Ballina Blog Faqe 9559

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 13 Dhjetor

0

http://youtu.be/L_HM2ODabTM

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 13 Dhjetor

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zviceranët

0

Zviceranët janë kombi i vetëm në botë me një demokraci të drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë se çdo qytetar mund të sfidojë çdo ligj dhe të propozojë modifikime ne kushtetutë!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Një grusht tjetër i Beqes për spitalet

2

Prej disa ditësh lajmet e TV kanë folur për një protestë të teknikëve të labotarorëve spitalorë që i trembeshin privatizimit të tyre. Në shumë raste ajo është asociuar me frikën e protestuesve se mos humbisnin vendin e punës. Në fakt, ajo që po ndodh rrezikon të jetë shumë më e rëndë dhe me pasoja shumë më të mëdha.

Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar të kalojë në duar të privatëve totalin e 18 laboratorëve, ku bëhen analizat e të shtruarve apo urgjencave mjeksore të spitaleve publike. Dhe e gjitha kjo është bërë në një fshehtësi të plotë, duke iu shmangur kushteve më minimale të transparencës.

Ky lajm u mor vesh vetëm kur deputetët panë se në buxhetin e vitit 2017 ishte planifikuar të jepeshin 8 milionë USD, për këtë projekt të futur në të famshmen suazë të PPP(Partneritet Publik Privat) të mjeksisë. Kur në komisionin e Shëndetësisë, në datë 5 dhjetor, deputetët e opozitës e pyetën ministrin Ilir Beqja për këtë çështje, ai e pranoi në parim por tha se raporti i fisibilitetit që qeveria ia ka ngarkuar kompanisë IFC ende nuk ka mbaruar.

Po atëhere si u planifikuan 8 milionë USD në buxhet, ishte pyetja që lindi menjëherë?

Duket qartë se kjo ministri, që ka filluar të lehtësojë xhepat e shqiptarëve përmes koncesioneve, është e bindur për të vazhduar këtë rrugë. Prandaj transparenca është minimale. Prandaj në këtë proces të imagjinuar që në vitin 2007, të cilin qeveria e mëparshme nuk e miratoi për shkak të rreziqeve që përmbante, nuk ka pasur asnjë pikë transparence. Nga diskutimi i tij janë shmangur të gjithë profesorët dhe specialistët e fushës.

Pikërisht, nisur nga fakti se një koncesion më shumë nga ministria e Shëndetësisë po bëhej tinëz. Pavarësisht se nuk ishte e lehtë, sepse nga bunkeri i Beqes nuk del asnjë e dhënë, (përpos një letre që ministri i ka dërguar shoqatës së Teknikëve të mjeteve laboratorike të laboratorëve), ne kontaktuam me shumë specialistë të fushës, mjekë, profesorë dhe punonjës që bëjnë në terren analizat e të sëmurëve.

Alarmi që ata japin për këtë biznes, që me sa duket në emër të shëndetësisë falas Rilindja po e përdor për të mbushur xhepat, nuk është i zakontë. Nëse të 18 laboratorët spitalorë të Shqipërisë do të kalojnë në duar të privatit rreziqet janë të mëdha. Fillimisht për të sëmurët dhe pacientët, pastaj për universitetin mjeksor që zhvillon praktikat në këto laboratorë dhe, së fundi, për vetë buxhetin e shtetit, i cili nga viti në vit do të rëndohet gjithnjë e më shumë ashtu sikurse ndodhi me koncesionin e Check Up.

Nga konkluzionet qe u nxorren nga ballafaqimi me mjekët dhe punonjësit e sektorit, rezultoi se një masë të tillë, si ajo e “privatizimit” total të shërbimit të analizave tek spitalet publike, nuk ka guxuar ta ndërmarrë asnjë vend europian. Në përgjithësi praktikat e PPP në shëndetësi, aq në modë në Shqipëri, nuk kanë rezultuar efikase në asnjë vend perëndimor. Ato zënë vetëm 1% të investimeve në këto vende, me përjashtim të Anglisë dhe Portugalisë. Ndërkohë që këtu tek ne po planifikohet dhënia me një dorë e 18 laboratorëve, që përbëjnë sot 80% të tregut të analizave mjeksore.

Po cili është rreziku?

Ai konsiston në uljen e cilësisë së gjetjes së diagnozës për pacientët. Sepse vendimarrja për këtë do ta kalojë nga mjekët dhe profesorët tek një kompani private, e cila është e nisur nga fitimi dhe jo nga cilësia e analizës së pacientit. “Shpesh herë mua më ndodh t’ua kthej dy- tre herë analizat teknikëve të mij, për të marrë një rezultat sa më të saktë, që i shërben diagnostifikimit të sëmundjes, por me një privat, që do të rimbursohet vetëm një herë për analizat e një të sëmuri, kjo ka rrezik të mos të ndodhë”, thotë një mjeke e QSUT. Prandaj mjekët e laboratorëve i tremben kësaj nisme të qeverisë duke pasur frikë se kalimi në duar private i komandës së laboratorëve spitalorë do të cënojë pavarësinë e vendimmarrjes mjekësore dhe do shfuqizojë autonominë e mjekëve.

Një tjetër aspekt që cënohet është edhe fakti se këto laboratorë janë qendra arsimore për studentët e universitetit të mjeksisë. Po në rast se ata fillojnë e komandohen nga privatë, ku do të paraktikojnë 800 studentët e mjeksisë që kalojnë çdo vit nga këto laboratorë? Ku do të kryhet puna kërkimore shkencore? Ku do të specializohen mjekët laborantë?

Një tjetër problem qëndron edhe në faktin se duke qenë se të 18 laboratorët e spitaleve publike përbëjnë 80% të totalit të analizave që kryhen në vend, kalimi i tyre tek një kompani e vetme private do të krijonte një situatë monopol.

Dhe kjo do të sillte dy pasoja. E para, shërbimi diagnostifikues do të ulej sepse privati do të merrte aparaturat laboratorike dhe kitet tek një furnitor i vetëm me të cilin do të lidhte kontratë e si pasojë nuk do lejohej shumëllojshmëria e disa firmave, kur dihet se për disa analiza ka kompani që japin rezultate më të mira dhe për disa analiza, janë firma të tjera që japin garanci.

Por kjo situatë monopol do ta bëjë atë që do të marrë dritën jeshile nga Ilir Beqja të pakontrollueshëm si për cilësinë, si për sigurinë po ashtu edhe për koston (ato do të paguhen me para publike) të analizave që do të kryehen.

Nisur nga këto arsye- ne këtu për të mos ngarkuar lexuesin kemi dhënë vetëm majën e ajzbergut- specialistët e shëndetësisë sugjerojnë disa zgjidhje të tjera. Ata pretendojnë se nëse qeveria ka parashikuar një trefishim të buxhetit për këtë sektor (8 milionë USD) do të qe më mirë që ajo ta jepte një pjesë të këtyre parave për përmirësimin e laboratorvë universitarë në vend. Dhe pjesën tjetër ta shpenzonte për projekte pilot PPP me spitalet rajonalë. Kështu edhe do të ruhej sektori publik, edhe ne nuk do të bëheshim i vetmi vend perëndimor që e ka zhdukur këtë sektor.

Për më tepër, dhënia me koncesion e këtij shërbimi bie dhe ndesh me filozofinë e qeverisë Rama, e cila deri më tani ka thënë se e ka përdorur PPP vetëm për të financuar projekte për të cilat buxheti i shtetit nuk ka para. Ndërkohë që projekti i laboratorëve të analizave mjeksore nuk është i kushtueshëm sepse kompanitë e bëjnë vetë investimin më të madh, ato i sjellin vetë aparaturat moderne mjafton që laboratorët të furnizohen me kite dhe paisje të së njëjtës firmë (njësoj si kompanitë e kafeve që të sjellin ekspresin, në mënyrë të të marrësh bustinat tek ato).

Pra duke qenë se argumenti i kostos të madhe bie, duke qenë se ky koncesionim krijon një situatë monopol, duke qenë se ky sektor është nga më fitimprurësit e botës mjeksore (ndryshe nga kardiologjia apo onkologjikuu që nuk kanë kurrë fitim) dyshimet janë se me këtë nismë po bëhet pazari i radhës.

Për fitime personale, po i jepet një grusht tjetër sistemit shëndetësor.

Aq më tepër që eksperiencat botërore po flasin gjithnjë e më shumë për dështimit e formave PPP në shëndetësi. Kështu pasi eksperienca të ngjashme janë provuar në Kanada, Unioni i Profesionistëve të Shëndetit të këtij vendi arriti në përfundimin se: “Për mos riaplikimin e Partneritetit Publik Privat, i cili shërben për të rritur fitimet e korporatave por ul kontrollin e shërbimit laboratorik dhe shton riskun financiar”.

Pas këtij citimi, debatet janë të kota. E vetmja enigmë që mbetet tani është: Cila do të jetë kompania që do të përfitojë dhuratën monopol që po i përgatit Ilir Beqja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Menyra me e mire per te rritur memorien, eshte leximi

0

Menyra me e mire per te rritur memorien, eshte leximi. Sipas neurologut Ivan Iskeurdo, ne momentin qe nje njeri lexon fjalen ”peme”, ne te qinden e sekondes, atij i kalojne ne mendje te gjitha pemet qe ka pare gjate jetes se tij dhe i gjithe procesi ndodh ne menyre te pavetedijshme!

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Banoret e Vlores ne grev urie

0

 

Dhjete familje,banore te nje pallati ne Vlore,ne greve urie. Duke nisur prej sot,dhjete familje te perbere edhe nga njerez invalide dhe deri edhe te semure kane  nisur protesten,duke deklaruar edhe pershkallezim te saj,ndersa keta te fundit,protesten e tyre  do ta vijojne edhe tek ministria  e drejtesise,prej dites se hene. Djete familje te pallatit,ne pronen e te cileve eshte ngritur edhe objekti kane tashme nje urdher prej 10 ditesh per te dale nga banesat e tyre,ne baz te nje vendimi qe keta te fundit e quajne te fallsifikuar nga personat qe kerkojne pronesine e tokes. Banoret deklarojne,madje duke bere te njohura edhe dokumentat e tyre te vjetra,se jane banore te vjeter,autoktone  te zones dhe shtepive apo prones se tyre rreth 100 vjecare . Prej sot ata kane nisur greven e urise,ndersa kane deklaruar me  ze te larte,se nga banesat dalin thjesht te vdekur.  Pallati eshte ndertuar mbi dokumentat e tyre,ne ate kohe sipas tyre te cilesuara te rregullta,ndersa tashme dalin te fallsifikuara. Sipas banoreve,vetem kur eshte ndertuar pallati,personat qe kerkojne token dhe e cilesojne prone te tyre,i kane bere dokumentat vetem kur eshte ndertuar pallati dhe jo me pare.

Te henen protesta e tyre do te pershkallezohet ne ministrine e drejtesise ne Tirane,per te vijuar me pas me greven e urise ne banesat ku jetojne aktualisht,ndersa nuk kerkojne asgje me shume  se e drejta e tyre,ndersa kane riperseritur se nuk do te dalin ne ansje moment nga banesat e tyre,por kjo do te ndodh vetem kur ata te jene te vdekur brenda banesave

Jane dhjete familje te cilat tashme rrezikojne te dalin ne rruge,ndersa protesta e tyre ka nisur duke u pershkallezuar. Banoret kane nisur tasjhme greven e urise,ndersa te henen ne ministrine e drejtesise,aty ku do te kerkojne drejtesi per nje prone qe e kane trasheguar ,por qe sipas tyre po tentojne ti grabisin.///

mqdefault

grevaaa

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ministrja Ekonomi: 95% e kompanive Call Center s’preken

0

Ministrja Ekonomi: 95% e kompanive Call Center s’preken

Nuk ka panik. Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi qetëson sot duke u shprehur se 95 përqind e kompanive të ‘Call Center’ në Shqipëri nuk preken nga ligji i miratuar në Itali dy ditë më parë.

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi deklaroi se edhe ai 5 përqindësh që preket ka kohë mjaftueshëm për t’u ristrukturuar dhe për të mos u mbyllur edhe pas nisjes së zbatimit të ligjit. Nga ana tjetër, ministrja Ekonomi deklaroi se janë duke negociuar me Italinë në mënyrë që Shqipëria të përjashtohet nga efektet e këtij ligji.///

1481129573senati milva-1024x682-541x360

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U grabitet prona, banorët e Porodinës akuzojnë Peleshin dhe Xhaçkën

0

U grabitet prona, banorët e Porodinës akuzojnë Peleshin dhe Xhaçkën

Qindra banorë të Korçës kanë protestuar për grabitjen që po u bëhet pronave të tyre nga qeveria dhe deputetët e mazhorancës, në zonën e Porodinës. Banorët akuzojnë se Niko Peleshi dhe Olta Xhacka qëndrojnë pas kësaj skeme, që u heq atyre qindra hektarë tokë, pronë e tyre e njohur, në emër të një projekti për ndërtimin e një aeroporti.

Të dhënat tregojnë se me ndikimin e Peleshit dhe Xhackës e gjithë kjo zonë i ka kaluar në pronësi një personi, i afërt me ta, dhe ndërkohë janë zhveshur nga pasuria e tyre të gjithë banorët e zonës.

Aeroporti nuk duket gjëkundi, por prona u është grabitur banorëve duke iu nënshtruar këtij projekti. Qytetarët e zonës tregojnë dokumentat që kanë, dhe akuzojnë qeverinë.

Kjo është një tokë bujqësore, por me këtë projekt ajo bëhet tokë truall duke iu pesëfishuar vlera, po sigurisht për plackitësit e saj. Partia Demokratike është në krah të banorëve dhe kërkesave të tyre. Salianji u shpreh se kjo padrejtësi bëhet në kurriz të qytetarëve për interesa klienteliste

.niko-peleshi olta-xhacka-largohet-nga-greva-e-urise//

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Imsi Catcher”, Noka: Përgjove apo jo?Tahiri:Pyet në Prokurori!

0

Imsi Catcher”, Noka: Përgjove apo jo?Tahiri:Pyet në Prokurori!

Për 20 minuta ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qëndruar sot në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor të ngritur për pajisjen përgjuese, ‘Emsi Catcher’. Çdo pyetje të Flamur Nokës, kryetar i Komisionit dhe anëtarëve si Asllan Dogjani, ministri Tahiri iu është përgjigjur shkurt, “Drejtohuni në Prokurori!”. Tahiri Pas kesaj ka zgjedhur te largohet…

Te njejtin qendrim ka majtur edhe drejtori I policies se shtetit Haki Cako duke theksuar se nuk mund te jap fakte per dicka qe ka nisur procedim nga policia.//

Flamur Noka drejtoi mbledhjen në cilësinë e kryetarit të Komisionit hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes “IMSI CATCHER” dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme”.
Tensionohen të djathtët teksa i këshillon që t’i drejtohen organit të akuzës. “Bëni dhe kallzim penal po deshët”, iu drejtua Tahiri-Nokës.////

1781784 images maxresdefault

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Itali, opozita nuk njeh mandatin e qeverisë Gentiloni

0

Itali, opozita nuk njeh mandatin e qeverisë Gentiloni

Menjëherë pas zgjedhjes së tij si kryeministër i Italisë, Paolo Gentiloni ka nisur konsultimet për krijimin e qeverisë së re.

Të dielën pasdite, ai është takuar me delegacionet e forcave politike si “E majta Italiane” dhe përfaqësuesit e grupit të përzier në dhomën e deputetëve.

Gjatë ditës së sotme ai do të takohet me përfaqësuesit e të gjitha grupeve politike të pranishme në parlamentin italian, fakt ky i papranueshëm për opozitën italiane e cila është shprehur kundër krijimit të një qeveri të mandatuar nga Presidenti.

“Lëvizja 5 Yje” ka vendosur të mos marr pjesë në këto konsultime ashtu sic dhe “Lidhja e Veriut”.

Matteo Salvini lideri i Lëvizjes “Lidhja e Veriut” deklaroi për mediat “se forca e tij politike nuk njeh legjitimitetin as të zgjedhjes së Gentilonit e as të qeverisë të krijuar nga ai. Ne nuk kemi kohë për të humbur në konsultimet të kota. E vetmja përgjigje që duam të dëgjojmë është caktimi i një date për zgjedhjet politike në vend”, është shprehur ai.

Gjithashtu dhe forca politike ” E majta Italiane”, e lindur nga rryma anti renziane brenda Partisë Demokratike, është shprehur se nuk njeh legjitimitetin e qeverisë së Paolo Gentilonit, duke e konsideruar “si një vazhdimësi të qeverisë Renzi”.

Brenda ditës së sotme Kryeministri Paolo Gentiloni pritet të krijoj qeverinë e tij e t’i prezantoj Presidentit Mattarella listën e ministrave.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme qeveria e re do të betohet para Presidentit të Republikës e pak orë më pas të marr votë besimin në 2 dhomat e Parlamentit italian.///

Italian Foreign Minister Paolo Gentiloni during a joint press conference together with his Russian counterpart Sergey Lavrov, Rome, 02 December 2016. ANSA / FABIO CAMPANA
Italian Foreign Minister Paolo Gentiloni during a joint press conference together with his Russian counterpart Sergey Lavrov, Rome, 02 December 2016. ANSA / FABIO CAMPANA

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx