Ballina Blog Faqe 9575

Spartak Braho do të kurohet me paratë e taksapaguesve

0

Nga Mentor Kikia

Qeveria ka miratuar dhënien e një shume prej 48 milion Lekë(të vjetra) për deputetin Spartak Braho, për të përballuar shpenzimet për kurim jashtë vendit. Braho po kurohet prej disa muajsh dhe është tërhequr nga jeta aktive politike.

Unë i uroj shërim sa më të shpejtë z,Braho, pasi në të tilla raste cdo fjalë duket e tepërt. Por megjithatë edhe mund të pyesim: A është deputeti Braho shtresë në nevojë që qëveria ti mbulojë shpenzimet e mjekimit? Me aq sa e njohim jo!

Në kësi rastesh qeveria zgjedh të ti shpëtojë jetën një fëmije, një njeriu të zakonshëm, apo një politkani, nisur edhe nga kontributi që njeriu ka dhene në shërbim të vendit dhe shoqërisë.

A e ka z. Braho këtë kontribut? Mesa e vlerësoj unë jo! Perkundrazi, ben pjese tek politikanet qe kane sjelle deme dhe ketu duhet te jemi shume te siqerte, pertej fjaleve te mira qe duhen thene ne kesi raste, qokash shendetesore.

Ne e dimë se sa njerëz vuajnë për një shërbim mjeksor, jo për 48 milion, por edhe për 480 mijë lekë. Dhe ka nga ata që e humbin jetën edhe për kaq pak para.Mentor Kikia's photo.

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arbitrit të rreptë të Copa America i dalin në rrjet disa foto të “buta”… me prostituta (FOTO)

0

Arbitri Brazilian Heber Lopes ishte gjyqtari i rreptë i finales së Copa America mes Kilit e Argjentinës, por pas finales… situata ka ndryshuar nga rreptësia tek butësia e hidhur. Në rrjet kanë dalë një sërë fotosh të tij, teksa është nën shoqërinë e prostitutave.4-275

Edhe pse kjo është jeta private e arbitrit dhe se çfarë bën ai me të është punë e tij… shumë persona I kanë gjetur këto foto si mjaft shqetësuese./java/
3-2912-301

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Turpi i kombit”, përcaktimi i mediave angleze pas eliminimit nga EURO 2016

0

Mediat në Angli kanë turpëruar edhe më shumë futbollistët e kombëtares angleze, pas eliminimit nga EURO 2016.

independent1

Anglia pësoi një humbje shokuese nga befasia më e madhe e Evropianit Islanda, duke u mundur me rezultatin 2-1 në Nice, për t’u përshëndetur nga EURO 2016.

daily-mirror

I shpejtë ka qenë reagimi i mediave britanike, të cilët e kanë cilësuar si turpëruese paraqitjen e pafalshme dhe eliminimin e Anglisë nga evropiani.

thesun-1

Ja disa disa nga titujt më të ashpër të gazetave më prestigjoze në Angli më poshtë, referon”Gazeta Blic”. (b.an)

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bota e kinemasë në zi, ndërron jetë në moshën 88-vjeçare Bud Spencer

0

Aktori legjendar italian, Carlo Pedersoli, i njohur më shumë me emrin Bud Spencer, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 86-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e aktorit të famshëm e ka bërë të ditur familja e tij, nëpërmjet faqes zyrtare të Spencerit në Facebook.

“Me keqardhje të thellë na duhet t’ju njoftojmë se Bud është duke udhëtuar në botën tjetër”, thuhet në njoftimin e publikuar nga familja e aktorit.

Spencer njihej për rolet e tij të shumta në filma aksion-komedi, bashkë me partnerin e tij shumëvjeçar në film, Terence Hill. /a.m.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Video/ Festa e çmendur pas golit të dytë të Italisë, Conte fluturon mbi pankinë

0

Italia arriti një fitore të merituar përballë ekipit të Spanjës, që nuk arriti dot të tregojë vlerat përballë një Italie spektakolare.

Të kaltrit dominuan ndeshjen thuajse gjatë gjithë 90 minutave duke arritur të triumfonin me rezultatin 2-0.

Trajneri i Italisë Antonio Conte i cili njihet për ashpërsinë e tij, ka festuar në mënyrë të çmenduar golat e ekipit të tij. Kamerat kanë fiksuar momentet e golit të dytë dhe të sigurisë, ku Conte “fluturon” nga gëzimi i ligjshëm. Një fitore që vlen kalimin më tej, por edhe hakmarrje ndaj spanjollëve./a.m.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=h8UBZ5-etqc]

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Studimi/ Gratë, dy herë më të rrezikuara sesa burrat nga ankthi

0

Kërkimi nga Universiteti i Cambridge-s, i cili bëhet me qëllim që të kuptohet shpërndarja dhe tendencat e shqetësimeve më të zakonshme që kanë të bëjnë me shëndetin mendor, vuri në dukje si problem frikën dhe prirjet për të shmangur situata stresuese, siç janë takimet sociale

Gratë rrezikojnë dyfishin e probabilitetit të burrave që të pësojnë sulme nga ankthi. Ky është përfundimi nga një studim i Universitetit të Cambridge-s, që analizoi dhe krahasoi mes tyre 48 raporte shkencore, të realizuara në vende të ndryshme mes viteve 1990-2010.ankthi-2

Kërkimi, i cili bëhet me qëllim që të kuptohet shpërndarja dhe tendencat e shqetësimeve më të zakonshme që kanë të bëjnë me shëndetin mendor, vuri në dukje si problem frikën dhe prirjet për të shmangur situata stresuese, siç janë takimet sociale. Të tilla sjellje kanë prirje që të prekin përgjithësisht femrat.

“Shqetësimi nga ankthi mund ta bëjë jetën jashtëzakonisht të vështirë. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të kuptohet sesa ky problem i prek njerëzit dhe cilët janë më të rrezikuar”, deklaroi Olivia Remes, autorja e studimit të publikuar në revistën “Brain and Behaviour”. Nga ky studim rezultoi se Europa Perëndimore dhe Amerika e Veriut janë vendet ku regjistrohen rastet më të shumta.ankthi-5

Ankthi, si një problem shëndetësor, mund të komprometojë marrëdhëniet sociale. Sipas kërkimit, ankthi bëhet më i pranishëm gjatë dhe në periudhën menjëherë pas shtatzënisë. Në bashkëjetesë me sëmundjet e tjera, përveç kësaj, i shton nivelet por edhe në këtë rast gjendet një diferencë e tillë. Nga përfundimet e arritura, një ndër dhjetë të rritur, i cili është i prekur nga problemet me zemrën, i është dashur që të luftojë edhe kundër ankthit. Megjithatë, gratë janë goditur nga kjo sëmundje gati dy herë më shumë sesa burrat.

Rezultatet treguan që të rinjtë nën 35 vjeç regjistruan nivele ankthi në mënyrë joproporcionale krahasuar me tendencat e përgjithshme, shkruan shqip.

Paqëndrueshmëria ekonomike, problemet në punë dhe në familje janë shumë të pranishme deri në atë moshë dhe ato minojnë ekuilibrat mendorë.

Por gratë të cilat janë nën 35 vjeçe nuk duhet që të dëshpërohen. Sipas përfundimeve rezulton se ka një luftë të pabarabartë kundër një të keqeje, me të cilën ato janë të detyruara që të jetojnë.

Për studiuesit ky ishte hapi i parë i një kërkimi, për të gjetur ndërhyrje më efikase që ankthi të mos të jetë më një pengesë në jetën tonë./a.k

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dani Alves tashmë bardhezi/ Zyrtarizohet “martesa” me Juventusin (FOTO)

0

Dani Alves ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare, duke u bërë zyrtarisht një lojtar i Juventusit.

Mbrojtësi brazilian është bashkuar me kampionët italianë pas tetë viteve me Barcelonën, ku ai fitoi La Liga plot gjashtë herë dhe tri herë Ligën e Kampionëve.

Afrimi i tij dhe Stephan Lichtsteiner nga krahu i djathtë, i jep ‘Zonjës së Vjetër’ cilësi të konsiderueshme për atë pozitë. Alves ka përfunduar vizita e tij në qendrën ‘J-Medical’ në mëngjes, dhe vazhdoi në zyrat e klubit për të nënshkruar kontratën e tij të re menjëherë pas kësaj, siç konfirmohet nga klubi në një deklaratë zyrtare.

Kontrata është e vlefshme deri më 30 qershor 2018, me një opsion për të zgjatur edhe për një vit, teksa do t’i fitoj rreth 3.5 milionë euro në sezon plus disa bonuse. /Telegrafi/a.k

dani

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Moratoriumi i pyjeve/ Kodheli inspekton punën e task-forcës në Dajt

0

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli inspektoi sot në Parkun Kombëtar të Dajtit task – forcën për zbatimin e moratoriumit 10-vjeçar për ndalimin e prerjes së pyjeve, strukturë mbështetëse e së cilës është Policia Ushtarake.

Ministrja Kodheli pa nga afër praktikën e punës së “Rojës së Gjelbër”, si dhe u njoh me rezultatet e arritura nga kjo strukturë ndërinstitucionale në mbrojtje të pyjeve.

Sipas efektivëve të task – forcës, deri tani janë konstatuar 52 raste të transportit apo prerjes së paligjshme të drurëve, disa prej të cilave janë dërguar për ndjekje penale.

Ajo u njoh gjithashtu edhe me tendencën në ulje të rasteve të prerjes apo së paligjshme të pyjeve, ku për muajin qershor janë konstatuar vetëm 4 raste.

Ministrja Kodheli e cilësoi si emergjente situatën e pyjeve dhe e konsideroi si shumë të rëndësishme mbrojtjen e tyre. “Ishim në momentin e duhur. Ishim në zgrip të një situate, realisht ndoshta që nuk do të kishim mundësi të rikthehej në situatën e mëparshme. Ndaj dhe ky angazhim i menjëhershëm i Policisë së Shtetit, Policisë Ushtarake, Ministrisë së Mjedisit me gjithë strukturat e veta, inspektorët dhe ekspertët, e bëri të suksesshëm këtë ndërmarrje. Jam më shumë se sa e kënaqur që ne jemi pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët për t’i ruajtur pyjet, për t’i ruajtur mushkëritë e vendit tonë, si një domosdoshmëri, jo vetëm në mbrojtje të këtyre ekuilibrave, por në domosdoshmëri për të parandaluar përmbytjet dhe çdo efekt negativ, të cilin ne sot e përballim nëpërmjet të gjithë situatave aspak të këndshme që kemi me natyrën”- u shpreh znj. Kodheli.

Task – forca “Roja e Gjelbër”, është një organizëm i përkohshëm për marrjen e masave emergjente për parandalimin, pakësimin dhe riaftësimin nga çdo dëmtim të pyjeve publike e private.

Ajo funksionon në pikat kryesore të akseve rrugore në të gjithë territorin e vendit, duke kontrolluar pikat e nxehta të identifikuara si potencial për prerje pyjesh si dhe në subjektet që përdorin si lëndë të parë atë drusore./a.m.

010065030

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Njihuni me Kardashianët e Australisë, familja që paguhet për postime në Instagram (FOTO)

0

Kardashianët kanë gjetur “kopjen” e tyre në Australi, ku një familje me origjinë nga Sidnei ka përdorur jetën nomade për t’u bërë “Instafamous” dhe për të bërë një jetë të sponsorizuar të cilën shumica e njerëzve munden vetëm ta ëndrronë.

Ngritja fenomanale e familjes Coffey në social media udhëhiqet nga motrat surfer profesioniste Ellie-Jean, 21 vjeç, dhe Holly-Sue, 18, të cilat paguhen për të shpërndarë fotografitë me veshjet e sponsorëve për ndjekësit e tyre në Instagram, të cilët janë mbi 900 mijë.

Pastaj vjen Jackson, 21, një “free surfer” i sponsorizuar me 100 mijë ndjekës dhe motrat e vogla, Ruby-Lee, 16, e Bonnie-Lou, 13, të cilat gjithashtu kanë profile popullore online, me 160 mijë ndjekës së bashku.

Daily Telegraph Australia/D.I.

Ellie JeanEllie Jean dhe Holly SueHolly Sue ne plazhHolly Sue 1Holly dhe EllieBonnie LouJackson CoffeyRuby LouHolly Sue

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Finale derbi, Keidi Bare fiton Kupën e Spanjës me Atletico U21

1

Keidi Bare ngriti lart Kupën e Spanjës për të rinj, teksa Atletico Madrid U21 mundi Real Madrid në finale. Mesfushori i kombëtares U21 është kapiten i madrilenëve të rinj dhe e mbyll më së miri aventurën me këtë skuadër, pasi tashmë e ka kaluar moshën.

keidi bare kupa e medalja
Lojtari fierak poston foton e Kupës dhe medaljes në Facebook

Ndeshja e luajtur në Palma de Mallorca u fitua 4-3 nga Atletico pas kohës shtesë, ndërkohë që koha e rregullt përfundoi 3-3.

Suksesi i djeshëm ishte i pari për Atletico U21 pas 58 vjetësh.

d.i.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx