Ballina Blog Faqe 9511

Olympic Lyone “rremben” talentin e shume kerkuar te Manchester United:

0

 

Klubi francez ka gjetur marrveshjen me “Red Devils” per transferimin e talentit Holandez Memphis Depay ne radhet e Lionit. 22 vjecari nuk po gjente hapesirat e duhura ne skuadren e drejtuar nga Mourinho dhe po mendonte per nje skuader te re. Francezet paguan 16 milion € plus bonuse, gjithashtu ne kontraten e futbollistit ka nje klauzole e cila i jep mundesin Manchesterit qe ta riblej futbollistin ose te perfitoj ne rast te ndonje shitje te mundshme. Depay do te mbaj numrin 9 te skuadra e tij e re. Zyrtarizimi i kesaj blerje u be me ane te nje postimi ne twitter nga ana e klubit francez.

M.Kaso

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Xhafaj: Po ushtrohet presion ndaj institucioneve që merren me Vettingun

0

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj shprehu shqetësimin për një presion ndaj institucioneve që merren drejtpërdrejt me ligjin e Vettingut.

Në një tyrezë të organizuar për reformën në drejtësi, Xhafaj tha se roli i ndërkombëtarëve në këtë proces është shumë i rëndësishëm.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Militantët e ISIS shkatërrojnë amfiteatrin romak

0

Militantët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar një pjesë të amfiteatrit romak në qytetin antik të Palmirës. Ata ia kanë dalë të rimarrin nën kontroll zonën arkeologjike vetëm pak kohë pasi ishin zmbrapsur nga ofensiva e forcave qeveritare. Zyrtarët sirianë kanë konfirmuar shkatërrimin e rradhës, ndërkohë që ata deklarojnë se militantët xhihadistë e kanë përdorur disa herë këtë amfiteatër për të kryer vrasje dhe ekzekutime.

Militantë të Shtetit Islamik kanë shkatërruar një nga monumentet më të famshme në qytetin antik të Palmirës, Tetrapylonin dhe fasadën e amfiteatrit romak, sipas shefit sirian të antikiteteve, Maamoin Abdulkarim. Qeveria siriane humbi kontrollin e Palmirës ndaj Shtetit Islamik në dhjetor dhe kjo është hera e dytë që grupi xhihadist pushton këtë zonë të mbrojtur nga UNESCO, përgjatë konfliktit gjashtë-vjeçar në vend.

Tetrapylon, vendi ku kryqëzohet kolonada e madhe e Palmirës, përbëhet nga një platformë e ngritur guri, me struktura të katër kolonave, të pozicionuara në secilin prej cepave. Imazhet satelitore që Abdulkarim ka siguruar për agjensinë e lajmeve, Reuters, tregojnë platformën e gurit të mbuluar tashmë nga rrënojat si dhe amfiteatrin e shkatërruar, me vetëm katër kolona ende në këmbë, nga 16 të tilla. Imazhet gjithashtu tregojnë edhe dëmet e mëdha të monumenteve në skenën e Teatrit Romak.

Grupi i xhihadistëve njihet se ka shkatërruar edhe të tjera monumente, përpara se të zmbrapsej nga një ofensivë e qeverisë së Bashar al-Assad, e mbështetur gjithashtu nga Rusia. Një ditë më parë, një grup monitorues deklaroi se militantët e ISIS kishin ekzekutuar katër persona dhe kishin qëlluar për vdekje tetë të tjerë, jashtë një muzeumi pranë kësaj zone arkeologjike. Kjo nuk është hera e parë që militantët e përdorin amfiteatrin romak për të kryer vrasje.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tomas Strakosha e ardhmja e Lazzios .

0

Djali i legjendes se futbollit tone kombetar Foto Strakosha eshte duke kaluar nje periudhe te jashtezakonshme ne rradhet e skuadres se Lacios drejtuesit e klubit bardh e kalter kan vendosur ti rinovojne kontraten 21-vjecarit duke e zgjatur ate edhe me 3 vite te tjera .

Kontrata aktuale e portierit skadonte ne 2019 , ndersa me rinovimin e saj do te shkoj deri ne 2022.

Ndryshime te rendesishme do te pesoje edhe paga e futbollistit i cili aktualisht perfiton 150 mij euro ne sezon  ,  ndersa me riniovimin e kontrates ai do te perfitoje plote 500 mij euro , por ajo cka eshte me e rendesishme ne kete kontrat eshte se ne nese futbollisti aktivizohet titullar ne skuadren e Lacios ateher paga e tij do te dyfishohet automatikisht .

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ministri Manjani takon përfaqësues të lartë të notariatit gjerman

0

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ka pritur në një takim përfaqësues të lartë të notariatit gjerman, të cilët zhvilluan një vizitë pune në Tiranë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit me Dhomën Kombëtare të Noterisë së Shqipërisë.

Delegacioni gjerman i përbërë nga Zv/Presidenti i Dhomës Federale të Notariatit German, z. Richard Bock dhe nga noteri z. Lovro Tomasic kanë ndarë disa pikëpamje mbi rritjen e cilësisë dhe efiçencës në shërbimin notarial, ndërsa kanë shprehur predispozitën mjaft pozitive për ta asistuar në përpjekjet e saj Dhomën Kombëtare të Noterisë së Shqipërisë.

Duke theksuar se procesi i rishikimit të ligjit të noterisë, si pjesë e paketës së 27 ligjeve të reformës, është me mjaft rëndësi, Ministri Manjani vuri në dukje nevojën edhe për reformimin substancial të aktit notarial.

“Shërbimi notarial duhet të jetë një shërbim paragjyqësor”,u shpreh ndër të tjera z. Manjani.

Ndërkohë, gjatë diskutimit, z. Bock vlerësoi se shërbimi i noterisë në Shqipëri është në rrugën e mbarë, ndonëse ka vend për përmirësime dhe për këtë ai ka garantuar se Dhoma Kombwtare e Noterisw së Gjermanisë mund të japë propozime konkrete.

“Bashkëpunimet reciproke sjellin rrënjosjen e një eksperience të mirë dhe përfituese janë të dyja palët”,u shpreh z. Bock

Gjatë takimit ku të pranishëm ishin edhe drejtues të Dhomws Kombwtare tw Noterisw së Shqipërisw, Ministri Manjani i inkurajoi palët për nënshkrimin e një marrëveshje, duke vlerësuar se do të ishte në të mirën e këtij shërbimi në vendin tonë për t’u atashuar pranë eksperiencës gjermane, të cilën e ka cilësuar si elitare në këtë drejtim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rilindja urbane u jep shqipëtarëve rrugën që meritojnë

0
Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nje miliard leke aksione , Prokuroria nis hetimet ndaj Alfred Pezes per 3 akuza

0

Peza vendoset ne hetim per evazion fiskal , deklarim i rrem i pasurise , dhe fasifikim dokumentash .

Deputeti i PS pritet te merret ne pytje nga dy prokurore te caktuar per ceshtjen ne ngarkim te tij .

Bejme me dije se kreu i ILDKP , Shkelqim Ganaj ka kerkuar takim me prokurorin e pergjithshem per rezultatet e hetimit admistrativ .

Kete te premte eshte paraqitur ne prokuroi dhe ish-bashkeshortja e tij , Adelina Toli , dhe mesohet se ka kerkuar hetimin e plote te Pezes

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr ne nje pallat te Fresku , humb jeten nje person

0

Prej ores 10-11:00 e paradites se sotme ka qene ore tmerri per banoret e nje pallati ne zonen e Freskut ne Tirane ku nje zjarr i rene ne nje ashensor i mori jeten nje personi .

Deshmitaret tregojne se kan degjuar thirrjet e nje gruaje qe kerkonte ndihme nga brenda ashensorit . Ajo bertiste ” ndihme ” “ndihme ” ndersa nga ashensori dilte tyme . Ne tentuam ti hapnim deren pastaj i hodhem uje por me kote sepse nuk mundem ta shpetonim .

Ata thane qe kishin pare flaken dhe tymin qe kishte perfshire ashensorin ne katin e katert te pallatit .

Sipas te dhenave te para dyshohet se gruaja ka gjetur vdekjen nga asfiksia dhe plaget e djegies te shkaktuara nga zjarri .

” Me datë 20.01.2017 rreth ores 11:00 ne rrugen ” Muhamet Deliu ” ne nje pallat , ka rene zjarr  ne kollonen e ashensorit , ku ne brendesi te kabines se ashensorit eshte gjetur i vdekur nje person . Sherbimet e policies bejne me dije evakuimin e te gjith banoreve te pallatit ” konfirmoi policia .

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kapet pas afro katër vitesh në arrati, autori i masakrës me tre të vdekur në plazhin e Vlorës.

0

Kapet pas afro katër vitesh në arrati, autori i masakrës me tre të vdekur në plazhin e Vlorës, e ndodhur në korrik të vitit 2013, ku në vendin e njohur si “Kalaja”, mbetën të vrarë 18- vjeçari Serdi Bajlozi, 34-vjeçari Sokol Isufaj dhe 53-vjeçarja Diana Ademi.

Delin Hajdaraj, 26 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me burgim të përjetshëm, u vu në pranga mbrëmjen e djeshme, në bashkëpunim mes policisë së Vliorës dhe forcave Renea.

Prangosja e tij u bë rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të enjtes, në katin e katërt me qira të një pallati në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë.

Hajdaraj, rezultonte i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në 28 korrik të vitit 2013, ku në bashkëpunim me 23- vjeçarin Leo Osmeni, i arrestuar më herët dhe i dënuar me 35 vite burg, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në plazhin e Kalasë, kanë qëlluar me armë zjarri automatike model 56, në prezencë të pushuesve të tjerë, ku mbetën të vrarë Diana Ademi, Serdi Bajlozi dhe Sokol Isufaj.

Policia e Vlorës, duke patur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të tij, ka kërkuar ndihmë nga Forcat Speciale Renea Tiranë, të cilët në bashkëpunim kanë realizuar kapjen e këtij shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm, i cili kishte rreth katër vite në arrati.

Policia dispononte informacion se i riu strehohej edhe në dy banesa të tjera me qira brenda në qytet.

Banesat, i mbante me qira që prej muajit gusht të vitit 2016 dhe i përdorte për ti shpëtuar ndjekjes së policisë së Vlorës.

Pas ndërhyrjes dhe neutralizimit të personit nga Forcat Speciale Renea, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e “Plazhit të Vjetër” Vlorë, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri të llojit Pistoletë TT, një silenciator, një krehër të mbushur me fishekë, 37 copë fishekë në total, të kalibrit 7.62 mm dhe dy aparatë celularë.

I riu rezultonte i dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”, ndërsa në ngarkim të tij materialet i’u referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

 

Gjatë masakrës , plumbat e një automatiku Kallashnikov u morën jetën tre personave, Sokol Isufajt, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademit, 53 vjeçe, e cila ishte kthyer nga Gjermania për pushime dhe 17-vjeçarit nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi, i cili ndodhej në Vlorë për pushime tek halla bashkë me motrën e tij.

Asnjëri prej tre viktimave nuk ka qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por janë gjendur rastësisht pranë njëri-tjetrit. Serdi ishte duke u larë pranë bregut të detit, Diana ishte duke fjetur në shezlong dhe Sokoli duke pushuar në çadër.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Polici shqiptar: “Trafikantët e drogës në makinën e ministrit të Brendshëm.Ata ishin kushërinj të ministrit të Brendshëm”

0

Në një kronikë të televizionit zviceran të transmetuar të enjten një zyrtar policor shqiptar ka treguar mbi lidhjet e mafisë së drogës dhe politikës në Shqipëri.

Ai ka ikur në Zvicër, ku po kërkon mbrojtje për shkak se ndihet i rrezikuar në vendin e tij. Shqipëria po kërkon ekstradimin e tij. Zëdhënës i Zyrës Federale të Drejtësisë ka konfirmuar kërkesën e Shqipërisë dhe ka bërë me dije se polici shqiptar është marrë në pyetje.

Ai gjithashtu ka pasur rastin të prononcohet më gjerësisht me shkrim. Sipas zëdhënësit autoritetet zvicerane do të shqyrtojnë kërkesat e tij. Nëse ato janë vetëm arsyetime pa mbulesë, atëherë kërkesa e tij për mbrojtje në Zvicër mund të refuzohet, ka thënë zyrtari zviceran.

Në intervistën dhënë emisionit “10vor10”, ish-polici shqiptar ka treguar se ka qëndruar gjashtë muaj në burg. Ai ka njoftuar se çfarë ka arritur të zbulojë gjatë punës së tij kundër trafikantëve të drogës në Shqipëri.

“Arsyeja kryesore e arrestimit tim kanë qenë hetimet kundër kontrabandistëve të drogës. Kam ndaluar njerëz, kur ata po udhëtonin me veturën e ministrit të Brendshëm shqiptar. Ata ishin kushërinj të ministrit të Brendshëm”, ka thënë ai.

Ambasada e Shqipërisë nuk ka dashur të deklarohet për këtë rast. Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë e Shqipërisë po ashtu nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetarëve zviceranë.

Polici shqiptar ka treguar për televizionin zviceran për metodat e reja të kontrabandës, të cilave u ka rënë në fije gjatë vitit 2014: një metodë është transporti i drogës me avionë të vegjël. Polici thotë se ka zbuluar disa pista ilegale. Këto hetime janë konfirmuar pas aterrimit të dhunshëm të një avioni në një plazh shqiptar dhe detyrimit të një avioni për aterrim.

Polici shqiptar tani jeton me familjen e tij në Zvicrën veriore. Kërkesa e tij për azil po shqyrtohet. Nëse pranohet kërkesa për azil, familja nuk mund të kthehet me detyrim në Shqipëri.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx