Ballina Blog Faqe 9557

Një qytetar në Vlorë është konfliktuar gjatë ditës së sotme me tre punonjës të kompanisë “TIS Park shpk

0

Një qytetar në Vlorë është konfliktuar gjatë ditës së sotme me tre punonjës të kompanisë “TIS Park shpk” që menaxhon parkingjet me pagesë në qytet.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:25, në rrugën kryesore të bulevardit Vlorë-Skelë përprara Teatrit ” Petro Marko”.Mësohet se shkak është bërë bllokimi i automjetit tip ML me targa  AA 777 KP në pronësi të shtetasit Edi Alikaj 44 vjeç, duke i vendosur bllokues gome.Kjo pasi Alikaj kishte refuzuar të bënte pagesën e parkimit 50 lekë për orë.Fillimisht Alikaj ka debatuar me punonjësit e parkingjeve H.D 34 vjeç, F.V, 50 vjeç, Ç.V 45 vjeç ( vëllezër ), por më sherri ka agravuar në përplasje fizike dhe perdorim të mjeteve prerëse.Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre  punonjësit e “Tis Park” dhe drejtuesi i mjetit të bllokuar, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Vlorës.Mësohet se në gjendje më të rëndë është një nga punonjësit e kompanisë, i cili ka marrë dëmtime në mushkëri.Policia ka shoqëruar 15 persona, punonjës të kompanisë dhe qytetarë që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes per marrjen ne pyetje, ndersa eshte sekuestruar mjeti preres biçak qe u gjet poshte makines.Sakaq Alikaj u trasferua  në dhomën e  paraburgimit në spital .Ndërsa tre vëllezerit Fitim , Celo dhe Edison Veizaj pas trajtimit me ndihmë mjekësore do të trasportohen drejt dhomave të paraburgimit në spital ku aktualisht po trajtohen.Nga burimet e deri tanishme mësohet se Alikaj është konflikuar fillimisht me njërin nga vëllezërit , debat i cili ka përfunduar me konfrontim fizik , më pas të  thirrur nga i vëllai jane afruar edhe dy vëllezërit e tjerë të cilët kanë qënë duke konsumuar kafe në një bar aty pranë duke agravuar situatën deri në përdorimin e mjeteve prerëse . ///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nga vitet 1945 deri në vitin 1990

0

Nga vitet 1945 deri në vitin 1990, kemi qenë shteti me popullsinë më të armatosur, ndërkohë që gjatë kësaj kohe nuk kemi zhvilluar as edhe një luftë të vetme!

Koha e zborit ushtarak kujtohet jo pa nostalgji nga brezi i dytë dhe i tretë në vendin tonë!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një seri operacionesh gjatë 72 orëve të fundit

0

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një seri operacionesh gjatë 72 orëve të fundit, në të cilat janë angazhuar Sektori i Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkimit, Sektori i Krimit Ekonomik, Sektori i Krimeve ndaj Jetës, Shërbimet e Komisariateve të Policisë dhe Skuadra Shqiponjat.

Në zbatim të planit të masave janë kryer 63 kontrolle banesash,10 kontrolle lokalesh,  44 kontrolle mjetesh dhe 67 verifikime personash.Si rezultat i këtyre operacioneve  janë kapur 9 shtetas, të dënuar për vepra të ndryshme penale brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë.

Policia e Tiranës deklaron se do të vijojë punën me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në territorin që mbulon.

Lista e personave të arrestuar

-E. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim policor më datë 06.12.2016, nga Komisariati i Policisë Nr 2 Tiranë, për veprën penale “Kanosja”, parashikuar nga Neni 84 i Kodit Penal.

-E. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 04.06.2015,  ku ka dërguar urdhërin e datës .04.06.2015, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.

-K. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 07.11.2016,  ka dërguar urdhërin e datës 25.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka dënuar me 2 muaj burg burg, për vepren penale ”Drejtim automjeti në mënyre të parregullt”, parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

-E. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 16.11.2016,  ka dërguar urdhërin e datës 04.11.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

-F. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 25.03.2016, ka dërguar urdhërin e datës 11.03.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga Neni 137/1 i Kodit Penal.

-L. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 23.02.2016, ka dërguar urdhërin e datës 10.03.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Nenet 248 e 259 të Kodit Penal.

-P. M., 24 vjeç, banues në Vlorë. i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Neni 143/1 i Kodit Penal.

-N. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 15.05.2015,  ku ka dërguar urdhërin e datës 14.05.2015, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga Neni 85 i Kodit Penal.

-M. O., 33 vjeç, banues në Tiranë, shtetas Maqedonas, pasi Gjykata e Tetovës, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Falcifikimi i dokumenteve”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ne vitet 1500 pema e krishtlindjeve

0

Ne vitet 1500 pema e krishtlindjeve dekorohej me mollë, arra dhe me lule prej letre, ne kete menyre ajo simbolizonte begati, mireqenie dhe rikrijonte imazhin e parajsës!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Alo, thuaj të lëvizë, po vijnë ata”- telefonata e policit që njoftoi Balilin

0

Që operacionet e policisë për arrestimin e Klemend Balilit janë dekonspiruar nga brenda vetë uniformat blu, kjo është e ditur. Por sot është zbuluar edhe telefonata që ka lajmëruar “Escobarin e Ballkanit”.

Alo, thuaj të lëvizë, po vijnë ata”, mësohet se është telefonata që i ka thënë Balilit se policia ishte duke ardhur në vendin e tij ku ishte fshehur. Sipas të dhënave, pikërisht pas kësaj telefonate kanë nisur hetime për komisariatin e Sarandës.

Dyshohet se Klemend Balili ka ndryshuar pamje dhe për këtë arsye në lojë ka hyrë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror që ka nxjerrë në terren agjentët me qëllim kapjen e shumë të kërkuarit nga drejtësia greke dhe ajo shqiptare.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

800 femije ne Hong Kong

0

800 femije ne Hong Kong, krijuan nje figure mahnitese te nje delfini, ne mbrojtje te ketyre krijesave te mrekullueshme!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkollat Finlanedeze nuk kane uniforma

0

Shkollat Finlanedeze nuk kane uniforma, nuk kane provime pranuese dhe mbi te gjitha asnje pagese. Asnje nxenes nuk fillon shkollen derisa mbush 7 vjec dhe ndarja e nxenesve ne baze te aftesive te tyre, eshte ilegale. Femijet gjithashtu i therrasin mesueset e tyre me emer, per te rritur miqesine mes tyre!

Qe nga viti 2000, Finlanda renditet ne krye te top listes per Edukim!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Franca zgjat gjëndjen e jashtëzakonshme

0

Franca zgjat gjëndjen e jashtëzakonshme

Qytetarët francezë do të vijojnë të mbeten nën masa të rrepta sigurie deri më datë 15 korrik të vitit të 2017, kohë në të cilën do të kenë përfunduar edhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Vendimi është marrë pas votimit në Asamblenë Kombëtare, ku deputetët mbështetën idenë se rreziku i sulmeve terroriste është ende i pranishëm dhe se do të duhen të paktën edhe 8 muaj gjëndje emergjence.

Propozimi për zgjatjen e gjëndjes së jashtëzakonshme u mbështet nga 288 antarë të Asamblesë dhe u kundërshtua nga 32 prej tyre.

Përfaqësuesit argumentuan se sulmi në Nice që u ndërmor në një kohë kur vendi ishte nën masa të rrepta sigurie, por edhe një sërë incidentesh të tjera, dëshmojnë se regjimi i gjëndjes së jashtëzakonshme duhet të vijojë të mbetet i pranishëm.

Përgjatë dy viteve të fundit, Franca ka qënë një prej vendeve më të goditura nga sulmet terroriste.

Gjëndja e Jashtëzakonshme, e vendosur që pas sulmeve tragjike të 13 nëntorit në Paris, përbën periudhën më të gjatë në të cilën vendi ka qënë nën një regjim të tillë, që prej luftës së Algjerisë në vitet 60-të.

Masat e shtuara të sigurisë do të jenë të pranishme edhe në kohën që qytetarët francezë do të zgjedhin presidentin e ardhshëm të vendit.

Qeveria e Presidentit Fransua Hollande dhe e ish-Kryeministrit Manuel Val, ka marrë kritika të vazhdueshme për sigurinë e dobët, pasi autoritetet nuk arritën të parandalojnë një sërë sulmesh terroriste.

Për këtë arsye, shanset që socialistët të marrrin një mandat të dytë nga këto zgjedhje mbeten mjaft të ulta.///

2020385

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Beqaj: Investim 185 mlm lekë për reanimacionin në spitalin e Beratit

0

Beqaj: Investim 185 mlm lekë për reanimacionin në spitalin e Beratit

Duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm, spitali rajonal i Beratit do të ketë gati një sallë të re të reanimacionit.Punimet janë drejt fundit ku ka përfunduar faza e rikonstruksionit, ndërsa pritet edhe instalimi i pajisjeve mjekësore.Janë rreth 185 milionë lekë që janë investuar për ndërtimin edhe për pajisjet mjekësore.Ky shërbim do të ketë 6 njësi dhe me mundësinë për të shkuar deri në 8, ndërsa do të jetë i kompletuar me të gjitha pajisjet e domosdoshme mjekësore.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Meta thirrje Kushtetueses: Hapi rrugë sa më shpejt Vettingut

0

Meta thirrje Kushtetueses: Hapi rrugë sa më shpejt Vettingut

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehet sa më shpejt për ligjin e Vettingut pas opinionit pozitiv nga Komisioni i Venecias.Meta deklaroi se nga zbatimi i ligjit të Vettingut, varet jo vetëm integrimi dhe realizimi i 5 prioriteteve, por është edhe një garanci për të drejtat e njeriut në Shqipëri.”Reforma në Drejtësi është kryefjala e aktualitetit, ajo është më e rëndësishme, nga zbatimi i saj varen edhe reformat e tjera, jo vetëm për 5 prioritetet, por edhe të tjerat.Prandaj është mirë të kemi sa më shpejt një vendim të Gjykatës Kushtetuese për t’i hapur rrugë zbatimit të ligjit të Vettingut.Zbatimi i ligjit, jo vetëm për të luftuar korrupsionin, por është edhe një garanci për të drejtat e njeriut” deklaroi Meta.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx