Ballina Blog Faqe 9499

Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme në detyrë

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar nga detyra Prokuroren e Përgjithshme Sally Yates pasi ajo refuzoi të zbatonte urdhrin e tij ekzekutiv mbi ndalimin e emigrantëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Yates, e cila erdhi në detyrë në kohën e presidencës Obama, më herët kishte urdhëruar departamentin e drejtësisë të mos vinte në jetë vendimin e presidentit Trump.

Në vend të saj është emëruar tashmë Dana Boente, Bentei prokuror i Virxhinias.

Ai ka drejtuar departamentin për zbatimin e urdhrit të zotit Trump.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se zonja Yates ka “tradhëtuar” departamentin me mos zbatimin e urdhrit të Trump i cili ndalon përkohësisht hyrjen e shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane në SHBA.

Ajo ka tradhëtuar departamentin e drejtësisë duke refuzuar të zbatojë urdhrin e ligjshëm i hartuar me qëllim mbrojtjene qytarëve amerikanëë, thuhet në deklaratë.

Kurse prokurorja sally Yates shprehu dyshimin mbi ligjshmërinë e urdhrit të presidentit të ri.

Sa kohë jam në krye të kësaj detyre si Prokurore e Përgjithshme, departamenti i drejtësisë nuk do të paraqesë argument në mbështetje të urdhrit ekzekutiv, u shpreh ajo.

Ndërkohë qindra diplomatë dhe zyrtarë të huaj kanë hartuar një draft kundërshtimi për të kritikuar zyrtarisht urdhërin ekzekutiv të presidentit.

Sipas tyre kufizimet e emigracionit nuk do ta bëjnë më të sigurtë Amerikën nga njëra anë dhe nga ana tjetër do të përçonte një mesazh të gabuar për botën myslimane.

Ndalimi i qytetarëve nga Iraku, Siria, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni ka shkaktuar nëj valë protestash në shumë vende amerikane dhe më gjerë në botë.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shiste cigare hashashi në gjimnaze, në pranga 18 vjeçari nga Shkodra

0

Një 18 vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia pasi akuzohej se shiste cigare hashashi në gjimnaze. Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Eduard M.
Mësohet se policia pasi kanë marrë informacione se në afërsi të gjimnazit në qytetin e Shkodrës, 18 vjecari po përgatiste lëndë narkotike për ta shitur në doza të vogla, është organizuar duke e arrestuar menjëherë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën disa doza në formë cigare, kurse në banesë, iu gjetën 80 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva, të cilat së bashku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Itali, katër shqiptarë arrestohen me 1 milion euro drogë

0

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pas një operacioni antidrogë në Forli, Cesena, Rimini dhe Ravena.
Ansa raporton se gjatë operacionit janë sekuestruar 6 kg kokainë, 2 kg marijuanë, 200 gr hashash dhe 54 mijë euro.

Një pjesë e drogës është gjetur në makinë, ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike ishte fshehur në banesën ku rrinin shqiptarët.

Policia tha se kishte bërë hetime, përgjime, vëzhgime me qëllim që të siguronte prova për të arrestuarit, duke i filmuar nëpër takime dhe shitje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit, të cilët nuk kishin asnjë punë tjeter, lëviznin lirshëm në zonën Romagna. Vlera e përgjithshme e drogës shkonte në treg mbi 1 milionë euro.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Grabiti një farmaci, arrestohet 34- vjeçari në Vlorë

0

Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka vjedhur një farmaci. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është Elidon Ferati 34 vjeç. Po të njëjtat burime tregojnë se Ferati ka vjedhur një sasi prej 53 mijë lekësh në një farmaci në pronësi të një 67 vjeçari me inicialet L.M. në lagjen “28 Nëntori”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kupa e italise, Inter-Lacio dueli i se vertetes.

0

Ecuria pozitive e skuadres e Interit do te tentoj te vazhdoj edhe ne ndeshjen e sotme te kupes perballe Lacios se Inzagit. Edhe pse ka arritur te marre 9 fitore radhazi mes kupes dhe kampionatit, Stefano Pioli nuk ka ndermend te ndalet duke kerkuar fitoren edhe ne ndy ndeshje delikate sic eshte perballja e kupes me Lacion dhe ndeshje e fundjaves ne kampionat me Juventusin qe duket se ne Serin A nuk ka rivale per momentin. Trajneri zikalter nuk ka bere shume rotacion duke konfirmuar modulin e tij 4-2-3-1, me Handanovic mes shtyllave, Medel e Miranda ne qender te mbrojtjes, ne krahet e mbrojtjes do te jene te zakonshmit Ansaldi ne te majte dhe D’Ambrosio ne te djathte, Kondogbia, Brozovic dhe Banega do te perbejne treshen e mesit te fushes ndersa Eder dhe Kandreva do te mbeshtesin Ikardin ne qender te sulmit. Ne anaen tjeter Inzagi pergjigjet me nje 4-3-3 me Marchetin qe ul perseri ne stol Strakoshen ndersa Lukas Biglia edhe pse ka patur nje in cident me nje tifoz Lacial duket se e ka kaluar ate problem dhe do te zbres ne fushe nga minuta e pare. Fituesja e kesaj ndeshje do te perballet ne gjysemfinale me fituesen e ndeshjes Roma-Cesena Nderkohe Napoli dhe Juventusi jane dy gjysemfinalistet e tjera te kupes se italise.

M.Kaso

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjigandet e Premier League ne gare per Hysaj, agjenti premton supriza ne vere.

0

Agjenti i mbrojtesit shkodran te Napolit Mario Giuffredi,ka folur per mediat italiane ne lidhje me te ardhmen e klientit te tij. “Eshte e vertete qe Celsi dhe Arsenali kane shprehur interesim konkret per futbollistin megjithate Hysaj eshte i perqendruar vetem te Napoli dhe nuk mendon per merkaton, megjithate ne vere do te marrim ne konsiderate te gjitha ofertat qe do te na vijne”. Ne kete menyre Giuffredi ka lente te hapur cdo mundesi qe ne merkaton e veres Hysaj te transferohet ne nje skuader tjeter te nivelit me te larte se Napoli.

M.Kaso

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ku ka përfunduar pafytyrësia e Erion Veliaj

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Luan Rama i LSI: Kryeministri konflikt me Manjanin, duhej shkarkuar njëri nga të dy

0

Sekretari i përgjithshëm i LSI Luan Rama ka dalë para medias nga kryesia e Kuvendit dhe ka folur në lidhje me shkarkimin e ministrit Ylli Manjani.

“Kishte dy rrugë, shkarkimii kryeministrit ose shkarkimi i ministrit Manjani”, tha Luan Rama.

Ai theksoi se ka pasur një konflikt mes kryeministrit Rama dhe ministrit Manjani, konflikt që u agravua deri tek shkarkimi.

Luan Rama theksoi se është me rëndësi vazhdimësia e qeverisjes, pavarësisht gjërave që kanë ndodhur.

Ai theksoi se LSI do te vazhdoje te kontrobuoje per te normalizuar raportet dhe ambientin qeverises mes PS dhe LSI.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Manjani: Rama i bëri presion Metës t’më shkarkojë se flas pa lejen e Fugës!

0

Mjaft i ashpër ishte në konferencën e tij të fundit si ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani, pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ta shkarkuar nga kjo detyrë.

Manjani tha se nuk ka ditur gjë për këtë vendim, çka nënkuptohet se atij nuk i është komunikuar shkarkimi nga kreu i qeverisë. “Po kështu u katandis kjo qeveri”, – u shpreh Manjani. Ai tha se ka qenë kryeministri Rama që i ka bërë presion kreut të Kuvendit Ilir Meta për ta shkarkuar si minsitër të Drejtësisë, dhe kjo sipas Manjanit, lidhet me faktin që ai fliste në media pa lejen e Endri Fugës, këshilltarit për mediat të kryeministrit.

“Me kryeministrin Rama ne nuk kemi debatuar për çështje personale, gjithmonë për çështje ligjore. Dhe me këtë pjesë nuk kam asnjë pishmanllik, c’kam pas i kam thënë. Rama ka harxhuar kohë për të bërë presion kryetarit të parlamentit që të shkarkohem, arsyeja e di ai, por ajo që thotë është që unë flas pa lejen e Fugës. Ministrit kërkohet t’i mbyllet goja”, tha Manjani.

Ne vend te tij si minister drejtesie, LSI ka propozuar Petrit Vasilin, ndersa vendin e kreut te grupit parlamentar te kesaj force politike e merr Luan Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E rëndë në aksin Lezhë-Milot, gjendet trupi i pajetë i një 53-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Milot, ku mësohet se është gjetur një trup i pajetë i një 53-vjeçari. Burime nga policia bëjnë me dije se 53-vjeçari me inicialet N.Q është përplasur nga një makinë, shoferi i së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapen drejtuesit të mjetit.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” “Largim nga vendi i aksidentit”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx