Ballina Blog Faqe 9496

Ambasadori i Ukrainës bë OKB: Administrata Trump s’pranon aneksimin e Krimesë

0

Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Volodymyr Yelchenko, tha mbrëmë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, plotësisht e mbështet integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës dhe kurrë nuk do ta pranoj aneksimin e Krimesë nga ana e Moskës.

Mëtutje, në konferencën për gazetarë në Nju Jork, zoti Yelchenko theksoi se ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, i tha atij se Shtetet e Bashkuara janë “tërësisht kundër mënyrës se si Rusia po merret me pjesën lindore të Ukrainës”.

“Ajo ka konfirmuar se pozicioni i Shteteve të Bashkuara për Krimenë është se aneksimi kurrë nuk do të pranohet”, tha Yelchenko dhe ka shtuar se është “absolutisht i kënaqur” me përgjigjet e ambasadores amerikane lidhur me aneksimin e Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.

Derisa administrata Trump mund ta shqyrtoj krijimin e raporteve më të afërta me Rusinë, “kjo nuk do të bëhet në kurriz të Ukrainës”, tha Yelchenko.

Misioni i Shteteve të Bashkuara në OKB ka konfirmuar se ambasadorja Haley e ka riafirmuar mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës në takimin e saj me ambasadorin ukrainas, Volodymyr Yelchenko.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Banoret e Zharrezes kane nje mesazh per Kompanine Bankers ( Video )

0

Banoret e Zharrezes kane nje mesazh per Kompanine Bankers, Kryeministrin Rama dhe Ambasadorin Lu.
Edhe pse ju premtua se brenda dates 31 Janar ata do te merrnin nje raport per demin dhe sasine e demshperblimit nga komisioni i drejtuar nga Niko Peleshi, asgje nuk ka ndodhur. Askush nuk u ka shkuar ne shtepi dhe askush nuk i ka informuar me se cfare do te behet me ta nderkohe qe jetojne ne shtepi te cilat rrezikohet te shemben.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protesta antiqeveritare kundër dekretit që liron zyrtarët e korruprtuar

0

Kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti është përfshirë nga protestat më të mëdha antiqeveritare, pasi u miratua një dekret që do të mund të linte të lirë dhjetëra zyrtarë të cilët ishin të dënuar për korrupsion.

Më shumë se 150 mijë persona u mblodhën përpara zyrave qeveritare në Bukuresht të mërkurën, ndërkohë që protesta u zhvilluan edhe në qytete të tjera, shkruan BBC.

Disa prej protestuesve hodhën fishekzjarre dhe bomba tymi, ndërsa policia iu kundërpërgjigj me gazlotsjellës.

Dekreti për të liruar zyrtarët e dënuar për korrupsion u miratua të martën vonë, ndërsa kryeministri i majtë i Partisë Social Demokrate Sorin Grindeanu tha se kjo është e nevojshme për të lehtësuar mbipopullimin në burgje.

Por kritikët e kryeministrit thonë se ai është duke përpjekur për të liruar aleatët e tij që janë dënuar për korrupsion.

Protesta e të mërkurës erdhi disa orë pasi BE paralajmëroi Rumaninë se nuk ka kthim prapa në përpjekje për të luftuar korrupsionin.

“Lufta kundër korrupsionit duhet të avancuar, nuk zhbëhet,” tha kreu i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.

“Ne po ndjekim zhvillimet e fundit në Rumani me shqetësim të madh.”

Protestuesit në Bukuresht thërrisnin “dorëheqje” dhe “hajdutë, hajdutë”.

Një protestues, Nicolae Stancu, tha: “Ne kemi ardhur për të mbrojtur vendin tonë kundër kriminelëve që u përpoqën për të shkarkuar sundimin e ligjit në Rumani, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona, dhe jo interesat e tyre të errëta.”///

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Llalla reagon ashpër ndaj Donald Lu-së: Ti sorosian, s’mund të jesh zot brenda Prokurorisë!

2

Adriatik Llalla i bën replikë akuzave të Donald Lu-së ditën e sotme. Prokuroria e Përgjithshme i ka cilësuar aspak diplomatike sulmet e diplomatit amerikan, Donald Lu, si dhe të përsëritura. “Prokuroria e Përgjithshme është gjendur në ditën e sotme në një sulm të hapur dhe paprecedente nga Lu lidhur me qëndrimet e reformës në drejtësi dhe kandidaturave të KED. Dëshirojmë të pohojmë se këto sulme nuk janë aspak të reja për Prokurorinë e Përgjithshme”, pohoi Brikena Ballauri, shefja e Kabintetit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Në emër të Prokurorisë së Përgjithshme ajo ftoi ambasadorin Donald Lu të lexojë ligjin në shqip dhe anglisht, ndërsa tha se Lu nuk mund të jetë zot në Prokurorinë e Përgjithshme si në politikë.

Ballauri i quajti akuzat e ambasadorit amerikan, tipike sorosiane.

“Sa i përket procesit të kandidimit të anëtarëve të KED ftojmë zotin Lu dhe ekspertët të lexojnë ligjin përkatës. Është e rëndësishme që zoti Lu të lexojë variantin zyrtar në shqip dhe në anglisht.

Nëse është mësuar të jetë zot në ambientin e politikës nuk mund ta bëjë në ambientet e prokurorisë.

Zoti Lu mendon se ka në dorë fatin e Prokurorisë kur shantazhon për viza. Presionet janë tipike sorosiane.

Ky reagim vjen menjëherë pasi Prokuroria e përgjithshme njoftoi zyrtarisht krerët më të lartë për presionet dhe shantazhet e ambasadorit Lu ndaj këtij institucioni”, tha ajo.

Më tej ajo ka njoftuar edhe për letrën e kryeprokurorit Adriatik Llalla drejtuar presidentit dhe kreut të Kuvendit lidhur me presionet ndaj tij. Ballauri tha ndër të tjera se Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i është refuzuar viza nga ambasada bashkë me bashkëshorten, ndërsa udhëtimi në SHBA ishte për arsye shëndetësore.

“Ju njoftojmë për letrën që i është dërguar presidentit të Republikës dhe kreut të Kuvendit.

Prokurorit të Përgjithshëm i është anuluar viza bashkë me bashkëshorten për një udhëtim në SHBA. Udhëtimi për arsye shëndetësore”, tha ajo.

Ndër të tjera prokuroria ka vijuar sërish në vazhdën e akuzave, ndërsa nuk ka nguruar që të akuzojë ambasadorin Lu se mbron njerëz që kanë lidhje me krimin.

“Po krijohet shantazh për të kapur drejtësinë. Ambasada u ka revokuar vizën dhe personave të tjetër të drejtësisë. Këta persona gëzojnë mbështetjen e Lu-së dhe janë të përfshirë në kapjen e drejtësie. Kjo sjellje aspak diplomatike është parë gjatë dy viteve të fundit, kohë që është diskutuar për reformën në drejtësi. Vlen të theksohet se shumë problematika të para nga Prokuroria e Përgjithshme u panë dhe nga Venecia. Nuk mund të shmangim duke thënë se kjo mund të jetë një hakmarrje e Zotit Lu dhe disa shantazhe të papranuara nga Prokuroria që ambasadori ka pasur lidhje tërësisht personale. Institucioni ynë është i vetëdijshëm se me afrimin e zgjedhjeve, segmente të ndryshme politike, do të ushtrojnë presion në Prokurori dhe në segmentet të ndryshme, por ju sigurojmë se do garantojmë drejtësi.”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Ditën e sotme, Donald Lu sulmoi hapur prokurorin Adriatik Llalla se ka qenë kundër reformës në drejtësi. Me një mesazh të qartë, Lu pohoi se gjatë procedurës së hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED) Llalla solli vetëm 3 propozime, duke dhunuar sipas tij Kushtetutën, në një kohë kur duhet të sillte një listë me disa emra, të cilët më pas do të përzgjidheshin.

“Prokurori i Përgjithshëm është kundër reformës në drejtësi. Për më shumë se 18 muaj ka folur kundër reformës. Në nëntor dhe dhjetor prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterëve të ILDKPI, që është thelbësor për Vettingun. Të premten e shkuar, siç kërkohet nga Kushtetuta e re, u hodh shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua nga sekretarja e Kuvendit, bazuar në Kushtetutë. Por prokurori i Përgjithshëm solli një liste vetëm me 3 anëtarë. Kushtetua përcaktonte se anëtarët duhet të përzgjidheshin me short, dhe secili solli listat më të gjata për këtë pozicion. Në dallim me to, prokurori i Përgjithshëm zgjodhi vetëm 3 emra, përzgjedhur pa preferencë për të plotësuar 3 poste”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kongresi Amerikan kerkon shkarkimin e ambasadorit te SHBA ne Shkup : I lidhur me Sorosin

0

Kongresmeni udhëheqës republikan amerikan Kristofer Smit paralajmëroi hetim për politizimin e rolit të Ambasadës amerikane në Maqedoni dhe i bëri thirrje sekretarit të sapoemëruar të shtetit Reks Tilerson që ta shkarkojë ambasadorin Xhes Bejli.

Në krye të grupit nga gjashtë kongresmenë republikanë, Smit që nga mesi i janarit ka kërkuar shpjegim nga ambasadori Bejli për akuzat se Ambasada në Shkup punon në dobi të partive politike dhe financon projekte të fondacionit të Xhorxh Sorosit në Maqedoni. Pasi Bejli nuk i është përgjigjur letrës së kongresmenëve, Smit, i cili është anëtar i Komisionit kongresist për punë të jashtme dhe kryeson me Komitetin e Helsinkut për bashkëpunim me OSBE-në, deklaroi se nevojitet hetim i thellë i aktiviteteve të Ambasadës Amerikane në Maqedoni dhe shkarkim të ambasadorit.

“Ambasadori amerikan nuk guxon të ketë rol në formimin e qeverisë dhe të marrë anë gjatë formimit të koalicionit. Ai nuk është vend i SHBA-së as i përfaqësuesve amerikanë në Shkup. Ne, si grup i kongresmenëve, parashtruam pyetje konkrete në këtë letër se nëse ka pasur ose jo bashkëpunim ambasada me partitë majtiste në zgjedhje. Ne nuk guxojmë të kemi rol në këtë. Duhet të jemi për zgjedhje të lira dhe korrekte dhe qasje ndaj mediave, por në asnjë mënyrë nuk guxojmë të mbajmë anë. Ky ambasador ka mbajtur anë dhe duhet të shkarkohet menjëherë. Unë jam në Kongres 37 vite dhe jam anëtari më i vjetër i Komisionit për bashkëpunim me OSBE-në dhe me Komisionin për të drejtat e njeriut. Nuk ka ndodhur që ambasadori ynë në Shkup të mbajë anë në këto zgjedhje ose në cilado qoftë zgjedhje të tjera në të kaluarën ose në të ardhmen. Kjo nuk është punë e tij. Dëshirojmë të zbulojmë gjithçka dhe për këtë arsye kërkojmë nga inspektori i përgjithshëm të dorëzojë raport. Në qoftë se e kanë shkelur ligjin, do të përgjigjen”, deklaroi kongresmeni Smit për Radio Televizionin e Maqedonisë. Smit posaçërisht reagoi ndaj informatave se Ambasada Amerikane është financier serioz i aktiviteteve të organizatave joqeveritare të lidhura me fondacionin e Sorosit dhe thotë se në qoftë se SHBA-ja ndan financa për aktivitete të këtilla, kjo duhet të bëhet në mënyrë neutrale dhe pa mbajtur anë politike. Letrën të cilën kongresmenët e kanë dërguar deri te ambasadori Bejli më 17 janar, krahas Smitit, është nënshkruar nga kongresmeni i njohur nga Teksasi Lui Gomert, Robert Aderholt, i cili është mbështetës afatgjatë i Maqedonisë në Kongres, Rendi Haltgrin, Robert Pintenger dhe Xhed Fortenberi. Të gjithë nënshkruesit janë republikanë të afërt me administratën e presidentit Donald Tramp dhe në letër parashtrohen një sërë pyetjesh për aktivitetet e Ambasadës në Shkup, për mbështetjen e saj ndaj partisë LSDm dhe për financimin e aktiviteteve të Sorosit. Letra e kongresmenëve vjen pasi senatori Majk Li, gjithashtu nga partia Republikane në pushtet, publikisht i bëri thirrje ambasadorit Bejli përmes rrjeteve sociale, që të japë shpjegim për financimin e projekteve të fondacionit të Xhorxh Soros në Maqedoni. “E vlerësojmë shumë bashkëpunimin midis SHBA-së dhe Maqedonisë në 25 vitet e fundit nga pavarësia e saj. Ky bashkëpunim mundësoi që SHBA-ja të kontribuojë ndaj zhvillimit politik dhe ekonomik të Maqedonisë, derisa Maqedonia ka bashkëpunuar me SHBA-në dhe ka kontribuuar ndaj prioriteteve tona të jashtme politike. Konsiderojmë se do të ishte me të vërtetë konstruktive për marrëdhëniet tona të ndërsjella nëse në Maqedoni zhvillohet ndjenja se SHBA-ja përzihet në çështjet e saja të brendshme politike, në mediat dhe shoqërinë civile, në mënyrën në të cilën një opsion politik ndihmohet kundrejt tjetrës. Shpresojmë se do të marrim informacione të sakta nga ju më së voni dy javë pas dërgimit të kësaj letre. Gjithashtu shpresojmë se do të jeni në dispozicion të takoheni me ne gjatë vizitës tuaj të ardhshme në Uashington”, shkruan në letrën e kongresistëve deri te ambasadori Bejli. Pasi që kongresistët nuk morën përgjigje, ata paralajmëruan fillim të hetimit dhe bëjnë thirrje në shkarkimin e ambasadorit Bejli.“Porosia jonë është se, nëse Qeveria amerikane ka marrë një anë politike, ajo ka bërë gabim të madh dhe ata të cilët e kanë bërë këtë duhet të kërkojnë falje dhe të ndalojnë menjëherë”, thotë Smith në deklaratën për RTVM. Në letrën e dërguar deri te ambasadori Bejli, thuhet se deri te Kongresi kanë arritur paralajmërime serioze për partizim të punës së Ambasadës Amerikane në Shkup. Në pyetjet e drejtpërdrejta të drejtuara deri te ambasadori Bejli, kongresistët e pyesin për përzierjen e ambasadës në ngjarjet politike në Maqedoni. Kongresistët e pyesin ambasadorin Bejli nëse është e vërtetë se ambasada amerikane e ka zgjedhur Fondacionin “Shoqëri e hapur Maqedoni”, më mirë të njohur si Fondacioni i Xhorxh Soros, të zbatojë projekte të mëdha të financuara nga ana a e organizatës amerikane për zhvillim USAID. Në lidhje me mbështetjen amerikane për mediat në Maqedoni, shtrohet pyetja nëse paratë shtetërore amerikane i janë dhënë Fondacionit të Soros-it që përmes tij të financohen mediat e orientuara majtiste. Kongresistët kërkojnë nga Bejli t’i informojë sa nga mediat që i ka financuar ambasada ose misioni i USAID-it janë majtiste, e sa djathtiste të orientuara dhe pyesin edhe nëse ambasada amerikane ka ndikuar që të miratohen ligje me të cilat është kufizuar bashkëpunimi i shprehjes së mediave dhe gazetarëve, që ndodhi në periudhën parazgjedhore. Në mënyrë shtesë, sa i përket financimit të organizatave joqeveritare, kongresistët pyesin “Sa nga organizatat joqeveritare të cilat marrin mjete amerikane, duke përfshitë edhe përmes FHSHC, janë përcaktuar politikisht gjatë zgjedhjeve ose gjatë formimit të Qeverisë së ardhshme të Maqedonisë? Dhe cilën anë e kanë zgjedhur këto organizata?”

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Akuzat e Donald Lu, reagon Prokuroria: Je sorosian, s’kemi nevojë për vizë në SHBA

0

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas deklaratës së fortë që bëri sot ambasadori i SHBA-së Donald Lu.

Drejtorja e kabinetit në Prokurorine e Pergjithshme, Fjorida Ballauri në një konferencë për mediat tha se “këto presione janë tipike sorosiane”.

Ballauri më tej shtoi se Donald Lu ka bërë presion të vazhdueshëm mbi këtë institucion.

Sipas Ballaurit “këto sulme jo diplomatike dhe aspak të reja për prokurorinë e përgjithshme”.

Reagimi:

Prokuroria e përgjithshme dhe prokurorët kanë mbështetur nevojën për reformin në drejtësi me qëndrime zyrtare e publike, ka identifikuar problematike në draftet përkatëse për të cilat ka shprehur qëndrimet e saj parimore. Qëndrimet kanë gjetur mbështetje edhe në opinionin e Venecias që rrëzoi një pjesë të drafteve, të mbështetur edhe nga ambasadori Lu. Sa për procedurën e KED ftojnë ambasadorin Lu dhe ekspertet e tij të rilexojnë ligjin përkatës për kriteret. Është e rëndësishme që ambasadori Lu të lexojë variantin zyrtar të tij si në shqip dhe në anglisht

Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se nëse ai është Zot në politikën shqiptare, këtë nuk e realizon në Prokurori.

Lu mendon se ka në dorë fatin e prokurorisë duke shantazhuar për mbyllje hetimesh e heqje vizash, por ta ketë të qartë që prokurorët nuk kanë nevojë për viza. Presionet e tij janë sororiane që duan të manipulojnë opinionin publik.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Ja pse Rama nuk merr pjesë në Këshillin e Sigurisë për Balilin”

0

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka thotë se Klement Balili është dëshmi e kontrollit të krimit mbi qeverinë. Ai theksoi se Rama refuzon të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Paloka në një dalje për mediat ngriti disa pyetje, mes të cilave: A po e mban peng Klement Balili, Edi Ramën?

Deklarata e Edi Palokës:

Rama refuzon të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare me temë: “Pse nuk arrestohet Klement Balili” Çfarë di Edi Rama për Klement Balilin që refuzon të japë informacion?

Pse ka frikë Edi Rama të ballafaqohet? A po e mban peng Klement Balili, Edi Ramën?

Klement Balili është dëshmi e kontrollit të krimit mbi qeverinë, është dëshmi e bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Krimi e solli në pushtet, me krimin po e mban pushtetin dhe përmes krimit shpreson ta rimarre atë.

Ne nuk mund ta lëmë vendin peng të krimit, peng të Rames, Balilëve, Habilëve, Tahirëve, Lul Berishës, Shullazit, ndokëve, roshëve, bushëve, etj.

Ja përse me 18 qershor, ne duhet të bashkohemi për të ndalur këtë të keqe e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ku qytetarët me vullnet të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx
0

Pas sukseseve historike te mandatit te pare , Rama u premton Shqipetareve ne mandatin e dyte projektin 1 “M”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 02 Shkurt 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 02 Shkurt 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx