuar përkohësisht implementimin e urdhërit të tij ekzekutiv që ndalonte të gjithë refugjatët dhe vizitorët nga shtatë shtete me popullatë kryesisht myslimane, për të hyrë në SHBA.

Trump, më 4 shkurt, iu ka referuar gjykatësit, James Robart, si “i ashtuquajturi gjykatës” ndërsa vendimin e tij e ka quajtur si “qesharak”.

Vendimi do të hidhet poshtë, ka shkruar Trump. Presidenti ka shkruar gjithashtu se “disa vende të Lindjes së Mesme pajtohen me ndalimin” e tij.

“Ata e dijnë se nëse njerëz të caktuar lejohen brenda, atëherë kjo nënkupton vdekje dhe shkatërrim”, ka thënë ai.

Gjyaktësi federal, James Robart, që në atë pozitë ishte emëruar nga ish presidenti George W. Bush, ka vendosur mbrëmjen e 3 shkurtit se urdhëri ekzekutiv nuk mund të zbatohet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjobëvënia në Lezhë, “na jep 25 mijë euro ose të vrasim djalin”

0

“Duam 25 mijë euro ose të vramë djalin”. Ky ka qene kercenimi i autoreve te gjobevenies ne Lezhe.

Policia ne Lezhë ka arritur të zbulojë dy gjobvënës, të cilët i kërkonin shtetasit V.P këtë shumë marramendëse.

Në pranga kanë përfunduar Dodë Gjoka, i dënuar më parë për tentativë vrasje dhe Mark Quku.

Ata i kishin dërguar një letër dhe disa mesazhe telefonike shtetasit V.P. Ky i fundit nuk ka rënë pre e kërcënimit ndërsa ka bërë denoncimin në polici.

Pas 5 orë kërkimesh dhe hetimesh policia ka arrestuar dy gjobëvënësit, në vendin e quajtur “Malecaj”, tek ura e fshatit.

Policia ka sekuestruar telefonin nga ishin nisur mesazhet, një palë dylbi të cilat i përdornin për të vrojtuar si dhe makinën që udhëtonin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E diela nis me lëkundje, termët me magnitudë 3.7 ballë në Ballsh

0

Një termët me magnitudë 3.7 ballë ka tronditur zonën e Ballshit, në orët e para të ditës së diel. Instituti i Gjeoshkencave thotë se tërmeti ka rënë në orën 00:13.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Hekal, rreth 5 kilometra në jug të Ballshit.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi 5 kilometra, ndërsa banorët e zonës janë frikësuar nga lëkundjet. Nuk raportohet as për të dëmtuar apo dëme materiale.

Nga ana tjetër banorët kanë thënë për tvklan.al se lëkundjet kanë ardhur si pasojë e shpimeve për naftë nga kompanitë që kanë aktivitet në këtë zonë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arrestimi i drejtuesve të Policisë,PD: Dëshmia e kriminalizimit të shtetit

0

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se ndalimi i drejtuesve të lartë të policisë së Vlorës dhe Tepelenës është dëshmia më e fortë e kriminalizimit të shtetit.

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Alibeaj ka deklaruar se prej tre vjetësh PD ka denoncuar të gjitha rastet e lidhjes së krimin, drogën me shtetit, dhe ndalimi i dy drejtuesve knofirmon të gjitha denoncimet e PD.

Gjithashtu kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD është shprehur se nuk është aspak rastësi që këta drejtues janë pikërisht në Vlorë dhe në Tepelenë pasi sipas tij, këto qytete janë zemra e territorit të kultivimit dhe trafikimit të drogës.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD: Mbifaturimi masiv i energjisë vjedhje që qeveria u bën qytetarëve

0

Partia Demokratike ka vazhduar edhe këtë të shtunë akuzat ndaj qeverisë, ku sipas saj po bën padrejtësi ndaj qytetarëve shqiptarë.Në një deklaratë nga selia blu Grida Duma u shpreh se kryeministri Rama nuk u mjaftua vetëm me rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët, por edhe i mbifaturon ata.Duma ka kujtuar gjithashtu protestën e opozitës më 18 shkurt, ku sipas saj qytetarët duhet të mblidhen kundër padrejtësisve të qeverisë.///

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjykata sfidon Trump, i bllokon urdhrin për emigrantët

0

Një gjykatë amerikane në Seattle ka vendosur një bllokim kombëtar të përkohshëm mbi ndalimin e presidentit Donald Trump për udhëtarët që vijnë nga 7 vende kryesisht muslimane. 

Gjykatësi federal James Robart vendosi kundër pretendimeve të avokatëve qeveritarë se shtetet amerikane nuk mund të kundërshtojnë urdhrin ekzekutiv të zotit Trump.

Javën e kaluar, ky urdhër shkaktoi protesta dhe kaos në aeroportet amerikane.

Zyrtarët e doganave i kanë thënë aerolinjave amerikane që ato mund të pranojnë udhëtarët e ndaluar, por administrata mund t’i bllokojë ata sërish nëse fiton ndalimin emergjent.

Departamenti i Drejtësisë thotë se do të apelojë kundër vendimit të gjykatës së Seattle.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë e përshkroi direktivën e zotit Trump si “të ligjshme dhe të përshtatshme”.

“Urdhri i presidentit ka për qëllim të mbrojë atdheun dhe ai ka autoritetin kushtetues dhe përgjegjësinë për të mbrojtur popullin amerikan,” thuhej në deklaratë.

Urdhri i zotit Trump pezulloi Programin amerikan për Pranimin e Refugjatëve për 120 ditë.

Është vendosur gjithashtu një ndalim i papërcaktuar mbi refugjatët sirianë. Çdokush që vjen nga Iraku, Siria, Irani, Libia, Somalia, Sudani ose Jemeni përballet me një pezullim 90-ditor të vizave. Procedimi kundër ndalimit të presidentit Trump u nënshkrua fillimisht nga shteti i Uashingtonit, ndërkohë që Minnesota u bashkua më vonë.

Prokurori i përgjithshëm i Uashingtonit Bob Ferguson e ka përshkruar ndalimin si ilegal dhe antikushtetues, sepse diskriminon njerëzit bazuar mbi besimin e tyre fetar.///

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Trump sanksione Iranit pas testimit të raketës balistike

0

Pak ditë pasi Irani testoi një raketë balistike, administrata Trump ka vendosur sanksione ndaj këtij vendi, të cilët prekin 13 individë dhe dhjetëra kompani. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit. Në deklaratën zyrtare, shkruhet se testimi i raketës balistike përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal, por edhe atë botëror. Ndërkohë, Presidenti Trump u shpreh se paraardhësi i tij në zyrë Obama, ishte treguar mjaft i sjellshëm me Teheranit, duke nënvizuar se kjo gjë ka ndryshuar që prej ardhjes së tij në pushtet.

Administrata Trump ka vendosur sanksione nga Iranit, pas testimit të raketës balistike nga Teherani.

Lajmi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit, i cili bëri të ditur se nga këto masa do të preken 13 individë dhe dhjetëra kompani.

Në një deklaratë për mediat, John Smith, i cili është përgjegjësi për digasterin e sanksioneve, deklaroi se mbështetja e Iranit për organizatat terroriste si dhe zhvillimi i projekteve për armët përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit të Lindjes së Mesme, për partnerët globalë të Uashingtonit, por edhe për Shtetet e Bashkuara.

Ai shtoi se këto ishin edhe arsyet kryesore për marrjen e vendimit.

Vendosja e sanksioneve ishte paralajmëruar më herët edhe nga vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social twitter ka shprehur papajtueshmëri me testimin e raketës bërthamore, ndërkohë që pati edhe një kritikë për paraardhësin e tij në zyrë, Barak Obama.

“Irani po luan me zjarrin. Ata nuk po e vlerësojnë se sa i sjellshëm ishte Presidenti Obama me ta. Por jo unë!” shkruhet në postimin e Trump.

Zhvillimi i projekteve për armët e shkatërrimit në masë nga ana e Iranit është parë gjithmonë me shqetësim nga vendet perëndimore.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të ketë një kundërpërgjigje nga ana e Teheranit për vendimin më të fundit të marrë nga Uashingtoni. ///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arrestimet e policëve për kanabisin, prokuroria: I vrari Elton Çiça kontrollonte emërimet në Tepelenë

0

Prokuroria deklaroi se pas arrestimit te dy zyrtareve te policise te akuzuar se favorizionin kultivimin e kanabisi dhe bashkepunonin me personat qe kryenin kete aktivitet, ka deklaruar se personi i vrare ne 2016, Elton Çiça, i implikuar ne trafiqe, “komandonte” emerimet ne policine e Tepelenes.

Me saktesisht, prokuroria ben me dije se i arrestuari Haki Hasanbegaj, shef rendi ne policine e Vlores, ka qene shef komisariati ne Tepelene ku bashkepunonte me Çiçan dhe persona te tjere. Elton Çiça, sipas prokurorise ka qene i informuar per personat qe do ta zevendesonin Hasanbegajn ne drejtimin e policise se Tepelenes.

Deklarata e plote e Prokurorise 

Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, dy ditë më parë janë lëshuar urdhër-arresti për disa persona, përfshirë edhe punonjës policie, si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal, të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar hetimin për këta persona, të cilëve, pak muaj më parë iu sekuestrua një sasi shumë e madhe lënde narkotike kanabis sativa, e papërcaktuar ender deri më tani, e mbjellë në fshtara të ndryshëm të Vlorës, kryesisht në Vezhdanisht dhe Treblovë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar edhe rreth 2 ton kanabis në Tepelenë.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda janë evidentuar si persona përgjegjës dhe pjesëmarrës në këtë grup kriminal, shtetasit:

1. Haki Hasanbegaj, me detyrë Shef i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Vlorë

2. Gani Abazi, me detyrë Shef i Specialistëve të Zonave në Komisariatin e Policisë, Tepelenë

3. Musa Bedinaj, kultivues, organizator

Po ashtu janë edhe tre persona të tjerë, të dyshuar si kultivues organizatorë, identiteti i të cilëve nuk mund të publikohet, pasi nuk është realizuar arrestimi i tyre

Ndaj këtyre personave, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Kultivimit të lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Nga të dyshuarit, deri më tani është bërë i mundur arrestimi i zyrtarëve të Policisë, Hasanbegaj dhe Abazi, të cilët u prangosën nga ana e oficerëve të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesave, si edhe i një prej kultivuesve organizatorëve, Musa Bedinaj. Të dyshuarit e tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nuk janë gjetur gjatë operacionit policor.

Në kuadër të këtij hetimi, i cili ka nisur nga referimi i shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, në Tetor 2016 u arrestuan edhe 6 persona të tjerë, ndërkohë që u shpall në kërkim një tjetër zyrtar policor.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se Hasanbegaj, i cili deri në pranverën e vitit 2016 ishte në detyrën e Shefit të Komisariatit të Tepelenës, mbante kontakte të vazhdueshme me persona që kultivonin lëndë narkotike në atë zonë.

Madje, kur është larguar nga drejtimi i Komisarit të Tepelenës për në detyrën e Shefit të Rendit në Drejtorinë e Vlorës, duket se një pjesë e këtyre kultivuesve kanë shprehur shqetësimin për zëvendësimin e tij. Nga hetimi rezulton se Hasanbegaj ka qenë lidhje e ngushtë e shtetasit Elton Çiça, i cili u vra pak javë pas largimit të Hasanbegajt nga Tepelena, në një atentat në zonën e ish-“Bllokut” në Tiranë. Çiça dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti të gjerë kultivimi dhe trafikimi të lëndëve narkotike në zonën e Tepelenës. Çiça rezulton se ka pasur informacion për lëvizjet e drejtuesve në Komisariatin e Policisë Tepelenë. Ai i shpreh mbështetjen e tij Haki Hasanbegajt në momentin që ky po largohej për një Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Po ashtu, Çiça rezulton se ka qenë i informuar se cili do të zëvendësonte Hasanbegajn në drejtimin e komisariatit të Tepelenës, me qëllimin e qartë që të vijonte i pashqetësuar aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike.

Nga të dhënat e deritanishme të hetimit rezulton se në rastin konkret ka të dhëna të mjaftueshme për ekzistencën e faktit kriminal, të kultivimit të bimëve narkotike, fakt i cili parashikohet si vepër penale në Kodin Penal. Njëkohësisht rezulton se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë një formë të veçantë bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale që për nga forma, struktura dhe qëllimi ka formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas përkufizimit të parashikuar në dispozitat e ligjit material dhe procedurial penal. Po ashtu rezulton se secila nga grupet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë krijuar lidhje të mëparshme nga punonjës të policive vendore, me qëllim mbrojtjen dhe shmangien nga asgjësimi i bimëve narkotike dhe mos dhënies së informacionit për parcelat e mbjella me bimë narkotike, kundrejt përfitimeve të parregullta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Per te gjith njerezit qe mendojne te heqin tauazhe me lazer , e kan gabim

241

Per te gjith njerezit qe mendojne te heqin tauazhe me lazer , e kan gabim

Njerëzit po paguajnë më shumë se 100 dollarë për seancë për të kaluar në trajtimin e dhimbshëm me lazer të heqjes së tatuazheve.

Lazeri i heqjes se tatuazheve ne te vertete nuk e heq tatuazhin, ai thjesht e ndihmon qe tatuazhi te futet brenda lekures, duke nxjerre ne pah qelizat e bardha te lekures!

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Piloti italian: Dy muratorë shqiptarë më ofruan të trafikoj drogë nga Ishmi

0

Piloti italian Guido Guidi që ndalua në Ishëm, tha për gazetën Corriere Della Sera se detyra e tij ishte testimi i pistave të trafikantëve. Ndërsa tregon se është trajtuar mirë gjatë qëndrimit në shqipëri dhe thekson se paguante për dreka dhe darka.

Në një intervistë për gazetën italiane Corriere Della Sera, piloti italian Guido Guidi që u kap duke testuar pistën e trafikantëve shqiptarë të drogës në Ishëm, thotë se nuk ka asnjë lidhje me bandat e drogës. Ai mohon çdo gjë në lidhje me trafikun e lëndëvë narkotike ndërsa nënvizon se është punësuar vetëm të testojë pistën në Ishëm. Guidi jep detaje edhe në lidhje me ditët e qëndrimit në Shqipëri.
“Drogë nuk kishte. Kam dhënë versionin tim dhe kanë filluar hetimet. Më sistemuan deri pak ditë më parë në një ndërtesë në Durrës. Kishte rreth 700 vende. Aty shkojnë familjarët e policisë gjatë pushimeve”, shprehet piloti Italian për gazetarin Andrea Gali. Guidi bën me dije se bashkë me të qëndronin dy persona dhe një agjent i Interpolit. Gjatë qëndrimit piltoi Italian shëtiste në Durrës, takonte persona dhe mbi të gjitha ndihej i pasur dhe paguante për darka dhe dreka.
Ai pranon se ka pasur një kërkesë nga disa shqiptarë për të transportuar drogë. “Kisha udhëtuar më parë në Shqipëri. Në Vlorë, kisha njohur persona, dy muratorë shqiptarë në veçanti, me objektivin për të fituar lehtësisht para, të cilët më kërkuan të mbikëqyr bregdetin dhe të shikoja për pista ku mund të ulesha, të merrja ngarkesat e drogës dhe të nisesha menjëherë. Kam Gabuar. Pendohem për këtë”, shprehet piloti italian për Corriere.

Guidi thekson se nëse raporti i tij do të ishte i mirë për pistën në Ishëm do të fitonte 5 mijë euro. Ndërkohë, ai thekson se ka disa pilotë të tjerë italianë që janë joshur nga ofertat e shumta të trafikantëve shqiptarë të drogës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx