Ballina Blog Faqe 9580

360° Gradë -VETINGU, ALIBIA E PD SË VETËM PAS TAKIMIT MES BASHËS DHE EDI RAMËS

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -PERPLASJE MES DREJTUESVE TE PROJEKTIT TE PLANIT VENDOR DHE BANOREVE NE HIMARE

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -OSB ODIHR I DHE PREZENCA E OSBE SË NË SHQIPËRI

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -FIRMOSET FAZA II E PROGRAMIT ITALO SHQIPTAR E KONVERTIMIT TË BORXHIT

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nëse i keni këto shenja shumë shpejt iu pret infarkti

0

Sëmundjet e zemrës mund të jenë edhe fatale për jetën.

Kjo është edhe arsyeja pse asnjëherë nuk duhet të neglizhojmë simptomat që mund të paraqesin sulm në zemër.

Është mjaft e rëndësishme që çdonjëra nga këto shenja që do të parashtrojmë më poshtë të marrin përkujdesjen e nevojshme nga ana e çdo pacienti që mund t’i përjetojë.

  1. Shtrëngim në gjoks Shtrëngimi në gjoks, është një nga shenjat më të shpeshta të sulmit në zemër. Edhe pse jo secila dhimbje mund të sjell këtë , shumë shpesh shenja të tilla sjellin sulmin në zemër, prandaj vizitoni mjekun.
  2. Stresi Shumë njerëz që kanë pasur sulm në zemër, kanë bërë me dije se pak ditë para se të ju ndodh kjo, kanë pasur shumë stres. Në përgjithësi frika dhe stresi, janë vetëm disa nga shenjat që na sjellin në rrugën e sulmit të zemrës.
  1. Të vjella dhe humbja e oreksit Të vjella dhe humbja e oreksit mund të jenë edhe shenja të një virusi, apo diçka kaluese, por mund të jetë edhe shenjë për sulm në zemër. Sidomos nëse kjo ka zgjatur për disa ditë me radhë mund të jetë diçka më shumë sesa një virus.
  1. Dhimbje të shpinës Përveç dhimbjeve të barkut, gjoksit edhe dhimbja e krahëve në fillim mund të sjell sëmundje të zemrës. Mund të keni dhimbje në krah apo qafë. Nëse këto dhimbje janë të vazhdueshme atëherë ju këshillojmë të vizitoni mjekun.
  1. Pulsi i shpejtë i zemrës A ju ndodh të ndieni se e keni pulsin e zemrës shumë të shpejtë kur shtriheni apo jeni duke u relaksuar. Thjesht e ndieni shumë shpejtë duke rrahur, por nuk e dini pse. Këto simptoma mund të jenë flamur i kuq për sulmin në zemër.
  1. Kollitja kronike Kollitja kronike mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundje tjetër, por edhe e sulmit në zemër. Nga kollitja e shpeshtë dhe kronike mund të vijë edhe ndonjë njollë e kuqe e gjakut dhe kjo nuk është e mirë, përgatiti Zëri. (b.an)

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

TË BËJMË 1.000.000 LIKE – TË MBLEDHIM 1.000.000 FIRMA DHE TA BËJMË ELVIS ROSHIN PRESIDENT

0

TË BËJMË 1.000.000 LIKE – TË MBLEDHIM 1.000.000 FIRMA DHE TA BËJMË ELVIS ROSHIN PRESIDENT

Pas daljes nga burgu të kryebashkiakut të Kavajës z. Elvis Roshi në Shqipëri ka filluar një lëvizje qytetare me moton “Të mbledhim 1.000.000 firma e ta bëjmë Elvis Roshin President të Republikës.

Është e padrejtë që një figurë të tillë multidimensional ta shijojnë vetëm qytetarët e Kavajës. Të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen meritojnë të kenë President të Republikës një figurë të tillë.

Me këtë rast ti jepet një mësim I mire gjithë frontit të së keqes që fillon te SHQUPI, Presidenti actual,  dhe vazhdon me kënetat mediatike, gjyqtarët e prokurorët dhe të gjithë ata që hedhin baltë mbi arritjet e shkëlqyera të qeverisë tonë të lavdishme dhe udhëheqësit të saj vizionar, arkitekt të Shqipërisë së gjeneratës tjetër, vëllain e të gjithë shqiptarëve të ndershëm si Shukriu, Elvisi, Arturi, Armandoja dhe të gjithë heronjve që makineria e baltës nuk po lë gjë pa bërë që ti përlyej me pa të drejtë. Thirrje të gjithë Shqiptarëve.

TË BËJMË 1.000.000 LIKE – TË MBLEDHIM 1.000.000 FIRMA dhe ta bëjmë Elvis Roshin President.

Ne populli Shqiptar e meritojmë. Mos na e hiqni edhe këtë të drejtë!

Ismet Drishti

 

 

 

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rike Roçi apo Larissa Riquelme, cila është tifozja më seksi në botë? (FOTO)

0

Fotot e ish-banores së Big Brother Albania, Rike Roçi, bënë xhiron e botës pas shfaqjes në shkallët e stadiumit Velodrome në Marsejë, në ndeshjen Francë-Shqipëri.

gocat tifoze

Tashmë Euro 2016 gjen “binjaken” e saj: as më pak se Larissa Riquelme, modelja paraguaiane e cila çmendi gjithë tifozët gjatë botërorit 2014, me celularin që e mbante mes gjoksit të bëshëm.

“Rikja u kthye në tifozen seksi të Shqipërisë, e cila me sharmin e saj, po bën që lojtarët e Kombëtares shqiptare të harrojnë dy humbjet në Euro 2016”, shkruan shtypi italian.

Ajo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e telekamerave edhe fotografëve duke e fokusuar në ekran. Sipas SportMediaset kjo vajzë ka ngjashmëri të plotë me modelen e famshme Larissa Riquelme.

Telegrafi/d.i.

larissalarisa 4larisa 5larisa 2larisa 1larisa3

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

NATO do të frikësojë Rusinë

0

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s po shtojnë armatimet dhe trupat për lindjen. Ato synojnë t’i sinjalizojnë Rusisë: deri këtu dhe jo më tej.

NATO është duke zgjeruar më tej praninë e saj ushtarake në krahun lindor, sidomos në vendet baltike dhe Poloni. Ministrat e Mbrojtjes të Aleancës po reagojnë me këtë ndaj kërcënimit që vjen sipas mendimit të tyre prej Rusisë, pas aneksimit të Krimesë dhe manovrave të vazhdueshme të mëdha në kufirin ukrainas. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në takimin e ministrave në Bruksel se është fjala për “zgjerimin më të madh të mbrojtjes kolektive që prej Luftës së Ftohtë.”

Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë Juozas Olekas nuk e konsideron si të mundshëm një pushtim rus në vendet baltike, por thotë gjithashtu se “ne nuk mund ta përjashtojmë këtë.” Ushtria ruse është në në gjendje të zhvillojë në kufijtë e saj manovra masive ushtarake dhe të kalojë prej tyre brenda disa orësh në një mision të vërtetë luftarak. Për më tepër ministri lituanez i Mbrojtjes Olekas vëren me shqetësim se Rusia po armatos masivisht enksklavën ruse të Kaliningradit që kufizohet me Lituaninë dhe me Poloninë.

Më tepër prani në zonat periferike

Sidomos vendet e vogla baltike kërkojnë nga NATO-ja një prani të dukshme ushtarake në vendet e tyre. Tani aleanca do të paraqesë deri në fillim të korrikut një plan zyrtar për samitin e Varshavës.

Duket se në vendet baltike dhe Poloni do të dislokohen katër batalione shumëkombëshe të NATO-s. Çdo batalion do të ketë 800 deri në 1000 ushtarë, tha ambasadori amerikan në NATO Douglas Lute. Gjermania, SHBA-ja dhe Britania do të drejtojnë nga një batalion. “Gjermania është e gatshme për të marrë përgjegjësi,” tha ministrja federale e Mbrojtjes Ursula von der Leyen.
Po ashtu NATO do të forcojë edhe praninë në Detin e Zi, sidomos në Rumani. “Për juglindjen do të ketë oferta sipas nevojës,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg. Ai mendon kryesisht për shtimin e stërvitjeve të një brigade shumëkombëshe, por ende jo ende për stacionimin e trupave si në vendet baltike./ Deutsche Welle/ a.k

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

FOTOT/ Vrau të fejuarën, Oscar Pistorius heq protezat… dhe nis të qajë

0

Atleti paraolimpik Oscar Pistorius nuk ka mundur ta mbajë veten në gjyqin e tij të rradhës, pas vrasjes së të fejuarës së tij Reeva Steenkamp, të cilën ai deklaron se e vrau aksidentalisht pasi kishte kujtuar se ishte një hajdut.CaptureKësaj here organi i akuzës i ka kërkuar atletit që të heqë protezat e këmbëve, dhe të tregojë sesi mund të lëvizë pa to, në mënyrë që të krijojë edhe një herë kushtet në të cilat ka ndodhur vrasja, pasi ai ka deklaruar se ishte pa protezat e veta në momentin kur shtiu me armë të fejuarën e tij…

Pistorius e ka bërë diçka të tillë.

Capture2

Pas kësaj në sallë ka rënë një heshtje e plotë… teksa atleti është shfaqur mjaft i tronditur dhe ka nisur të qajë./ java/ a.kCapture4Capture5

Capture3Capture1Capture6

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Meshkujt… nëse doni që të bëheni baballarë… mos vishni mbathje të ngushta

0

Nëse meshkujt duan të përmirësojnë shanset për tu bërë baba, ata nuk duhet te veshin të “brendshme” të ngushta.

Sipas ekspertit të fertilitetit, Profesor Allan Pacey, nga Universiteti “Sheffield” ka thënë se pavarësisht rreziqeve të tjera që shkaktojnë fertilitetin, të “brendshmet” e ngushta janë problemi kryesor.

“Rrezikun më të madh ne e gjetëm në të veshurit e të brendshmeve të ngushta”. Ai ka shtuar faktin se meshkujt që veshin të “brendshme” të ngushta janë të prirur të kenë nivel të ulët të spermës sesa meshkujt që veshin të brendshme të lirshme.

Kjo vjen si pasojë e mos qarkullimit te gjakut ashtu siç duhet, duke ulur stimulimin e prodhimit të një sperme të shëndetshme./tvklan/ a.k

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx