Ballina Blog Faqe 9596

Anullohet ndeshja Manchester United- Bournemouth, u gjet një pako e dyshimtë (FOTO)

0

Ndeshja mes Manchester United dhe Bournemouth është anuluar për arsye sigure. Autoritetet dhanë alarmin e kuq, ndërsa të gjithë tifozët u evakuuan nga shkallët e stadiumit “Old Trafford”.

Sipas mediave britanike, në stadium është gjetur një pako e dyshimtë, duke detyruar që njësitë speciale të marrin situatën nën kontroll. Po ashtu, po përdoren dhe qentë.auto_Maaaa1463321896
Fillimisht u njoftua se ndeshja do të shtyhet 45 minuta dhe pa dhënë shumë detaje, 20 mijë persona u detyruan të lënë stadiumin, shkruan tch. Pas bisedave mes gjyqtarit kryesor të ndeshjes dhe zyrtarëve të United, edhe lojtarët janë urdhëruar të futen sërish brenda në dhomat e zhveshjes.
CaptureSfida e javës së fundit duhej të fillonte në ora 16:00 me kohën tonë lokale, në të njëjtën orar kur po luhen edhe sifdat e tjera të javës së fundit të kampionatit anglez. a.k

Capture1

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Të bukur dhe me famë por thonë se nuk ndihen mirë me veten (FOTO)

0

Edhe pse pas vetes kanë miliona adhurues të cilët janë të mahnitur me pamjet dhe talentin e tyre, edhe pse simbolizojnë bukurinë, shumë figura publike kanë dyshime në cilësitë e tyre. Çfarë lëkure kam, a jam mjaft i/e bukur, janë pyetje që nuk i shmangen as të famshmit. Prapa buzëqeshjes dhe ecjes së sigurt në qilim të kuq, fshihet një luftë me vetëbesimin. Ja disa nga fytyrat e njohura të kësaj lufte të vazhdueshme.

Është quajtur si Angelina Jolie e re, por Megan Fox assesi nuk po arrin të përballet me faktin se emri i saj paraqet një nga simbolet kryesore të pamjes seksi të Hollivudit. Duke parë fotot e saj, mund të shpenzoni orë të tëra duke kërkuar për ndonjë të metë të saj.

Dhe ato kërkime mund të jenë të kota, sepse ato të dukshmet nuk i vërejmë. Megjithatë, bukuroshja thotë:

“Unë jam plotësisht e pasigurt në pamjen time, jam në mënyrë histerike e pasigurt”.meganfox-bikni

Këngëtarja kontroverse Lady Gaga, ka kohë që është përballur me faktin se ajo është e ndryshme nga shumica e njerëzve. A konsiderohet ky fakt si një ndryshim pozitiv nga ajo? “Shumicën e kohës së fëmijërisë e kam kaluar duke u ndjerë si një përbindësh. Por tani kam shumë miq të pazakontë me të cilët mund të shoqërohem”, theksoi Gaga.ryan-reynolds-workout-upper-body

Ryan Reynolds, ndoshta përballet me kritika për rolet e tij, por kritika në kurriz të pamjes fizike, nuk ka marrë asnjëherë. Megjithatë, ai që simbolizon njeriun e pashëm dhe seksipil, ja se çka mendon për veten e tij: “Unë shpesh ndjehem si djalosh topolak”, shkruan Zeri.

Mënyra se si sillet, shfaq bindjen se ajo është e kënaqur me pamjen e saj, por Kim Kardashian deklaron: “Unë nuk mendoj se jam seksi siç mendojnë shumica. Jam shumë më e pasigurt në veten time sesa që njerëzit mund të mendojnë”. a.k

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ai Weiwei në Rripin e Gazës për dokumentarin e refugjatëve

0

Artisti i njohur kinez Ai Weiwei ka vizituar Rripin e Gazës për shkak të dokumentarit që po përgatit për refugjatët nga Lindja e Mesme.

5ec66abd.582x371

 

 

 

 

 

 

 

 

Artisti dje ka hyrë në Gaza nga ana e Izraelit me një ekuipazh prej 10 njerëzve, referuar BETA.

507cfd27.571x371

 

 

 

 

 

 

 

 

Filmi i tij dokumentar ka qëllim të ekspozojë vuajtjet e miliona sirianëve të cilët ikën nga lufta civile në vendet fqinj, ose i hynë një udhëtimi të rrezikshëm drejt Evropës. (b.an)

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -BASHA REFORMA EDHE MUND TË ZGJASË, RËNDËSI CILËSIA, JO AFATI

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dështakët VIP të Serisë A

0

Goal.com ka publikuar formacionin e dështakëve të këtij edicioni në Serie A.

Disa futbollistë kanë dështuar të tregojnë vlerat e tyre këtë edicion, duke u përfshirë në ekipin e dështakëve të përzgjedhur nga Goal.com.

m_1462967602-8271520

 

 

Milan ka katër futbollistë në këtë skuadër, Inter tre, ndërsa nga një futbollistë kanë Lazio, Sampdoria, Juventus dhe Roma, referon “Express”.  (b.an)

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ja kush është “Escobari drogës” Klemend Balili dhe lidhjet e tij me LSI

0

Prej dy ditësh mediat greke kanë raportuar për një biznesmen nga Saranda, i cili është kreu i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ndonëse emri i tij nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet e të dy vendeve, mediat greke thonë se 46-vjeçari konsiderohet si një njeri me lidhje të forta politike në Shqipëri.

CNN-i grek sot kishte një shkrim, ku thuhej se “Baroni i kartelit të drogës në Ballkan po mbrohet nga politika në Tiranë”, si dhe theksonte pafuqinë e policisë shqiptare për ta arrestuar.

Sot PD ka thënë zyrtarisht se ky person është Klemend Balili, të cilin e ka denoncuar edhe në maj të vitit 2014 kur u emërua si drejtor i Transportit në Sarandë. Edhe pse në deklaratën e sotme të PD-së flitej vetëm për lidhje të Balilit me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, lidhjet e tij politike janë më të fuqishme në radhët e LSI-së.

Vëllai i Klemend Balilit, Rigels Balili është kryebashkiak i Delvinës i propozuar nga LSI-ja. Pushteti i tyre ekonomik dhe influenca e madhe në jug të vendit, e ndihmoi LSI-në të rriste rezultatin e saj elektoral në Sarandë, Delvinë e Vlorë.  Prej dy vitesh Klemend Balili është drejtor i Transportit të Sarandë. Verën e shkuar në qytetin bregdetar u inagurua kompleksi turistik “Santa Quaranta”, në pronësi të vëllezërve Balili. Në këtë inagurim merrte pjesë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, deputeti Koço Kokëdhima dhe zyrtarë të tjerë politikë.

(Inagurimi i resortit “Santa Quaranta” në Sarandë, ish-kampi i punëtorëve i privatizuar nga vëllezërit Balili. Në ceremoni ishte edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta)

Ish-kampi i punëtorëve në Sarandë u shndërrua në një kompleks modern pas investimit të vëllezërve Balili. Në pronësi të tyre është gjithashtu edhe Hotel “Olivia” në bregdetin e Butrinit, një tjetër resort i njohur i zonës. Klemend Balili bashkë me vëllezërit e tij zotëron gjithashtu edhe kompaninë e sigurimit “Balili Sh.p.K” e cila operon në qarkun e Vlorës, si dhe shoqërinë e transportit të udhëtarëve drejt Greqisë “Maksa Travel”, raporton Lapsi.al

(Gjatë fushatës elektrorale në Devlinë, ku Edi Rama dhe Ilir Meta prezantojnë Rigels Balilin, vëllain e Klemend Balilit) 

Në vitin 2006 Klemend Balili u arrestua  bashkë me disa persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës. Ndërkohë nga autoritetet shqiptare, deri më tani ka folur policia, e cila nuk dha shumë detaje e aq më pak emra, por thjesht raportoi se operacioni po vijon. Policia greke ka thënë se droga kalonte nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas në vende të tjera të Europës. “Pablo Escobari” nga Saranda, raportojnë mediat greke, ka lidhje të forta politike në Shqipëri si dhe është një prej financuesve të një partie opozitare greke.

Lapsi.al/ a.k

rigels balili

Rigels Balili, vëllai i Klemend Balilit, kandidat i të majtës për bashkinë e Delvinës

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Skllavëria moderne/ Ja në ç’kushte punohet në fabrikat e iPhone (FOTO)

0

Këto foto janë shkrepur në një prej fabrikave të iPhone në Shanghai. Çdo ditë punonjësit kalojnë 12 orë në këto fabrika për të sjellë në jetë telefonat më të mirë në botë.4-107

Por kushtet ku jetojnë dhe punojnë janë kafshërore. Ata kanë fjetina të përbashkëta, ashtu si edhe dushet dhe tualetet që janë shumë të pista.3-112

Punonjësit fitojnë rreth 300 dollarë në muaj, por duke parë kushtet e punës mund të themi që sakrificat e tyre janë tepër të mëdha. Javanews/ a.k
6-902-1101-108
5-947-69

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Familjarët e politikanëve të punësuar në vende të lakmuara, ja lista

0

Gjyqtarët dhe politikanët kanë të ardhura të mëdha jo vetëm nga funksionet e tyre, dietat dhe honoraret nga prania në borde, por edhe nga punët e familjarëve të tyre. Bashkëshortët dhe fëmijët e tyre kanë punë elitare dhe të mirëpaguara.

Drejtësia

Gjyqtarët e Republikës janë vendosur nën shënjestër për shkak të reformës në drejtësi, e cila do të fillojë së pari me një vlerësim të të gjithë trupës gjykuese, por dhe asaj hetimore ekzistuese. Një nga kriteret e verifikimit do të jetë dhe analiza e pasurisë së tyre,  ku do të shihet nëse ajo justifikohet. Në këtë mënyrë, jo vetëm ata, por edhe familjarët e tyre do të jenë objekt i hetimit.

Por cilat janë pozicionet e punës së familjarëve të tyre? Gazeta “Shqiptarja.com” ka analizuar disa prej deklaratave të pasurive të gjyqtarëve në faqen Open Data, dhe ka vënë re se punët e deklaruara së bëjnë familjarët e tyre, janë nga më elitaret. Ajo që vihet re, është mbizotërimi i profesionit të noterit, një licencë kjo shumë e dëshiruar nga shumica e juristëve në vend./a.m.

pune

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Thunderstruck! Sergio Ramos takon Axl Rose në koncertin e AC/DC (FOTO)

0

Fundi i sezonit po arrin kulmin për Sergio Ramos, teksa Real Madrid ende synon titullin kampion në javën e fundit dhe ka dalë në finalen e Champions League. Mbrojtësi po e shijon suksesin dhe ndërkohë ka marrë një kënaqësi edhe më të madhe, teksa ka qenë në Sevilje për koncertin e AC/DC, bashkë me të dashurën, Pilar Rubio.

ramos koncerti

Aty ka takuar një nga këngëtarët e tij të preferuar, Axl Rose të grupit Guns N’ Roses.

ramos guns

Axl u bashkua me grupin legjendar australian për koncertet në Sevilje, pasi vokalisti i AC/DC, Brian Johnson, u detyrua të braktiste turneun, për shkak të humbjes së dëgjimit.

ramos axl

Ramos, i cili ka luajtur me Seviljen para se të shkonte te Real Madrid, u kënaqur nga takimi me Axl Rose, me të cilin çifti bëri foto dhe të dy i postuan menjëherë  në profeilet e tyre në Instagram.

D.I.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

FOTOT/ E dashura e re e Leonardo Di Caprio, nuk ke ku “ta kapësh”

0

Leonardo DiCaprio ka patur lidhje romantike me shumë modele bukuroshe si Naomi Campbell, Gisele Bundchen e Bar Rafaeli.

Duket se aktori ka gjetur sërish një tjetër të dashur, e cila është po ashtu pjesë e industrisë së modës.

Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për Ela Kawalec , modelen nga Polonia.

Leonardo dhe Ela janë fotografuar sëbashku në Nju Jork ditën e enjte pas një feste një natë më parë./a.m.

34229D9600000578-3589449-image-a-13_146316208018634230A7500000578-3589449-image-a-18_146316496196334230B9E00000578-3589449-image-a-20_1463165122594340402A200000578-3589449-image-m-12_1463162070370342271F000000578-3589449-image-a-17_14631649150953422702400000578-3589449-image-a-19_1463164976788

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx