Ballina Blog Faqe 9535

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 09 Janar 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 09 Janar 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Horoskopi 09 Janar 2017 – ZBARDHI : Zjarr Televizion

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Acari paralizon vendin, 2 të vdekur. Gripi, 10 vetë në rrezik jete

0

Shqipëria po përjeton një periudhë të vështirë që për disa shkon në kufijtë e mbijetesës dhe për disa të tjerë ka përfundua tragjikisht.

Në Sarandë sot u gjet i vdekur një 53-vjeçar i cili humbi jetën nga i ftohti. Ai nuk kishte një strehë ku të mund të jetonte dhe vdiq në mes të acarit në një isb-banesë të braktisur, në kushte të mjerueshme.

Më herët në Durrës u gjet i vdekur një 38-vjeçar, gjithashtu i pastrehë.

Shkon në dy numri i viktimave prej të ftohtit, gjendet një person i vdekur në Sarandë

Autoritetet thonë se po bëjnë përpjekje të shpëtojnë njerëzit e pastrehë dhe bëjnë thirrje që kush ka informacion për njerëz që jetojnë rrugëve të njoftojnë policinë në numrin unik 129 i aksesueshëm nga celularët dhe numrat fiks.

Sakaq, gripi i ka marrë jetën disa personave, ku zyrtarisht dy janë të konfirmuar, por mjekët flasin për të paktën pesë raste të njerëzve kryesisht në moshë të thyer të vdekur nga gripi.

Kurse të paktën dhjetë persona të tjerë janë në gjendje të rëndë për shkak të prekjes nga virusi i gripit.

Nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmohet se deri më tani në gjendje të rëndë shëndetësore janë 10 persona, 3 prej të cilëve të shtruar në reanimacionin e spitalit të mushkërive “Shefqet Ndroqi” dhe 2 në reanimacionin e Spitalit të Vlorës.

Nga Elbasani, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha sot se qendrat shëndetësore edhe spitalet janë në gatishmëri edhe ditën e shtunë dhe të diele.

I ftohti rekord në Tiranë, një shtetasamerikan strehohet në një prej qendrave sociale

“Situata vazhdon të jetë problematike, ende intensiteti i sëmundjes është i lartë, edhe pse dy ditët e fundit jemi përpjekur që të administrojmë me një bashkëpunim midis spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Sot është e diele megjithatë i gjithë kujdesi shëndetësor parësor në qytetet kryesore të vendit është në shërbim të vizitave për të qenë më pranë qytetarëve, por edhe për të ulur sado pak ngarkesën që kanë spitalet tona”, tha Beqaj.

Shqipëria “ngrin” nga akulli dhe dëbora, acariarrin kulmin

Ndërkohë, temperaturat e ulëta deri -20 gradë Celsius kanë krijuar vështirësi jetese dhe qarkullimi rrugor është rënduar shumë nga reshjet e dendura të dëborës.

Emergjencat Civile njoftojnë se, pavarësisht ndërprerjes së reshjeve të dëborës, ka ende akse rrugore nëpër fshatra të njësive administrative të zonave të thella malore që nuk janë hapur plotësisht.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dy vite pas Charlie Hebdo, Europa ende nën kërcënimin e terrorizmit

0

Dy vite pas sulmit ndaj Charlie Hebdo, Franca jeton ende nën kërcënimin e terrorizmit. Teksa vendi do t’i drejtohet zgjedhjeve presidenciale në prill, shumë persona shprehen jo optimistë dhe rezervojnë dyshime ndaj qeverisë sa i përket sigurisë së tyre. Frika se terrorizmi nuk do të ndalet me kaq, duket se do të karakterizojë procesin zgjedhor në Francë, që ende është nën gjendjen e emergjencës, pas serisë së sulmeve që i kanë marrë jetën qindra personave.

Një ditë më parë, Franca përkujtoi 2-vjetorin e masakrës ndaj të përjavshmes satirike, ku 12 persona humbën jetën. Sulmi i kryer nga dy vëllezërit që pretendonin se vepronin në emër të al-Qaedas, ishte i pari i një serie sulmesh terroriste që kanë tronditur Francën – dhe publiku është gjithnjë e më i shqetësuar mbi sigurinë e vendit, sidomos para zgjedhjeve presidenciale të prillit. Shumica e njerëzve nuk janë optimistë dhe i tremben faktit se terrorizmi do të vijojë edhe për një kohë të gjatë.

Vendi ka shpallur gjendjen e emergjencës që kur anëtarë të Shtetit Islamik vranë 130 persona në një seri sulmesh në Paris, në nëntor 2015, dhe shumë nga liritë civile tashmë janë kufizuar, në përpjekje për të parandaluar akte të ngjashme. Kjo politikë e shtuar e sigurisë lidhet mbi të gjitha me Manuel Valls – i cili hoqi dorë nga posti i kryeministrit në nëntor, për të garuar për presidencën. Dhe teksa francezët bëhen gati të zgjedhin presidentin e ri, më shumë se 2/3 e votuesve thonë se ata nuk kanë besim se qeveria aktuale do ta mbajë vendin të sigurtë.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

I ftohti ekstrem shkakton 12 viktima në Poloni

0

Temperaturat e acarta dhe moti i ftohtë që ka përfshirë mbarë globin, ka bërë që 12 persona të humbin jetën në Poloni. Ndërkohë, në Turqi e Shtetet e Bashkuara, mijëra fluturime janë anulluar për shkak të kushteve ekstreme, ndërkohë që disa shtete amerikane kanë shpallur edhe gjendjen e emergjencës. I ftohti ka përfshirë edhe Japoninë, por banorët në Tokio kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të marrë pjesë në ritualin tradicional të pastrimit të shpirtit.

I ftohti ekstrem që ka përfshirë mbarë botën, ka shkaktuar vdekjen e 12 personave në Poloni që prej fillimit të vitit. Sipas policisë, vdekjet janë pasojë e aksidenteve në trafik, teksa dëbora e madhe dhe temperaturat e acarta kanë bërë që rrugët të ngrijnë. Veçanërisht vulnerabël në këtë situatë, janë personat e pastrehë, disa prej të cilëve janë gjetur të pajetë në rrugë. Autoritetet polake po sigurojnë tashmë shërbime të shtuara për këtë kategori, për të shmangur sa më shumë ekspozimin e tyre ndaj motit ekstrem. Temperaturat në vend kanë arritur deri në -21 gradë Celsius.

Edhe Turqia është përfshirë nga një valë e të ftohtit dhe një stuhi dëbore ka detyruar anullimin e qindra fluturimeve si dhe mbylljen e shumë rrugëve detare, ndërkohë që rrugët e rrezikshme i kanë lënë shoferët të bllokuar përgjatë gjithë natës në Stamboll. Bora ka arritur një trashësi prej 40 cm në disa pjesë të qytetit. Sistemi nëntokësor i trenit ka qenë funksional gjatë natës, ndërkohë që janë regjistruar dhjetëra aksidente për shkak të rrëshqitjes së makinave.

Një stuhi dëbore dhe shiu ka vijuar të paralizojë jugun e Shteteve të Bashkuara, teksa rajoni është përballur me një situatë meteorologjike të pazakontë. Bora 20 cm e trashë shkaktoi bllokim të trafikut dhe mbylljen e shkollave, ndërkohë që Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se Bregu Lindor do të përfshihej nga stuhi të tjera. Sipas mediave amerikane, të paktën 4 persona kanë vdekur për shkak të problemeve lidhur me motin, ndërkohë që mijëra fluturime tashmë janë anuluar apo shtyrë. Disa shtete kanë shpallur edhe gjendjen e emergjencës.

Sakaq, në Japoni, 100 persona janë mbledhur në një faltore në Tokio, duke sfiduar temperaturat e ulëta. Ata morën pjesë në ritualin e përvitshëm Shinto, duke u larë në ujë të akullt për të pastruar shpirtërat e tyre, me dëshirën e shëndetit të mirë në këtë vit të ri. Rituali i përvitshëm, tashmë në vitin e 62-të të organizimit, u mbajt nën qiejt me re dhe temperatura rreth 2 gradë Celsius, të cilat sipas organizatorëve, janë ndër më të ftohtat në këto dekadat e fundit.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Abortoi në muajin e gjashtë, 17-vjeçarja nga Vlora ndryshon dëshminë: S’më përdhunoi babai

0

Në një kohë kur mbarë opinioni publik në vend u trondit nga ngjarja në Vlorë ku një 17-vjeçare akuzoi babain e saj se e kishte përdhunuar dhe më pas ajo ishte detyruar që të abortonte në muajin e 6, kjo e fundit tashmë ka ndryshuar dëshminë.

Gjatë dëshmisë së saj me inicialet Xh.Çinaj deklaroi para hetuesve të çështjes së e kishte përdhunuar një fqinj i moshuar, ndërsa nga frika kishte akuzuar babanë e saj.

“Po shkoja me vëllanë e vogël në shkollë, por ai më doli në rrugë dhe më tha hajde me mua. Jo, i thashë, por më kërcënoi. Më tha që të shkoja më të pasi do më vriste mua dhe familjen. Pata frikë dhe shkova. Kishte një puçër në ballë. Nuk ja di emrin”, tha ajo.

Pas denoncimit të së bijës Vait Çinaj ka përfunduar në burg dhe ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në daljen e analizës së ADN-së kryer ndaj fetusit. Por 17-vjeçarja thotë se ndihet e penduar për denoncimin që i bëri babait të saj, dhe druhet daljes së tij nga burgu, pasi ka frikë se do ta përzërë nga shtëpia. “Bëra gabim, denoncova babanë, por ai nuk ka faj. Tani kam frikë se kur të dalë do më vrasë, do më përzërë nga shtëpia. Kërkoj të lirohet babai dhe të arrestohet ai tjetri.”, tha ajo, shkruan ‘balkanweb’.

Familja Çinaj prej 5 anëtarësh jeton në kushte tejet të vështira ekonomike. Pas apeleve në ‘News24’ për ndihmë, nëna e këtyre fëmijëve u punësua si sanitare në spital, por tashmë ka përfunduar kontrata dhe ata nuk kanë asnjë të ardhur për të jetuar. Ndërkohë, ajo apelon që të ketë një strehë për të futur kokën sebashku me fëmijët pasi kushtet e vështira ekonomike ku jetojnë janë të mjerueshme ndërkohë që nuk ka asnjë lloj mundësie ekonomike për të ushqyer ata

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kamioni merr përpara një grup personash në Izrael, 4 të vdekur

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Izrael, ku një kamion ka marrë përpara një grup personash, mes tyre dhe ushtarë.

Gjithçka ka ndodhur mesditën e sotme në Jeruzalem në lagjen e Talpiot, ku nga të dhënat e para, flitet për katër të vdekur dhe rreth 15 të plagosur.

Bëhet me dije se policia izraelite ka vrarë të dyshuarin për sulmin, ndërsa paraprakisht mendohet se bëhet fjalë për sulm terrorist, ku humbën jetën tre vajza dhe një djalë rreth 20 vjeç.

Mësohet se ushtarët sapo kishin zbritur nga një autobus, kur kamioni u lëshua drejt tyre, duke i përplasur dhe më pas i dha mjetit mbrapsht për t’u kaluar sipër.

Policia vijon hetimet, për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkon në dy numri i viktimave prej të ftohtit, gjendet një person i vdekur në Sarandë

0

Një person është gjetur i vdekur në Sarandë në një banesë të braktisur.

Viktima Leonard Beqiri 54 vjeç, dyshohet të ketë gjetur vdekjen prej të ftohtit dhe kequshqyerjes.

Ai u gjet gjatë së dielës në kushte të mjerueshjme dhe acari në një banesë të braktrisur në lagjen nr.2. Mësohet se ai jetonte i vetëm si endacak dhe se nuk kishte familje, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të mëtejshme rreth kësaj ngjarje, për shkak se dyshohet që ai të ketë qenë i alkoolizuar.

Me rastin e të ndjerit Beqiri, shkon në dy numri i viktimave prej të ftohtit, pasi ditën e djeshme një tjetër person gjeti vdekjen në Durrës.

I ndjeri, Arben S., 38 vjeç, banues në Durrës, u gjet i pajetë gjatë së shtunës në lagjen Nr.17 të qytetit bregdetar.

Nga këqyrja e kufomës mësohet nuk janë evidentuar shenja dhune. Pasi është identifikuar në listën e personave pa banesë, 38-vjeçari që nihej në zonë me emrin Beni, është kërkuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga specialistët e zonës dhe shërbimet e rendit për ta sistemuar në ambientet e Policisë, por nuk është mundur të gjendet i gjallë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha: Shkollat po mbahen mbyllur prej të ftohtit dhe mungesës së kushteve, jo gripit

0

Kryedemokrati Lulzim Basha reagon lidhur me shtyrjen e nisjes së mësimit deri më 16 janar, për shkak të gripit dhe të ftohtit.

Kreu i Partisë Demokratike thotë se shkollat po mbahen të mbyllura dhe nxënësit larg bankave, për shkak të të ftohtit, dhe jo të gripit. Sipas tij, gripi është pretekst për të shmangur tragjedinë që mund të shkaktohet nga mungesa e kushteve minimale.

Basha shton se, shkollat ku shkojnë pjesa më e madhe e fëmijëve, janë pa ngrohje, pa xhama, janë akull të ftohta dhe prandaj edhe temperaturat e këtyre ditëve janë rrezik i vërtetë për fëmijët.

“Edi Rama ka harxhuar 400 milionë euro për projektin megalloman dhe abuziv të fasadave dhe shesheve. Ndërkohë i ka lënë shkollat e vendit në gjendje të mjeruar. Për shkollat Edi Rama ka deklaruar se nuk ka para, ndaj ka vendosur që t’ia u japë edhe ato me koncesion klinetëve të tij”, shkruan ai, në një postim në Facebook.

Në këtë linjë shton se gripi që qeveria po përdor si pretekst për mbylljen e shkollave, sipas tij, është shenja më e qartë e falimentimit të sistemit të shëndetësisë.

Kreu i opozitës thotë se mbi 300 milionë euro koncesione ka dhënë Edi Rama në shëndetësi, para që po shkojnë për klientët e tij pa i sjellë asnjë përfitim njerëzve, asnjë përfitim të sëmurëve.

Ndërkohë që qeveria nuk ka fonde për të vaksinuar grupet e njerëzve që rrezikohen më shumë nga gripi, siç thotë kreu i opozitës, tashmë është e qartë se reformat e bujshme rilindase kanë qenë propaganda për të verbuar njerëzit, faqe grabitjes së pasurive dhe fondeve publike me të cilat po pasurohet Edi Rama dhe klientët e tij.

“Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është një ditë e keqe për ne dhe të ardhmen tonë. Le ta ndalim së bashku këtë të keqe. Le ta vëmë qeverinë në shërbim të njerëzve”, shkruan në mbyllje Lulzim Basha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx