Ballina Blog Faqe 9539

Trump kërkon të largohen gjithë ambasadorët e Obamës

0

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kërkon që ambasadorët e zgjedhur politikisht nga presidenti në ikje Barack Obama, të lënë postet e tyre deri në ditën e betimit të tij si President më 20 janar.

Ai ka lëshuar një deklaratë të gjatë në të cilën i kërkon të gjithë ambasadorëve të emëruar politikisht të lënë postet e tyre jashtë shtetit.

Këtë fakt e ka bërë të ditur ambasadori i SHBA, në Zelandën e Re, Mark Gilbert, ku në një komunikim me ‘Reuters’, tha se do ta linte detyrën brenda 20 janarit.

“Unë do të largohem më 20 janar. Urdhri është lëshuar pa përjashtim përmes kabllogramit të Departamentit të Shtetit më 23 dhjetor”, tha ai

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

KORI I SORRAVE TE SOROSIT KERKON ARRESTIME

0

Avokati qesharakt Ngjela, ky megafon i ndryshkur i reformes sorosiane ne drejtesi, e cila u permbyt nga ujerat e Venecias kerkon publikisht arrestimin e politikaneve.
Ate qe nuk e arriten dot nepermjet manovrave te turpshme per kapjen e sistemit te drejtesise, korri i sorrave, e kerkon me deklarata boshe te interpretuara nga ky bufon
Avokati sorosian,, kerkon arrestimin e poltikaneve qe nuk e kane honepsur asnjehere Sorosin dhe as i jane lepire duke bere, here kodoshin, here sherbetorin, here kurven me pagese, here kllounin e oborrit te tij.
Te trembur deri ne fobi te frikshme nga ardhja e Presidentit Trump ne krye te SHBA, kane lajthitur deri ne ate derexhe sa te nxjerrin mallin e kohes se prinderve te tyre kriminele duke kerkuar arrestime publike.
Kjo furtune sorosiane, ne gote, do vazhdoje edhe pak dite.
Sakte edhe 15 dite, epoka e tyre perfundon.
Ne 20 janar nuk do kene me gjoja shoqeri civile te paguara nga parate qe Sorosi i vjedh Shqiperise nga borxhi i saj i jashtem.
Ne 20 janar nuk do te kete me financime te grupeve sorosiane nga USAID, qe me ato para bejne orgjite e tyre poltike, jo vetem, dhe paguajne keta mendjepjerdhur.
Sondazhet e paguara nuk ju bejne me pune.
Kjo amalgame parazitesh, te paaftesh, hajdutesh dhe laviresh do marre fund me 20 janar.
Dielli i tyre ka filluar te perendoje.
SUKSESE NE JETE!

Dritan Kaba

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha: Pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë me drogë

0

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se sot nuk ka dy të vërteta për drogën.

Sipas tij, ka vetëm një dhe pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë në vitin 2016.

“Nuk ka dy të vërteta për bosët e krimit. Ka vetëm një: nuk kapen dhe këtë nuk e pengon vetingu. E pengon qeveria, ministri i Brendshëm, Kryeministri. Sot nuk ka dy të vërteta për korrupsionin. Ka vetëm një: kudo ku vidhet me tendera dhe koncesione, kudo ku lartësohen ndërtime pa leje, kudo ku shqyhen, tjetërsohen e përvetësohen prona në mënyrë kriminale janë njerëzit e janë njerëzit e qeverisë dhe Kryeministrit. Nuk ka të tjerë!”, shkruan Basha në Facebook.

Në këtë linjë, shton se nuk ka dy të vërteta për hapjen e negociatave dhe se ka vetëm një .

Kreu i PD shprehet se nuk janë përmbushur standardet dhe sepse ka zgjedhje përpara dhe qeveria nuk ka besueshmërinë se mund t’i zhvillojë sipas standardeve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bashkia Tiranë transferoi 24 të pastrehë në qendrat sociale

0

Bashkia e Tiranës ka marrë masa për sistemimin e personave në kushte rruge drejt qendrave sociale. Gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Bashkiake janë gjetur dhe shoqëruar 24 persona të pastrehë, ku 21 prej tyre janë gjetur në hapësirat publike të qytetit.

Këta persona janë dërguar në qendrat e strehimit si më poshtë: Qendra e Përbashkët në Laprakë- 7 persona; Qendra Sociale Multidisiplinare Njësia 9 – 12 persona; Qendra Komunitare Shkozë- 1 person; si dhe 1 i mitur i cili u dërgua në banesë. Ndërkohë, janë shoqëruar edhe tre persona të tjerë të identifikuar nga njësitë administrative.

Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj i bën thirrje qytetarëve që të telefonojnë për çdo emergjencë në numrin 112 dhe të ndihmojnë personat e moshuar.

“Bashkia Tiranë transferoi mbrëmë 24 të pastrehë në qendrat sociale. Ju lutem sinjalizoni 112 për raste, kontrolloni fqinjët e moshuar”, shkruan Veliaj.

Një ditë më parë, Bashkia e Tiranës ngriti shtabin e emergjencave me qëllim marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të shmangur pasojat e kushteve të këqija atmosferikë tek ata që flenë në mjedise të ndryshme publike apo që janë në vështirësi..

Bashkia e Tiranës do të vendosë në dispozicion disa godinë që do të shërbejnë si qendra strehimi të përkohshme.

“Në rast nevoje ne do të përdorim të gjitha kopshtet, të gjitha shkollat, madje pallatin e sportit apo edhe konviktet tona të nxënësve dhe të studentëve, duke qenë se ende nuk ka filluar shkolla, konviktet i kemi ende në dispozicion. Do të jetë gjithashtu e hapur për të gjithë qytetarët, që i kap i ftohti në qendër të Tiranës, edhe kjo seli, Bashkia e Tiranës, zyra ime, zyra e Këshillit Bashkiak dhe të gjitha zyrat publike për këdo qytetar që moti i ftohtë e kap në rrugë dhe ka nevojë të fusë kokën diku për t’u ngrohur sa të kalojë vala e të ftohtit”, deklaroi dje Veliaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Baba Edmond Brahimaj, nderohet nga Obama me çmimin “Lider botëror për paqe”

0

Kreu i bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, është nderuar nga presidenti amerikan Barak Obama, me çmimin “Lider botëror për paqe”.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj tha se ndjehet i nderuar për këtë çmim.

“Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që egërsia me të cilën na godet terrorizmi në shkallë botërore pavarësisht duarve që ai përdor nuk mund të luftohet vetëm me konferenca e slogane. Duhet të konsolidojmë institucionet e solidaritetit brenda familjes, brenda dashurisë së njëri-tjetrit, duke vlerësuar diversitetin si shtytje për të ecur përpara dhe jo për tu hakmarrë ndaj njëri-tjetrit”, tha ai gjatë një aktivitetit të organizuar në Kryegjyshatë.

Vlerësimi ndaj tij u dha nën argumentin se mesazhi që po përhapet nga komuniteti bektashian dhe nga Baba Mondi është mesazhi i paqes dhe harmonisë.

Çmimi për Baba Edmond Brahimaj ishte një iniciativë e misionit diplomatik për paqe dhe prosperitet zyra qendrore në Tiranë në bashkëpunim me shqiptarët që jetojnë në SHBA.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tiranë, i moshuari vret veten me automatik

0

Një i moshuar në Tiranë i ka dhënë fund jetës tragjikisht në banesë.

Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 09:30, në rrugën “Ibrahim Brahja”, në banesë, E. B., 74 vjeç, ka vrarë veten me armë zjarri automatik, model 56.

Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë duke lajmëruar policinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës.

Dyshohet se akti tragjik është kryer në kushte të rënda depresive, për rrethana të cilat mbeten ende për t’u sqaruar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lirimi me kusht i Lul Berishës, Prokuroria e Durrësit i’a kalon dosjen Tiranës

0

Prokuroria e Durrësit i kalon dosjen Tiranës, duke shpallur moskompetenmcë për hetimin e lirimit me kusht të Lulzim Berishës.

Ish- kreu i bandës së Durrësit, do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për shkak se edhe dënimi ndaj tij është dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prokuroria e Durrësit dyshon se Lulzim Berishës u lirua si rezultat i shpërdorimit të detyrës.

Gjykata e Apelit të Durrësit liroi me kusht më 5 dhjetor Lulzim Berishën, i akuzuar për një sërë krimesh, mes tyre dhe vrasje.

Trupi gjykues i vendosi si kushte Lulzim Berishës që: “Të mbajë kontakte me shërbimin e provës. Të mos kryejë vepra penale. Të mos shoqërohet me persona me precedent penalë”.

Berisha kërkoi në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale lirimin e tij nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohej jeta po të qëndrojë në qeli”.

Prokuroria e Apelit Durrës doli kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, e cila vendosi lirim me kusht për të dënuarin Berisha, duke kërkuar rikthimin në burg të ish kreut të bandës së Durrësit.

Prokuroria e Apelit Durrës argumentoi, ndër të tjera, se nuk legjitimohet vendimi i lirimit me kusht për shkak të natyrës së veprave të rënda penale; për shkak të uljes së pajustifikuar të kohës së dënimit nga gjykatat për të dënuarin e burgosur për vepra të rënda penale; si edhe për shkak të llogarive jo të sakta për kohën e burgimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zonat e bllokuara nga moti i keq, pa drita Shkodra, Lezha dhe Kukësi

0

Përkeqësimi i motit gjatë mbrëmjes së djeshme dhe reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore kryesisht në zonat rurale.

Në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet.

Strukturat e Emergjencave Civile në rrethe dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në krye të detyrës duke pastruar dëborën në akset rrugore, duke hedhur skorie e kripë në rrugë apo duke u ardhur në ndihmë mjeteve që kishin probleme.Situata është paraqitur më e qetë në jug të vendit edhe pse në qarqet Korçë dhe Vlorë ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Për shkak të motit të keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.

Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë

Qarku kukës

Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje të shumta dëbore me intensitet të lartë e ulje temperature. Lartësia e dëborës varion në qytete nga 20-35 cm e në zona rurale deri në 1 m në Valbonë. Në mirëmbajtjen e rrugëve janë angazhuar rreth 32 borëpastruese.

Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. Rruga e Kombit është e qarkullueshme me zinxhirë. Trashësia e dëborës ka arritur në 70 cm në Tunelin e Kalimashit. Në këtë aks punojnë 8 borëpastruese.

Akset Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Kukës- Zapod dhe Fushe Dukagjin-Qafë Shllak janë të qarkullueshme me zinxhirë ndërsa aksi Krumë-Qafë Prushi-Kam, e qarkullueshme pa zinxhirë.

Në bashkinë e Bajram Currit akse të qarkullueshme me zinxhirë janë Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë dhe Dushaj-Lekbibaj, ndërsa të qarkullueshme pa zinxhirë janë Bajram Curri-Qafë Morinë dhe Bajram Curri-Fierzë

Ndërkohë të bllokuara janë Njësia Administrative Grykë-Çaj, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec dhe Malzi.

Qarku shkodër

Në të gjithë territorin e qarkut Shkodër ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

Në bashkinë Shkodër dhe në njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Kelmend ka prezencë të dëborës edhe në akset lidhëse të tyre. Në këto njësi lartësia e dëborës shkon nga 70-110 cm.

Në bashkinë Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz, trashësia e dëborës shkon nga 80-100 cm. Në njësinë administrative Iballë, trashësia e dëborës shkon deri në 120 cm.

Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Theth- Bregu i Lumit-Mali i Shoshi-Prekal vazhdon të jetë i pakalueshëm.

Bashkia ka kontraktuar disa subjekte, të cilat kanë vënë në dispozicion mjetet dhe forca për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Prekal-Theth, por nuk po ndërhyhet për shkak të lartësisë së madhe të dëborës. Subjekti kontraktor po punon për hapjen e segmemtit rrugor Qafë Shosh-Shalë-Theth.

Akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Po punohet me mjete dhe forca për hapjen e këtyre akseve rrugore.

Aksi rrugor Pukë- Qelëz është i bllokuar, ndërkohë në segmentin Fushë Arrëz-Pukë, po punojnë dy borëpastruese.

Në aksin Fushë Arrëz-Iballë dhe në segmentin Fushë Arrëz-Qafë Mali po punojnë edhe dy borëpastruese të tjera.

Segmentet rrugore Tamarë-Vermosh, Tamarë-Selcë janë të bllokuar. Për hapjen e këtyre akseve rrugore po punojnë dy fadroma ndërsa në segmentin Tamarë-Kozhnje, po punojnë dy borëpastruese.

Strukturat e KESH dhe OSHEE-së janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën, aktualisht informojmë se nuk ka probleme në të gjithë territorin e Qarkut për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Qarku Dibër

Segmentet rrugor Muhurr-Çidhen-Lurë, Muhurr-Çidhen-Reç, Muhurr-Selishtë, Lurë-Peshkopi, Klos-Ziver, Klos-Kurçelaj dhe Klos-Gurrë e Sipërme vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Ndërkohë në rrugët Qafë Bualli-Krastë dhe Ura e Çerenecit-Steblevë po punohet për hapjen e tyre.

Rruga nacionale Skuraj-Burrel, është e qarkullueshme, me zinxhir. Po punojnë 1 borëpastruese, 1 fadrome, të cilat po bëjnë hedhjen e kripës dhe skorjeve.

Rruga nacionale Burrel-Qafë Bualli, e qarkullueshme me zinxhir. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë.

Rruga Nacionale Qafë Bualli-Peshkopi, e qarkullueshme me zinxhir.

Rruga Peshkopi-Kala e Dodës (Vasie), e qarkullueshme me zinxhir.

Firmat kontraktore në territorin e qarkut Dibër po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të kalueshme akset rrugore dhe të bëjnë të mundur hapjen e akseve rrugore që kanë probleme

Qarku Lezhë

Segmenti i Rrugës së Kombit, Rrëshen-Fan-Tunel është i kalueshëm me vështirësi dhe me zinxhirë dhe po mbahet gjatë gjithë kohës në monitorim nga policia.

Firma kontraktore po punon me 7 fadroma.

Në këtë qark të gjitha rrugët rurale janë të kalueshme por me zinxhirë.

Qarku Korçë

Në bashkinë Korçë përgjatë natës trashësia e dëborës ka arritur 15 cm.

Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka arritur 30 cm.

Akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë- Qafë Plloçë-Pogradec, Korçë-Qarre-Ersekë, janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Në Qafë Thanë, Qafë Plloçë dhe Qafë Qarri ka ngrica si pasojë e temperaturave të ulëta dhe si pasojë qarkullohet me vështirësi.

Qarku Vlorë

Në Qafën e Muzinës, Qafë Gjashtë dhe Qafë Llogara si shkak i ngricave gjatë natës nuk ka pasur qarkullim, i cili rinisi mëngjesin e sotëm.

Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme.

Qarku Elbasan

Në bashkinë Librazhd për shkak të dëborës së rënë janë bllokuar rrugët rurale të fshatrave të Njësive Administrative Hotolisht dhe Polis.

Në njësinë administrative Hotolisht janë bllokuar fshatrat Frar, Dardhë dhe Qyrë, kurse në Polis, fshatrat Gure, Shpatë dhe Vilan.

Rruga e bllokuar është Lunik-Stërblevë ku trashësia e dëborës deri në 1 m.

Policia Rrugore ka monitoruar qarkullimin e automjeteve duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pas 7 vitesh borë në Durrës, shihni pamjet

0

Mbrëmja e së enjtes dhe nata duke zbardhur e premtja u shënua me reshje dëbore në Durrës, ku për herë të parë pas shtatë vitesh shtroi.

Qyteti bregdetar siç mund të shihni në fotografi u vesh nga petku i bardhë dhe nga një prani akulli në rrugë, e cila është e pazakontë për këtë qytet.

Ndonëse edhe në Tiranë ranë flokë dëbore gjatë natës, nuk shtroi, por bardhësia veshi vetëm malin e Dajtit.

Ndërkohë që zonat veriore dhe verilindore i tremben bardhësisë së dëborës për shkak të izolimit që shkakton, Durrësi po e shijon si atmosferë festive, duke luajtur pas kaq vitesh me topa dëbore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kura natyrale që zhduk kollën dhe bronkitin, e përgatisni fare thjeshtë

1

Shpesh trajtimet popullore janë më të mira se çdo ilaç, duke sfiduar mjekësinë. Për gjithë ata që kanë probleme me kollën kronike dhe vuajnë nga bronkiti, për të qetësuar fytin dhe mushkëritë, ekziston një përzierje fare e thjeshtë e cila është ilaç i vërtetë.

Ju duhen dy banane, dy lugë gjelle mjaltë dhe 350 gramë ujë i valuar. Bananet pasi t’u keni hequr lëkurën shtypini deri sa të krijohet një masë pureje dhe më pas hidhini në nj tenxhere.

Sipër tyre shtoni ujin e valuar dhe lërini bashkë për gjysmë ore. Pasi kjo masë të jetë bërë sa temperatura e ambientit shtoni dhe mjaltin.

Masën homogjene të përftuar përdoreni katër herë në ditë nga 3-4 lugë gjelle për një javë rresht dhe do të shikoni se kolla juaj do zhduket si me magji dhe bronkiti do jetë tërësisht një kujtim. Provojeni!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx