Ballina Blog Faqe 9555

Veliaj: buxheti 2017 rritje 10%, më shumë invesitme

0

Veliaj: buxheti 2017 rritje 10%, më shumë invesitme

Erion Veliaj ka inspektuar punimet që Bashkia e Tiranës ka nisur për rikualifikimin urban të një blloku tjetër pallatesh në zonën e Selitës.Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko dhe administratorja e njësisë nr. 5, Violeta Kila tha se ky investim është një premtim i mbajtur, duke theksuar se nuk ka mënyrë më të mirë për të uruar Vitin e Ri për banorët e zonës se sa me një investim të ri, i cili ka 30 vite që pritej nga qytetarët.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Një 46 vjeçar shqiptar është rikthyer në burg nga drejtësia italiane i akuzuar për atë që quhet “masakra e Krishtlindjeve”

0

Një 46 vjeçar shqiptar është rikthyer në burg nga drejtësia italiane i akuzuar për atë që quhet “masakra e Krishtlindjeve”, ku në vitin 1998, humbën jetën tre punonjës policie në Udine, përkatësisht Giuseppe Guido Zannier, Paul Cragnolino dhe Adriano Ruttar.

Shqiptari Ilir Mihasi, u lirua pas disa viteve burg, por Gjykata e Apelit vendosi rikthimin e tij në qeli për të vijuar dënimin e mbetur për një nga historitë më të rënda të ndodhura në Friuli që vulosi vdekjen e policëve.

Shqiptari akuzohet edhe për shfrytëzim prostitucioni dhe shkelje të ligjit të emigracionit, ngjarje këto të kryera rreth 18 vite më parë në Udine dhe Brindisi.

Në nëntor të vitit 2012, Mihasi u dënua me 4 vite e 11 muaj burgim, për të cilën i kanë mbetur edhe 10 muaj dhe 22 ditë burgim.

Tre policët humbën jetën pas shpërthimit të një bombe gjatë aksioneve për sekuestrimin e sendeve të klanit shqiptar të prostitucionit ku 46 vjeçari ka luajtur rolin e rendit të parë.

Gjykata e Apelit e ka rikthyer atë në burg, ndërsa 46 vjeçar ishte rikthyer nga Shqipëria të martën e kaluar me anë të tragetit në Brindizi.

Gjatë kontrollit të pasaportës, ai kishte ndërruar emër, duke u quajtur Soni dhe jo Ilir.///

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arrestohet 45-vjeçari që bleu i taksinë e vjedhur 24-vjeçarit

0

Arrestohet 45-vjeçari që bleu i taksinë e vjedhur 24-vjeçarit Musa Saraçi.Policia e Kavajës ka vënë në pranga Alush Batushën, 45 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Mjeti u shit në një varrezë makinash, pasi Saraçi vrau me thikë pronarin e taksisë Idriz Kariqi.

“Ky shtetas pak orë pas ngjarjes, ka blerë nga autori i kësaj vepre penale, automjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të viktimës kundrejt një shume monetare prej 27 000 lekë, pa mbajtur asnjë dokumentacion që vertetonte pronësine e mjetit”.

Në lidhje me ngjarjen janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip Mercedes Benz.

Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Obama reagon ndaj Rusisë: Të kundërpërgjigjemi për sulmet kibernetike

0

Obama reagon ndaj Rusisë: Të kundërpërgjigjemi për sulmet kibernetike

Uashingtoni duhet dhe do të kundërpërgjigjet ndaj Rusisë për sulmet kibernetike të bëra gjatë fushatës. Kështu është shprehur Presidenti në ikje, Barak Obama, i cili tha se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin masa për çdo qeveri të huaj që përpiqet që të ndikojë në proceset e brendshme elektorale që mban vendi. Lideri i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se për këtë çështje kishte biseduar edhe me homologun e tij rus dhe se Putin i dinte mjaft mirë qëndrimet e Obamës për këtë çështje.

Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka deklaruar se Uashingtoni duhet të kundërpërgjigjet ndaj sulmeve kibernetike, të organizuara sipas tij nga qeveria ruse në dëm të fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e fundit presidenciale.

Në një intervistë për radion kombëtare, drejtuesi aktual i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se për këtë çështje kishte biseduar dhe me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe se lideri i Kremlinit i dinte shumë mirë qëndrimet e Obamës për këtë çështje.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se është e paimagjinueshme sesi mund të mendohet cënimi i integritetit të zgjedhjeve të një shteti sovran.

Obama: Mendoj se nuk ka vend për asnjë diskutim. Në çdo moment kur një qeveri e huaj tenton që të ndërhyjë dhe të influencojë në integritetin e zgjedhjeve tona.Ne duhet dhe do të ndërmarrim kundërmasa. Për këtë çështje kam biseduar dhe me presidentin Vladimir Putin. Ai i di shumë mirë qëndrimet e mia lidhur me këtë çështje”.///

Megjithatë pavarësisht akuzave që kanë ardhur nga Shtëpia e Bardhë, Kremlini ka mohuar gjithçka, duke deklaruar se bëhet fjalë për akuza të pabaza.

Në deklaratat e tij Presidenti, Vladimir Purin, është shprehur se Rusia nuk ka pasur asnjë interes për të ndërhyrë në procese të brendshme elektorale që mbajnë SHBA.

Ndërkohë në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Presidenti i ardhshëm amerikan, Donald Trump, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social twitter, nënvizoi se “Shtëpia e Bardhë në rast se kishte marrë informacion për kibernetik nga ana e Rusisë, duhet të kishte ndërhyrë më përpara se të humbiste kandidatja demokrate Hilari Klinton”.

Trump ka premtuar ndër të tjera se do të ridimensionojë marrëdhëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës.

2033232

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Qeveria siriane bllokon procesin e evakuimit

0

Qeveria siriane bllokon procesin e evakuimit të civilëve në veri të Aleppos duke akuzuar rebelët se kanë shkelur kushtet e marrëveshjes.

Nga marrëveshja e armëpushimit, të vendosur ditën e djeshme në Siri, u arrit të largohen prej aty mijëra civilë, ndërkohë që mijëra të tjerëve tashmë u duhet të presin ende.

Sipas raporteve të OKB- së deri më tani kanë arritur të largohen prej Sirisë rreth 3000 civilë dhe 40 të plagosur, midis tyre dhe fëmijë. Ndërkohë që mbeten edhe rreth 50000 të tjerë për t’u evakuuar.

Ushtria siriane e mbështetur nga ajo ruse ka arritur të marrë pothuajse të gjitha zonat e kontrolluara më parë nga rebelët, raporton BBC.

SHBA nga ana tjetër ka akuzuar qeverinë vendase për shkaktimin e masakrave në vend.
Rusia dhe SHBA kanë mohuar të kenë pasur target civilët gjatë bombardimeve të tyre ne Siri.

Kurse, Presidenti sirian Bashar al-Assad e ka quajtur historike vendosjen e armëpushimit në vend pas 4 viteve luftime.

Deri më tani janë me mijëra persona të vrarë midis tyre edhe një numër i madh civilësh si rrjedhojë e luftimeve të ashpra në vend.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

ZBARDHI : Zjarr Televizion – Kembimi Valutor 16 Dhjetor

0

http://youtu.be/JQTyAMTs_NQ

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 16 Dhjetor

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbulohet shifra, Qato: Mbi 40 policë të lidhur me drogën, po i hetojmë

0

2,5 milionë bimë kanabisi u asgjësuan në 2016-n. Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Altin Qato thotë per DW se përfshirja e policëve në kultivimin e drogës nuk është fenomen.

Deutsche Welle: Gjatë gjithë këtij viti u vu re një shtrirje e gjeografisë së drogës në të gjithë Shqipërinë. Si e shpjegoni ju këtë masivizim të mbjelljes së kanabisit?

Altin Qato: Policia si çdo aktivitet kriminal që e vlerëson në maksimum për ta goditur që të sjellë më shumë siguri publike e konsideron edhe kultivimin e bimëve si një aktivitet kriminal të mirëfilltë që do një punë të mirëorganizuar për të parandaluar, goditur dhe zbuluar autorët. Ne bëjmë edhe punë sensibilizuese që në fillim të vitit. Rezultatet flasin për një shkatërrim masiv. Këtë vit, deri për periudhën kur flasim, kemi shkatërruar më shumë se 2,5 milionë bimë narkotike. Ky është një numër më i madh se viti i kaluar, kjo ka krijuar një kontekst sikur situata mund të ketë dalë jashtë kontrollit. Ne e argumentojmë këtë me një organizim më të mirë të policisë për kontrollin e territorit, duke rritur numrin e forcave të policisë, të aktivizuar për të goditur këtë aktivitet, kemi rritur bashkëpunimin me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, qeverinë italiane. Në bazë të një marrëveshjeje mes dy Ministrive të Brendshme ne bëjmë një monitorim të kontrolluar nga ajri me ndihmën e Guardia di Finanza.

Kaq shumë drogë e shkatërruar, po sa vetë janë kapur?

Vetëm për këtë vit kemi rreth 1670 procedime penale të nisura të referuara në prokurori, ku bëjmë veprime të rregullta proceduriale. Nga këta 400 autorë janë të identifikuar si kultivues, rreth 252 prej tyre janë të arrestuar, por puna fokusohet edhe tek grupe të organizuara që merren me trafikimin e drogës në vendet e Bashkimit Europian. Pjesa tjetër është e shpallur në kërkim. Pra nga këto 1600 procedime, 20% janë zbuluar, por puna për gjetjen e autorëve vazhdon.

Nuk ju duket shifër e ulët për një problem kaq të madh?

Por krahasuar me vitin e kaluar kemi rritje të procedimeve. Ne vazhdojmë bashkëpunimin me prokurorinë që bën hetimet për zbulimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal për të gjetur kush janë pronarët e tokave, kush janë përdoruesit, por duhet një kohë derisa të mbyllet kuadri i plotë me dokumentimin e zbulimin e autorëve.

Ku fokusohet puna juaj aktualisht tek shkatërrimi i parcelave apo zbulimi i vendeve ku është fshehur droga?

Bima narkotike ka periudhën e vet. Kultivimi në parcela të hapura fillon diku nga fundi i marsit dhe prillit, sipas të dhënave tona. Në shtator e tetor përfundon cikli i bimës narkotike, varet edhe nga lloji i saj. Tani ne jemi fokusuar në masat për të goditur trafikimin. E gjithë kjo sasi që mund të kultivohet e që i ka shpëtuar kontrollit policor është e destinuar për tregun ndërkombëtar, kryesisht atë europian. Kjo sasi nuk përdoret në tregun shqiptar, sepse është shumë i vogël.

Kam dëgjuar zëra kritikë që thonë se nuk dihet ku shkon kjo drogë e shkatërruar? Nuk ka mbikqyrje për një proces të tillë asgjësimi?

Faktikisht ne jemi shumë transparentë. Asgjësimi bëhet në vend, ky është një rregull procedurial, nuk është se policia e merr sasinë e gjetur në një parcelë dhe e transporton diku. Merren mostrat e nevojshme që lejohen për t’u marrë sipas rregullat, pjesa tjetër asgjësohet, e kjo dokumentohet me pamje filmike e duke u fotografuar.

Ka investigime që kanë treguar se pa mbështetje nga policia, ky zinxhir nuk funksionon. A keni ju raste të identifikuara?

Puna e policisë është e punë e vështirë në drejtim të këtij aktiviteti, sepse elementë që merren me këtë aktivitet shfrytëzojnë zona të largëta malore, ku është e pamundur vajtja me mjete, pra në harxhojmë energji e shumë forca për të arritur në vend. Kjo i ndihmon këta autorë që t’i shmangen kontaktit vizual me policinë, të shpëtojnë. Ne kemi bërë punë shumë të mirë me Guardia di Finanza, janë 99% e parcelave të identifikuar nga ata e të shkatërruara nga ne.

Po a ka lidhje të policisë me rrjetet e drogës?

Kemi hasur edhe raste, kur elementë të veçantë kanë bashkëpunim, por ky nuk është fenomen. Nuk është i gjerë si fenomen, ne i kemi ndjekur edhe penalisht. Ne nuk e shmangim përgjegjësinë e punonjësve të policisë, ka punonjës të veçantë, të implikuar në këtë aktivitet por kundërshtojmë që nuk është si fenomen.

Sa raste policësh të implikuar keni zbuluar?

Për momentin që flasim kemi rreth 40 procedime penale të punonjësve të policisë, 8 prej tyre janë të arrestuar, janë rreth 43 procedime displinore që sipas informacioneve tona, ata nuk kanë vepruar, ose nuk kanë kryer detyrën si duhet për goditjen e këtij aktiviteti. E theksoj nuk është fenomen, po të kujtojmë numrin e lartë të bimëve të asgjësuara, ndërkohë që kemi vetëm për këtë vit që flasim kemi rreth 9000 forca policie të angazhuara për goditjen e këtij aktiviteti, me një kosto rreth 6 milionë dollarë që shpenzon policia nga buxheti i saj. Ne jemi të motivuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Super-operacioni i Policisë, për 1 orë e gjysëm vendos 687 gjoba

0

Policia Rrugore ka vijuar sot operacionin e koduar “Blici Rrugor” në të gjithë akset rrugore dhe zonat urbane të Shqipërisë.

Ky operacion nisi në orën 12:00 dhe zgjati deri në orën 13:30 minuta. Në operacionin e Rrugores që u mbështet edhe nga Policia e Rendit u angazhuan rreth 400 punonjës policie.

Policia njofton se u ngritën dhe funksionuan 140 pika kontrolli në të gjithë vendin, ndërkohë që aksioni synoi goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit  .

Si pasojë në të gjithë vendin u vendosën 687 masa administrative:

Nga këto 452 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit ,

Si dhe për shkelje të tjera u vendosen 235 masa administrative.

Operacioni i zhvilluar kishte për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Policia Rrugore edhe në ditët në vijim do të vijojë me intensitet punën për ndëshkimin e çdo shkelje të kodit rrugor, duke u fokusuar më shumë në drejtim të ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve që përdorin pije alkoolike, që përdorin celularin dhe nuk respektojnë normën e vendosjes së mjeteve të fiksimit

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Të vras, t’a pres fytin”, shqiptari masakron gruan në Itali

0

Një shqiptar që jeton në Itali ka dhunuar dhe kërcënuar gruan e tij 49-vjecare.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai e ka tërhequr zvarrë, e ka futur në garazhd, dhe e ka qëlluar disa herë me një brisk që mbante në dorë duke i thënë “unë të vras, të pres fytin”.

Të njëjtat burime raportojnë se ka nisur procesi gjyqësor ndaj shqiptarit 55-vjecar, që dhunoi dhe kërcënoi me jetë gruan e tij edhe ajo shqiptare.

Cifti ishte martuar në Shqipëri, dhe më pas ata shkuan në Itali. Aty u divorcuan shpejt, pasi shqiptari gjeti një tjetër femër dhe e la gruan. Pasi punët nuk i shkuan mirë edhe me të dytën e la edhe atë dhe pas negociatash u bashkua sërish me gruan e parë dhe të dy u kthyen të jetonin sërish bashkë në Ponte di Piave në Treviso.

Këtu nisën problemet, nisën sherre të vazhdueshme dhe dhunë, edhe për motive të kota.

Herën e fundit që ata kishin probleme, burri e tërhoqi zvarrë gruan deri në garazhd dhe më pas e goditi me thikë. Plagët i shkaktuan gruas hemorragji të madhe dhe gjendje shoku. Por, nuk dihet se si e gjeti forcën të thërriste për ndihmë dhe një komshi thërriti policinë.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa burri ndodhet pas hekurave, në pritje të dënimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx